ARKIVI:
18 Nëntor 2024

Ngjarja e Vitit e Kosovës në prag të Pavarësisë: Vizita  dhe fjala e Presidentit Amerikan Bush në Tiranë

Shkrime relevante

Broçkullat e Albin Kurtit, trimërim për neootomanët…!

Belisar Jezerci, historian ____ Deklaratat e kryeministrit Kurti në medrese "Alauddin" në Prishtinë,...

O Stano, zëdhënësi i Serbisë, Kosovës nuk ka çka t’i duhet integrimi europian “me Serbi” brenda saj!

Gani I. Memeti Zëdhënësi i BE-së ka thënë se çështja e institucioneve...

Lirim Mhehmetaj dhe fjalori i tij trashaman…!

Afrim Caka, Gjakovë ___ …SE MOS E KA PARË DIKUSH TË JETË SKUQUR...

Popesku, turpi bije mbi ata që në shtëpinë e vet i sulmojnë mysafirët…!

Gani I. Mehmeti Në minutat shtesë, tifozët vendas nisën thirrjet raciste, me...

Shpërndaj

Behlul Jashari, Prishtinë

PRISHTINË, 30 Dhjetor 2023/ Para 16 viteve, në fundvitin 2007 kam raportuar nga Prishtina: Vizita dhe fjala për pavarësinë e Presidentit Amerkan Xhorxh Bush në Tiranë më 10 qershor 2007 ëshë vlerësuar ngjarja e vitit 2007 në numrat specialë festivë të Vitit të Ri 2008 të gazetave të Kosovës.

“Ngjarja e vitit: Fjala e Presidentit Bush”, thuhet në një titull në faqen e parë të gazetës “Zëri”.

“Në veçanti, paraqitja e Presidentit Bush në Tiranë, ishte e tillë që ndodhë një herë në historinë e një populli. Bush ishte shumë i qartë, shumë i saktë, shumë i drejtpërdrejtë: Kosova do të behet shtet”, ka shkruar “Zëri”.

“10 qeshori 2007, sipas të gjitha gjasave, do të mbetet dita më vendimtare në historinë e definimit të statusit të Kosovës, pas datës së shpalljes së pavarësisë. Atë ditë, burrri më me ndikim në botë, George W. Bush, e shprehu hapur përkrahjen e tij dhe garancinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për pavarësinë e Kosovës”, ka shkruar gazeta “Koha Ditore”.

Presidenti Bush,  ka vazhduar gazeta, “foli në mes të Shqipërisë, dhe në mënyrën më të qartë të mundur”. “Herët apo vonë do të duhet të themi: ‘Mjaft, është mjaft. Kosova është e pavarur’”, tha ai në vizitën e tij, mbase më të popullarizuarën të bërë jashtë SHBA-së, gjatë këtyre dy mandateve të tij, shkruan “Koha Ditore” nën titullin “Figurat e vitit në Kosovë dhe për Kosovën” dhe mestitullin “Garantuesi”.

Ndër “Figurat e vitit në Kosovë dhe për Kosovën” “Koha Ditore” me nëntitullin “Avokati i Kosovës” ka radhitur edhe Kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berisha, dhe në kontekst të vizitës së Presidentit  Bush në Shqipëri ka theksuar: “Ndryshe, Berisha ishte vlerësuar edhe si njeriu më i duhur nga Presidenti Amerikan për t’ia përcjellë Prishtinës garancinë se pavarësia e Kosovës do të vijë gjithësesi, vetëm se duhet pasur kujdes nga hapat e ngutshëm”, ka theksuar gazeta.

“Koha Ditore” ka përkujtuar se Kryeministri Berisha  ia ka kushtuar Kosovës edhe “një pjesë të madhe të takimeve e vizitave të tij jashtë vendit, madje edhe në selitë kryesore të botës.”

“Ndër to, më kulmori ka qenë fjalimi i tij në Asamblenë e Prgjithshme të Komeve të Bashkuara, kur tha se Serbia duhet të dijë se koha e kolonizimit ka kaluar dhe Kosova duhet të jetë përfundimisht e pavarur”,  ka shkruar kjo gazetë.

Me titullin “Ngjarja e vitit 2007 – vizita e Presidentit Amerikan në Shqipëri”, gazeta “Bota Sot” ka shkruar se “në kalendarin e vitit 2007 do të shënohet me shkronja të arta 10 qershori”. “Me këtë datë në tokën shqiptare zbriti Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Xhorxh Bush” dhe “dha porosinë e madhe: ‘Kosova do të bëhet e pavarur!’”, ka theksuar kjo gazetë.

“10 qershor – Presidenti Bush: Pavarësia është rezultat i fundit”, ka shkruar “Epoka e Re”, e cila ka përkujtuar se Presidenti Amerikan u deklarua për pavarësinë e Kosovës “në një konferencë të përbashkët shtypi me Kryeministrin shqiptar, Sali Berisha, e cila u përshkua nga pyetjet rreth Kosovës”.

“Presidenti Bush në Tiranë tha se Kosova do ta fitojë pavarësinë”, ka përkujtar ngjarjen e madhe gazeta “Kosova Sot”, nën titullin “Viti i afrimit të pavarësisë”.

Gazeta tradicionale e Kosovës “Rilindja”, që për Vitin e Ri të pritjes së pavërsisë ka dalë numër i jashtëzakonshëm, vizitën e Presidentit Bush në Tiranë më 10 qershor e ka vlerësuar “një ngjarje tepër të rëndësishme historike” për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin. “Zgjidhja e statusit të Kosovës  nuk përfaqëson më vetëm vetvetën, por ka marrë tashmë një kuptim thelbësor gjeopolitik”, ka theksuar gazeta në shkrimin me titull “Shqipëria në arenën ndëkobëtare”, ku veçmas është nënvizuar rëndësia shumë e madhe vizitës së Presidentit Bush në Tiranë.

Ngjarje tjetër historike në procesin e statusit të Kosovës shtypi i Prishtinës ka vlerësuar arritjen në OKB të Propozimit të Ahtisaarit për pavarësi të mbikëqyrur të Kosovës,  të cilin dokument Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-Muun, ia ka dorëzuar zv.kryenegociatori Albert Rohan, më 15 mars. “Viti 2007, që po shkon, mbetet në histori si vit i Planit të Ahtisaarit për pavarësinë e Kosovës, dokumentit të OKB-së me përkrahje të gjerë ndërkombëtare dhe me ndonjë kundërshtim. Viti i Ri 2008 është një tjetër vit historik i realizimit të Pavarësisë, ëndërrës shekullore, pritjeve tona të madha”, shkruan “Rilindja” në faqen e parë. 

Në 10 Qershor 2007 kam raportuar: KOSOVË, VIZITA E HISTORIKE E PRESIDENTIT BUSH NË SHQIPËRI NDIQET ME SHUMË INTERESIM E GËZIM

Vizita historike e presidentit amerikan Xhoorxh Bush sot në Shqipëri në Kosovë po ndiqet me shumë interesim e gëzim. Në transmetim të drejtpërdrejtë të Televizionit të Kosovës arrtija e presidentit Bush në Aeroportin e Rinasit  është përshëndetur me ngritje në këmbë e duartrokitje edhë nëpër familje dhe kudo tjetër në Kosovë. “Bush në Shqiipëri”, “Mirësevini Zoti President”, “Dhjetë milionë shqiptarë me Xhorxh W Bushin”, “Bush: Jo shtyrje të statusit të Kosovës”, “Ka ardhur koha për pavarësi”, jënë disa nga tutujt kryesorë në faqet e para të gazetave të Prishtinës. Raportet nga Tirana kryeqytetin shqiptar në pritje të presidentit Bush e përshkruajnë “sikur të ishte qytet amerikan”.

Atmosfera e festës për vizitn e presidentit amerikan Bush në Shqipëri përshkon sot edhe festimet në Prizren të 129-vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, ku në akademinë solemne dhe veprimtari tjera është paralajmëruar pjesëmarrja e liderëve institucionalë e politikë të Kosovës.

Një numër i madh i kosovarëve kanë udhëtuar të jenë sot në pritjen e madhe për presidentin Bush në Tiranë. Për të dhënë mesazhin e mirënjohjes e falenderimit të madh për SHBA-të e presidentin Bush tre gjakovarë drejt kryeqytetit shqiptar kanë udhëtuar me biçikleta.

Televizioni i Kosovës po vazhdon transmetimet e drejtpërdrejta nga Tirana për vizitën e presidentit të SHB-ve Xhorxh Bush, që kështu ka hyrë edhe në familjet kosovarëve – mysafiri e miku i madh i të gjithë shqiptarëve. 

Në 11 Qershor 2007 kam raportuar: KOSOVË, EKIPI I UNITETIT PËRSHËNDET FJALËN DHE QËNDRIMIN E PRESIDENTIT BUSH  DHE E VLERËSON MESAZHIN PËR BASHKËPUNIMIN TIRANË-PRISHTINË

 Anëtarët e Ekipit të Unitetit, pas deklarimeve të veçanta, në takimin e sotëm së bashku dhe unanimisht, kanë përshëndetur fjalën dhe qëndrimin për Kosovën të presidentit amerikan Xhorxh Bush në Shqipëri dhe kanë vlerësuar shumë të rëndësishëm mesazhin për bashkëpunimin mes Tiranës e Prishtinës. “Ekipi i Unitetet përshëndet fjalën dhe qëndrimin e presidentit Bush edhe në vizitën e Romës, edhe në vizitën në Shqipëri, për të ardhmen e Kosovës, për pavarësinë e Kosovës, që është një qëndrim shumë i prerë dhe shumë i qartë”, ka thënë presidenti Fatmir Sejdiu.

“Ne do të vazhdojmë në përgatitjet tona për të kryer pjesën e obligimev që kemi, sidomos ato që lidhen me fazën e parë të transicionit”, ka thënë Sejdiu.

I pyetur lidhur me mesazhin e presidentit amerikan Bush kryeministrit shqiptar Berisha në Tiranë për bashkëpunimin me liderët kosovarë që të mbajnë qetësinë në këta hapa të fundit, presidenti Sejdiu  ka thënë se “për Kosovën është shumë e rëndësishme që të bashkëpunojë me Shqipërinë”. Duke theksuar poashtu rëndësinë e bashkëpunimit edhe me Maqedoninë e vendet e tjera fqinje, Sejdiu  është përgjigjur:

“Kjo ka të bëjëme nevojën e bashkëpunimit të gjithmonshëm, me udhëheqjen shtetërore të Shqipërisë, po edhe me vendet tjera të rajonit. Ne kemi pasur dhe kemi kontakte të rregullta dhe shumë të mira… Për ne është me rëndësi që Shqipëria ka dhënë dhe do të japë kontributin e saj të jashtëzalkonshëm në ndihmë proceseve në Kosovë dhe poashtu është shumë e rëndësishme që gjithë struktura e saj diplomatike, gjithë rrjeti diplomatik i Shqipërisë, është në shërbim të Kosovës, të pjesës së lobizimit dhe të mbështetjes së fuqishme. Prandaj, ne do të vazhdojmë bashkëpunimin tonë. Është shumë e rëndësishme që kemi mirëkuptim të ndërsjellë. Është shumë e rëndësishme që në këtë pjesë të projektit kemi të bëjmë edhe me elementet që lidhen me çështjen e përgatitjeve të mëtejshme në pjesën e përvojave për integrime. Shqipëria, qysh tash mund të them se do të jetë kandidat serioz edhe për NATO, edhe për stukturat e Bashkimit Evropian. Për ne është e mirëseardhur kjo pjesë e punës që kanë bërë, përvoja e jashtëzakonshme, sidomos viteve të fundit, dhe mbështetja që i ipet nga ana e komunitetit ndërkombëtar”.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu