ARKIVI:
14 Maj 2025

Nëse shqiptarët po vjedhkan rrymë …, duhet ta rikujtoni se ju maqedonasit keni vjedhur vendin, historinë, gjuhën, identitetin e të tjerëve!

Shkrime relevante

LDK e mercenarëve, jo e themeltarëve!

Florim Zeqa Kryetari i LDK-së, humbësi i zgjedhjeve parlamentare, Lumir Abdixhiku i...

Rikthimi në Shtëpi i Blerim Metajt dhe vajzës së tij…!

Blerim Metaj, Kaliqan, Pejë RIKTHIMI NË SHTËPI Të jesh katolik nuk është vetëm...

Kultura është identiteti i një shoqërie të tërë, është shtylla kurrizore e një populli

Nga Aurel Dasareti Gjyshi im nga babai (ish-oficer i rangut të lartë),...

Një meditim për tradhëtinë, orgazmen dhe poshtërimin kombëtar

Lirim Gashi, Prizren  __ TRAGJEDIA E SHUSHUNJAVE POLITIKE: NJË MEDITIM MBI TRADHTINË, ORGAZMËN...

Shpërndaj

Emira Selimi, Shkup
  • Kur portalet maqedonase tallen me një komunë shqiptare

Ajo që më së shumti është shqetësuese që nga dita e djeshme janë portalet maqedonase që tallen me një komunë shqiptare pa ndërprerje!Të nderuar, komunat shqiptare janë të varfëra, pasiqë buxhetet e komunave shqiptare shkuan për luksin e komunave tuaja.

Përderisa komunat ku po jetoni ju i keni të mbushura më shumë me skulptura se me njerëz, komunat shqiptare ende nuk kanë ujë dhe kanalizim.Ato skulptura milionëshe u paguan me buxhetin e komunave shqiptare, këto tragjedi dhe padrejtësi u thurrën nga ai psikopati azilant që tash është një endacak nëpër rrugicat e Hungarisë.

Kur ta drejtoni gishtin duke i tallur të tjerët, mos harroni se katër gishta i keni të drejtuar kah vetja.

Jeni të ngulfatur në nacionalizëm dhe egoizëm, talleni me fatkeqësitë e të tjerëve, harroni se e gjithë bota tallet me ju, ndërsa ende shikoni ta shfryni mllefin me shqiptarët!! Interesante, i qeshuri të qesh. Ajo kryetarja e kryeqytetit, që në zgjedhje lokale shkonte derë për derë duke kërkuar votat e shqiptarëve, sot bën diskriminime nacionaliste, në një anë rregullon parqe luksoze, e në anën tjetër nuk interesohet fare, atje nuk jetojnë bashkëkombasit e saj…! Kjo nuk është njerëzi, por djallëzi dhe hipokrizi. Nëse shqiptarët po vjedhkan rrymë dhe ju paskeni hapsirë të talleni, duhet ta rikujtoni se ju keni vjedhur vendin, historinë, gjuhën, identitetin e të tjerëve….!

Tani kush ka hapsirē tē tallet më shumë?

PS-shqiptarēt nuk kanē vjedhur, por janë të vjedhur.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu