ARKIVI:
28 Shkurt 2025

Ngjarjet e Ulqinit në një botim eseistik

Shkrime relevante

Rreth seancës së Shtëpisë së Bardhë: – Skena historike

Është në ajër nëse është e mundur të arrihet një marrëveshje...

Promovimi i librit “Krimet Serbe në Kosovë – Rasti i Deçanit” në Urfa, Turqi

Shkruan: Adem Lushaj, autor i librit  Libri im, “Krimet Serbe në Kosovë...

Përse Prokurorët e SPAK nuk janë “shenjtorët” që kërkon populli

Prof. Pirro Prifti, Tiranë Është hera e parë kur SPAK po tregon...

Pëllumb Xhufi për Anastasios Janullatosin dhe ndërhyrjen e tij thelbin e marrëdhënieve shqiptaro-greke

https://www.youtube.com/watch?si=PexnfMlQpMPjTJa0&fbclid=IwZXh0bgNhZW0CMTEAAR0gXn9DluxkOYNVorF3SoH17BrWu3oP7bHRTj2kN1sfB8JgGcOSXNC5bQE_aem_8HtADHYXC8Bs7usxrEomBA&v=gjnS_GQaIK8&feature=youtu.be

Di Lellio: Miqësia që Trump ka me Putinin tregon që Kosova s`është prioritet

Në Fokus Intervistoi: Berianë Mustafa/Radio Kosova Do të ketë më shumë presion mbi...

Shpërndaj

Nail Draga, Ulqin

Gani Karamanaga, ÇINARI I MOÇËM, Botoi:BKSHMZ, Ulqin, 2021

I njohur si mjek për nga profesioni, dr.G.Karamanaga opinionit të gjerë vitëve të fundit i është prezantuar me botime të veçanta të cilat kanë zgjuar interesimin e lexuesve të ndryshëm. Në vazhdën e tyre botimeve është edhe libri më i ri me titullin “Çinari i Moçëm”. Kemi të bëjmë me një libër të veçantë për nga përmbajtja, sepse kemi të bëjmë me ngjarjet tragjike në qytetin e Ulqinit, të ndodhura në përfundim të Luftës së Dytë Botërore, pikërisht kur këtu u vendos pushteti komunist. Janë pikërisht këto ngjarje tragjike të cilat janë realizuar me skenar dhe regji nga pushtetarët e rinjë, drejtuar kundër popullit sshumicë përkatësisht shqiptarëve në këtë mjedis.

Për lexuesit  titulli i librit “Çinari i Moçëm” me fotografinë në ballinë është intrigues, sepse ai nuk është i përgjithshëm, por i veçantë së është dëshmitar e disa ngjarjeve nga e kaluara deri në ditët tona. Pikërisht këto të dhëna e kanë motivuar autorin që ky libër të titullohet i tillë, sepse mbetet pikë referuese për popullsinë e Ulqinit.

Çështjet e trajtuara në këtë botim eseistik i referohen    kohës se ndryshimeve të mëdha shoqërore ku me vendosjën e pushtetit të ri mendohej se do të realizohej barazia qytetare e kombëtare e shqiptarëve në këtë mjedis. Por, ngjarjët demantuan një përceptim të tillë sepse me vendosjen e pushtetit të ri komunist në Ulqin nga data 26 nëntor 1944, e më pas  individë të ndryshëm u burgosën, u pushkatuan pa gjyqë, apo u dënuan me procese gjyqësore të montuara. Ishte ky veprimi praktikë i pushtetit i cili veproi sipas kursit  hegjemonist me vellon e idelogjisë  komuniste me parullat e “vëllazërim-bashkimit”.

Në rrethana të tilla të fushatës kundër shqiptarëve pushteti kishte planifikuar të eliminonte individët të cilët  llogaritëshin si të pa përshtashëm  madje edhe armiq të pushtetit i cili po instalohej. Të dhënat të cilat prezanohen në këtë botim e trajtojnë këtë çështje në mënyrë të kompletuar.

Nga të gjithë të eliminuarit, dallohet njëri e ai është Rafo-Raif Gorana, një ndër personalitetet e rëndësishëm në atë kohë në Ulqin. Autori na ofron të dhëna me interes për familjen Gorana, por edhe të tjera të cilat janë përsekutuar në qytetin e Ulqinit.

Esetë e prezantuara në këtë botim paraqesin momente emocionale për çdo lexues, dhe nuk ka si të jetë ndryshe sepse prezantohen ngjarje dhe persona të cilët u likuiduan  vetëm pse ishin shqiptarë.

Botimi “Çinari i Moçëm”, hapë dilema për të kaluarën e Ulqinit, sepse për të parën herë ofrohën të dhëna të cilat kanë qenë të ndaluara dhe si të tilla  panjohura për opinionin e gjerë në këtë qytet. Andaj të gjithë të interesuarit, e sidomos  gjeneratat e reja kanë mundësi të njihën për të kaluarën e panjohur apo “historinë e fshehur”, të krimeve te pushtetit komunist në Ulqin. Ishte koha e pushtetit policor, kur askush nuk ishte i sigurtë të shtëpi të vet që u dëshmu me burgosje e pushkatime pa gjyq kundër “armiqëve” të imagjinuar, për të friguar popullsinë e Ulqinit.

Libri “Çinari i Moçëm” ka si mision njohjen me dosjen e krimeve të pushtetit të kohës, duke vlerësuar se në rrethana të reja shoqërore duhet të thuhet e vërteta, duke bërë dallimin në mes viktimave dhe kriminelëve. Iu mbetet të tjerëve të vazhdojnë për hulumtime përkatëse, për t iu kthyer dinjitetin viktimave të pafajshme, duke i nderuar me rivarrimin e tyre si kudo të botën e qytetëruar.

Në këtë aspekt duhet angazhim konkret nga trashëgimtarët e familjeve te tyre, por edhe nga pushteti lokal  dhe subjektët e ndryshme duke dëshmuar solidaritet në këtë mision sa humanitar dhe kombëtar.

Përfundimisht këtë botim e vlerësoj si homazh për të gjitha viktimat në Ulqin në atë kohë dhe me pas, çështje e cila  besoj se  do të trajtohet dhe plotësohet nga autor të ndryshëm në të ardhmën.

(Lexuar me rastin e pëurimit të librit në Ulqin, më 28 dhjetor 2021)

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu