ARKIVI:
23 Dhjetor 2024

Nëse Milosheviqi ishte Kasapi i Ballkanit, Vuçiqi është destabilizuesi i Europës

Shkrime relevante

Zëri i ndërgjegjës kombëtare thërret për ndryshim!

Shqiptarë të Plavës dikur..., para se pasardhësit e tyre të bëheshin...

Ja si mund të duket Anglia e bukur, e së ardhmes…!

Jorgo Mandili 21 dhjetor 2024 ___ Britania ishte përpara të gjitha vendeve perëndimore në...

Si i dëboi UÇK-ja hoxhëllarët dhe predikuesit e fesë islame nga frontet e luftës

Luan Dibrani, Gjermani ___ Gjatë periudhës së luftës në Kosovë, Ushtria Çlirimtare e...

Interesat kombëtare të Kosovës, marrëdhëniet ndërkombëtare dhe konteksti më i gjerë gjeopolitik

Agim Vuniqi, New York ___ Roli i Shqipërisë dhe deklaratat e kryeministrit Rama Fjala...

Shpërndaj

Gani I. Mehmeti

Sa i përket veprimeve kriminale dhe luftërave të shkaktuara në ish Jugosllavi nga Sllobodan Millosheviqit, është e ditur, dhe nuk e shoh të arsyeshme të them asgjë.

Mirëpo, vendin e tij e zuri prej disa vitesh pasuesi i tij, ministri i Millosheviqit, Aleksandër Vuçiqi. Deri sa për ndaljen e vrasjeve dhe dëbimit të shqiptarëve nga ushtria e policia serbe e Millosheviqit, NATO, në krye me SHBA dhe shtetet e tjera anëtare të saja, panë të arsyeshme ta shpëtojnë popullin shqiptar të Kosovës, intervenuan ushtarakisht dhe këtë popull të pambrojtur e çliruan nga çizmja serbe, erdhi deri tek Shpallja e Pavarësisë së Kosovës, në marrëveshje e bashkëpunim të ngushtë me ato shtete që edhe e çliruan Kosovën.

Deri sa Kosova u vu nën protektoratin ndërkombëtar, siç e kishte kërkuar vazhdimisht për dhjetë vite me radhë, 1989 – 1999, Kryetari histrorik i Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, serbët nuk reaguan, sepse e kishin pranuar vetë me nënshkrimin e Marrëveshjes së Kumanovës në vitin 1999.

Mirëpo, reagimi serb erdhi menjëherë pas Shpalljes së Pavarësisë së Kosovë,s më 17 shkurt 2008, të cilët treguan se ishin të pakënaqur dhe reaguan me djegien e pikave kufitare mes Kosovës e Serbisë. Dhe, me kundërshtimin e Serbisë për Pavarësinë e Kosovës, opinioni ndërkombëtar disi nisi gradualisht të fuste në bisedime Kosovën me Serbinë për statusin e Kosovës në të ardhmen, me duke menduar  se Serbia do të bindej më vonë e do të vinte deri tek njohja e Pavarësisë së Kosovës nga ana e Serbisë. Dhe, pikërisht këtu u bë gabimi më i madh i Bashkimit Europian dhe SHBA, duke e ditur se Serbia nuk do të demokratizohet asnjëherë që të vie deri atje sa të vetëdijësohet se Kosova nuk ka       qenë asnjëherë -serbe, përkundër asaj që ata kanë krijuar idenë se Kosova qenka «zemra» e Serbisë, me çka përpiqen të mashtrojnë dhe të bindin opinionin ndërkombëtar për një gjë të tillë.

Është e vërtetë se Kosova ka qenë pushtuar nga serbët, por pse e kanë pushtuar, ajo nuk ka qenë serbe. Çdo popull i pushtuar lufton për t’u çliruar. Kështu edhe shqiptarët, asnjëherë nuk u pajtuan me pushtimin serb dhe vazhdimisht kanë luftuar për të ardhur deri tek çlirimi. Lufta për çlirimin e Kosovës ka qenë në vazhdimësi qoftë në forma të organizuara, qoftë nga grupe e individë, por gjithmonë ishim në luftë me Serbinë.

Me hyrjen në bisedime, u bë një gabim i madh, sepse atë që Serbia e humbi në luftë, po p[rpiqet ta kthejë përmes bisedimeve, në vend se ta njohë Pavarësinë e Kosovës. Ajo me gënjeshtra e trillime ngul këmbë se është pronare e Kosovës, ndërsa ndërmjetësuesit e BE për bisedimet Kosovës e Serbisë, asnjëherë nuk i kujtuan Vuçiqit se Kosova është e pavarur, se Kosova është shtet dhe se nuk ka kthim prapa, e pranoi apo nuk e pranoi Serbuia këtë. Madje, BE-ja shkoi aq larg, sa detyroi që me Serbinë të hyhet në bisedime pa e përcaktuar statusin e Kosovës, me vënien e asaj Fusnotës, që e ulte Kosovën më poshtë në bisedime me Serbinë. Këtë e ka shfrytëzuar gjatë gjithë kohës deri sot Vuçiqi dhe ekipet për bisedime nga Serbia.

Por, Serbia nuk është destabilizuese në rajon vetëm përmes Kosovës, e cila herë pas here kërcënon me ndërhyrje ushtarake për pushtimin e Kosovës, ani pse këtu është KFOR-i në kuadër të NATO-s për sigurimin e të gjtihë qytetarëve, siç thuhet. Mirëpo, se KFOR-i nuk qe në gjendje të sigurojë veten në maj të vitit 2023, kur u sulmua nga kriminelë e grupe serbe, ajo u pa, me ç’rast KFOR-i nuk reagoi kundër këtyre grupeve serbe dhe u plagosën mbi 90 ushtarë të KFOR-it, sikur serbët dolën mbi paçëruajtësit dhe u trimëruan. Por, këtu, edhe vetë KFOR-i uli vetveten me mosreagim, për çka sot Serbia kërcënon për ndërhyrje ushtarakisht në Kosovë, sa që, më 24 shtator 2023 edhe e jetësoi ndërhyrjen në Banjskë të Zveçanit, ku ishin përgatitur mirë, nisur që nga kryetari i Serbisë, Aleksandër Vuçiqi.

Se kishte gisht Vuçiqi në sulmin e terroristëve serbë në Banjskë të Zveçanit, kemi tri vërtetime nga vetë ai.

  1. Ende para se të ndodhte Banjska, Vuçiqi kishte deklaruar në një rast se, Milan Radoiçiq do të jetë një Adem Jashar i Prekazit. Pra se ai do të sulmonte, do të vritej dhe do të shpallej hero nga Serbia.
  2. Pas sulmit, Radoiçiqi shkoi tek Vuçiqi me ndjenja krenarie se ai kishte kryer sulmin dhe se kishte vrarë rreshterin shqiptar të Kosovës, Afrim Bunjkaun. Por, kësaj radhe ishin vrarë edhe tre terroristë serbë në këtë përballje. Policia e Kosovës ka mundur të vriste ndoshta të gjithë terroristët serbë në Banjskë, por ata nuk ishin për të vrarë, ishin për të shmangur sulmin e serbëve terroristë dhe për t’u treguar se ne nuk vrasim ata që ikun, nuk vrasim pas shpine, ashtu siç kanë vrarë e prerë serbët gjatë luftës, ani që këta ishin terroristë e të uniformuar, jo civilë.
  3. Se sulmi ka qenë me urdhë të Vuçiqit, vërtetohet se ai as e dënoi Radoiçiqin e as e dorëzon në Kosovë për t’u përballur me drejtësinë. Vuçiqi kurrë nuk ka për ta dorëzuar Radoiçiqin, ani që për Kosovën është që ta kërkojë dorëzimin e tij.

Në anën tjetër, Vuçiqi është ai që i jep instruksione e zemër Dodikut për shkëputjen e Republikës Serbe nga Federata e Bosnjes dhe Hercegovinës. Ai, nuk guxon të veprojë ndryshe, vetëm ashtu si i kërkon Vuçiqi. Vuçiqi ka gisht edhe në destabilizimin e Malit të Zi, nëse do të ndodhë një ditë.

Dhe, me destabilizimin e Kosovës, Bosnjës dhe Malit të Zi në Ballkan, do të destabilizohet gjithë Europa, destabilizim që do të përfshijë edhe botën të tërë.

E, në fund, nëse duam të dimë se kush është destabilizuesi i saj, na del vetë kryekrimineli  i sotëm, Vuçiqi, ministri i Millosheviqit. Kryekriminel është ai që urdhëron kriminelët. Nuk është kriminel vetëm ai që vret, është edhe ai që urdhëron.

Lidhur me këtë, do duhej të jenë më syçelë edhe Bashkimi Europian, edhe SHBA e Pesëshja dhe NATO e të mos i bëjnë favore Serbuisë, sepse kjo ka plane të tjera shumë më të mëdha, që serbi të jetë deri tje ku është edhe vetëm një serb. E kanë thënë vetë me Kongresin  Bota Serbe, të mbajtur në beograd, verën që shkoi.

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. “Deri sa Kosova u vu nën protektoratin ndërkombëtar, siç e kishte kërkuar vazhdimisht për dhjetë vite me radhë, 1989 – 1999, Kryetari histrorik i Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, serbët nuk reaguan…
    Dhe vazhoni shkrimin, po citoj:
    “E, në fund, nëse duam të dimë se kush është destabilizuesi i saj, na del vetë kryekrimineli i sotëm, Vuçiqi, ministri i Millosheviqit. Kryekriminel është ai që urdhëron kriminelët. Nuk është kriminel vetëm ai që vret, është edhe ai që urdhëron.”
    E përfundoni shkrimin me fjalët, po citoj:
    “…do duhej të jenë më syçelë edhe Bashkimi Europian, edhe SHBA e Pesëshja dhe NATO e të mos i bëjnë favore Serbisë, sepse kjo ka plane të tjera shumë më të mëdha, që serbi të jetë deri atje ku është edhe vetëm një serb. E kanë thënë vetë me Kongresin Bota Serbe, të mbajtur në beograd, verën që shkoi.
    *
    Ju lumt mendjadhe jumt dora.
    Koentin po e mbylli me keto dy thënie:
    E para, “Armiqtë e betuar janë të këqij, por ata që veprojnë tinëz janë edhe më të këqij; më të këqijtë ama, janë lëpirësit që të mbulojnë me lëvdata!” (autori)
    E dyta, “Armiku mbetët armik edhe i vdekur qoftë!” (Ismail Kadare)

    me respekt,
    Ismet M. Hasani, Suedi

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu