Nue Oroshi, Kiel, Gjermani
___
Harresa dhe ringjallja e kujtesës
___
Të harrosh të shkuarën do të thotë se nuk mund të punosh që ta vëndosësh në orientimin e duhur edhe të ardhmën. E shkuara gjithmonë ka qenë një udhërrëfyese si për të mirë ashtu edhe për të keq që në të shumtën e rasteve ka përcaktuar rrugën në të ardhmën se çfarë orientimi do të merr çështja shqiptare. Për të mos harruar gabimet dhe tradhtitë e së kaluarës duhet bërë shkrimi i këtyre ngjarjeve historike dhe duhet botuar në libra shkencor që do ta mbulonin tisin e harresës dhe do ta ringjallin kujtesën historike.Një popull që nuk ka kujtesë historike ai popull është i destinuar të dështoj në ardhmërinë e tij. Ai jo vetëm që do të sillët sikurse pula pa krye, por edhe do ti humbët udha në oborr.E në momentin kur të humbët udha në oborr atëherë nuk mund që të të ndihmoj askush. Meqenëse për ta kujtuar të kaluarën duhet edhe të bazohesh në ngjarje dhe figura historike.
E shqiptarët kanë shumë atdhetarë por kanë vetëm dy figura historike që na i njeh bota.E ato figura janë Gjergj Kastrioti dhe Shën Nënë Tereza – Gongje Bojaxhiu. Kurse të gjithë ata rrugëhumbur në shkretirë që shajnë Gjergj Kastriotin dhe Nënë Terezën nuk janë shqiptarë. Ata vetëm kanë tru gomari. Më vjen keq në këtë rastë ti krahasoj me gomarin apo magarin i cili është një shërbëtor shumë i vyer i njeriut, dhe ka vlerë më shumë se këta sahanlëpirsa, por truri i këtyre trutredhurve ia kalon edhe trurit të gomarit. Të tillët na u kanë shumuar në trojet shqiptare dhe janë duke lozur valle. E kombët që ballafaqohen me harresën historike qoftë të qëllimshme e qoftë të paqëlluar ata gjithmonë kanë pasur dhe kanë probleme me vetvetën. Të kesh probleme me vetvetën do të thotë se ke mungesë të atdhetarizmës,ke mungesë të shqiptarizmës, dhe ke mungesë të orientimit politikë. Nëse sot nuk bashkohemi rreth sofrës së madhe Kastriotase atëherë duhet ta dimë se ardhëmeria jonë si komb,si popull dhe si shtet është shumë e zymtë. Nuk mundet një komb të ecë përpara pa pasur të shkruar historinë e tij. Ne ende sot e kësaj dite nuk ulemi që ta shkruajmë historinë e vërtetë shqiptare. Ende sot e asaj dite një pjesë e studiuesve dhe historianve genjejnë me kuptimin e plotë të fjalës nëper tekstet shkollore fëmijët tanë që janë në zanafillat e para të mësimnxënies duke fallsifikuar historinë shqiptare. Kah janë nisur këta intelektualë dhe kush po ju shkon mbrapa?
Si mund te flitët e shkruhet ne piedestale për figurat historike të cilat vepruan e punuan kundër çështjes se shenjët kombëtare. Çfarë është ballafaqimi më të vërtetën me vesin e pandershmerisë apo ngulfatjen gabzerore për të mos u ndalur asnjëherë se ngreni edhe atëherë kur shkruhet në dëm të çështjes kombëtare. Si ka mundësi që sot intelektuali shqiptarë të ndëgjon tërë ditën fjalimet që flasinë e shkruhën në dëm të çështjes shqiptare dhe të mos ulet e të bëj se paku një reagim. Çfarë do të thotë sot kumtë i dheut e çfarë është humbja e ndjenjës së atdheut? Pse në gjithë këtë mjegull nuk funksionon as shteti e as pushteti në të gjitha viset etnike shqiptare që të punoj për rrugën e mbarë që duhet të ecë kombi shqiptarë.Ta ringjallësh kujtesën historike para të dalin dy lloj jetërash të dy lloj njerëzve që kanë jetuar nëpër periudha të ndryshme historike.
Ata që ishin në rrugën e kombit – atdhetarët që fateqësisht shpeshherë ishin të paktë tek ne shqiptarët dhe ata që ishin në rrugën e tradhtisë e që shpeshherë e përbënin edhe shumicën nëpër disa periudha historike.Ti sakrifikosh privilegjet nuk është asgjë për ne atdhetarët por është shumë e rëndë për ata xuxarët dhe pushtetarët. Kështu derisa vazhdon të na rrëzoj dielli në të njëtën tokë shpeshherë besën me pabesinë i ka ndarë vetëm një teh shpate apo një fije floku. I ka nda për faktin se shpeshherë është dhënë besa por është shkelur ajo dhe ka kaluar në pabesi.Si është e mundur që sot të loznin dhe luanin valle kuajtë karpatianë dhe aziatikë në trojet shqiptare pa u pënguar fare?
A kemi kujtesë historike se paku t´iu themi dhe shkruajmë gjeneratave të reja se kjo tokë Arbërore ka një histori që nga Iliria, Dardania,Arbëria dhe nga Shqiptaria.Pse heshtin sot intelektualët shqiptarë?! Ata heshtin për një kocë që ju ipet ta lepinë nga pushtetarët apo edhe me keq një pjesë e tyre janë lidhur si mishi me thonin dhe komplet kanë kaluar në shërbim të djallit duke i shërbyer qarqeve të ndryshme antishqiptare që janë bashkuar kundër shqiptarizmës.Nga rrethanat politike që janë sot në botë çështja shqiptare është para një rreziku shumë të madh. Kurse ne shqiptarët fare nuk jemi duke e ndjerë këtë rrezik për faktin se fuqinë tonë intelektuale dhe atdhetare, një pjesë e madhe e shqiptarve e kanë zëvënsuar me fuqinë e lekut,euros dhe dollarit.Pra, shqiptari i shkretë e shet vendin e vet vetëm e vetëm që të pasurohet e harron që ajo pasuri nuk është e tij por ajo pasuri do të jetë e atyre që mbesin në vend dhe që e gëzojnë edhe vendin.
Dhe më e keqja është se nëse nuk kemi shtet dhe komb atëherë pasuria është vetëm një fluskë sapuni që mund të shkrihet në momentin e parë kur armiqtë tanë i fusin hundët në trojet shqiptare.Tisi i harresës tek ne shqiptarët na ka dëmtuar historikisht e po na dëmton fatkeqësisht edhe sot.Kurse mos ringjallja e kujtesës na ka sjellë shpeshherë buzë greminave që nuk kanë qenë të lehta ku na u janë cunguar trojet shqiptare sa herë që kemi pasur ndërrime nëper periudha të ndryshme historike.E deri sa i shohim rrezët e diellit edhe në këtë kohë me borë por pa stuhi asnjëherë nuk duhet të heshtim dhe të presim se punët kryhën pa punuar.
Asgjë nuk kryhet dhe nuk është kryer edhe në të kaluarën pa një ringjallje kombëtare.E pa këtë ringjallje kombëtare asgjë nuk do të kryhet as sot.