ARKIVI:
18 Nëntor 2024

Nëse Visar Korenica dhe soji i tij, nuk janë ekstremistë politik islamikë, atëhere unë nuk jam Lirim Gashi!

Shkrime relevante

Broçkullat e Albin Kurtit, trimërim për neootomanët…!

Belisar Jezerci, historian ____ Deklaratat e kryeministrit Kurti në medrese "Alauddin" në Prishtinë,...

O Stano, zëdhënësi i Serbisë, Kosovës nuk ka çka t’i duhet integrimi europian “me Serbi” brenda saj!

Gani I. Memeti Zëdhënësi i BE-së ka thënë se çështja e institucioneve...

Lirim Mhehmetaj dhe fjalori i tij trashaman…!

Afrim Caka, Gjakovë ___ …SE MOS E KA PARË DIKUSH TË JETË SKUQUR...

Popesku, turpi bije mbi ata që në shtëpinë e vet i sulmojnë mysafirët…!

Gani I. Mehmeti Në minutat shtesë, tifozët vendas nisën thirrjet raciste, me...

Shpërndaj

Lirim Gashi, Prishtinë
____
Kur i dhashë Aida Dergutit ultimatumin që nëse Visar Ymeri, kryetari i atëhershëm i Vetëvendosjes, nuk distancohet publikisht brenda pesë minutash nga deklarata kërcënuese e xunxe magarit të Rahovecit Visar Korenices kundër Izraelit, unë personalisht do ta trajtoj partinë e saj si organizatë terroriste në shkrimet e mia të ardhshme, ju betohem në flamurin dykrenorë, reagimi dhe distancimi i Visar Ymerit pasoi brenda dy minutash.
Çuditërisht, Visar Korenica jo vetëm që mbeti anëtar i besueshëm i Vetëvendosjes, por ishte edhe kandidat për kryetar të komunës së Rahovecit në zgjedhjet e fundit lokale.
Edhe më keq:
Sot ai, Eman Rrahmani dhe disa deputetë të tjerë të Vetëvendosjes, sillen sikur me qënë deputetë të Bashkësisë Islame në Kuvendin e Kosovës, e jo si deputetë të Vetëvendosjes gjoja socialdemokrate !
Sepse ata gjatë gjithë kohës jo vetëm që bëjnë propagandë për Bashkësinë Islame, duke publikuar dëshmi fotografike se si i përcjellin kandidatët e haxhit në Mekë, por edhe kryejnë punët e krerëve të Bashkësisë Islame.
Sepse është detyrë e krerëve të Bashkësisë Islame dhe familjarëve të tyre përcjellja e kandidatëve të haxhit në Mekë, e jo e Visar Korenices dhe sojit të tij në Vetëvendosje.
Shtrohet pyetja :
A paguhen këta dy bilbila të Vetëvendosjes nga Bashkësia Islame për të përcjellë kandidatë për haxh në Mekë, apo nga qytetarët e Kosovës, për t’i mbrojtur interesat e tyre personale, kombëtare dhe shtetërore?
Unë dyshoj fuqishëm se paguhen edhe nga qytetarët edhe nga Bashkësia Islame.
Dhe tani jini të sinqertë, të dashur lexues, dhe më thoni:
Si mund t’i besohet distancimit të Vetëvendosjes dhe të vetë Visar Korenicës nga deklarata e tij kërcënuese me këtë përmbajtje:
“Unë me kënaqësi do ta bombardoja Izraelin nëse do të kisha fuqinë, për shkak të krimeve të tij kundër popullit palestinez”.
Nëse ky tipi nuk është ekstremist politik islamik, atëherë unë nuk jam Lirim Gashi.
Nuk duhet ta keni trurin e Ajnshtajnit të dashur miq dhe mikesha për ta kuptuar se si do të sillej ky bombardues i Izraelit nëse do të kishte fuqi të pafundme politike?
Derisa nuk e kuptoni se politikanët në pushtet dhe opozitë duhet të dëshmojnë çdo ditë përkushtimin e tyre ndaj popullit, atdheut dhe shtetit përmes veprave të mira, nuk do ta kuptoni kurrë kuptimin e kritikës dashamirëse.
Dhe jo vetëm kaq, por nuk do ta kuptoni as kuptimin e profesionit të politikanit.
Politikanët janë përfaqësues të popullit në të gjitha nivelet, fushat dhe institucionet e jetës shoqërore-politike.
Privilegjet ata i fitojnë jo vetëm nga besimi i njerëzve që i zgjedhin me vota, por edhe nga kontributet e tyre monetare të cilat ua sigurojnë pagat e majme.
T’ua ndalosh gazetarëve dhe analistëve që t’i kritikojnë veprat e tyre të këqija dhe t’i lavdërojnë veprat e tyre të mira, është njësoj si t’ua ndalosh njerëzve të zakonshëm të qeshin me humorin e mirë dhe të ankohen për dhimbjet e mëdha fizike dhe mendore, e madje edhe të qajnë.
Në këtë vend qytetarët nuk do të arrijnë kurrë një nivel të pjekur ndërgjegjeje, nëse nuk e kuptojnë se kurrë nuk guxojnë të dashurohen më shumë në liderët dhe partitë e tyre sesa në atdheun dhe shtetin e tyre.
Fatkeqësisht në këtë vend votuesit i duan më shumë liderët dhe partitë e tyre sesa atdheun dhe shtetin, ndërsa besimtarët i duan më shumë hoxhallarët, priftërinjtë dhe rabinet se sa Zotin.
Dhe pikërisht këtë e kërkojnë prej tyre politikanët dhe klerikët egoistë.
Që t’i ndjekin verbërisht si delet barinjtë.
Përveç kësaj, qytetarët duhet të kuptojnë se mirësia nuk është një gjendje e përjetshme statike e një individi dinamik, sepse edhe njerëzit e mirë mund të prishën, ndërsa njerëzit e këqij mund të ndreqen.
Për këtë duhet respektuar edhe një vlerë që quhet pendim i sinqertë.
Dhe mënyra më e mirë është falja e mëkateve në këmbim të pendimit të sinqertë.
Megjithatë, të penduarit duhet ta kenë një vend të sigurt në parajsë, por kurrë më në politikën zyrtare, nëse kanë kryer mëkate të pafalshme, si vrasjet, grabitjet dhe tradhtitë.
* Autori është Kryetar i Forca e Diasporës për Kosovën.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu