ARKIVI:
18 Nëntor 2024

Nesër, me 28 mars 2023, në Bibliotekën “Pjetër Bogdani” në Prishtinë, promovohet libri RIISLMIZIMI rreziku i radhës

Shkrime relevante

Broçkullat e Albin Kurtit, trimërim për neootomanët…!

Belisar Jezerci, historian ____ Deklaratat e kryeministrit Kurti në medrese "Alauddin" në Prishtinë,...

O Stano, zëdhënësi i Serbisë, Kosovës nuk ka çka t’i duhet integrimi europian “me Serbi” brenda saj!

Gani I. Memeti Zëdhënësi i BE-së ka thënë se çështja e institucioneve...

Lirim Mhehmetaj dhe fjalori i tij trashaman…!

Afrim Caka, Gjakovë ___ …SE MOS E KA PARË DIKUSH TË JETË SKUQUR...

Popesku, turpi bije mbi ata që në shtëpinë e vet i sulmojnë mysafirët…!

Gani I. Mehmeti Në minutat shtesë, tifozët vendas nisën thirrjet raciste, me...

Shpërndaj

Nesër në ora 12:00, në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani” në Prishtinë, promovohet libr im bashkëbisedues me intelektualin, atdhetarin dhe aktivistin e madh të çështjes kombëtare, Ibrahim Kelmendin.

RIISLAMIZIMI rreziku i radhës, është një libër për antishqiptarizmin, që jo vetëm se nuk e pamë apo nuk deshtëm ta shihnim qe 24 vite, por me apo pa vetëdije po i shërbejnë ata që do të duhej të ishin rojet besnike të Kosovës multietnike, të banuar me 92 % shqiptarë.

Një libër që flet për një theqafje të madhe kombëtare dhe për sulmet e pandalshme të antishqiptarëve, ku islamistët, këta çetnik të brendshëm, që gjithsesi janë më të rrezikshëm për ne se sa çetnikët serbë, i janë sulur me sulme të pandalshme identitetit kombëtar shqiptar. Ky libër bashkëbisedues, megjithëse me vetëm 137 faqe, tregon se “hajgarja” me sulmet e organizuara dhe kaq mizore ndaj identitetit kombëtar shqiptar tashmë ka përfunduar dhe se asnjë Shqiptare e Shqiptar, më nuk mund të mashtrohet me ngashnjimet djallëzore religjioze.

Merita e madhe për këtë libër bashkëbisedues i takon atij që është i vetmi që nuk heshti kurrë por përkundrazi foli pandërpre e me zë të lartë ndaj antishqiptarizmit islamik: Ibrahim Kelmendit. Ky libër, po ashtu, flet e rrëfen për një turp të madh kombëtar dhe e shpërfaq publikisht pandjeshmërinë e madhe ndaj fatit të kulturës, historisë, dokeve dhe zakoneve shqiptare. Në këtë libër andaj nuk flitet për fe, pra për asnjë fe, por për një shovenizëm religjioz që do të na zhbëjë e shkatërroj në vendin tonë. Ky libër i vogël tregon qartë dhe përfundimisht se antishqiptarizmi nuk do të lejohet, qoftë edhe i fshehur me dinakëri shërbimesh sekrete pas “hyjnores”. Une si intervistues i zellshëm e falënderoj Ibrahim Kelmendin për gatishmërinë e tij për tu përgjigjur në të gjitha pyetjet që ia kam shtruar, pa asnjë mëdyshje.

Libri RIISLAMIZIMI rreziku i radhës, e tregon qartë dhe hapur se më të rrezikshëm se sa xhihadistët shqipfolës janë dhe mbetën islamistët politik, këta agjent të vetëdijshëm apo të pavetëdijshëm të shërbimeve sekrete armiqësore. Krimi që ata e kanë bërë ndaj Atdheut, nuk mund të harrohet e as të falet. Ai është krim tepër i madh, një krim i paimagjinueshëm i njerëzve më të lig që dolën nga radhët tona, pasi mu ata ia filluan shitjes së identitetit kulturor e kombëtar për interesa armiqësore.

Respekt dhe mirënjohje e pafundme për Ibrahim Kelmendin, këtë gjigand të atdhedashurisë Shqiptare!

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu