ARKIVI:
26 Dhjetor 2024

Në Zagreb promovohen dy libra që dëshmojnë për gjenocidin serb në Kosovë 

Shkrime relevante

Vargje me nismë të mbarë, recension për librin e Bashkim Halilajt, “Gjurmë ecjesh“

Shefqet DIBRANI VARGJE ME NISMË TË MBARË Bashkim Halilaj, “GJURMË ECJESH“, vargje, botoi...

Pabesueshmëria e absurdeve të “BIG BROTHER”

Nga: Lirim Gashi Sara nga Tirana dërgon çdo ditë lutje në qiell,...

Doli nga shtypi libri MALL E DASHURI PËR ATDHE i autorit Florim Zeqa

Sot, nga Shtëpia Botuese “Libri im” në Pejë doli nga shtypi...

Shpërndaj

 Nga: Adem Lushaj 

Rrugëtimi drejt qytetit të Zagrebit, drejt shtetit të Kroacisë, edhe pse i mundimshëm, kishte mision që para qytetarëve dhe përfaqësuesve të institucioneve të këtij vendi, të tregojmë dhe dëshmojnë për krimet serbe të kryera në Kosovë gjatë viteve 1998/99, e në veçanti për krimet e kryera në Deçan dhe QKUK.  

Forhåndsvisning av bilde

Ftesës për të marrë pjesë në këtë promovim që organizohej nga Bashkësia shqiptare e qytetit të Zagrebit dhe Shoqata e gruas shqiptare “DRITA”, iu kishte përgjigjur edhe kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj; si dhe drejtori i Shtëpisë botuese “Jalifat Publishing”, shqiptaro-amerikani, Ramiz Tafilaj, i cili ishte edhe njëri nga organizatorët e këtij promovimi.  

Forhåndsvisning av bilde

Paraprakisht, kryetari Ramosaj, i shoqëruar edhe nga Tafilaj dhe autorët e librave, Salih Krasniqi dhe Adem Lushaj, u pritën nga deputetja shqiptare në Parlamentin e Kroacisë, Ermina Lekaj Përlaskaj, e cila në shenjë nderimi shtron drekë në hapësirat e Parlamentit kroat. Gjatë takimit me deputeten Përlaskaj, Ramosaj dhe të tjerët që ishin me të, u njoftuan për të arriturat e shqiptarëve në Kroaci, sidomos pas zgjedhjes së saj si deputete nga radhët e pakicave kombëtare. “Shqiptarët mjaft mirë janë të organizuar dhe kanë arritje të larta në të gjitha fushat e jetës”, -ka treguar deputetja Përlaskaj, duke u ndalë veç e veç në çdo progres të shënuar.

Forhåndsvisning av bilde

“Këtu në Kroaci është një sistem zgjedhor ku ka vend edhe për përfaqësues të pakicave, ndaj me përkrahjen e gjerë kam arritur që të bëhem pjesë e Parlamentit kroat dhe kjo falë angazhimit dhe përkrahjes së pa rezervë të shqiptarëve, por edhe të tjerëve si sllovenët, boshnjakët dhe malazezët”,- ka thënë deputetja Përlaskaj, e cila ka numëruar edhe disa nga të arriturat e mëdha për shqiptarët. “Janë të shumta rezultatet e angazhimit tonë, por nuk do ndalemi vetëm më këto. Kemi arritur që në 8 regjione të hapim qendra të kulturës shqiptare, këto do jenë prona të shqiptarëve e jo vetëm sa për t[u shfrytëzuar”, -ka bërë të ditur deputetja Ermina Lekaj Përlaskaj. Në takim me deputeten shqiptare, kryetari Ramosaj shprehet i lumtur për arritjet e prezantuara, duke mos kursyer edhe fjalë miradie për angazhimet e saj. 

Forhåndsvisning av bilde

Pas takimit me deputeten Përlaskaj, Ramosaj dhe Tafilaj me shoqëruesit e tyre, ishin pritur nga Ambasadori i Republikës së Kosovës në Slloveni, Martin Berisha. Edhe, ambasadori Berisha i njoftoj mysafirët nga Kosova për aktivitetet e shqiptarëve në Kroaci.  

Forhåndsvisning av bilde

Në shtëpinë e gazetarëve (Novinarski Dom), me pjesëmarrje edhe të deputetes së Parlamentit kroat, Ermina Lekaj Përlaskaj; Ambasadorit të Republikës së Kosovës, Martin Berisha, Ambasadorit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Milaim Fetai; përfaqësuesve të Ambasadës së Republikës së Shqipërisë dhe të qytetarëve të shumtë, është bërë promovimi i dy librave dhe ekspozitës me fotografi, ku dëshmohet për krimet serbe të kryera në Deçan dhe në Qendrën e Klinikave Universitare të Kosovës, gjatë viteve 1998/99.   

Forhåndsvisning av bilde

Fillimisht, Ramiz Tafilaj, botuesi i librave “Krimet serbe në Kosovë-Rasti i Deçanit” të autorit MSc. Adem Lushaj dhe “Krimet serbe të kryera gjatë viteve 1998/99 ndaj pacientëve dhe stafit mjekësor në QKUK”, të Dr. Salih Krasniqi, ka thënë se botimi i këtyre dy dokumenteve me domethënie të madhe historike dhe kombëtare, është bërë që sa më shumë të pasqyrohen krimet serbe të kryera ndaj popullit liridashës siç është populli shqiptar, i cili u përballë me krimin më antinjerëzor nga pushteti i atëhershëm i Millosheviçit. “Jo vetëm këto dy libra, por çdo libër që dëshmon për krimet serbe në Kosovë, do përkrahet nga Shtëpia e jonë botuese “Jalifat Publishing”, ngase vetëm me fakte sikurse kanë vepruar Lushaj dhe Krasniqi, i tregojmë botës se çfarë ka ndodhur në Kosovë, ku nuk janë kursyer as fëmijët dhe pleqtë, edhe më keq se nuk është kursyer as gjinia femërore.

Forhåndsvisning av bilde

Pos autorëve Lushaj dhe Krasniqi, për librat dhe dëshmitë e prezantuara për krimet makabre të regjimit të Millosheviçit, kanë folur edhe kryetari Ramosaj; Ambasadorët Berisha dhe Fetai, si dhe deputetja Përlaskaj.  

Forhåndsvisning av bilde

 

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu