ARKIVI:
27 Dhjetor 2024

Nëna Tereze, një rrugëtregues nga duhet të ecë njerëzimi

Shkrime relevante

Kryeministri merr rolin e gjykatësit!

Florim Zeqa I gjithpushtetshmi i vendit, Kryeministri i cili nuk i respekton...

Serbja Sonja Biserko, zëri i së cilës nuk po dëgjohet nga ndërkombëtarët, “analistët tonë” dhe disave nga opozita e Kosovës

Nga: Gani Mehmeti Biserko: Lista Serbe është përgjegjëse për gjithë situatën në...

Vargje me nismë të mbarë, recension për librin e Bashkim Halilajt, “Gjurmë ecjesh“

Shefqet DIBRANI VARGJE ME NISMË TË MBARË Bashkim Halilaj, “GJURMË ECJESH“, vargje, botoi...

Pabesueshmëria e absurdeve të “BIG BROTHER”

Nga: Lirim Gashi Sara nga Tirana dërgon çdo ditë lutje në qiell,...

Shpërndaj

Nga: Prof. dr. Skender Asani

Me emrin dhe veprën e Shën Nënës Tereze do të shoqërohemi në pafundësi, por synimi ynë si Institut është që nga ky shoqërim të nxjerrim mësim dhe prej kauzave të saj humane të ndërtojmë sa më shumë ura komunikimi e mirëkuptimi, sespe vetëm në këtë mënyrë shoqëritë lirohen nga barrat e tepërta të egocentrizmit nacionale fetar.

Çdo figurë e madhe lind dhe zhvillohet në rrethana  e kontekste të caktuara sociale, historike e kulturore. Në të shumtën e rasteve, figurat e mëdha famën dhe lavdinë  e arrijnë larg vendit të origjinës së tyre. Kështu ndodhi edhe me Gonxhe Bojaxhiun- Nënën Tereze, e cila afirmimin ndërkombëtar e arriti shumë larg vendlindjes së saj, por kjo nuk ndikoi te ajo që të harrojë se prej nga doli. Përkundrazi, ngado që  shkoi ajo i barti me vete gjenet e trashëguara nga familja dhe frymën e diversitetit social, fetar e etnik të Çarshisë së Vjetër të Shkupit.
Duke qenë  e edukuar në një familje që nuk e kishte larg kishën “Zemra e Krishtit” në lagjen shqiptare katolike të Shkupit, Gonxhe Bojaxhiu qysh në fëmijërinë e hershme sikur e kishte parandje se ky edukim familjar e fetar do të bëhet për të shkollë e jetës. Formimi i mëvonshlm i saj pastaj erdhi natyrshëm si një trung që zhvillohet duke pasur për bazë rrënjët e shëndosha.
Për Shën Nënën Tereze kanë folur dhe shkruar me qindra e mijëra njerëz, qofshin ata autorë veprash, apo personalitete të ndryshme. Për këtë grua të madhe ndoshta më së paku kanë folur dhe shkruar njerëzit nga vendi i origjinës së saj, jo pse kanë treguar mungesë respekti ndaj saj, por sepse zakonisht për figurat e mëdha, siç ishte ajo, vlerësimet më të gjithanshme vijnë nga hapësira të ndryshme të globit. Kjo është edhe një dëshmi për efektet që prodhoi ndikimi i saj në rritjen e ndërgjegjes njerëzore ndaj varfërisë, sëmundjeve dhe vetmisë.

Ne si Institut përmes botimeve të veçanta, por edhe përmes veprimtarive kulturore e shkencore në kuadër të Departamentit për studimin e trashëgimisë shpirtërore të Gonxhe Bojaxhiut-Nënës Tereze, i vetmi ky në botë i kësaj natyre, kemi arritur të krijojmë distancën e nevojshme të qasjes ndaj kësaj figure, duke e liruar atë nga kornizat e ngushta të përkatësisë nacionale, për ta transferuar vëmendjen në një dioptri më të gjerë të vrojtimit të kësaj figure, sepse, fundja, ishte vet ajo që e zgjeroi këtë dioptri në një mënyrë që solidaritetin dhe mirëkuptimin njerëzor e globalizoi, duke i fshi kufijtë e ndasive etnike, reliogjioze e racore.
Është Shën Nëna Tereze figura më unike në botë e cila përkatësinë e vet e  ndërtoi mbi primesa të humanizmit njerëzor, e jo të ndonjë përkatësie tjetër që do t’ia ngushtonte asaj fushëveprimin.

E gjithë kjo filozofi humane e telologjike e Shën Nënës Tereze nuk ishte një ishull i izoluar nga botëkuptimi i saj si njeri që qysh në rininë  e saj ishte përcaktuar për misionin e sakrificës për tjetrin. Gjithë kauza e saj ishte një rrugë e gjatë mbi të cilën ecnin njerëzit e braktisur dhe të sëmurë, të cilët në fund gjenin ngrohtësinë e fjalës dhe dorës së saj.

Sot kur shënojmë disa data nga jeta dhe vepra e saj, përfshi edhe 45 vjetorin e marrjes së Çmimit Nobel për Paqe, para nesh del një shirit i gjatë filmik në të cilin janë regjistruar momentet kryesore të cilat Shën Nënën Tereze e bëjnë të veçantë jo vetëm për nga fuqia e ndikimit shpirtëror, por edhe për nga praktika krejt unike e origjinale e utilitarizmit dhe humanizmit. Pikërisht kjo komponentë do ta bëjë atë të papërsëritshme dhe burim i pashterrshëm frymëzimi për njerëzimin se cilën rrugë duhet ta ndjekë, sidomos në rrethanat aktuale kur jemi dëshmitarë të konfliketeve të shumta që po përfundojnë me viktima njerëzish dhe me shkatërrime vendbanimesh. Këto ngjarje ndoshta dëshmojnë se bota ende nuk ka mësuar mjaftueshëm nga Shën Nënë Tereza, e cila me shembullin  e saj personal  arriti të bindë shumë burrshtetas dhe gjeneralë të luftës se dialogu para konfliktit është doktrina më e sukssehme se çfarëdo lloj strategjie ushtarke.

Jeta e njeriut për Shën Nënën Tereze, nuk kishte kurrfarë çmimi që do të vendosej në tregun e gjerë të mirave materiale. Prandaj kur ishte në pyetje jeta njerëzore, ajo bënte çmos që të parandalonte çfarëdo lloj rreziku që i kanosej jetës njerëzore. Sipas saj janë të shumë faktorë që e kanosin jetën njerëzore, por ajo zgjodhi të luftoj me çdo njerin prej këtyre faktorëve në mënyrë që njerëzit të binden se ia vlen që më tepër të harxhosh energji që të parandalosh një rrezik, se sa të punosh pa vetëdije për një ide a projekt  të cilët më shpejt mund të sjellin rreziqe të natyrave të ndryshme.

Me emrin dhe veprën e Shën Nënës Tereze do të shoqërohemi në pafundësi, por synimi ynë si Institut është që nga ky shoqërim të nxjerrim mësim, dhe prej kauzave të saj humane të ndërtojmë sa më shumë ura komunikimi e mirëkuptimi, sespe vetëm në këtë mënyrë shoqëritë lirohen nga barrat e tepërta të egocentrizmit nacionale fetar.

Shkup, 26 gusht, 2024

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu