Nga: Basri Beka
Republika e Kosovës është shtet laik dhe neutral në çështje të besimeve fetare, siç e parashikon Neni 8 i Kushtetutës së saj.
Nëse Prokuroria Speciale e Kosovës ka hapur një rast për Lëvizjen e Deçanit, ky do të ishte një skandal dhe një shenjë e qartë e kapjes dhe shantazhit të institucioneve të drejtësisë dhe zbatuesve të ligjit në Kosovë nga grupet islamiste. Deklarimi i gjoja eksperit të sigurisë, Armend Halimit, i cili tha se këta njerëz janë të rrezikshëm po aq sa një terrorist me bombë në dorë, është skandaloz dhe nxitje e urrejtjes dhe sulëm mbi fjalën e lirë po ashu rrezikim direkt i zonjëns së nderuar Vlora Gashi e cila përfaqëson Levizjen e Deçanit.
Kjo gjithashtu sulmon ata që mendojnë ndryshe apo mbrojnë kulturën dhe identitetin shqiptar në orientimin perëndimor të kombit. Po ashtu e njëjt është deklarata e Avokatit Asdren Hoxha, i cili ka thënë se Lëvizja e Deçanit përben rrezik dhe se kjo organizatë duhet të hetohet. Kërkesa e tij, si një avokat i cili kryesisht mbron të akuzuarit për krimet të organizuar duke përfshirë edhe të dyshuarit për sulmin në Banjskë është shum indikative se kujt i shërben.
Baballarët tanë themelues e krijuesi të shtetit dhe Kushtetutës së Kosovës, të cilet e përcaktuan Kosovën si një shtet laik ku kishin vizionin për të mbrojtur popullsinë nga ndikimet agresive fetare dhe tjetërsuese. Është e rëndësishme të kujtojmë këtë vizion dhe të mbrojmë këtë strukturë laike nga çdo lloj presioni të detyruar dhe nga ndërhyrjet e jashtme që mund të dëmtojnë orientimin perëndimor të vendit tonë.
Ashtu siq e shpjegon profesor Enver Hasani në shkrimin autorial mbi debatin për kërkesen e shfyqizimit të udhëzimit administrativ për ndalimin e shamis,citoj:” Në rastin e laicitetit bëhet fjalë për lirinë nga feja (religjioni), kurse te sekulariteti kemi të bëjmë me lirinë e fesë dhe besimit. Në rastin e parë, roli i shtetit është aktiv dhe vendimtar në mbrojtjen e individit nga feja dhe ndikimi i saj negativ, kurse në të dytin shteti është pasiv (minimal).” Prandaj, shteti duhet të mbrojë individët dhe jo të hetojë dhe pengojë ata që dëshirojnë të çlirohen nga imponimi i besimit fetar, ashtu siç po e praktikojnë klerikët dhe fanatikët e besimit islam.
Ne si qytetar të Kosovës, përballemi çdo ditë me rrezikimin e kulturës dhe kombit tonë nga këto grupe minore që imponojn ndërtimin e xhamive pa leje dhe kundër dëshirës së banorëve dhe besimtarëve lokal, duke u imponuar përmes shantazhit dhe ryshfetit. Gjithashtu, terrorizohem çdo ditë nga ndotja akustike e autoperlantve të minareve dhe nga predikimet e hoxhallarëve injorantë.
Ndërtime të tilla në udhëkryqe dhe përgjat rrugëve nacionale dhe të cilat nuk i shërbejnë interesave të besimtarëve të vërtetë, por vetëm marketingut agresiv islamik. Prandaj në këtë rast, ftoj Prokurorinë Speciale që të marrë masa ndaj individëve që shkaktojnë rrezik siq është tipi i Armend Halimit e Azdren Hoxhed dhe jo ndaj atyre që i rezistojn asimilimit dhe mendojnë ndryshe dhe të mbrojë zonjën Vlora Gashi, e cila është në këtë rast është e sulmuar dhe e rrezikuar si përfaqësuese e Levizjes së Deçanit nga dekleratat e këtij “eksperti” dhe “avokati”.
Fundi i fundit Levizja e Deçanit dhe shume levizje e organizara tjera që dolën e do të dalin në mbrojtje të kultures e identitetit jan pikrisht reaksion i invadimit agresiv të islamit politik ku kan qëllim neve si popull shqiptar të na tjtetsojnë në kulturen dhe identitet e me se miri ate e vertetojn fyrja që ju bëhet heronjve kombëtar, glorifikimi i perandoris gjenocidale dhe pushtuese siq ishte perandoria osmane ndaj shqiptarve. Gjithashtu, ky rast dëshmon se “vllaznia islame” po merr pushtetin nga brenda dhe paraqet një rrezik të rritur për stabilitetin e Kosovës dhe për zhvillimin e shqiptarëve.
Thirrja për “shqiptarizëm” dhe për “braktisjen vullnetare të fesë islame” është më pak e rrezikshme ( në fakt e drejtë) në krahasim me thirrjet për islamizimin e shqiptarëve dhe për implementimin e sheiratit për krijimin e kalifatit.
Prandaj, shpresoj që Prokuroria të mos hapë një rast kundër një lëvizjeje vullnetare qytetare dhe kombëtare, e cila synon të ruajë identitetin dhe kulturën shqiptare nga politikat neotomane, Islamit politik dhe ndërhyrjet e huaja që dëmtojnë orientimin perëndimor të vendit tonë.
“….Nëse Prokuroria Speciale e Kosovës ka hapur një rast për Lëvizjen e Deçanit, ky do të ishte një skandal….”.
Ne fakt asht nji VEPRIM ANTI KUSHTETUES”.
Shkrim shume me vend. Pergezoj autorin Basri Beka.
Siç jepet për t’u kuptuar, se nëse Prokuroria Speciale e Kosovës ka hapur një rast për një lëvizje vullnetare qytetare dhe kombëtare, e cila paska për synim ruajtjen e identitetit dhe kulturës kombëtare shqiptare, nga politikat neotomane, islami politik dhe të gjitha ndërhyrjet e huaja, të cilat dëmtojnë orientimin perëndimor të vendit tonë, qenka më e rrezikshme, se synimi i sulmuesve terrorist serbo-çetnik në Banjë…
Përgëzojë autorin atëmëmëdhetar, Basri Beka, për këtë shkrim me porosi të qarta!
Ne nje shtet ku parlamenti perbehet nga 13 -14 deputete qe jane perkrahes te islamit politik dhe ne po ate shtet ku (sipas anketave te fundit) del se rreth 40 % e popullsise me parë e ndjejne vehten mysliman se sa shqiptar nuk duhet cuditur nese eshte e vertete qe Prokuroria Speciale e Kosoves ka hapur rast per nje Levizje e cila eshte teresisht kombetare.
E kam thene edhe me pare dhe po e perseris qe Kosova me vetedije apo pa vetedije eshte duke e zhbere shtetesine e saj.