ARKIVI:
22 Dhjetor 2024

Nëse ukrainasit po luftojnë me moral të lartë një ushtri pushtuese, ne e kemi më vështirë të luftojmë kundër një armate politikanësh të korruptuar!

Shkrime relevante

Angazhimi kundër terrorizmit global , është angazhim për një botë pa fanatizëm dhe dhunë

Lirim Gashi, Prizren ( shqip , gjermanisht, anglisht dhe norvegjisht) ___ Tragjedia e Magdeburgut...

Meritat dhe dobësitë e Kryeministrit Albin Kurti në qeverisje

Halil Geci, Skenderaj Kryeministri Albin Kurti ka demonstruar një qasje të vendosur...

Kot e keni, mërgimtarët nuk do t’ju votojnë!

Florim Zeqa Shtyrjet e njëpasnjëshme të afatit të regjistrimit të mërgatës sonë,...

Epistolari i poetëve Shefqet Dibrani e Agim Spahiu

Shkruan: Adil FETAHU Shefqet Dibrani, “LETRAT E AGIMIT”, letërkëmbim, botoi Shtëpia Botuese...

Shpërndaj

Nga: Emin Azemi, Kumanovë
NE DHE UKRAINA…!
Situata në Ukrainë po na jep shumë mësime…Nëse deri tani kemi pasë dilema se çfarë dëme mund të vijnë nga diletantizmi i politikës, tani do ta kemi më qartë pas gjithë këtyre ngjarjeve dramatike që po ndodhin në Ukrainë.
Atje, në Ukrainë, po shohim se politikanët qenkan zgjedhë me meritë, e jo nëpër aksham pazare… Po shohim një President që nuk po e braktis vendin e tij dhe po bëhet shembull për të tjerët se si mbrohet atdheu.
Atje në Ukrainë, nuk po shohim ministra e kryetarë komunash që janë aparatçikë partiak. Po shohim se me politikë të merresh nuk është vetëm privilegj, por edhe obligim dhe detyrim ndaj të tjerëve. Ndaj atyre që të kanë bërë DIKUSHI… Atje po shohim se pushteti lokal di të menaxhojë krizat dhe e di saktësisht se ku ndodhen strehimoret për banorët e lagjes. Atje nuk fitojnë tendera për ndërtim të strehimoreve, por kur vjen puna pisk, njerëzit nuk kanë ku të strehohen, sepse politikanët paratë i kanë bë rrush e kumbulla duke ndërtu vila e duke ble gjëra luksi për veti dhe për hakrabatë. Madje edhe për kucat e macat…
Atje, në Ukrainë, çmimet nuk rriten 3 fiish, si te ne, por përkundrazi shteti i mban nën kontrollë çmimet dhe nxjerr masa parandaluese për të gjithë abuzuesit. Te ne nuk ka luftë, por çmimet po shkojnë në stratosferë, sepse profiterët nuk kanë ideal dhe mëshirë.
Profiterër i presin tre ditët e tyre, dhe shteti dorëzohet para tyre, sepse jo pak segmente të shtetit kanë aleancë të fshehur me profiterët. Nëse për një punësim, bie fjala, është paguar 5000 euro ryshfet, atëherë ai zyrtar që i ka marrë ato para, pastaj e ka vështirë të del kundër profiterëve. Nëse zyrtari bëhet peng i profiterëve, atëherë të gjithë ne bëhemi peng të situatave kaotike ku më së miri dijnë të lundrojnë ata që janë mësuar të peshkojnë njerëz të pafajshëm, njerëz që me nder kanë arritur në karrierë, të rinjë që me sukses kanë mbaru universitetin, por që detyrohen të ikin në Gjermani dhe të bëhen shërbëtorë në ndonjë McDonalts…
Ukrania, rahmet i pas shpirti për së gjalli, shumë mësime po na jep…. sepse ne jemi shembulli më i keq se si nuk duhet të sillemi në kohë krizash…Edhe me prostitucionin tregtar të rritjes së çmimeve edhe me çyçanllëkun lapidar të shtetit kundrejt profiterëve të të gjitha ngjyrave….
Nëse ukrainasit po luftojnë me moral të lartë kundër një ushtrie pushtuese, ne si duket e kemi më vështirë të luftojmë kundër një armate politikanësh që edhe krizat i kthejnë në favor të tyre, për përfitimet politike të radhës…
Kryebashkiaku i Kiveit, Vitali Kliqko, dikur kampion i botës i peshave më të rënda në boksin profesionist, tash e mbronë Kievin dhe Atdheun e tij Ukrainën.
Ukraina nuk është shumë larg, por ne jemi me vite drite larg nga caku për të qenë të dinjitetshëm si ukrainasit!

K O M E N T E

5 KOMENTE

  1. ”Kohë lufte në shtetin e tij, por ambasadori i Ukrainës në Serbi thotë se nuk kanë ndryshuar qëndrim sa i përket njohjes së Kosovës”
    Është për të ardhur keq për popullsinë por shteti, qeveria e Ukraines, pak ndryshon nga ajo e Rusise, sa i perket Kosovës.
    Ajo nuk na njeh athere ne mund dhe duhet te solidarizohemi me popullsine ukranise por nuk duhet vdekur per per Ukrainen.

  2. Pikerisht kjo pra!

    ….Gjithashtu eshte per te ardhur shume keq edhe per shtetin (presidenten) dhe pushtetin filoturk, internacional dhe proletar te Kosoves.

    Per elektoratin ose popullin kosovar, ku dreqi e biri, gjejne strehen ose audiiencen e tyre.

    Mjafton vetem te ndalesh dhe reflektosh pak ne gjenealogjine ose historine familjare, farefisnore, biogjenetike ose strukturalgjenetike te disa titullareve te dikastereve ministrore ne qeverine Kurti… Ne gjuhen (fjalorin), shprehjet, deklaratat, prononcimet, konceptet, definicionet e tyre….Ne munifikacionin ose retardimet e thella mentale, psikologjike, semiotike, semiologjike, profesionale etj…

    Ne mungesen e hetuesme te intelegjences se jashtme dhe te brendshme shpirterore emocionale, kognitive, linguistike etj…

    Ne mungesen e pamjes dhe gjuhes se kualifikuar, intelktuale, profesionale, intelegjente etj…

    Nje mal deficitesh ne nje shtet dhe pushtet deficitar, te ngritur dhe projektuar per benifite dhe suficite te brendshme dhe te jashtme te grupeve, klaneve, tarafeve, personave ose individeve te caktuar.

  3. Pavarësishtë qëndrimeve të deritanishme të politikës së Ukrainës ndaj Kosovës, ne duhet të jemi me të drejtën dhe drejtësinë, qëndrim të cilin e kanë shtetet demokratike të botës së civilizuar, pra, ne jemi në rrugë të drejtë me rreshtimin tonë pro Ukrainës dhe kundër pushtimit Rus të saj, këtu aspak ne nuk duhet të dyshojmë.
    Çkado që ne sot bëjmë për Ukrainën, ne në fakt drejtëpërsëdrejti bëjmë edhe për veten tonë.

  4. Ukraina sips te gjitha gjasave, do ndahet ne Ukrainen Lindore ( Proruse)-pertej lumit Dnjeper, qe i ka takua dikur Pereandrise Cariste te Rusise, si dhe ne Ukrainen Perendimore ose Ingermanike, kendej lumit Dnjeper, qe ka qene dikur nen kontrollin e dikurshem te “Distastise se Habsburgeve”, “Perandorise se Prusise” etj…

    Ukrainasit ne esencen ose substancen e tyre, thuhet se jane “popull artificial dhe johistorik” (” the people withot history”) qe i kane ngritur dhe krijuar dikur Lenini, Stalini, Trocki, Buharini, Plehanovi, Kolckaku, Denikini dhe te tjeret neper etata ose periudha te indryshme te imperalizmit, revolucioneve te shkurtit dhe tetorit ne
    Rusi (lexo:”mensheviket” dhe “bolsheviket” etj…) dhe keshtu me radhe…

    Nuk e di se cfare paralelesh, analogjigje ose apologjishe te ndrysme ne mes shqiptareve dhe ukrainasve, mund te jene valide ose relevante ne kete histori?!

    Nuk jane shqiptaret popull artificial dhe johistorik…. pervec atyre te “popullit te ri kosovar” te lindur nga lufta dhe revolucini i specave, kastravecave ose patateve….!!!

    Nuk jane te gjithe shqiptaret e Kosoves nipa ose sternipa turku, shkau, llatini, zhabari (italiani), bugari ose boshnjaku etj…. Ka edhe shiptar te pastert dhe te vertete….Den Baba Den…

  5. P.S.

    Pse (perse) anglezet ose britaniket krenar dhe intelegjent, nuk e kane asnje dite ose asnje date te lirise dhe pavaresise? Sepse, nuk kane qene te pushtuar (okupuar) dhe sunduar kurre nga i huaji…. Pervec etapave te shkurtera te sulmeve ose invazioneve te romakeve ne ujdhesen (keshtjellen) e pamposhtur angleze ose britanike.

    Pse shqiptaret trutrashe, shpirteshitur dhe karaxhoz, kane shume data te lirise dhe pavaresise? Sepse, de jure dhe de facto, nuk jane cliruar, pavaresuar dhe shtetformuar kurre.

    Pse luftojne kunder njeri tjetrit-njerezit, popujt ose kombet e ndryshme? Pse ndodhin revolucionet ose kryengritjet e ndryshme nga poshte-larte te popullit ose proletariatit-kunder metodave skllavopronare, absolutiste ose feudaliste te aristrokracise ose borxherzise sundimtare ose pushtetmbajtese?

    Pse, tek popujt ose shtetet e vogla (xhuxhe), tranziotore, poroze, fraxhile dhe inkompaktibile, jane me rendesi lustracioni ose dekodimi (deshifrimi) i ADN-s dhe pemes se njohur familjare, gjenealogjike ose biogjenetike te sundimtareve ose pushtetmbajtesve te ndryshem?

    Pse, pse, pse….???? (!!!) ???

    Pa pergjigje….)))

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu