Sinan Kastrati, Suedi
Temat për luftërat në letërsi janë të rralla ndërsa ato, plotësohen e këndohën me çifteli sikur në kohët e lashta, tallava e në “folklore”
Vazhdon nga numri i kaluar me titull ”Vazhdim i gjendjes së rëndë të sigurisë në pjesën veriore të Kosovës, apo “behanja e qervishit, një lugë tlyn !”, Drini.us, 11 Dhjetor 2022 në rubrikatat: “Dossier, Histori, Mendime”
Nga Arkiva ime (2)
Portalet në gjuhën shqipe, që unë I shikoj shkaku pse jam nga shqiptar nga Kosova dhe me dhemb më shumë, janë të mbushura me lajme për Veriun e Kosovës, reagimet e kryepolicëve e qeveritarëve serb por edhe reagimet ndërrkombëtare. Amerikanët (anglezët), britanikët dhe gjermanët kësaj radhe janë më të ashpër kundër barikadave serbe e Serbisë.
Sikur të kishin qenë portale ara 1*), Zoti na kish bâ qirak me bereqet.
Sot, 13 dhjetor në Suedi festohet Lucia 2*). Nëpër parashkollora, shkolla fillore e të mesme, fëmijët vishen mire e në kokë mbajnë qirinj, dritë. Edhe fëmijët shqiptarë, nxënësit kur unë punoja vetëm me me nxënës shqiptarë që erdhën më 1999 në Suedi, paten fatin e kënaqësinë të këndojnë në shtëpinë e pleqëve. Kudo, në shkolla dhe në familje, gatuanjë kuleq që quhën “luciakaka-ker”
Pasqyra e shtypit për ngjarjet në Veriun e Kosovës dhe pakëz, aq sa e meritojmë, për letërsi, kulturë dhe histori.
“Vuçiq bërtet në konferencë: Çfarë po bëni o njerëz, nuk kam fjetur që 7 ditë”
“Vuçiqi: Dy ditë më parë Prishtina kishte një marrëveshje më të mirë sesa ajo që arritën dje” (Për të “mirën tone flet ish zëvendësi i kryeqetnikut Sheshel)
“Vuçiq s’bindet për t’i hequr barikadat: Serbët nuk i vendosin ato për teke të tyre”
“Vuçiq mohoi se ka dhënë urdhër për barrikadat, analistët në Serbi: Asnjë arsye s’e kemi për t’i besuar”
“Rada Trajkoviq: Po m’i kërcënojnë edhe fëmijët, përgjegjësinë e ka Aleksandar Vuçiq”
“Sulmin ndaj EULEX’it e dënuan të gjithë – Vuçiq thotë se nuk ndodhur fare”
“Von Cramon: Pres largimin e barrikadave në veri, sulmet ndaj EULEX-it dhe deklarimet për ushtrinë serbe janë të papranueshme”
“Gjermania: Kosova uli tensionet, Serbia po e bën të kundërtën – dërgimi i forcave serbe në Kosovë, i papranueshëm”
“Gjermania sërish Serbisë: Vepro për barrikadat”
“Ministrja e Punëve të Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, është treguar e drejtpërdrejtë me Serbinë karshi situatën së krijuar nga serbët në Kosovë, të cilët kanë vendosur barrikada në dy rrugë nacionale”.
”Ambasadat britanike në Prishtinë e Beograd kërkojnë heqjen e barikadave, kanë edhe kërkesa për Kosovën e Serbinë”
”Ambasadat e SHBA-së në Kosovë e Serbi: Serbët të heqin menjëherë barrikadat”
”Në Holandë miratohet rezoluta për vendosjen e vizave për Serbinë”
“Ministrja e jashtme gjermane Analena Berbock ka deklaruar se “kthimi i ushtrisë së Serbisë në Kosovë është i papranueshëm ashtu sikurse edhe sulmet ndaj EULEX-it”. Shkruan “Nova.rs” transmeton “Bota Sot”.
“Kosova ka ulë tensionet me vendimin për shtyrjen e zgjedhjeve lokale – ndërsa retorika e Serbisë ka bërë të kundërtën” ka shkruar ministrja Berbok në “Twiter”.
Ramushi, nuk i harron fëmojët:
”Hradinaj për Personat me Aftësi të Kufizuara: Sa më pak paragjykime sa më shumë dashuri” ( ata për tjetër s`kanë nevojë)
“Rasti “Brezovica”: Ish-kryetari i Shtërpcës akuzohet se mori mbi 1 milion euro nga biznesmenët e Kosovës”
“Eskavatori iu hyn vilave në Batllavë, pamje nga rrënimi” (Ndoshta më vonë, nëse bëjnë rahmet gjyqtarët, I shembin edhe Villat në Brezovicë)
“Shukri Buja viziton babanë e ish-presidentit Thaçi në Burojë”
“Grenelli, evropianëve: Lirojeni menjëherë Hashim Thaçin nga Haga”
“Grenell reagon pas tensioneve në Veri: Lirojeni menjëherë Hashim Thaçin nga burgu”
“Fati tragjik i firmëtarëve të Pavarësisë, si përfunduan të burgosur, ose të dënuar me vdekje”
”Pse ka një urgjencë për një Kongres të ri për Drejtshkrimin e Shqipes. ‘Standarti’ ka vdekur- sot jemi në fazën e ‘Shqipes Normative Letrare’”
”Forca dhe shtysa që mori Lëvizja për pajtimin e gjaqeve në nivel të Kosovës e kishte burimin tek profesor Anton Çetta”, Drini.us, 29 Nëntor 2022, Prof. Dr. Jahja Drançolli, historian
“Mbresa e kujtime me rastin e ceremonisë së vendosjes shtatores të profesor Anton Çettes“, Drini.us, 30 Nëntor 2022
“Ndahet nga jeta nga semundja e rende vajza e shrimtarit te madh Shqiptar“, Shkodër.info, 30/11/2022 (Atalanta Pasko, është ndarë nga jeta në moshën 71-vjeçare e bija e shkrimtarit Mitrush Kuteli 3*)
Por Epoka e re është prijëtare (bajraktar) me shkrime për Hashim Thaçin e Jakup Krasniqin, Kadri Veselin e Rexhep Selimin, për Gjykatën dhe gjykatësit kurse nga të huajt, përpos avokatëve që marrin pare të majme, ju ka ra shi në kallamoq, i pandalshëm është Grenelli 4*)i cili pas tenisoneve në Veri ngul këmbë që që të lirohet Hashim Th.
LAJMI I FUNDIT: “Këta janë gjyqtarët që do ta trajtojnë rastin e Thaçit dhe të tjerëve në Hagë”, 30 nëntor 2022:18:12
Kryetarja e Gjykatës Speciale në Hagë, e ka caktuar trupin gjykues që do ta trajtojë rastin e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit.
Katër gjyqtarët që do ta trajtojnë rastin kryesor në Gjykatën Speciale janë: Charles Smith, Christoph Barthe, Guenael Metraux dhe Fergal Gaynor gjyqtar rezervë, raporton Nacionale.
Limaj: “Rexhep Selimi ishte dhe mbetet krijues i veprave të mëdha!”
Limaj kritikon krerët e shtetit: “Flisnin për Ismail Qemalin nuk e thanë asnjë fjalë për çliruesit e Kosovës”, 30 NËNTOR 2022 NË ORA: 17:02
“Ish-ambasadori Dedaj viziton babanë e Thaçit në Burojë”
“Flamuri i krenarisë sonë, si mbulesë e paturpësisë së tyre”, Kim Mehmeti – Syri, 19:34, 27/11/202
“Gruri që mbillet kot/ Fermeri në Durrës: Nuk po shitet, marrin miellin serb“, Lapsi.al
Deklarata e çuditshme e policisë: ”Minjtë hëngrën deri në 200 kg drogë që ne i konfiskuam” (Në Kosovë, drogën nuk dihët kush e hëngri, humbi në polici)
NUREDIN GASHI KENG PER HASHIM DRENICEN
Erdhi dita e përballjes: Këngëtari që i këndon Albin Kurtit vs Rapsodi i flaktë pas Hashim Thaçit
Nuredin Gashi kërcnon Albin Kurtin përmes këngës
Fëmijët (nxënësit) nga Kosova këndojnë për festën e Lucisë, Bomstermola, 13 dhjetor 1999
Nga Arkiva ime, opinione, kujtime e tregime të moçme:
Me “ftyrë” e faqe të zezë
Me “ftyrë” e faqe të zezë – Bota Sot, 7 PRILL 2018 NË ORA: 09:23
Kush ia vuri zjarrin Shqipërisë më 1997 e kush e ndau Kosovën më 1999?
-Hashim Thaqi dhe “komandantët” e uçk-së i bënë dhe vazhdojnë me këto të zeza edhe tash.
“Mos u brengosni, në torishtë kanë hyrë vetëm ujqit.
Rusia në Mitrovicë, Serbia në Kuvend dhe Turqia në aeroport: mirëseardhje me ftesë të pushtetit të Kosovës.”(Veton Surroi)
“Ftyra”, Fatmir Lima … e Hashimi
Sot është 7 prill. Më 7 prill 1939 Italia naziste e pushton Shqipërinë.
Nuk kam pasur më shumë se 13 – 15 vjet, si nxënës i klasës së shtatë apo tetë kur e lexova romanin “Me valët e jetës” të Vedat Kokonës dhe “Para agmit” me autor Shefqet Musarajt, libra nga dy vëllime e bukur të trasha. Nga ato romane mësova se të premtën, më 7 prill 1939 Italia e pushtoi Shqipërinë.
Me Shefqet Musarain u takova veç njëherë, në pjesën e parë të Qershorit të vitit 1979, në shtëpinë e Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve në Tiranë. Kishte qenë një burrë thatanik tamam sikur një ish kusheri i afërm e katundar i imi, turjakas, Nezir Cufa.
Edhe sot pas afro 80 vjetëve, Shqipëria nuk është ashtu qysh e dëshirojmë. Shqipëria nëna ka shumë halle e vuan nga shumë sëmundje.
Po Kosova?
Kosova, ani pse shtet i ri, edhe pas 20 vjetëve me gjithë ndihmën amerikane, angleze e gjermane, ende nuk po mundet me ndejt në këmbë të veta nga shkaku se krejt udhëheqja, pa asnjë përjashtim është krimanale.
Të gjithë, në krye me Hashimin, si kryetar i Kosovës, Ramushin e Kadri Vselin, të dytë kryetarë, njëri i qeverisë e tjetri i Kuvendit, dyshohet se kanë kryer krime gjatë “luftës” më 1989, 1999 kundër shqiptarëve ndërsa pas “lufte”, çdo gjë që kanë gjetur në Kosovë, e kanë hangër me ilaket e veta.
Por ajo që është edhe më e keqe, edhe pas këtyre vjetëve “çrilim”, gjyqësia, prokuroria, arsimi, shëndetësia dhe përgjithësisht administrata e Kosovës, janë të politizuara deri ku s`ka më dhe udhhiqen nga analfabetë, do të thoja unë.
Kjo udhëheqje, këta ministra nëse i krahasojmë me ministrat dhe nëpunësit e tjerë shqiptarë, në mes të dy luftrave botërore, si Luigj Gurakuqin apo Faik Konicën, ndryshimi është, si nata me ditë.
Hashimi, Kadriu e … Ramushi, të tretë, kush më shumë e kush më pakë, ishin pas besatua gjatë “luftës” se gjithë pasurinë e Kosovës ta ndajnë në mes vetit. Kjo po shihet. Ata kanë gjith ato shtëpia të mëdha e luksoze që nuk kanë pasur asnjë kryetarë shteti në botë, sëpakut jo ata me fuqi më të madhe në botë (ish pres. Bush e Klinton e as ata të Francës apo kryeministrat britanikë e kancelarët gjermanë) që i kanë, oborret me lue e bazene olimpike kur ato i mungojnë Kosovës, mund ti gjejmë vetëm të udhëheqja e Kosovës, ish “krerët” e uçk-së.
E tash dua të dalë aty ku e kam lënë para një jave. Çdo javë e çdo ditë në Kosovë është më e pasur me lajme taze se sa dita e java tjetër.
Kosova është e mbushur me skandale e me afera të llojllojshme.
Policia Speiale e Kosovës, ma flladitën zemrën
Java e kaluar, së pakut deri më sot, do të mbetet në “histori”: për dëbimin e gjashtë “gulenistëve” turq dhe për akcionin më të sukseshëm të Policisë Speciale të Kosovës në Mitrovicën e Veriut. Ma flladitën zemrën kur i pash se si hynë në mbledhjen e kryetarëve të Veriut të Kosovës, në Mitrovicën e Veriut e i shtrinë përtoke të gjithë. Besoj se çdo Polici e Botës do t`ju kishte lakmi policëve tanë.
Na zbardhën FTYRËN policia.
Më shumë nuk dua të flas sepse është folur e shkruar mjaft, ani pse për dëbimin e turqëve, Kosova e tregoi “ftyrën” e vërtetë, se nuk është shtet që i respekton të drejtat e njeriut dhe herët e vonë, kjo ka me i kushtua shumë.
“Ftyra”
Eh ftyra e “ftyra”
Për fjalën “Ftyrë” e shfletova Fjalorin e Gjuhës së Sotme Shqipe”
Fjalën “Ftyra”, ky “komandant” e ka shkruar gabimisht. Duhet të shkruhet “Fytyr/ë, a”. Por pa qenë analfabet, nuk ka mundur të bëhet komandant.
Kjo fjalë në gjuhën ka shumë kuptime, përveç kuptimit themelor, që tregon pjesën e përparme të kokës së njeriut, që përfshin, ballin, faqen, mjekrrën, gojën, hundën, sytë dhe veshtë.
Por fjala “fytyrë” ka edhe edhe dhjetëra kuptime, kuptime figurative të tjera që tregon tiparet e jashtme të diçkaje, pamje të jashtme;
faqe. Ndëron fytyre toka (vendi, fshati). Ia ndërruan fytyrën vendit.
Ia mori fytyrën, s`ka fytyrë, e preku në fytyrë, është njeri i pa fytyrë, dy gishta fytyrë, më mirë të shkoj koka se fytyra etj. etj. (Fjalori i Gjuhës së Sotme Shqipe, faqe 526, 527)
Kush ishte “Ftyra”, “Korbi”, “Gjermani”, “Rreziku”, “Topi”, “Togeri”, “Ushtaraku”… “Dhjetëshi”, “Njëmbëdhjetësi”?
Është “fat” apo fatkeqësi që disa nga këta i kam njohur qysh kur isha i ri, kur studjoja Letërsinë e punoja si mësues Letërsie. Njërin nga ta, “Rrezikun” e kam pasur nxënës dhe një tjetër e kam pasur shok klase, të gjimnazit, Gani Krasniqin, “Baca”.
Nuk e kisha ndërmend që të shkruaj edhe njëherë për këto “ftyra” të dyta të tyre po mos ti kisha parë këto ditë dy shkrime, njëri për “Ftyrat” e komandantëve gjatë “luftës” e tjetrën, një bisedë “normale” të Adem Grabovcit, i njohur si shefit i shefave, në aferën “Pronto” me “Ftyrën” e “ftyra” e faqe të zeza të tyre me “Bashkim Fina”, “Magjup-ë” të tjerë .
Unë zgjodha një pjesë të fundit të një bisede më të gjatë të këtyre dyve, aty ku AdemGrabovci e ka frikësua “Kupën”, Jakup Krasniqin i cili kishte dalur për fushe në “kuvend” e “kundër” pdk-së.
Grabovci: -Jakupit, veç shkova i thash n’vesh, thash qy thash e thirri, e thirri ftyren
vallahin, ta kan lokën.
Shala: -Hahahaha…
Grabovci: -Edhe u dorëzu, hahahaha
Shala: -A t’ngoj bile?
Grabovci: –Ngoji, meniherë, meniherë u tërhoq, derisa t’përmena ty hiç.”
Për “Bashkim Fina”, “Ftyra” dhe për Fatmir Limajn (Çeliku) dhe për Nexhmi Krasniqin, tash Drejtor i Policisë në Prizren kisha dëgjua edhe më herët dhe vendosa të shkruaj një shkrim të gjatë në disa vazhdime “A kishte luftë çlirimtare në rrethin e Llapushës”. Në këtë luftë, ama luftë të vërtetë, unë dëgjova herozmat e tyre deri në mite e në legjenda të trimave, si Fatmir Lima, vetëm kundër vendasëve të tyre, të rrethit tim, të gjithë shqiptarë, disa edhe ishin vrarë dhe tashmë ato janë publike sepse kanë “përfundua” proceset gjyqësore e ku Fatmir Lima, si gjitherë është shpallur i pafajshëm.
Këta, Naser Krasniqi (Ftyra), Naser Shala (Bashkim Fina), Fatmir Lima, Gani Paqarizi, “Rreziku” e vetë Hashim Thaqi kishin mashtruar e rrejt, vjedhur, kidnapuar e burgosur shumë shqiptarë, aktivistë e të afërm me Ibrahim Rugovën e LDK-në. Pastaj, të burgosurit, të lidhur i kanë keqtrajtua fizikisht deri sa iu kanë “nxjerr shpirtin”.
Hashimi i ka burgosur pabesisht Jakup Kastratin, ish kryetar i LDK-së dhe ish kryetar i komunës së Malishevës dhe Cen Deskun, zëvendësin e tij.
Pushkën e mush dreqi
“Ftyra”, “Bashkim Fina”, Nexhmi Krasniqi, shofer i Fatmirit dhe “avokati” Bajram Krasniqi e Fatmir Lima, përveç “thash e thëmeve”, këta kanë keqtrajtua e plaqkitur Halil Azem Kastratin, mësues nga Damaneku afër Turjakës.
Një bisedë, sa kam mbajtur mend e “Bashkim Finës”, “Ftyrës”, Fatmir Limës me Halilin, Fatmir Azem Kastrati, vëllain e Halilin, i vrarë nga policia serbe si luftar besnik, në Turjakë dhe Azem Januz Kastratit, babës së Halili, mësues, tash i ndjerë do ta tregoj, jo të plotë.
“Halili pasi ishte këthye nga Italia, në janar të vitit 1999 në Prishtinë i pret “avokati” Bajram Krasniqi nga Tërpeza afër Malishevës. Ky njeri, sipas dëshmitarëve dhe vetë Halil Kastratit ka bashkëpunua me policinë serbe dhe me “uçk-në” me dijen e Fatmir Limajt e të të tjerëve (“Ftyrës” …)
Pasi që Halili e heton Bajramin kur i qon (vozit) te një postbllok i policisë serbe, Halilit dhe një shokut të Halilit që ishin bashkë, iu kërkon para pasi që Bajramit “ia kishin marrë policia serbe afro dy mijë marka”.Halili nuk ia jep paret por të nesermen “policia ushtarake” e uçk-së shkojnë dhe e marrin Halilin në Damanek. Përveç të tjerave, Halilit ia kërkojnë edhe borqin që ia kishte Bajram Krasniqit.
Këtu Familja e ndershme me Bacën Azem dhe Fatmirin, vëllain e Halilit dhe Halili e kuptojnë hilen dhe lidhjet e udheqësve të uçk-së me sekserë e bashkëpuntorë të Serbisë, siq ishin Bajram Krasniqi, pse jo edhe “Ftyra”, Fatmir Lima e … Nexhmi Krasniqi
Fyerjet, ofendimet dhe sharjet ndaj Halilit dhe vëllait, babës e një miku të shtëpisë janë aq banale e me kërcnime deri në vrasje sa që as policia serbe më keq nuk ishte sjellur.
Pjesë nga “guha dhe goja e komandantëve”:
“Edhe Zoti me zhdryp, nuk e l`shojmë Halil Kastratin”.
“Hupni se po ja … q … nanen”.
“Ky ka bâ propagandë kundër “vendlinjes” (fondit, “vendlindja th`rret”)!
Pastaj iu drejtojnë pushkën çka nuk ka qenë e lejueshme sipas normave ndërkombetare, rregullave ushtarake e traditave shqiptare edhe sikur të ishte pushka e thatë (pa fishekë)” nuk bënë të ia drejton pushkën askujt sepse në popull thuhet “pushkën e mush dreqi” (pop.).
Në fund, që kurrë s`e pam pam fundin e tyre, pasi i paguan Halili disa mijëra marka (3.500 marka gjermane) dhe pasi e kishin rreh për merak, e lirojnë.
Këta ishin “komandantët” që i prinë “luftës” dhe tash po e udheqin Kosovën bash sikur me 7 prill 1939 kur italjanët e pushtuan Shqipërinë.
Ndryshimi është se më 7 prill 1939 ishtë ditë e premte, kurse sot, më 7 prill 2018, është ditë e shtunë.
Me sen t’huj s’shkohet n’dasëm
SINAN KASTRATI, BOTA SOT 7 TETOR 2018 NË ORA: 16:23
Me sen t’huj s’shkohet n’dasëm
Jo më larg se dje më ra në sy një opinion i zonjushës Kimete Berisha me një titull që më pëlqeu sepse moti s`e kisha dëgjua ”Sendi i huaj të lë me thes n’krahë” dhe menjëherë më shkoi mendja kur plakat na thonin “Mos met` pitja e shpisë me prit t`lynin e kojshisë” dhe një tjetër, shumë më të kuptueshme e më të lezetshme “Me sen t`huj nuk shkohet n`dasem”.
Shkas e sebep u bë një debat i Xhavit Halitit me Ymer Mushkolajn, Haliti: Kurrë nuk do të dihet ku shkuan paratë e UÇK-së, në RTV Dukagjini.
Ato që i tha Xhavit Haliti e halitat e tjerë e që po i përsërisin edhe disa të tjerë, por janë më pak e më rrallë, nuk janë shume të rëndësishme sepse paratë që i kanë marrë nga ”bujari”, janë ba “rrush e kumlla” por desha veç të ia kujtoj lexuesit e dëgjuesit shqiptarë kur thot Xhaviti: Na e kemi çlirua vendin, UÇK-ja, me NATO-n.
Xhavit dhe ju xhavita të tjerë, UÇK-ja nuk e ka çliruar vendin, por NATO-ja i ka largua nga Kosova forcat (para)ushtarake e policore serbe nga një pjesë e Kosovës.
Ti, Xhavit, nëse e pranon se Kosova është çlirua dhe Kosovën e ka çlirua UÇK-ja “me ndihmën” e NATO-s, po e përserit një gënjeshtër të madhe, sa je ti vetë i madh me gjith kapuq, Hashimi, Jakupi e të tjerët, së bashku.
Këto që ti e gënjeshtarët si ti i përserisni, jeni bërë bajat dhe nuk iu beson askush, as familjarët tuaj.
Më shumë është për me i besua prrallës “Rrobat e reja të monarkut” i cili dishet cullak ndërsa “shërbtorët” i thonë: Tash keni veshur rrobat më të mira që iu kanë hije më së miri. (“Sagan om Kejsarens nya kläder”) dhe pse ti besojmë ose pse nuk është për me i besua prrallës ”Mbi monarkun cullak? (Shënimi ”Varfor sagan om Kejsarens nya kläder inte stammer”)
Xhavit, pra ty po të drejtohem:
-Pse me të besua ty?
– Për paratë hiç se hiç por as për për “ushtrinë e xhuxhave”?
Xhavit, a s`ishte lufta e juaja, luftë kriminale e udhëhequr nga kriminelët? (vetëm ti e ju identifikoheni me UÇK-në).
O Xhavit, mlidhi met, Kosova nuk është çliruar. Kosova nuk ka sovranitet e as nuk e kontrollon kufirin me Serbinë.
Xhavit, beso ose jo, populli nuk do ta kishte më keq dhe nuk do të jetonte me më shumë ankth edhe sikur Kosova të ishte me Serbinë apo “Ballkaniadën” e bacës Adem tuaj.
Vishnu e banu tebdil Xhavit e dilni dëgjoni se çka mendojnë populli. Edhe pashallarët para juve kanë dalur, me rroba cobanesh dhe e kanë “intervistua” popullin e thjeshtë për punën e tyre pastaj kanë pshurr me një rrasht dhe e kanë kqyrë vetvehten. I tillë ishte edhe Sinan Pashë Xhamia.
Unë vetë i dëgjova në rreshtat e gjatë para sporteleve të administratës “tuaj shtetërore” hallegjinjët që prisnin në radhë e kohë të gjatë për një dokument. Bërtisnin me të madhe:
“Më mirë e kemi pasur në kohën e Jugosllavisë së Titos”. U tmerova por ajo që dëgjova ishte e vertetë.
Por çudia nuk ndalet me kaq, “presidenti” (H. Th.) shkon dhe përulet te përmendoret serbe ku thuhet:
*”Zrtva od Albanskih Terorista”, shkruan në përmendoren serbe. Presidenti qëndron gaditu para lapidarit serb me porosi fashiste. Është ky simboli i Slobodan Millosheviq, që u nderua para një viti nga presidenti enigmatik i Kosovës.
Plaku i urtë e çobani i mirë, Bajram Ramadani nga Turjaka
Shtetësia e Kosovës në pazar
SINAN KASTRATI, BOTA SOT, 21 DHJETOR 2018 NË ORA: 10:31
Shtetësia e Kosovës në pazar
(FOTO GALERI Hashim Thaçi dhe Aleksander Vuçiq)
Edhe sa kohë duhet me pritur që Kosova të bëhet shtet?
Nuk është se nuk i kuptoj ”idetë” e Hashim Thaçit për ”korrigjim” e rolin (përqarës) që kishte Xhavit Haliti gjatë ”luftës” në Tiranë.
Ka disa ditë që mendoja a ja vlen të diskotoj e ”debatoj” në distancë me Hashim Thaçin e me Xhavit Halitin?
U mundova të gjej sadopak ndonjë të ”vërtetë” të Hashimit e të Xhavitit por përveç fjalëve boshe e pa asnjë fakt, për të dytë, nuk gjeta asgjë tjetër. Ata janë rrahagjoks si ”knusi n`pleh”
Të shkojmë me radhë. Hashimi për me ”e la” vehten me ujë të nxetë e sapun duhet të tregoj kushe e vrau ose urdhëroi vrasjen e Ali Ukajt, B. Hallaqit, E. Malokut, A. Krasniqit, Haki Imerit.
Hashimi duhet të tregoj se pse i burgosi pabesisht krerët lokalë të LDK-së (Jakup Kastratin e Cen Deskun) në Dragobil, më 1998 dhe ish deputetët e Kuvendit të Kosovës.
Hashim, po bëjë një dialog me ty, pa dorëza. Sa herë ke thënë se i ke (i kam) pri ”Luftës” në Kosovë?
Edhe tash shpesh po thua, por me krye nën jorgan. Hashim sa e sa herë na ke shurdhua … duke na thënë se ti e ke (unë e kam) çlirua vendin?
O Hashim, po sa herë bre ”burrë”, burrë dy metra the se Kosovën kam me integrua në organizmat ndërkombëtarë e në NATO?
A the kur e vrajte Enver Zumberin se e ke ”shtri sovranitetin në Veri?
Po dialogun me Serbinë bashkë me ”kryenegociatore Editë, që kurrë ditë mos paft, a na premtove se do të ketë ”njohje reciproke” me Serbinë?
Ku mbet ”fusnota” që aq shumë e përserite me ”gojën” e Editës”.
Mitrovicën e harruam?
Mirë boll bile ti ishte e shetite në liqen, por me ”lundër” të kujt shetite ?
Po Sheshi dhe Ura e Ibrit e në Mitrovicë?
Për sheshin e rreth rrotullakun tashmë e ka thënë Kimete Berisha me emrin e vërtet, ”Sheshi i ngjanë vaginës”.
Hashim, e di se nuk më njeh por unë jam kudo dhe kam me të përmend të gjitha të zezat ty e bashkëmendimtarëve tu, sepse ti s`ke të bardha. E di se nuk të mbetet hatri e nuk sarrakuqesh se jemi larg por jeta e ka kështu.
Ti edhe mund të mos i pranosh por ”zani” yt është aty, si ”zani” i shahirave të Drenicës e gjurmët e opangave të Pirotit, kanë mbetur në baltë e borë, kudo që ke shkelur.
Po të lë të mendosh pakëz Hashim! Hashim qite gishtin treguess ku e ke më holl se kryet e ke të trash e kujtou për të zezat tua, të Ganiut, e ”shokëve) tu që ia sollët Kosovës e unë po shkoj te Xhavit Haliti.
Ky Xhaviti po na del se është si Xhavit Pasha.
Ky e paska pas lutur Ibrahim Rugovën, ” Xhavit Haliti: Ibrahim Rugovën e kam ftuar që të bëhet komandat i UÇK-së dhe “ZAJEDNICA” NË DOBI TË KOSOVËS”.
Po kush është dhe kush ishte Xhavit Haliti që ta ”lus” Ibrahim Rugovën që të bëhet ”Komandant”? A nuk ia lejonte Kushtetuta e Kaqanikut e 7 shtatorit një gjë të tillë apo Xhaviti, një lpk-ist i pështirë kishte shkel mbi ”Kushtetutën” dhe e përdhoste Kushtetutën.
Dhe ngaqe Ibrahimi s`paska ”ngue” këta e bënë Bislim Zyrapin, vodnikun dhe spiunin e ish APJ-së, tash këshilltar ”ushtarak” i Hashim Presednikut.
Po edhe kjo nuk ishte e parëndësishme se ai e Hashimi, Jakupi e Fatmiri kishin luftuar në konspiracion (1*)
Të ”nderuar” Hashim, Xhavit e Jakup, këto fjalë kanë dalur nga goja juaj, fjalët e mësipërme ”Konspiracion”, ”Zajednicë”, ”Luftë”, ”çlirim” etj.
Asnjë nga këto nuk ishin e nuk u bënë dhe ju mbetët në pushtet pa shtet e nuk ju mungon asnjë ”kime e flokut”.
Ama, Hashim, kur ”artaki” yt, Vuçiq thotë se: ”Vuçiq demaskon Thaçin: Ideja për korrigjim të kufirit ishte e imja, kjo ide tashmë ka vdekur”, atëherë njëri nga ju po e flet të ”vërtetën” ose po rren. Më afër së vërtetës është se ti Hashim po rren.
Familja ”emblamatike” e Rugovës
Po ”familja Rugova” ku është e kah po shkon?
Ajo sot po jeton më mirë dhe është më ”e sigurtë”, në dorën e Hashimit dhe të Ramushit se sa kur ishte gjallë Ibrahim Rugova. Janë si ”kimja n`tlyn” e ”miza n`…. mjaltë”
Nuk më erdhi mirë kur pash një shkrim ”Familja Rugova përfiton 7000 euro në muaj nga shteti, e nënës së dëshmorit i ndalet pensioni” dhe me nëntitull:
”Gruaja e Rugovës me pagë dhe shofer, nënës së dëshmorit nga Drenasi i ndalet pensioni për faturat e rrymës”
Për ”Dialogun” me Serbinë, për Shpend Ahmetin, Fatmir Limën dhe për Hashimin, vëllain-Ganiun do të flas njëherë tjetër.
Vdiq Plaku i Turjakës, Kapllan Muslia
(Kapllan Muslia FOTO GALERI)
Tash dua të ”shkoj” në Turjakë.
Mbrëmë lexova se paska vdekur një nga pleqt e Turjakës, Kapllan Muslia.
Baca Kapllan ishte ndër pleqt, gjenerata e tretë e pleqëve të Turjakës. I urtë e fjalëpakë por shumë i vendoshur, i drejtë dhe shumë i dashur.
Baca Kapllan siq e thirrnim në Turjakë, nuk është askund dhe është gjithkund, në zemrat tona.
Eh more baca Kapllan, fjalët e këshillat tua nuk do ti harrojmë.
Kanë mbetur dhe pakë pleq, si ti, në Turjakë: Sefer Imeri e Liman Avdia, Jup Rexhepi e Veli Sadria, Isë Bajrami e Ahmet Muhameti (Kajtazi), Reshit Tafili, Jahir Lili e Miftar Xhaferi, Rexhep Asllani, Rexhep Berisha e Ahmet Mehmeti.
Dikur Turjaka kishte shumë pleq, me dhjetëra; si Baca Xhemajli, Met e Salih Xhemajlia, Asman e Nezir Cufa, Hamid e Shaqë Tusha, Imer e Shaban Seferi, Din e Sefer Haxhia, Ali e Xhelë Nurqi, Bajram e Shaban Ramadani, Smajl Zeneli, Sylë Sahiti e Ilaz Imeri, Lil Drguti, Mulla Haliti, Reshit e Ukë Imeri, Sahit Jemini, Islam Maliqi, Ahmet Qyrti, Xhemë Maxharra, Elez Dylybashi, Idrizi e Sylymani, Asmani e Sadiki (Dylubash), Ibishi, Abedini e Bislimi, Murat e Smajl Miftari … e shumë e shumë të tjerë.
Po na shkojnë pleqt.
Baca Kapllan, pusho i qetë!
1*) KONSPIRACION m.
Plan i fshehtë i një grupi njerëzish a organizate për të bërë diçka të jashtëligjshme ose të dëmshme; komplot. Konspiracion për të rrëzuar qeverinë.
1*) ARË f.
Tokë që lërohet e mbillet, tokë buke. Arë e mbjellë (e korrur). Arat e kooperativës. Arë me grurë (me misër). Bimët (kulturat) e arave. Brigadat e arave. Miu i arave. zool. Lëroj (ujit) arën. Punon në arë.
* Flet në arë e në vresht flet në tym, kot, kuturu. I tregon (i rrëfen) babait arat iron. shih te BABA,~I. E bën arë e hamull i përhap fjalët në të katër anët, është llafazan i madh. E hante grurin që në arë shih te GRUR/Ë, ~I. Kam ujin në arë shih tek UJ/Ë, ~I. Bjer shi në arën time thuhet për njerëz që shohin vetëm interesin e tyre të ngushtë, që mendojnë vetëm për vete. Kur s’ke ara në mal, pse bën dava me çakejtë? fj. u. mos u ngatërro në një punë që nuk të përket.
2*) Lucia
Lucia är en högtid som firas den 13 december, samt namnet på högtidens huvudperson. I Sverige ingår Lucia tillsammans med advent i förberedelserna till julfirandet. Det svenska moderna luciatåget är en blandning av flera traditioner, varav de flesta folkliga. Eventuellt finns också ett förkristet inslag.[1] Luciatåget har spritts till andra nordiska länder, och i viss mån också utanför Norden.
13 decembers namnsdag Lucia kommer från den gamla helgonkalendern. Helgonet Lucia vördas i både västkyrkan och östkyrkan, och ska ha levt på Sicilien omkring år 300. Även om oljelampa eller ljus i handen tillhör Lucias helgonattribut har dagens nordiska luciafirande föga gemensamt med helgonkulten.
3*) Mitrush Kuteli
Dhimitër Pasko (rumanisht: Dimitrie Pascu;[1] Pogradec, 13 shtator 1907 ─ Tiranë, 4 maj 1967) ka qenë ekonomist, ekspert ekonomie dhe njeri i letrave. Me emrin e pendës Mitrush Kuteli në letërsinë shqipe është i njohur si përkthyes, kritik letrar dhe për prozën e shkurtër, për të cilën – së bashku me Ernest Koliqin – cilësohet themelues i prozës moderne shqipe.]
Qëndrimet e Paskos mbi ekonominë shqiptare nuk u aplikuan në asnjërën nga periudhat për të cilat shkroi apo punoi, qoftë në periudhën e mesluftërave, gjatë kohës kur punoi në Bankën Shqiptare duke mbrojtur kapitalin shqiptar kundrejt kërkesave të pushtimit gjerman, po ashtu edhe në fillimet e regjimit komunist, i cili edhe e burgosi. Veprimtaria e tij pas burgut u “tkurr” tek profesioni i përkthyesit dhe pak letërsie për fëmijë.
4*) Richard Allen Grenell (lindur më 18 shtator 1966) është një diplomat amerikan, këshilltar politik dhe këshilltar mediatik. Një anëtar i Partisë Republikane, ai shërbeu si Ambasador i SHBA-së në Gjermani nga 2018 deri më 2020 dhe shkurtimisht si Ushtrues i Detyrës së Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare (DNI) në Kabinetin Trump më 2020. Grenell më tej shërben si i Dërguari Special i Presidentit për Negociatat e Paqes në Serbi dhe Kosovë.
Grenell shërbeu si zëdhënës i Departamentit të Shtetit të SH.B.A.-së në Kombet e Bashkuara nën katër ambasadorë të ndryshëm të SH.B.A.-së gjatë administratës së George W. Bush. Pas mandatit të tij në Departamentin e Shtetit, ai formoi Capitol Media Partners, një këshillim ndërkombëtar për medie strategjike dhe çështjet publike; ai gjithashtu punoi si një bashkëpunëtor i Fox News. Grenell ishte një zëdhënës i politikës së jashtme për Mitt Romney gjatë fushatës së tij presidenciale më 2012.
Në shtator 2017, Presidenti Donald Trump emëroi Grenell si Ambasadorin e SHBA-së në Gjermani. Më 26 prill 2018, ai u konfirmua nga Senati i Shteteve të Bashkuara me një votë prej 56. Grenell i paraqiti letrat kredenciale Presidentit të Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, më 8 maj 2018. Mandati i tij ishte i diskutueshëm në Gjermani. Në vitin 2020, Grenell u emërua si drejtori i përkohshëm i inteligjencës kombëtare në administratën Trump, duke e bërë atë personin e parë homoseksual të hapur për të shërbyer në një nivel kabineti në Shtetet e Bashkuara.
Vazhdon
Malmö, 12, 13 dhjetor 2022