Mevi Rafuna, Mitrovicë
- Reagim ndaj nismës për ta dëmtuar laicitetin e shkollës për bartjen e shamisë nga minoret
Duke pasur parasysh ngulfatjen tonë shoqërore,degradimin e të gjitha vlerave dhe mykjen institucionale, më duket që ne pjesa e paktë që i shohim gjërat objektivisht ngjajmë si të humbur në hapsirë dhe në kohë. Personalisht së pari si njeri, së dyti si grua dhe së treti si shqiptare, tendencat e shumta për t’i dhënë kahje tjetër kësaj shoqërie duke e ngulfatur atë përfundimisht më duken shqetësuese. Hiç më larg kur deputetët e Kuvendit të Kosovës( Institucion ky që u krijua me sakrificat e shumta përgjatë historisë,të cilat dihen botërisht por mjerisht u shkelën dhe u përbuzën nga një grup i caktuar, për egon e tyre për pushtet). Kur lexoj se në Kuvendin e Kosovës, jo vetëm një por një pjesë e konsiderueshme e deputetëve të Kosovës,propozojnë ndryshime të neneve të cilat nëse tingëllojnë që thirren në “emrin e të drejtave të njeriut” mjerisht kanë prapavi tendencioze sa i përket laicitetit institucional dhe shoqëror.
Dude Balje, që tashmë e mori për ta luejt rolin e propagandistes së islamit politik, ka nisë të angazhohet me ngulm për futjen e Shamisë si shenjë dhe simbolikë e identifikimit religjioz-panislamik nëpër shkollat e Kosovës. Edhe përmes kësaj fotoje , ajo e aktron rolin e një gruaje Muslimane …
Këto ditë dëgjuam deputeten minoritare Duda Balje e cila ” konstaton se neni 3.pika 1.13 e udhëzimit Administrativ të MASHT-it 06/2014 është i paligjshëm dhe antikushtetues”. Dhe këkesa e kësaj është që ky nen të ndryshohet sepse është në kundërshti me të ‘drejtat e njeriut’ ,për shkak se vajzave minore iu ndalohet bartja e shamisë nëpër shkolla. Deputetja në fjalë thirret në emrin e islamit, duke harruar që në Kosovë ka edhe religjione të tjera, e mbi të gjitha është shtet laik. Por shqetësuese më duket tendenca e vazhdueshme e deputetes në fjalë për ta instaluar shaminë në institucionet shkollore. Kur dihet se sa e kemi vuajtur ne si shumicë si shqiptarë, që të kemi shkolla laike. Ata pushtuesit otoman që ishin islamik s’na lanë me shekuj të kemi shkolla në gjuhën tonë. Deputetja në fjalë mund të flas për minoritetin e saj por jo ta marrë të drejtën që në këtë thes ta fus edhe femrën shqiptare. Gjyshet tona bënë ç’mos që t’i largojnë shamitë dhe dimijat të cilat përveç që nuk kishin të bëjnë asgjë me kulturën dhe kombin tonë ishin tmerrësisht joestetike duke ja u shëmtuar bukurinë. Këtu është ndoshta një 10 % që pas lufte përqafuan rrymat radikale. Ky grupacion i çuditshëm të cilin nuk dyshoj që e përkrah deputetja në fjalë në “emrin e të drejtave të njeriut”tentojnë që ta ndryshojnë bazamentin e kësaj shoqërie. Nga ky grupacion kemi manifestime e tyre duke filluar nga veshja,meshkujt me trefertal të parruar e të pakrehur, femrat me shami ( madje kam pa edhe vajzat e vogla), këta as nuk të përshëndesin e as nuk ta japin dorën dhe qasja e tyre të kujton kohët e prapambeturisë shpellare. Duke e ditur që nuk veprojnë të vetëm që armiqtë e këtij shteti derdhin mjete financiare, vetëm që këta të përfaqësojnë rrymat e tyre radikale për të dëmtuar rënd shoqërinë dhe karakterin kulturor dhe kombëtar. Madje çmimi për vënien e shamisë shkon prej 300 $ e lartë, ndërsa ato që e menifestojnë këtë duke u futur me këmbëngulje në institucione shtetërore paguen dhe më shumë. Dhe më thoni kush jeni ju që kemi marrë turr të na shtërembëroni, të na shëmtoni kur dihet se sa rëndë e kemi pagu të qenurit nën sundimin islam ottoman dhe megjithatë mbijetuam. Ju që i mbushët kampet e Sirisë me mugjahedinë duke vra e masakru fëmijë të pafajshëm atje nën emrin e ideologjisë së juaj të çmendur. Kam pa gra nga Kosova që kishin shkuar atje si luftetare dhe kur ju kishte vdekur burri apo partneri ato kishin lind fëmijë të tjerë me nga dy apo tre e më shumë partner.
Ju thirreni në “emrin e të drejtave të njeriut” dhe të ‘demokracisë’ deri sa ta shtrini ndikimin tuaj më pas njihni vetëm Sheriatin.. Dhe cila është ajo fe që e degradon njeriun nga qenësia e tij.
Për këtë fajtor janë të gjithë, duke filluar nga BIK- u me Naim Tërrnavën në krye, i cili jo vetëm që nuk i pengoi këto rryma në fillim por në heshtje i miratoi të gjitha.
Indonezia ndalon detyrimin e nxënësve për veshjen e rrobave fetare
Këtu po ashtu fajet i kanë të gjitha partitë politike që hapur dhe fshehur flirtuan me islamistët, madje edhe duke futur brenda radhëve partiake vetes grupacione të tilla, që shpesh u ngjitën deri në rangun e deputetëve “të populit!”.
Shembujt e PDK-së, LVV-së etj., flasin mjaft për këtë që e them.
Këtu fajtor janë të gjithë akademikët të cilët asnjëherë nuk shkruan për rrezikun që i kanoset shtetit dhe kombit shqiptar nga këto grupe. Dhe ku e marrin guximin këto grupe të flasin në emrin e zotit, të kërcënojnë në emrin e zotit dhe të vrasin në emrin e zotit?
Nëse ata pak shqiptarë nuk zgjohen, nuk është çudi që brenda një dekade do shndërrohemi në Avganistanin e Europës!
Kjo do të ishte zhbërja përfundimtare e kombit shqiptar, prandaj është detyrë e secilit shqiptar e shqiptare, që qysh tash jo vetëm ti del të keqës përpara, por ta mposhtin atë me të gjitha mënyrat dhe metodat e mundshme.