ARKIVI:
15 Nëntor 2024

Nga veprimtaria atdhedashëse e pakashticëve

Shkrime relevante

Presidentja Vjosa Osmani priti në takim gjeneralin Wesley K. Clark

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim...

Gjenerali Vesli Clark me të birin takojnë Albin Kurtin, ZKM jep detaje

Pamje nga takimi Gjenerali Clark me të birin takojnë Kurtin, ZKM: Ushtaraku...

Jerusalemi – nga 20 janari 2025 kryeqendër e hemisferës perëndimore?

Sadri Ramabaja. Prishtinë Duke ndjekur rikthimin e Donald Trumpj, në shtëpinë e...

Shpërndaj

Në foto: Mehmet Bajram Pakashtica

Gani I. Mehmeti

Po vazhdojmë me veprimtarinë atdhedashëse të pakashticëve. Derisa herën e parë paraqitëm trimin Hasan Ismail Pakashtica, në radhë kemi fjalën për nipin e tij, djalin e vëllait të Hasanit, Mehmet Bajram Pakashtica.

Siç kemi shkruar, Bjarami ishte shpërngulur edhe nga Bajçina e Llapit e ishte vendosur në Prishtinë. Mehmeti ishte një veprimtar dhe po përcillte gjendjen e rëndë të popullit shqiptar në Kosovën e pushtuar nga serbët. Ky ishte lidhur edhe me veprimtarë të tjerë të kohës.

Njeriu që nuk kurseu pasurinë e tij për të informuar me realitetin, masakrat që po i bënin serbët në Kosovë në fillim të viteve të njëzeta të shëkullit XX,   ishte edhe Mehmet Pakashtica. Mehmeti ishte biri i Bajramit të Ismail Pakashticës. Derisa Ismaili kishte lëshuar Pakashticën dhe ishte vendosur në Bajçinë, biri i tij, Bajrami kishte lëshuar edhe Bajçinën dhe ishte vendosur në Prishtinë, ku kishte bërë një pasuri të mirë, që ishte për ta lakmuar. Kishte bërë hanet, shtallat për kuaj, etj. Përkundër të gjitha këtyre, Mehmetin po e brengoste gjendja e rëndë politike, ekonomike e materiale e shqiptarëve nën sundimin serb. Shih, për këtë, ai nuk po mund të rrinte duarkryq, prandaj, përveç rrezikut të jetës së vet, ai kishte sakrifikuar edhe pasurinë e fituar nga i jati, dhe po e shitte pak e nga pak për t`i ardhë në ndihmë patriotit  të asaj kohe, Nazim Gafurrit, në mënyrë që ta informonin opinionin europian e atë botëror sa më shpejt e sa më sakt për gjithë masakrat e bëra mbi popullin e pambrojtur shqiptar të Kosovës nga regjimi serb. Ndoshta për  këtë, kishte ndikuar edhe xhaxhai i tij, Hasani, që ishin të një familjeje që po sakrifikonte jetën dhe po jepte pasurinë për çështjen shqiptare. Pra, nuk ishte kjo vepër e tij e rastit, ishte nga tradita që kishin pasur në luftë kundër armikut.

Mehmeti ishte djali i katërt i Bajramit, por në rastet kur vëllezërit nuk pajtonin me shitjen e pasurisë – haneve të tyre, ky arsyetoej se gjoja kishte humbur në lojë bixhozi në Shkup, dhe duhej shitur ato për të paguar humbjet e tij, duke mos u treguar realitetin se për çka po i shiste hanet. Mehmeti nuk po u tregonte qëllimin e tij sepse nuk donte të merrej vesh për veprimtarinë e tij patriotike, nga që po i rrezikohej jeta atij dhe familjes, po të kuptohej.

Mehmet Pakashtica ka qenë i shkolluar për kohën, në shkollimin turk. Murat Çitaku i Bajçinës ka qenë krentar, kur vinte çështja e të vënit gisht (nënshkrimit), Murati që nuk dinte shkrim-lexim, kurrë nuk ka dhënë gisht pa dhënë nënshkrimin Mehmeti[1].

Mustafë Abiti ka lajmëruar për errfijen (masakrën) në Prapashticë. Muharrem Tortoshi e Mehmet Pakashtica paguajnë gazetën për të shkruar për (ërrfinë) masakrën e kryer nga pushteti serb. Mehmeti kishte shitur hanet (shitoret) e veta për të paguar e lajmëruar opinionin europian. Për arsyetim tek vëllezërit, pse i kishte shituar hanët, ai u kishte thënë se kishte humbur në komore në Shkup[2].

Përveç tjerash, Mehmeti ishte edhe përparimtar: ai kishte hapur rrugët e jetës fëmijëve të tij, si djalit – Bajramit, ashtu edhe vajzës – Behixhes dhe i kishte shkolluar. Edhe në këtë rast, ai kishte pasur mospajtime me vëllezërit, që po e akuzonin në shkljet e “traditave” shqiptare pse po shkollohej vajza e tij, por Mehmeti vazhdonte me të tijën.

Fshati Pakashticë, nga e morën edhe mbiemrin, të shpërngulurit prej saj në Bajçinë e më pas në Prishtinë.

[1] Marrë nga Gani I. Mehmeti : PAKASHTICA, Monografi, Podujevë, 2005, faqe 253 e 254

[2]  Sipas Shaip Pakashticës, Arbëri (ish Dragodan) Prishtinë. Marrë  në vitin 2003.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu