ARKIVI:
23 Dhjetor 2024

Nëse kamerat janë vënë për të vëzhguar dhe ruajtur të mirat publika, atëherë ato duhet t’u shërbejnë policisë për të hetuar e zbuluar keqbërsit

Shkrime relevante

Zëri i ndërgjegjës kombëtare thërret për ndryshim!

Shqiptarë të Plavës dikur..., para se pasardhësit e tyre të bëheshin...

Ja si mund të duket Anglia e bukur, e së ardhmes…!

Jorgo Mandili 21 dhjetor 2024 ___ Britania ishte përpara të gjitha vendeve perëndimore në...

Si i dëboi UÇK-ja hoxhëllarët dhe predikuesit e fesë islame nga frontet e luftës

Luan Dibrani, Gjermani ___ Gjatë periudhës së luftës në Kosovë, Ushtria Çlirimtare e...

Interesat kombëtare të Kosovës, marrëdhëniet ndërkombëtare dhe konteksti më i gjerë gjeopolitik

Agim Vuniqi, New York ___ Roli i Shqipërisë dhe deklaratat e kryeministrit Rama Fjala...

Shpërndaj

Selatin Retkoceri, Llugaxhi, Lipjan
_____
* As instalimi i kamerave nuk po kryen punë
_____
Shtegu i këmbësorëve, i biçikletave, këndet e edukatës fizike, këndi i lojrave të fëmijëve, pushimoret, terenet dhe rekuizitat sportive, WC-të publike në një pjesë të bukura pran brigjeve të lumit “Sitnica”, që të gjitha janë nën vëzhgim 24 orësh të kamerave.
Pyetja ime legale dhe shumë e drejtë është se këto kamera janë të vërteta apo lodra fëmijësh. Nëse kamerat janë vu për të vëzhgu e ruajtur të mirat publika, atëherë ato duhet të ju shërbejnë organeve të rendit, gjegjësishtë policisë për të hetuar e zbuluar keqbërsit që po kryejn këto akte vandale e shumë jo humane.
Policia e ka mundësinë që të ju qaset video inqizimeve dhe të demaskoj keqbërsit që po kryejnë këto akte qyqare, duke e dëmtuar interesin e publikut por edhe duke dëmtu investime infrastrukturore dhe buxhetin e komunës.
Aktet e tilla vandale kanë fillu menjëherë pas lëshimit në punë të shtegut, më pastaj të vendpushimeve nga druri, rekuizitave sportive, ndriqimit publik, pemëve dekorative, rekuizitave apo lodrave të fëmijëve dhe tani krejt në fund kur u ndërtuan WC-të publike për vajza, djem dhe nevoja të veqanta. Ende pa u lëshuar në punë, pa u përdorur as edhe një ditë të vetme, e ku ndoshta pritej të bëhej inagurimi, tani më nuk ke çka të inagurosh sepse gjithëçka është prishur e shkatërruar.
Ftojmë policinë e qytetit, që të shkoj në vendin e ngjarjes, ti tërheqë diskat apo videoregjistrimet, nga të cilat thellë besoj se do të identifikohen keqbërsit. Me identifikimin, kapjen dhe denimin e këtyre huligajve kushdo që të jenë ata, atëherë do të pengohen në të ardhmen dukuritë e ngjajshme që po ndodhin thuajse në të gjitha fshatrat ku komuna ka investu në objekte të tilla rekreativo sportive.
Bota demokratike ka pasur të njejtat halle si ne sot, por ato kanë instalu sistem të kontrollues jo vetëm policor por edhe qytetar dhe tek të njejtat sot nuk ka dukuri të tilla të shëmtuara që dëmtojnë gjithëçka që është publike.
Mendimi im është se policia duhet të jetë hallka kryesore, pastaj qytetarët duhet ta ndihmojnë policinë dhe kështu për një kohë të shkurtër do ta eleminojmë huliganizmin dhe vandalizmin që ka burim apo është pjellë e orientalizmit apo shtetet e lindjes që e kanë shkatërru e katandisë gjithëçka që është natyrë por edhe monomentet e kulturës bizantine, romake e latine.
Shqiptarët janë evropian, shumica janë të ndershëm dhe lojal ndaj pronës publike, por e ka edhe pjesën e llymit apo bërllogut që veq ligji dhe denimi i merituar i përmirson ata.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu