ARKIVI:
20 Dhjetor 2024

Në vijim të shqetësimeve të intelektualit Gjokë Dabaj

Shkrime relevante

Çfarë shkruan talebani dhe mbetja osmane, Enes Limani…!?

Afrim Caka, Gjakovë Bojkotojeni këtë antishqiptar! Thirreni në prokurori. “Bojkoti ndaj këtij islamisti...

Shoqata për trashëgimi kulturore e Luginës së Preshevës, ftesë për konferencën shkencore që do të zhvillohet me 14, 25 e 26 tetor 2025

SHOQATA PËR TRASHËGIMI DHE KRIJIMTARI KULTURORE E LUGINËS SË PRESHEVËS'    FTESË PËR...

Fitorja e Trumpit është “humbja” e Jack Smith

Beqir SINA ___ Janë ligjvënësit republikanë, ata që kanë treguar tashmë se Smith...

Historia e pavdekshme e Marie Shllakut (1922-1946), të resë shkodrane që e dha jetën për AtMëmëdhe

Klajd Kapinova, New York Historia e pavdekshme e vajzës së re shkodrane...

Skandaloze – KMDLNJ e Prishtinës e ka injoruar Enver Hadrin dhe ekipin tonë

Reshat Sahitaj, shkrimtar   * Themeluesit e KMLDNJ 3prill 1983 Këshilli për Mbrojtjen e...

Shpërndaj

Nga: Eshref Ymeri

I dashur Gjokë, intelektual i njohur nacionalist,

Ju kuptoj shumë mirë dhe jam shumë i prekur për të gjitha ato që shkruani në esenë tuaj me titull “Ngjarjet në Cetinjë”, të botuar dje në Portalin “Fjala e Lirë”. Për fatkeqësinë tonë të rëndë kombëtare, shqiptarët, si pasardhës të Pellazgoilirisë, tradicionalisht kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë varrmihës të vetvetes. Ju e dini shumë mirë, ore intelektual i nderuar, se etnia, kombi, është si puna e familjes: kur anëtarët e familjes e duan dhe e respektojnë njëri-tjetrin, ajo familje është e shëndetshme dhe trashëgimia e saj e nderuar do të vazhdojë me breza gjatë shekujve. Por kur anëtarët e asaj familjeje nuk e duan, nuk e respektojnë njëri tjetrin, madje, aq më keq, kur e urrejnë njëri-tjetrin, ajo familje do të shkojë drejt shpërbërjes dhe zhdukjes përfundimtare. Siç e dini shumë mirë, tokat e Ilirisë shtriheshin nga Pelopenezi deri në Danub. Në Gadishullin e Ilirisë, ilirët ishin pasardhës të pellazgëve. Për shqiptarët, si pasardhës të pellazgëve, në një burim të rëndësishëm shkencor, thuhet:

“Stërgjyshët e shqiptarëve të sotëm, pellazgët, në periudhat parahistorike, kanë jetuar në pjesën më të madhe të botës që njihej atëherë, duke zhvilluar një qytetërim shumë të rëndësishëm e duke ngritur vepra me vlerë të tejzakontë” (Citohet sipas: “Enciklopedia e Madhe Greke”. vëll. 19, f. 873).
Pra, Enciklopedia e Madhe Greke përmend një periudhë qytetërimi pellazgjik, kur paraardhësit e Perëndimit të sotëm evropian flinin majë pemëve, kurse paraardhësit e serbosllavizmit të ditëve tona flinin nëpër shpellat e maleve uraliane
Ju shqetësoheni me shumë të drejtë se kombit tonë i mungon një institucion i vetëm shpirtëror, si kudhër e kalitjes së vetëdijes kombëtare. Për fat të keq, iliroshqiptarët kanë qenë të paaftë për ta ngritur një institución shpirtëror mbarëkombëtar. Ata, pas Ediktit të Milanos të Perandorit Konstantin të vitit 313, të parët në Gadishullin e Ilirisë, përqafuan katolicizmin. Por, katër shekuj më vonë, nuk qenë të zotë të mbronin objektet e kultit të fesë katolike që patën ngritur në Dardani, duke lejuar që ato t’ua rrëmbenin tributë sllave që kaluan Danubin dhe u dyndën drejt tokave të Ilirisë dhe t’i shndërronin në objekte kulti të fesë ortodokse. Ky ishte rezultati tragjik i përçarjes ndëriliriane. Domosdo, se principatat iliriane, në vend që të mbronin tokat e veta, i hanin kokat njëra-tjetrës. Paskëtaj një pjesë e popullsisë iliroshqiptare përqafoi ordodoksinë dhe tokat tona, si toka pa zot, u shndërruan në fushëbeteja mes mbretërve të bizantit dhe të mbretërisë bullgare. Pra, i nderuar Gjokë, deri në pushtimin otoman, iliroshqiptarët as që e kishin menduar e le më ta kishin krijuar institucionin e vet shpirtëror. Pas pushtimit otoman, për fatkeqësinë tonë edhe më të rëndë kombëtare, shqiptarët, në shumicën dërrmuese, përqafuan fenë e errësirës otomane dhe, me kalimin e shekujve, “ajkat” e tyre intelektuale u vunë kokë e këmbë në shërbim të asaj errësire. Ju i keni lexuar me siguri kujtimet në dy vëllime të Eqrem bej Vlorës, i cili rrëfen se kishte udhëtuar në të gjitha hapësirat e perandorisë otomane dhe kudo ku kishte shkelur, në krye të çdo institucioni kishte vënë re vetëm shqiptarë, madje edhe rojat e atyre institucioneve ishin shqiptarë.
Pra, me përqafimin e fesë së errësirës otomane, shqiptarët e vërtetuan në praktikë se nuk kishin nevojë fare për krijimin e institucionit shpirtëror, siç e kishin popujt e Perëndimit evropian dhe popujt e Lindjes evropiane. Të parët, si kudhër të institucionit shpirtëror, të kalitjes së vetëdijes kombëtare dhe të krijimit të qytetërimit perëndimor, kishin katolicizmin, kurse të dytët kishin ortodoksinë. Ndërsa etnia shqiptare, si kudhër të tillë, sipas thirrjes së Vaso Pashës që nga Libani, “duhej të kishte” shqiptarinë, sepse feja e shqiptarit, sipas tij, na qenkej shqiptaria. Po ku ishte ajo shqiptaria, pse nuk e krijoi dot institucionin shpirtëror të shqiptarëve, të cilët ishin, mbetën dhe vazhdojnë të jenë të përçarë dhe të shpërndarë kashtë e koqe nëpër fe të ndryshme? Vallë të mos e kuptonte pashai i Libanit se përçarja në fe të ndryshme nuk mund ta krijonte dot një institucion shpirtëror mbarëshqiptar? Madje jo vetëm që s’e kuptonte, por edhe habitej kur shkruante në kryeveprën e tij poetike “O moj Shqypni”:
Shqyptar’, me vllazën jeni tuj u vra,
Ndër nji qind çeta jeni shpërnda;
Ca thone kam fè ca thonë kam din;
Njeni: jam “turk”, tjetri: “latin”
Do thonë: “Jam grek”, “shkje”- disa tjerë,
Por jemi vllazën t’gjith more t’mjerë!
Me sa duket, shqiptarët, nga pararendësit e tyre të kahershëm, kanë pasë trashëguar paganizmin, i cili nuk mund të shërbente kurrsesi si kudhër për krijimin e insitucionit shpirtëror mbarëkombëtar, çka është dhe mbetet themeli i çimentimit të vetëdijes kombëtare. Shikoni shqiptarët e Dardanisë se sa të përçarë janë: opozita dhe përkrahësit e saj sulmojnë qeverinë Kurti dhe mbështesin vijën politike tradicionale të HashimThaçit dhe të Kadri Veselit, të cilët interesat e Dardanisë i patën nxjerrë në bregun e pazarit serb. Shikoni shqiptarët e atdheut amë, të cilët manifestuan modelin e përçarjes tragjike në qëndrimin ndaj ftesës së Ramës për këngëtarin shovinist Goran Bregoviç. Disa protestuan, disa e përkrahën, në vend që, të gjithë, si një zë i vetëm, të mos lejonin ardhjen e tij në Korçë dhe t’i jepnin Ramës leksionin që meritonte. Shikoni qendrën e Tiranës, ku ngrihet kalaja e Janullatosit. Qytetari me vetëdije kombëtare, kur kalon para hyrjes së saj, i duket sikur ndodhet në Athinë, se në mjediset e saj gjithandej mbretëron simbolika greke. Shikoni mjedisin pranë Kuvendit të Shqipërisë, ku ngrihen katër minaret e xhamisë gjigante. Qytetari me vetëdije kombëtare, kur kalon pranë atyre minareve, i duket sikur ndodhet në Arabinë Saudite. Këto gjëra janë pasoja të qëndrimit të kastës drejtuese në Shqipëri, e cila, si servile e pështirë e të huajve, është zhveshur kokë e këmbë nga dinjiteti kombëtar.
Ju uroj shëndet, mbarësi dhe suksese në eseistikën tuaj nacionaliste.
Eshref Ymeri
San Diego, Kaliforni
07 shtator 2021

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. Respekt dhe nderim për këta shqiptarë të vërtetë të përkushtuar ndaj atdheut e kombit tonë të lashtë, por të nëpërkëmbur nga armiqtë me ndihmën e antikombëtarëve.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu