ARKIVI:
20 Dhjetor 2024

Nënë Tereza – përfaqësuesja e virtyteve të kombit tonë

Shkrime relevante

Çfarë shkruan talebani dhe mbetja osmane, Enes Limani…!?

Afrim Caka, Gjakovë Bojkotojeni këtë antishqiptar! Thirreni në prokurori. “Bojkoti ndaj këtij islamisti...

Shoqata për trashëgimi kulturore e Luginës së Preshevës, ftesë për konferencën shkencore që do të zhvillohet me 14, 25 e 26 tetor 2025

SHOQATA PËR TRASHËGIMI DHE KRIJIMTARI KULTURORE E LUGINËS SË PRESHEVËS'    FTESË PËR...

Fitorja e Trumpit është “humbja” e Jack Smith

Beqir SINA ___ Janë ligjvënësit republikanë, ata që kanë treguar tashmë se Smith...

Historia e pavdekshme e Marie Shllakut (1922-1946), të resë shkodrane që e dha jetën për AtMëmëdhe

Klajd Kapinova, New York Historia e pavdekshme e vajzës së re shkodrane...

Skandaloze – KMDLNJ e Prishtinës e ka injoruar Enver Hadrin dhe ekipin tonë

Reshat Sahitaj, shkrimtar   * Themeluesit e KMLDNJ 3prill 1983 Këshilli për Mbrojtjen e...

Shpërndaj

Në foto: Avni Spahiu, diplomat dhe shkrimtar nga Prishtina

Zonja dhe zotërinj,

Ka pasur shumë humanistë në historinë e botës. Shumë njerëz që i kanë sjellë njerëzimit vepra të mira që kanë mbetur në historinë e përgjithshme të përbotshme. Por prej tyre vetëm disa në histori janë shenjtërorë, një numër i vogël të përzgjedhurish që kanë shenjtëruar këtë botë.

Ka gjithashtu fare pak kombe që kanë dhënë shenjtërorë. Kombe të tilla janë të bekuara nga hiri i shenjtërisë dhe janë veçuar midis kombesh të tjera me krenarinë dhe veçantinë e të qëndruarit mbi të tjerët. Kombi ynë dha të paktën, një shenjtërore në historinë e vet, dhe Nënën Tereze, të vetmen në shekullin njëzet. Nënë Tereza qëndron në atë turmë njerëzish të përzgjedhur. Kjo është shenjtëri që i shton virtyteve të përgjithshme të kombit tonë dhe ngre krenarinë e tij mbi kombe të tjera.

Sa nga ne në jetën tonë kemi pasur rastin dhe fatin të takojmë një të shenjtë?  Jo shumë njerëz kanë pasur këtë mundësi. Por ata që kanë  qenë kaq fatlumë, do të jenë përshkuar nga një frymë e shenjtë si një dritë orientuese në jetën e tyre, si një kujtim të dhuntuar nga Providenca. Disa prej jush këtu kanë pasur këtë përvojë të  veçantë duke takuar në raste dhe cilësi të ndryshme Nënën Terezë. Mbi të gjithë këtë kënaqësi ka pasur Don Lush Gjergji, biografi i saj më i mirë shqiptar, i cili u takua me të shumë herë, duke krijuar një raport të veçantë me shenjtëreshën shqiptare dhe duke shkruar disa libra të rëndësishme për jetën dhe veprën e saj, duke portretizuar këtë grua të kalibrit të madh, që kaloi gjithë jetën e saj duke u shërbyer njerëzve të varfër dhe nevojtarë.

Këtu kemi një prej këtyre librave, të përkthyer në anglisht, me një titull domethënës “Unë kam në zemër popullin shqiptar”. Libri vë në spikamë kontaktet  e Nënës Terezë me shqiptarët, me Kosovën, Shqipërinë dhe me shqiptarët e Amerikës. Fokusimi është sidomos tek të pesë vizitat e saj në Kosovë:  më 1970 në Prizren, Shkup, Letnicë e Gjakovë, më  1978, kur Nëna Terezë vizitoi Shkupin, Ferizajn e Prizrenin, më 1980, kur ajo u shpall  “Qytetare e Nderit” e Shkupit dhe pati shumë takime publike, vizitoi varrin e babait të saj Kolë Bojaxhiut; jetimoren e Shkupit, dhe mbajti një meshë në Binçë, bashkë me Imzot Nik Prelën. Vizita e katërt e Nënës Terezë në Kosovë ishte në vitin 1982 dhe vizitën e pestë kurse ajo e bëri duke qëndruar në një vizitë motrave të saj në Pejë.

Në një kapitull të veçantë, autori sjell përshkrime të detajuara të takimeve të saj në Amerikë, me shqiptarët  e Amerikës dhe personalitete bamirësie dhe klerike në disa qendra në SHBA. Lexuesi do të mund të preket nga një ndjenjë e thellë humanizmi në të gjitha këto takime. Dhe s’ka se si të jetë ndryshe: Nënë Tereza ishte një rreze shprese për njerëzit e varfër dhe të pafuqishëm gjithandej botës.

Ndër momente të përzgjedhura nga jeta e kësaj shenjtëroreje autori prezenton fjalën frymëzuese të Nënës Terezë me rastin e marrjes së Çmimit Nobel për Paqe në vitin 1979. Në vitin 1985, në selinë e OKB-së në Nju Jork, Nënë Tereza u prezantua nga Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Javier Perez de Kuelar, si “gruaja më e fuqishme në botë”. Si mund të thuhej kjo për një grua që ia kushtoi jetën më pafuqishmëve të botës? Arsyeja gjendet në  fjalët e saj drejtuar Organizatës  Botërore me porosinë e  përgjithshme të humanizmit për botën, të përpjekjeve për paqe dhe luftimin e varfërisë, në fjalimin e saj si një thirrje e fuqishme që ajo e përmbylli me një lutje universalisht e njohur, që sikur i drejtohej ndërgjegjes së tërë njerëzimit: “Zot, më bëj një kanal të paqes sate, që ku ka urrejtje, të sjell dashuri; që ku ka dëshpërim, të sjell shpresë; që ku ka hije, të sjell dritë; që ku ka trishtim, të sjell gëzim”.

Nënë Tereza ishte zëri që i tregoi botës fenë aktuale të njerëzimit. Ajo ishte plot dhembshuri, kujdes dhe simpati për njerëzimin. Autori i librit Don Lush Gjergji jep më të mirën nga veta e tij si biograf për të përmbledhur këto fakte të njohura: se ajo nuk ishte thjesht një qenie njerëzore, por një grua me fuqi mbinjerëzore, që jetonte për njerëzit e në shëmbëllimin e nënës universale që përkujdeset për sëmundjet e botës dhe të shekullit për të ndihmuar njerëzimin e përvuajtur.

Të nderuar zonja dhe zotërinj,

Shpresoj se nuk do të shpërdor këtë foltore për të shpalosur disa nga përvojat e mia personale në takimet me Nënë Terezën. Ndonëse, mendoj se është pikërisht këtu vendi dhe momenti i duhur për ta bërë këtë. Në qershor 1980, kisha fatin si gazetar i ri i “Rilindjes” të intervistoja Nënën Terezë në aeroportin e Prishtinës. Ajo ishte fjalëpak por kuptimplote. Ajo foli për jetën e vet shërbyese. Fitoje përshtypjen se në të gjitha aspektet ajo ishte një shpërndarëse bujare e mëshirës hyjnore, duke u bërë e disponueshme për të gjithë përmes mbrojtjes së jetës njerëzore, të të varfërve dhe të braktisurve që vdisnin anësh rrugës. Zëri i saj u dëgjua para fuqive të kësaj bote, në mënyrë që ata të njihnin fajin e tyre për krimin e varfërisë që krijuan vetë. Ç’shpërblime dhe tituj nderi që iu dhanë Nën Terezës, nga bota paqedashëse, për një jetë  të tërë kushtuar të varfërve, janë më të mëdha se njohja e bamirësisë së saj, shkruaja në përmbyllje. Autori i librit Dom Lush Gjergji kishte mirësinë që këtë bisedë ta përfshinte në kuadër të këtij libri.

Herën e dytë takova Nënën Terezë në aeroportin Leonardo da Vinçi të Romës. Ishim në një udhëtim për në Shtetet e Bashkuara bashkë me dr. Rugovën për të qarë hallet e Kosovës kur takuam humanisten e madhe. Nëna Tereze ishte e shoqëruar nga dy misionare të saj të bamirësisë. Ajo bekoi udhëtimin tonë në Uashington dhe vizitën që u shënua si më të suksesshmet që kishim bërë në kryeqytetin amerikan. Së treti, takuam Nënën Terezë në Uashington. Më 3 shkurt 1994, kur ishim me dr. Rugovën dhe delegacionin nga Kosova në Mëngjesin e Lutjeve që mbahet nën patronatin e Presidentit amerikan për çdo vit. Nënë Tereza ishte e ftuara e nderit dhe ajo mbajti një fjalim që la të gjithë auditorin të mahnitur, madje edhe të tronditur me fjalët që tha.

Mëngjesi i lutjeve mbahej në Hotelin Hilton dhe tre mijë njerëz ishin tubuar atje, për të dëgjuar Nënë Terezën të fliste për rëndësinë e jetës, kuptimin e Zotit, besimin dhe moralitetin në përmasa planetare. Ajo foli për dashurinë, për familjen, përkujdesjen për njerëzit. Ajo u ngrit në mbrojtje të jetës, përfshirë edhe atë të të palindurve, por edhe të të hedhurve në mëshirën e jetës. Ndërsa ajo u ngjit në një platformë të vogël që ishte vendosur poshtë podiumit, mes duartrokitjesh të mëdha ajo mbylli fjalën e saj me këtë lutje: “Na bëj të denjë, Zot, t’u shërbejmë njerëzve tanë në mbarë botën.” Fjala e saj ishte aq prekëse sa shkaktoi lot në sytë e presidentit Klinton, Nën Presidentit Al Gor dhe të ish-Presidentit Karter, që gjendeshin në sallë. Ishte dita kur Presidenti Rugova u takua për herë të parë me Presidentin amerikan dhe  duke qenë se një takim kishte edhe Pjetër Arbnori, Mandela i Shqipërisë, kjo ditë ishte në shenjë të shqiptarëve. Flitej madje, se Nëna Terezë i ishte drejtuar Presidentit Klinton me një kërkesë për ta ndihmuar popullin e saj të përvuajtur shqiptar. Një zotim që Presidenti amerikan ia kishte bërë dhe që e kishte mbajtur…

Ky botim në anglisht është një referencë e pazëvendësueshme e raporteve të Nënës Terezë me popullin e saj shqiptar. Komunikim të këtij lloji përmban ky libër shkruar nga dr. Lush Gjergji, me arsyet, mbështetjen e fortë faktike pse bota nderoi aq pafundësisht Nënën Terezë dhe pse kombi shqiptar mburret me këtë shenjtërore, vepra e së cilës mbuloi me bamirësi të tërë globin.

(Fjala në përurimin e librit anglsiht të Don Lush Gjergjit “Unë e kam në zemër popullin tem Shqiptar”, në Akademinë solemne për ditëlindjen e Shën Nënë Terezës, më 26 gusht 2022, në Qendrën “BogdaniPolis”, Pishtintë. Titulli është i redaksisë.)

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu