U bë i famshëm me filmin “Mbledhësit e puplave”, në vitin 1966. Deri në atë kohë, ai kishte studiuar dhe ishte bërë i njohur nga shumë shtëpi filmi nëpër botë.
Bekim Fehmiu është aktori i parë shqiptar i filmit dhe i teatrit, që ka luajtur me sukses në filmat dhe skenat e gjithë hapësirës së ish-Jugosllavisë. Ndër rolet më të njohura, veçohen: “Prova speciale”, “Odissea”, “Aventurieri”, “Rruga”, “Vitet e nxehta”, “Dezertori” – këto, konsideruar si kryevepra të mjeshtrit të interpretimit.
Po ashtu, Fehmiu ka bashkëpunuar me emra të njohur të kinematografisë botërore, si: John Huston, Olivia de Havilland, Ava Gardner, Robert Shou, Dirk Bogart, Irene Papas e të tjerë, si dhe ka interpretuar në disa gjuhë, transmeton ‘konica.al’.
Nga kujtimet e artistit, veçojmë fragmente pikante të përvojës së tij jetësore dhe artistike të cilat i përktheu Sabit Abdyli:
Pse ju shqiptarët pas luftës (fjala është për luftën 1940/45) nuk u kthyet në Shqipëri – pyeti serbi 70-vjeçar. M’u kujtua pyetja e njëjtë e Jovan Mileçevit në Maribor. Tentova t’i përgjigjem. Po më ndali cimeri im, prit unë – Cernoputi Kovinac i mbajti leksion për shqiptarët si profesori im (dikur) Dr. Millosh Gjuriq. – Nëse dikush duhet të kthehet diku, atëherë ata duhet të jemi ne (serbet), jo shqiptarët. –ju përgjigj bashkëfshatarit.
Në vitin 1926 (vazhdoi 70-vjeçari) kur u bë reforma agrare më kanë ofruar tokë gati falas nëse vendosem atje (Kosovë). Po nuk shkova.
![](https://konica.al/wp-content/uploads/2022/06/288437262_10159867818190631_6669139474319416620_n.jpg)
“Shkëlqim dhe tmerr”, 2012, Beograd, Bekim Fehmiu, faqe 380.2.
Irena (fjala është për artisten Irene Papas) kish imigruar në Romë, për shkak grushtshtetit të Juntës ushtarake në Greqi. Kish vuajtur (merakosur) për mikun e saj kompozitorin Teodorakis. Për ta disponuar propozova të shkonim në restorant. Fillova të këndoj një këngë. Ajo pranoi këngën dhe vazhdoi ta këndojë në greqisht. I habitur reagova:
“Prej ku e di ti këtë?” Kjo është këngë dashurie shqiptare. Jo, kjo është këngë greke nga Janina – tha Irena. Atje jetojnë Arvanitasit, shqiptarët, apo?
Duke vazhduar këngën nxori nga çanta e dorës pasaportën dhe – Lexo. Irini Leleku (mbiemrin në shqip dmth lejleku). Di ti flasësh shqip? – e pyes. Jo, por jam me origjinë shqiptare – më tha Irena. Për ty do ishte fantastike të jesh në rolin e Teutës, mbretëreshës ilire.
![](https://konica.al/wp-content/uploads/2022/06/Fehmiu-Papas.png)
Nga libri (pjesa dytë) “Shkëlqim dhe tmerr” , 2012, Beograd, Bekim Fehmiu, faqe 167 3.
Regjisori (fjala është për regjisorin italian të filmit “Odisea” Franko Rosi) papritmas më pyeti.
-Çka mendon për Rade Sherbexhijen?
-Në ç’kuptim?-Si artist.
Po përgatisim “Iljaden” dhe po mendojmë për të.
-Mirë keni menduar. Rade, nuk është vetëm artist i shkëlqyeshëm, por edhe poet, këngëtar… Ai është i zoti për të gjitha rolet; nga lypsari deri te mbreti. Shikimet e Frankos dhe bashkëpunëtorit të tij, u kryqëzuan. Përnjëherë një si heshtje.
-Si ashtu, Bekim (Bekim Fehmiu): sa herë të kem pyet ty për kolegët nga Jugosllavia, gjithmonë i ke lavdëruar. Por, kur kem pyet për ty derisa xhironim filmin “Quo Vadis” në Beograd, ata (artistët serbë) përgjigjeshin se je verbuar, se je irredentist, nacionalist. (Unë, thotë Rosi) Nuk kam mund ta shoh Odisen tim të verbuar.
Dhe pse shtetet ,politika kanë traditat e kufijt e tyre propogandiste njeriu ,i të dy gjinive me kohë i ka shpërfillur ato pengesa e paragjykime .E ky është shqiptari ,artisti i madh , i vlerësuar botërisht, i ndjeri B. Fehmiu . Dashuria nuk njeh kufi , dallim kulture e kusht që të flasësh një gjuhë të njëjtë amtare . Shënoj një të dhënë nga biografia e ciftit artist ,Irena / Bekim se në provat e filmit Uliksi , rregjizori apo një konsulent apo koleg i dëgjon të dy duke folur një gjuhë të pakuptimtë , pra jo anglisht .I pyet se në c^gjuhë flisnin ? U përgjigjën se në shqip . Kuptohet se ndryshim i dialektit të veriut me të shqiptarëve që banojnë në Greqi e që i quajnë arvanitas është i madh por jo aq sa të mos kuptohen .Në vitet kur ka lindur e ndjera I.Papas ose Leleku / Lejleku ,në fund të viteve 1925 /28 gjuha shqipe nuk kishte ndalesën që pasoi më vonë pasi në Parlamentin grek deri vonë ,para 1 apo 2 dekade nga ditëlindja e artistes njiheshin ligjërisht e flitej greqisht dhe shqip .Pasi shum deputetë ishin shqiptarë / arvanitas .Pra dhe artistja e fliste madje mirë shqipen , plus që babai ishte një mësues me origjinë nga Elbasani .Dhe ajo në cdo rrëfim për jetën e saj ka treguar një dashuri të madhe për të jatin e fliste gjithmonë për të .Rrëfimi në artikullin e mësipërm nuk është i saktë se artistja nuk fliste shqip . Varet se nga kush burime janë marrë këto informacione .Dihet mirë se ftohtësia , mos afrimi që kishte nga institucionet shtetërore të cdo qeverie që ishte ,e majtë apo e djathtë nuk e cmuan sa ishte gjallë. pasi ajo kur pyetej nuk mohonte origjinën e saj . Vetëm pas vdekjes bënë sikur u zgjuan nga gjumi politikanë ,gazetarë e artistë dhe i bënë nderimet e fundit . Meritonte dhe më shumë .