Elvi Sidheri, shkrimtar dhe studiues
Në Vushtrrinë e kështjellës së vjetër dhe kullës së vetme (ose Donzhonit) madhështor të mbetur nga perimetri i moçëm i kësaj ngrehine mesjetare mbresëlënëse, me mure të larta dhe mbishtresime rreth 11 shekullore, është gjendur pak kohë më parë, me mbikëqyrjen e arkeologut vendas, Burim Rexhepi, një objekt me vlera të paçmueshme historike, fetare e kombëtare për Kosovën dhe shqiptarët.
Arkeologu Burim Rexhepi, i cili e bëri këtë zbulim të rrallë dhe me vlera të jashtëzakonshme për arkeologjinë dhe historinë kombëtare.
Pikërisht një kryq mbivarror, ku është gdhendur në shqip pastërtisht fraza “KTU PUSHON”, kushtuar sigurisht një shqiptari (të panjohur) të krishterë, me shumë gjasa ortodoks, gjykuar nga forma dhe gdhendja e këtij kryqi, ku gjithashtu gjenden edhe tre kryqe të vegjël mbi këtë mbishkrim, por edhe në pjesën e pasme, ndoshta në shenjë të Trinisë së Shenjtë.
Kryqi që patjetër i përket periudhës pas vitit 1908, domethënë mbas Kongresit të Manastirit kur vendoset për shkronjat shqipe që janë përdorur për të shkruar mbi të, dëshmon se në këtë qytet mund të ketë pasur gjer në fillesat e shekullit XX akoma shqiptarë ortodoksë (të vetëdijshëm për kombësinë e tyre, aq sa të shkruhej në varret e tyre në shqip, pra të paasimiluar ende në serbë).
Por edhe se i ndjeri duhet të ketë qenë dikush në zë dhe fort i kamur (gjykuar nga cilësia e përpunimit dhe skalitjes së këtij kryqi).
Zbulime të tilla kaq të vyera, janë jetike për të hedhur dritë mbi të shkuarën shqiptare në Kosovë, dhe me hulumtime të mëtejshme, sigurisht që më shumë do të mësojmë në këtë pikëpamje.
Faleminderit mikut tim, historianit Jeton Sallahu për ndihmesën dhe punën e tij të palodhur për hir të historisë e trashëgimisë kulturore e arkeologjike shqiptare në qytetin e tij, Vushtrri.
Ky zbulim asht me vlera te dhaja HISTORIKE dhe KULTURALE.
PERGEZOJ ARKEOLOGUN BURIM REXHEPI per kete SUKSES TE MADH, i cili asht arrite mbas shume studimeve dhe germimeve arkeologjike .
Simbas titullit: Nën mbikqyrjen e arkeologut Burim Rexhepi, në kështjellën me mbishtresime 11 shekullore të Vushtrisë, është gjendur një kryq mbivarror me mbishkrimin: “Këtu pushton”!
Ndersa ne analize thuhet se: “Kryqi që patjetër i përket periudhës pas vitit 1908, domethënë mbas Kongresit të Manastirit kur vendoset për shkronjat shqipe që janë përdorur për të shkruar mbi të , dëshmon se në këtë qytet mund të ketë pasur gjer në fillesat e shekullit XX akoma shqiptarë ortodoksë (të vetëdijshëm për kombësinë e tyre, aq sa të shkruhej në varret e tyre në shqip, pra të paasimiluar ende në serbë).”
Simbas mendimit tim kjo qe thuhet NUK QENDRON per keto arsy:
1- Shkrimi asht simbas ALFABETIT LATIN, te cilin e ka perdore gjithmone KLERI KATOLIK SHQIPTAR. Ndersa KLERI ORTODOKS ne Toskni (jug te Shqipnise) ka perdore gjithmone ALFABETIN GREK, sepse ajo KA KENE GJITHMONE PROGREKE, ka perdore ALFABETIN GREK dhe ka rrefuzu shkrimin e gjuhes shqipe me ALFABETIN LATIN. Bile Kisha Ortodokse i ka mallku ortodokst qe shkruejshin me alfabet latin.
Psh priftin ortodoks Papa Kristo Negovanin e kan masakru dhe e kan vrar pikrisht se ai perdorte ALFABETIN LATIN e jo ALFABETIN GREK.
Prandej popullsia NE VUSHTRI ka kene KATOLIKE dhe nuk ka kene ortodokse.
2- Perderisa KRYQI asht gjete ne Kalane me 11 mbishtresime 11 shekullore, ky Kryq nuk ka si ti perkasin periudhes se Kongresit te Manastiri 1908. Po ti perkitet kesaj periudhe te viti 1908, gjetja e ketij kryqi nuk do te kishte ndonji randesi te madhe arkeologjike.
Ketu duhej paraqite fotografija e arkeologut Burim Rexhepi, i cili bani zbulimin.
Ketu asht paraqite fotografia e gazetarit Elvi Sidheri. Lexuesit kujtojne gabimisht se simbas fotografise zbuluesi asht Burim Rexhepi.
Kryq orthodox