ARKIVI:
21 Dhjetor 2024

Në 144 vjetorin e dëbimit të shqiptarëve nga Sanxhaku i Nishit dhe Sanxhaku i Pirotit më 1-28 dhejtor 1877, organizuar nga Shoqata për studimin e “Gjenocidit serbë për dy shekuj ndaj shqiptarëve”

Shkrime relevante

Çfarë shkruan talebani dhe mbetja osmane, Enes Limani…!?

Afrim Caka, Gjakovë Bojkotojeni këtë antishqiptar! Thirreni në prokurori. “Bojkoti ndaj këtij islamisti...

Shoqata për trashëgimi kulturore e Luginës së Preshevës, ftesë për konferencën shkencore që do të zhvillohet me 14, 25 e 26 tetor 2025

SHOQATA PËR TRASHËGIMI DHE KRIJIMTARI KULTURORE E LUGINËS SË PRESHEVËS'    FTESË PËR...

Fitorja e Trumpit është “humbja” e Jack Smith

Beqir SINA ___ Janë ligjvënësit republikanë, ata që kanë treguar tashmë se Smith...

Historia e pavdekshme e Marie Shllakut (1922-1946), të resë shkodrane që e dha jetën për AtMëmëdhe

Klajd Kapinova, New York Historia e pavdekshme e vajzës së re shkodrane...

Skandaloze – KMDLNJ e Prishtinës e ka injoruar Enver Hadrin dhe ekipin tonë

Reshat Sahitaj, shkrimtar   * Themeluesit e KMLDNJ 3prill 1983 Këshilli për Mbrojtjen e...

Shpërndaj

Akademik Prof Dr Hakif Bajrami-XHAKJA 

SHQIPTARËT AUTOKTON TË SANXHAQEVE TË NISHIT DHE PIROTIT SHNDËRROHEN NË MUHAXHERË-RREFUXHATË MË 1- 28 DHJETOR 1877 

Sipas hulumtimeve që i kam bërë më 1978-1982, nga sanxhaqet e Nishit dhe Pirotit, si pasojë e Marrëveshjës sekrete Wjenë-Peterbur më 15 janar 1877, tërë popullsia e Shqipërisë Vjetër (Sanxhaku i Nishit dhe Shalqinit), e ku ishin edhe një pjesë të KazaVe të: Gjilanit, Preshevës, Prishtinës  në madhësi popullore prej 346 286 personave u shndërruan në muahxherë për 28 ditë. Ishte kjo një tragjedi e paparë kombëtare. Në lidhje me këtë, në Kosovën Verilinodre po thuej se nuk ka lokalitet që nuk  e ka nga një emër nepër male: “Kolibat e Muhaxherëve”. Ishte kjo tragjedi shqiptare, të cilën e përgatitën në hollësi Gjeneral Franjo Aleksandrov Zah dhe Gjeneral Novosillov. Këta ushtrak, me urdhër të Vjenës dhe Peterburgut, punuan për dy vite në projektin e shekullit me moton: “Pastrojmë Evropën nga Osmanlinjët dhe muslimanët”. Projekti më 15 janar 1877 mori emrin: “Synimi për t` iu afruar Serbia detit”. 

Tragjedinë shqiptare  nga tërë arsenali i dokumenteve, me objektivitet e ka përshkruar Myderriz Faik FEFENDIA (I vjetri-HB), porfesor në shkollën IDADIE në Arbanas afër Kushumlisë. Myderriz Faik Efendia ndër të tejra shkruan se:’ për 28 ditë (1-28 djetor 1877) popullit shqiptar iu shkaktuan këto dëme nga fallanga sllave dhe mercenarët evropian-kryesisht në emër të Serbisë :  

1.U shfarosën gjashtë qytete (Nishi, Prekupja, Kushumlia, Leskofci, Vraja, Piroti-Shalqoi) dhe 714 katunde. Të gjitha lokalitetet  mbetën të shkreta. Pra, emrat e katundeve nuk kishte kush për t` i treguar okupatorit serbian. Në lidhje me këtë, vetëm në maj 1879 filloi kolonizimi i familjeve të para malazeze në këto treva, sepse Serbia nuk kishte popull për kolonizim-sllavizim. Gjatë 28 ditëve solldateska serbiane nuk la institucion shqiptar, nuk la mejtep (shkolla), nuk la xhamia, nuk la varre pa i rrënuar. Sot, atje prania e shqiptarëve AUTOKTON, nepër ato vise nuk mundet të identifikohet, asgjë që ishte 99% shqiptare. 

  1. Gjatë fushatës tragjike 28 ditëshe shqiptare (1-28 XII 1877),nepër shtëpia janë masakruar nga granatimet dhe therrjet me bajoneta (kacaturra) 26 287 persona. Rrugëve duke u arratisë u vranë ose u masakruan 34 854 persona. Nga të ftoftit e dhjetorit 1877, kufoma të ngrira janë gjetur përskaj rrugëve të mbuluara me borë 11 253 perosna.  Prej tyre në gjendje të ngrirë janë gjetur 28 11 fëmijë të moshave nga 6 muaj deri në 17 vjeq. Nga ky bilansim i tragjedisë shqiptare, rezulton se soldatët serbian dhe mercearët evropian shkaktuar nga BLIC KRIGU i Franjo Zahut, 72 395 vrasje mizore të njerëzve, pa armë në dorë.

Sipas evidencës ekipit të medresantëve të Idadijës Arabanasit, hulumtuar nga Faik Efendia, me autorizim të Myderriz Ymer Prizrenit, nga 345 286 shqiptarë, kanë arritur të shpëtojnë 274 893 individë. Në librin që e botoi Shtëoa botuese “FAIK KONICA”: MURAT XHAKJA, Prishtinë 2020, f 480, është prezantuar sasai e varreve që i ka pëprgatitë ekipi i Faik Efendisë me MEDRESANTËT (nxënsit) e tij, për seicilin lokalitet.  

Shtrohet pyetja kush e ushqente këtë popullsi fatkeqe në pikë të dimirit dhe kush e strehoi. Përgjegja është sipas raporteve: POPULLI me vetorganizim deri më 10 qershor 1878.Pas kësaj date organizmin e merr LIDHJA SHQIPTARE E PRIZRENIT, me Myderriz Ymer PRIZRENIN, që ishte për 20 vjetë profesor në Medresen e Arabasit afër Kushumlisë. Medreseja  e Arbanaisit u themelua më 1375 me urdhër të Sulltan Muratit,i cili po në këtë vit, pas Betejës Maricës (1371) u vëndos me shtab në Nish. Aty së pari Osamnlia e themeloi kazermën ushtarke, e ndertoi shkollën dhe si faktor i tretë, pa dhunë kërkoi të pranohet islami si rreligjion. Ky fenomen ishte praktikë për dy shekuj. Më vonë, konvertimi kaloi në ndermarrje dhune. 

Gjithnjë sipas Myderrizëve Ymer Prizreni dhe  Faik Efendia, Kongresi i Berlinit (në fund të qershorit 1878) e detyroi Serbinë (Jovan Ristiqin….) për t` i paguar dëmet ndaj shqiptarëve. Ato para, shkruan Myderriz Ymer Prizreni si kryetari i parë i shtetit shqiptar, ia hangrën Stambolli dhe Vailiu i Kosovës, nepër iftare dhe ndeja duke bërë dua për të vdekurit në tragjedi. 

Molla e Kuqe …

Sipas dokumenteve që ruhën në Arkivin e Londrës (FO 371), Stambolli i mori të gjitha paratë si një lloj dëmshpërblimi nga Serbia, Wjena dhe Peterburgu.Në këtë dëmshpërblim të përvetësuar nga Padishahu, kanë gisht, thuhet në dikumente: Austro-Hungaria dhe Rusia, me shuma të caktuara.Ndërsa në anën tjetër nga Rusia dhe Austro Hungaria, Serbia dhe Mali i Zi në Berlin u shpërblyen me pranim të shtetësisë në rang pricipatash. Kurse, Baullgaria mbeti me autonimi nën mbikqyrjën e Satmbolli deri më 1908. Ja kjo ishte me pak fjalë tragjedia shqiptare në Sanxhaqet e Nishit dhe Pirotit dhe një pjesë të Kosovës Verilindore. Ky realitet flet për një gjenocid, sepse 714 katunde mbetën të shkreta, pa asnjë banor shqiptar. Lidhur me këtë populli vargnoi: 

                              Baba mbret mos ma shit Shipninë 

Baba mbret a din më keq tjetër, 

Pse ma shite Shipinë e Vjetër, 

Shite Nishin, Vrajën, Kushumlinë, 

Shite Ulqin, Plavën dhe Gucinë, 

Po luan majtap me shiptarinë. 

Fëmijët në djepa të kanë mallkue, 

Pleqë e plaka të kanë nem e shitue, 

Populli i ngratë ka metë nën qiell, 

Mbetë shqiptarët pa buk e pa diell, 

 Pse nuk e ndien vajin dhe muhaxherinë, 

Die mirë dhe kot e ke përgjithëmonë 

 Se nuk lejojmë kurrë me shitë Shipninë*!. 

E pra qou Serbi ti kurva e vjetër, 

Me Stambollin ka një lojë tjetër, 

Të largohesh prej dheut tonë 

Të bëjmë me die sa nuk asht vonë. (Paria e 714 katundeve ndë Kulinë më 10 VI 1879). 

Ekspeozita e përgatitur shkencorisht nga Akademik Dibran Fylli, Prof Asllan Qyqalla dhe Prof Jahja LLUKA, është FTESË për ndërgjegjën kombëtare që: Mos ta harrojmë të kaluarën, sepse nuk dijmë të orinetohemi sot dhe nuk kemi çka të kërkojmë nesër për të mbetë kapital historik. Respekt të gjitha viktimave që u vranë dhe masakruan në dhjetor (dimër ) të vitit 1877. Respket për të gjitha ata muhaxherë fatëzi që mbetën të bredhin për një dekadë pa kulm mbi kokë. Respket për Lidhjën Shqiptare të Prizrenit 1878-1886, sidomos Myderriz Ymer Prizreni, Abdyl Frashëri dhe Sylejman Vokshi, që u përkujdës për zbutjën e tragjedisë shqiptare, që ndryshe mund të quhet gjenocid. 

  

*Vargënimi është shënuar më 28 nëntor 1958 në lokalitetin Dradan, Laberion (Ballof), Krahina e Llapit. Vargjet i shprehen në mes shumë të tjerave për Muhaxherët: Shak Xhakja, Fejzullah Xhakja, Fetah Xhakja dhe Naman Xhakja . 

Prishtinë, mëë 15 gusht 2022 

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu