ARKIVI:
21 Dhjetor 2024

Nga shkatërrimi i komunizmit, prej hirit të tij doli tradhëtia

Shkrime relevante

Klasë politike më të pafytyrë dhe pakarakter se ne shqiptarët, në Europë nuk ka askush !

Driton Statovci Kur po i lexoj reagimet e politikanëve tonë për sulmin...

Ago Agaj, “Kosovari nga Vlora”, në 30 vjetorin e kalimit në amshim

Dr. Ago Agaj, bashkpuntor politik i çeshtjes kombëtare dhe mik i...

Dje, pasdite, në Gjenevë të Zvicrës, u varros Aktori ynë i njohur Adem Muji

Arif Ejupi Me 21.12.2024 Më 16 dhjetor të këtij viti pas keqësimit të...

Shpërndaj

Afrim Caka, Gjakovë
A mundë të gllabërohetë nga kryetrat….. Edi Rama e filo-grekët e parlamentit edhe Butrinti i lashtësisë sonë.
Institucionalizimi i perversitetit. Historia e Butrintit është shumë e vjetër. Prologu i saj në parlamentin shqiptar, ndër të cilat fajin fatal e kanë deputetetë gjak/prishur: filtrin me robërinë. Historia është e vjetër. Qeveria shqiptare i jep këtij personi antishqiptar të drejtën sublime mbi Butrintin.
Prologu i Butrintit ishte në këtë parlamentë të zymtë në fund të maji i vitit 2020, kur gjeneralsimuesi Rama, aspak shqiptar, por më tepër se re e zezë, e ngarkuar me stuhi, mbërriti Richard HOTGES me librin e tij përpara portave të Butrintit, për të sjellë një kumt të ri, tepër dramatik dhe antikombëtar. Në këtë libër ai thotë:
“Saranda, i është dhënë pa të drejtë Shqipërisë!”.
Të shumtë ishin deputetët e Shqipërisë që u tërhoqën nga kjo joshje e re. E po aq të shumë ishin ministrat e Rames, në mos më tepër, ata që e sprapsen atë me përçmim, kishin ëndërruar ndarjen e Butrintit prej nënës Shqipëri.
Ky liber është një plagë dhe njollë e madhe turpi për të gjithë shqiptarët dhe qeverinë e mallkuar, e blerë me gënjeshtra e lekë. Duhet të jesh kafshë a idiot për të qenë indiferent para këtij realiteti të egër filo-grek, të cilën përpiqen ta fshehin e kur nuk munden e veshin me petkun e propagandës për asimilimin e lashtësisë shqiptare. E vërteta për t’ia çjerrë maskën kësaj kulture greko – afroaziatike, këtij fundamentalizmi ortodoksë filo/grek…
Çuditërisht, sot historia sikur po zhvillohet pa ne. Hallka më e dobët e çështjës shqiptare është vetë subjekti shqiptarë. Nëse ndonjë funksionar i lartë politik apo deputet i keqpërdor ligjet në parlament, apo nëse ndonjë funksionar i lartë fetar i keqpërdor ceremonitë fetare dhe mësimet fetare për të plagosur apo për ta sakatosur kombin e vet. Kundërshtarët e tij nuk duhet të ndjekin të njëjtën rrugë por duhet ta luftojnë me të njëjtat armë. Pavarësisht se mund të jetë e pakëndëshme për pjestarët e saj të veqant. Ne duhet të shndërrohemi në kundërshtarë të tmerrshëm dhe duhet ta zgjojmë brenda vetes forcën revulocionare patriotike për te mirën e kombit dhe të shtetit që të mos e harojnë kollaj, këta kulishë e bij kur….!”.
Gjenerali Millan Arstraj ishte sakat. Ai ishte invalid i luftës. SERVANTESI ishte gjithashtu invalid i luftës. Sot në parlamentin e Shqipërisë, mjerisht, ka shumë njerëz të till, të gjymtë, të poshtër, servil, tradhtar, ligesia, poshtersia, shpifja, mashtrimi, paturpesia etj. Të gjitha këto, mjerisht, ishin të vërteta; të vërteta të hidhura dhe, ç’është më e keqja, paraqisnin vetëm një pjesë të vogël të së vërtetës së plotë, lakuriqe.
Të drejtat shqiptare qëndrojnë mbi të drejtat e shtetit. Qeveria Edvin Kristaq Rames dhe asaj të Ministris së Kultures qysh në hapat e para, i përdorën instrumentet e pushtetit që i kanë në dorë për të udhëhequr popullin drejt shkatrrimit, atëherë rebelimi nuk është vetëm e drejta, por detyra e çdo demokrati dhe çdo qytetari. Jo rebelë kundër kombit apo shtetit, por rebel kundër kësaj forme qeverisëse për të cilën ishim bindur se do të sillte shkatrrimin e Shqipërisë në menyrë të pa shmangëshme.
Fati i elementit shqiptar në shtetin e Shqiperisë varej nga pozicioni i tij në parlament. Situata nisi të bëhej shqetësuese pasi fraksionet e Rames, filo-grekëve etj., nuk mund të konsideroheshin më si një mbështetje kur ishte në rrezik çështja e jonë kombëtare. Këto minoritete mbanin gjthmon një qëndrim anti-shqiptarë. Niveli intelektual Shqiptarë i debatit ishte tepër i ulët. Në çështjet me rëndësi kritike për shqiptarët, Partia Socialiste kishte frikë se mos humbitnin mbështetësit e grupeve të vogla në parlament. Tashmë ishte hapur rruga për “çshkomtarizimin” e matejshëm të shtetit Shqiptarë, të cilën Greqia dhe Serbia janë duke i fërkuar duartë.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu