ARKIVI:
18 Nëntor 2024

Nëse ndodhë ndarja e çiftit, nuk duhet të ndodhë ndarja e fëmijëve mes vete

Shkrime relevante

Broçkullat e Albin Kurtit, trimërim për neootomanët…!

Belisar Jezerci, historian ____ Deklaratat e kryeministrit Kurti në medrese "Alauddin" në Prishtinë,...

O Stano, zëdhënësi i Serbisë, Kosovës nuk ka çka t’i duhet integrimi europian “me Serbi” brenda saj!

Gani I. Memeti Zëdhënësi i BE-së ka thënë se çështja e institucioneve...

Lirim Mhehmetaj dhe fjalori i tij trashaman…!

Afrim Caka, Gjakovë ___ …SE MOS E KA PARË DIKUSH TË JETË SKUQUR...

Popesku, turpi bije mbi ata që në shtëpinë e vet i sulmojnë mysafirët…!

Gani I. Mehmeti Në minutat shtesë, tifozët vendas nisën thirrjet raciste, me...

Shpërndaj

Lule Alidema, psikologe klinike, Prishtinë
***
POQËSE NDODHI TË NDAHET ÇIFTI, ASNJËHERË MOS TË NDODHË NDARJA E FËMIJËVE MES VETE
Rastësisht shoh një video në një tv ku një grua tregon se qenka divorcuar nga burri saj dhe paskan tri vajza nga ajo martesë.
Ajo që ma trazoi mendjen ishte se zonja tregon se njëra vajzë po jeton me atë dmth me nënën dhe dy tjerat me babain e tyre.
Çka do të thotë se nga kjo ndarje nuk po ndahen vetëm prindërit, por po bëhen edhe ndarje tjera deri te motrat mes vete.
Ndarja e tillë e fëmijëve mes vete është tepër e paarsyeshme dhe e dëmshme për aspektin psikologjik të fëmijëve, është traumë e dyfisht!
Kur një martesë mes çiftit përfundon me divorc, ata që e vuajnë më së shumti janë fëmijët e tyre.
E aq më e rëndë bëhet kur bëhet ndarja e dytë, dmth kur ndahen fëmijët si psh, njëri te nëna tjetri te babai, apo djali te nëna motrat te babai etj.
Si duket prindërve nuk ju mjaftoi lëndimi që ata ju shkaktuan fëmijëve me ndarjen e tyre, por u dashka tu shkaktojnë tutje lëndim, ti ndajnë edhe fëmijët mes vete.
Nëse një çift ndahet, duhet ta dijnë prindërit se fëmijët sigurinë, mbështetjen e gjejnë te njëri tjetri, motrat ose vëllau dhe anasjelltas, dhe për asnjë arsye fëmijët nuk duhet të ndahen, e as të shndrrohen në valixhe duke i endur një vit te nëna një tjetër te babai.
Me një fjalë fëmijëve duhet tu sigurohet (gjithmonë me mirkuptim mes çiftit) një “strofull” i sigurtë e asnjëherë të mos ti bëjnë fëmijët e tyre lojtarë në lojën e tyre.
Kuptohet se asnjëherë nuk duhet tu ndalohet takimi me prind, por në fund të ditës ta dijnë fëmijët ku e kanë shtëpinë e tyre.
Me fëmijë nuk duhet bëhen gara se kush po mundet ti marrë apo kujt i takojnë, sepse fëmija nuk është lodër por është njeri.
Nuk i kuptoj çiftet, pavarësisht arsyes së ndarjes, se përse duhet të ndahen si armiq me plotë probleme, përderisa ata u martuan me marrveshje dhe pa asnjë problem.
Pse dhe ndarja mos të bëhet me marrveshje, fundja dikur ishit bashkë, jetuat bashkë, e tash pse po ndodhë ndarja nuk do të thotë se duhet të shndrroheni në armiq të njëri tjetrit.
Ndarja veç po ndodhë, qëllimi po realizohet, konfliktet, ofendimet, fajet janë të tepërta në këtë mes!
Andaj kujdesuni të mos i ndani asnjëherë fëmijët mos i lëndoni psikologjikisht dyfish.
Mos u bëni prind të kqinjë duke e ndjekur vetëm plotësimin e egos tuaj.
Mendoni për dëmet që po u shkaktoni fëmijëve të pafajshëm duke ja mohuar të drejtën për tu rritur të plotësuar e të shëndetshëm psikologjikisht.
Nëse nuk dijtët të qëndroni bashkë, së paku të dini si të ndaheni!
Me gjasë ne si popull nuk dijmë as të martohemi e as të ndahemi, nga vet idea se po ndodhë ndarja atëherë nuk dijtët as të martoheni.
Ndarja me mirkuptim sadopak e kanë më të vogël lëndimin fëmijët, kuptohet se fëmijët veçse janë të lënduar shto dhe problemet e çiftit atëherë ku po mbetet fëmija.
Po, mbetet i zbrazët, i pasigurt, dhe me çrregullime psikologjike, i traumatizuar.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu