ARKIVI:
23 Dhjetor 2024

Në vitin 1584 në “Kolegjin e Shën Llukës” të fshati Stubëll të Vitisë u themelua shkolla e parë shqipe në Kosovë.

Shkrime relevante

Zëri i ndërgjegjës kombëtare thërret për ndryshim!

Shqiptarë të Plavës dikur..., para se pasardhësit e tyre të bëheshin...

Ja si mund të duket Anglia e bukur, e së ardhmes…!

Jorgo Mandili 21 dhjetor 2024 ___ Britania ishte përpara të gjitha vendeve perëndimore në...

Si i dëboi UÇK-ja hoxhëllarët dhe predikuesit e fesë islame nga frontet e luftës

Luan Dibrani, Gjermani ___ Gjatë periudhës së luftës në Kosovë, Ushtria Çlirimtare e...

Interesat kombëtare të Kosovës, marrëdhëniet ndërkombëtare dhe konteksti më i gjerë gjeopolitik

Agim Vuniqi, New York ___ Roli i Shqipërisë dhe deklaratat e kryeministrit Rama Fjala...

Shpërndaj

Nga: Paul Tedeschini, Milano

* Shkolla e Korçës nuk është shkolla e parë shqipe në Shqipëri dhe dita e mësuesit nuk është 7 marsi.

Bëhet fjalë për Kolegjin e Shën Llukës, që u themelua në vitin 1584 në fshatin Stubëll të Vitisë.
Studiuesi Sarë Gjergji, thotë se ky kolegj u themelua si nismë e Vatikanit, i cili në vitin 1896, u bart në një objekt tjetër, që sot shërben si famulli dhe njëherësh si muze i shkollës dhe njihet si shkolla e Dom Mikelit.
“Shkolla e Korçës nuk është shkolla e parë shqipe në Shqipëri dhe dita e mësuesit nuk është 7 marsi.
Do të duhej së paku, meqenëse jemi shtet, do të duhej ta ndryshonim këtë çështje. Ne kemi data brenda këtyre kopertinave, brenda këtij libri për datat, për mësimin për gjithçka që është mbajtur. Duke qenë se jemi shtet në veti, do të ishte mirë dhe do të ishte e ndershme, dhe do t’i bënte nder gjithë arsimit shqiptar, pra jo vetëm në Kosovë, që Ministria e Arsimit të ndërmarrë hapa dhe ta fusë në kurrikulat shkollore edhe historikun e shkollës së parë shqipe në Kosovë”, ka thënë Gjergji.
Shkolla e pare Stubell (fotografia)

Studiuesi Gjergji thotë se në vitin 1584, kur kanonikë e jezuitë të Vatikanit vizituan disa vende të Shqipërisë dhe Kosovës, kishin sjellë me vete 500 kopje të një materiali shqip. Aktualisht, shkolla nuk e ka ndonjë kopje të këtij materiali, por sipas studiuesit Sarë Gjergji, duhet të jetë ndonjë kopje në arkivat e Vatikanit.
Ndërkaq, libri më i vjetër që ruhet në këtë shkollë, është një libër filozofik i autorit Heinrich Cornelius Agrippa, i botuar në vitin 1638, kurse libri më i vjetër në gjuhën shqipe që ka ky muze ka është “Doktrina e Krishterë”, botim i vitit 1877.
Ani pse aktualisht nuk ka ndonjë kopje të materialit të lartpërmendur në gjuhën shqipe të vitit 1584, rikujtojmë se në vitin 1555 veç se ishte zbuluar “Meshari” i Gjon Buzukut, që konsiderohet si libri më i vjetër në gjuhën shqipe.
“Dokumenti thotë ‘libër në gjuhën shqipe në 500 kopje’, kështu e cilëson, tregon për shpenzimet e botimeve dhe transportit që kanë bartë me vete librin. Komulloviqi dhe Tommaso Raggio kanë qenë të shoqëruar edhe nga tre shqiptarë, njëri nga ata është Armando Duka. Dy të tjerë, njëri është student që studion në Romë, Itali, dhe tjetri është një njeri i biznesit që ka përfunduar studimet te ata dhe që e mbështetë këtë student financiarisht”, ka thënë Gjergji.
Në vitin 1905, kjo shkollë filloi të udhëhiqej nga mësuesi Dom Mikel Tarabulluzi, busti i të cilit gjendet në oborrin e shkollës. E në vitin 1906, numri i nxënësve në këtë shkollë kishte arritur në 42, prej tyre 25 djem dhe 17 vajza.
Këtë e dëshmon letra e mësuesit Dom Mikel, drejtuar konsull gjeneralit të Austro-Hungarisë në po të njëjtin vit.
Pavarësisht se ishte themeluar nga klerikë fetarë, atë kohë mësoheshin edhe lëndë shoqërore e shkencore, këtë e dëshmojnë edhe një pjesë e librave që ruhen në muze.
Përveç “Doktrinës së Krishterë”, në shkollën e parë të Stubllës mësohej lexim, matematikë, histori, gjeografi e lëndë të tjera të ngjashme sikur sot.
Këtë e dëshmojnë edhe librat “Numeratore”, “Këndime për shkollat e para të Shqipërisë”, “Këndimet e çunave” por edhe abetarja shqipe e vitit 1886, e botuar në Bukuresht.
Ndërkaq, në vitin 2010, ish-ministri i Kulturës, Lutfi Haziri e kishte shpallur muze këtë shkollë dhe kishte zbuluar pllakatin e muzeut. Por, inevestimi që kishte bërë Ministria e Kulturës, sipas Gjergjit ka qenë i gabuar, ngase nuk e kishte ruajtur si duhet arkitekturën e shkollës.
“Ka pasur një ndërhyrje të shtetit. Përkundër qëllimit të mirë, ndërhyrja ka qenë e gabuar pra ajo që është bërë, dhe ne si komunitet kemi qenë të detyruar që ta kthejmë së paku në këtë gjendje që e kemi sot dhe natyrisht kemi marrë të gjitha masat bashkë me famullinë e Stubllës, kishën pra, që kjo gjendje të përmirësohet edhe më shumë”, ka thënë Gjergji.
Por sot, ky muze nuk gëzon mbështetje të duhur institucionale, ani pse është në Listën e aseteve të Trashëgimisë Kulturore për Mbrojtje të Përhershme.
Aty nuk ka ndonjë staf të rregullt, nuk ka ciceronë për informimin e vizitorëve, e librat dhe materialet e vjetra që janë shumë të ndjeshme, ruhen në rafte të zakonshme.
Për këtë muze kujdeset vullnetarisht famullia e Stubllës si dhe Sarë Gjergji.
“Në mungesë të një stafi që do të duhej të ishte këtu, ne jemi të detyruar të funksionojmë në këtë formë, të vijmë dhe t’iu japim informacion njerëzve që janë të interesuar për ta vizituar muzeun dhe ju them sinqerisht që ky muze vizitohet shumë, shumë, shumë nga njerëz të sferave të ndryshme dhe nga kontinente të ndryshme”, ka thënë Gjergji.
Historia dhe dokumentet për ekzistimin e kësaj shkolle janë përmbledhur edhe në librin “Stublla me shkollën e parë shqipe” të vet Gjergjit.
Autori i librit, që kujdeset edhe për muzeun, ka njoftuar që tashmë kanë në plan krijimin e një arkivi digjital, në të cilën do t’i ruajnë dokumentet dhe do t’i bëjnë më të qasshme për vizitorët dhe studiuesit.
E për këto, ai ka thënë se po punojnë në mënyrë vullnetare por edhe me ndihmë nga diaspora.

adddddeahttps://albemigrant2011.wordpress.com/2019/05/18/ne-vitin-1584-ne-kolegjin-e-shen-llukes-te-fshati-stubell-te-vitise-u-themelua-shkolla-e-pare-shqipe-ne-kosove/
(Fotografite perkatese jane te paraqituna ne shkrimin ne linkun siper)

K O M E N T E

2 KOMENTE

  1. Të gjitha këto ndodhin nga mohimi i punës së njëri- tjetrit . Kjo e keqe na përcjell edhe sot . As në të kaluarën e as sot nuk i kemi dhënë rëndësi shkrimit të ngjarjeve . Ato janë rrëfyer nëpër teqe e tempuj vetëm nga rrëfime . Pastaj janë adaptuar sipas interesave . Krejt vonë është thënë që kryetar i Kongresiit të Manastirit ka qenë A’t Gjergj Fishta. Si pasojë e kësaj gjithçka tek ne mbetet diskutabile .
    Është paradoksale Shqipëria dhe Kosova plot me “baballarë të kombit ” e historinë tonë e shkruajnë të huajit si Robert Elise e Olivier Schmit,dikur Nopça,Edith Dyrtham e Bajroni etj.

  2. Pajtohem me atë që shkruan Z.Tedeschini, sot, tradita shekullore për shkollat shqipe duhet të vlerësohet si pjesë e kulturës shqiptare.
    Shtoj:
    Shkollat Shqipe e kanë zanafillën e tyre që në thellësi të shekujve. Shkollat i kemi pasur pranë institucioneve fetare, në mesjtë, dhe mësuesit ishin klerikët. Kjo ka qenë jo vetëm për ne, por për tërë Evropën e më gjërë. Edhe tekstet shkollore kanë qenë tekste fetare, por edhe me përmbajtje më të gjerë, madje edhe për shkencat në nivelin e kohës.
    Shënimi se “Shkolla e Parë Shqipe Mësonjëtorja e Korçës” e 7 Marsit 1887, lidhet me indoktrinimin e tejskajshëm të vendit- Shqipërisë dhe duke përfshirë edhe shkollën. Ky indoktrinim ka çuar në mohimin e çdo kulture fetare, deri sa në Kushtetutën e Shqipërisë ishte shpallur vend ateist dhe për rrjedhojë të shkollës si shkollë ateiste. Mbi këtë mendim, u bënë përpjekje që të shuanin nga historia institucionet fetare, përfshirë edhe shkollat, të cilat për atë kohë ishin fetare, pra “nuk ekzistonin”.Për kundër që Evropa e më gjerë i vlerësonte si pjesë të kulturës së tyre.
    Padyshim që Mësonjëtorja Kombëtare, laike Shqipe e Korçës me Pandeli Sotirin, ka vleren e saj të padiskutueshme, si një model, një shëmbëlltyrë që e projektuan rilindasit tanë mendjendritur, për ta përhapur gjithë hapësirën shqiptare, si shkollë kombëtare, laike, demokratike për tërë shqiptarët. Pra, pa dallim feje, banimi, shtrese etj. pas kësaj shkolle, me 14 mars 1887, u hap kjo tip shkolle në Pogradec, nga Koto Sotiri. Më pas u hapën 6 shkolla të tilla në zonën e Kolonjës nga Petro Nini Luarasi, dhe me 1 maj 1889, Mati Logoreci, hapi këtë model në Prizren.Zgjerimi i këtyre shkollave u bë realitet.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu