ARKIVI:
23 Dhjetor 2024

Ngjashmëri telepatike…  Rilexime nostalgjike  

Shkrime relevante

Zëri i ndërgjegjës kombëtare thërret për ndryshim!

Shqiptarë të Plavës dikur..., para se pasardhësit e tyre të bëheshin...

Ja si mund të duket Anglia e bukur, e së ardhmes…!

Jorgo Mandili 21 dhjetor 2024 ___ Britania ishte përpara të gjitha vendeve perëndimore në...

Si i dëboi UÇK-ja hoxhëllarët dhe predikuesit e fesë islame nga frontet e luftës

Luan Dibrani, Gjermani ___ Gjatë periudhës së luftës në Kosovë, Ushtria Çlirimtare e...

Interesat kombëtare të Kosovës, marrëdhëniet ndërkombëtare dhe konteksti më i gjerë gjeopolitik

Agim Vuniqi, New York ___ Roli i Shqipërisë dhe deklaratat e kryeministrit Rama Fjala...

Shpërndaj

Legjenda: 1. Ballin e romanit “Ministria e dhëmbjes” 

Nga Bajram Sefaj , shkrimtar

Ngjashmëri telepatike…  

(Rastësi, asgjë tjetër!) 

Kush kë e kopjon a vjedh, apo krejt kjo, s’është gjë tjetër veç se një rastësi kozmike. Një koincidencë frapante nga ato që mund të ngjajnë shpesh edhe pavetëdije! Kur dy shkrimtarë ballkanas, në këtë rast, nga dy anë të botës, (njëri në Paris – tjetri në Amsterdam) rrahin të njëjtin tel! 

Derisa fragmenti, në vijim shkëputur nga një roman imi, me mallkimin e zi brenda tij, shkruar diku në Paris, shumë përpara së të botohet në gazetën Rilindja, në muajin shtator të vitit 1999, romani i shkëlqyeshëm me titull “Ministria e dhimbjes”, i shkrimtares nga Zagrebi, Dubravka Ugreshiq (tash jeton dhe krijon në Amsterdam të Holandës), është botuar shqip në vitin 2010.  

Është pak e besueshme që zonja Ugreshiq, të njoh gjuhën shqipe? Pak e besueshme kjo! 

Ja tregimi im: 

Bajram Sefaj 

“Mallkimi i zi” – (fragment romani), Rilindja, 11 shtator 1999, faqe 9. 

————————  

 (…) 

Marrësi: Fol, ore burrë i dheut, fol edhe pak! Vetëm edhe ndonjë fjalë! Ndonjë cikërrimë, imtësi! Ndonjë hijesë! Ndonjë sqarim! Ndonjë piketim! Ndonjë pikëllim! Ndonjë zbardhje! Ndonjë e të shtereshin burimet!, uji i kroit të shtertë!, mani në oborr mos të zëntë!, qershitë mos të çelshin lule!, hardhia e vreshtit t’u thaftë!, t’u thaftë gruri në arë!, mollë e kumbull, arrë e dardhë!, t’u kalltë mali!, bari i livadhit të madh t’u thaftë!, të ngordhshim macet nën sofër!, pulat t’i preftë dhelpra në kotec!, delet, lopët, mëshqerrat, qengjat, viçat, e krejt gjënë e gjallë, të imtë të trashë, t’i preftë në fyt bisha e çartur!, qentë t’u çarteshin e t’u tërbofshin!, dhitë mos të pjellshin kurrë!, të marrtë llave e minjve!, t’u shtofshin gjarpinjtë nën prag!, shtrigat të kapshin për veshi!, djallit e të birit m’i shkofsh në takim e në vallëzim!, shiu mos të rigoftë n’arë as në luadh!, të lushin vendi gurët e shtëpisë!, qyqja të këndoftë në hardhi!, nën çati!, mielli në magje t’u vaistë!, të marrtë erë djathi në tinar!, maza në kabliç t’u prishtë!, buklat ta prefshin udhën!, mbetsh pa derë e dritare!, mbetsh pa muzikë e dajre rrënjë veshi!, të zëntë ora e ligë!, të humbtë sahati i xhepit!, shkrepës as shpresë mos paç!, asnjë dritë mos të ndrittë!, mbetsh pa gojë!, pa fjalë!, zëri t’u shtertë!, mbetsh i shurdhër!, mbetsh belban!, mbetsh shurdhmemec e hajvan!, mbetsh pa rreze buzëqeshjeje për rreth buzëve!, fytyrës brisk mos i rafsh!, tesh e larë mos t’raftë në trup!, sall zdralli e erërat e këqija ta mbëltofshin trupin!, sifilizi të mbërtheftë!, fjetsh të madhën!, mos u gdhifsh!, damëll e majasil paç përditë!, u bëfsh impotent e as viagra mos të ndihmoftë hiç!, sidën e paç nafakë!, televizori të shtertë e të pëlcit siç pëlcet kokrra e kripës në gacë qarri!, librat t’i brefshin mijtë!, gazeta e ditës, e javës as e muajit mos të raft në dorë!, fletore mos pafsh!, as laps mos paç emrin me e shënua!, as një letër me e shkrue!, mos paç kujt me ia nis!, të resht borë erë e potere në oborr!, mbi çati e kulm të shtëpisë të shoqëroftë mizëri kallukanxhash!, hienat të bëfshin hyzmet!, makina të bllokoftë në vend, t’u shpofshin gomat e saj!, lugetërit i paç bashkudhëtarë!, t’u fiktë zjarri në oxhak!, oxhaku tym mos të nxjerrtë!, shkelsh zbathur nëpër cifla xhamash të thyer!, dhjefsh gozhdë e zhiletë bashkë!, thonjte t’u rritshin si kthetra!, luga t’u beftë thikë!, krimba e miza ngrenshin darkë bashkë me ty!, diaré e sifiliz i bash me për shëndet!, këmbët të mërdhifshin!, thonjtë e gishtave të rënçin!, të vrafshin këpucët në thembra!, thefsh qafën kulmeve të pingulta të shtëpive e godinave shumëkatëshe!, të pafshin Homeri e Borhesi bashkë!,  edhe ti i pafsh si të kanë parë ata ty!, dalsh në shëtitje vetëm natën!, krahanë shtrojë e mbulojë paç!, mos paç me çka e pret një tojë!, ta shoftë zoti hisen e diellit!, t’u këputshin të gjithë telat e telefonit…! (Përtej100 mallkime, secili më i sertë dhe më katil se shoqi!). A more vesh? 

Dhënësi i imagjinuar: !?! (Hiç). 

Marrësi: A more vesh ore pronar i zërit të keq. O kumtzi! Gjigjmu, gjigjmu, gjigjmu, gjigjmu, gjigjmu, gjigjmu, gjigjmu, gjigjmu, gjigjmu, gjigjmu… se me dogje e me poçe krejt! me copëtove!, me grive!, me bëre mallkimzi, he kuku për mua! (…). 

* 

Ja fragmenti i Dubravka Ugreshiq, nxjerrë nga romani i saj  “Ministria e dhimbjes”-  (përktheu nga origjinali, “Minisrtarstvo boli”, Ilira Ymeri – Shurbani, redaktore Evisa Ibro, Shtëpia Botuese “Dituria”, Tiranë – 2010, faqe 250. 

(…)  

E kthyer nga një mur i padukshëm, përplasem me balle ritmikisht pas erës dhe flas. Nuk e besoj Zotin, nuk di asnjë lutje. E mbështjellë në erë, e bashkëngjitur në peizazh si  në fotografi  të vjetër panoramike, unë “mësuesja”, më e mira e brezit të vet, shqiptoj atë që njoh, litaninë time ballkanike. I përzë shpirtrat e këqij me mori fjalësh. Me ato tinguj thyej xhama të padukshëm, si Oskar Natzerathi. Nxjerr fjalë nga goja si sepja lëngun e saj. I dërgoj tingujt e mi pa marrës, si një letër tingëlluese në shishe. Era i përhap, i shoh fjalët e mia të fluturojnë në ajër. I ndjek ndërsa mbështillen në ajër në tuba të vegjël. Pasi kanë kryer një manovrim, tubat ngulen në pikiatë në murin e ujit. Shkrihen menjëherë, si Alka Setzer. Dhe kur tejzat e mia të zërit lodhën, kur era ma ka ngrirë ballin, e paqësuar, largohem nga plazhi. Pas meje nuk lë asnjë gjurmë. Vijat horizontale të Holandës, më bëjnë mirë si letra e vjetër thithëse e bankave të shkollës. Thithin gjithçka.  

*   

Qofsh i mallkuar në këtë dhe në atë botë! Të rëntë murtaja dhe të bëtë copë e thërrime! Mos e pafsh dritën e diellit! Të ngreshtin qentë! Të vrafshin zogjtë! Të humbtë vula! Ecsh zbathur mbi gjemba! U bëfsh më i hollë se peri dhe më i zi se kusia! T’u rrittë pelini në vend të borzilokut! Të përpiftë djalli! Të vjedhtë djalli bukën! Të djegtë djalli bukën! Të krrokatshin korbat në trup! T’u shkultë gjuha! T’u prishtë gjaku! Të trettë dhimbja! Të rënçin rrufetë e vetëtimat dhe të ndafshin në dysh! Të bëftë rrufeja shkrumb e hi! U endesh i verbër nëpër botë! Të kafshoftë gjarpri zemrën! Vuajtsh si krimbi nën lëkurë! Të marrtë uji i pisët! T’u qaftë zemra ne katërsh! Të rëntë një shigjetë! Mos e pafsh dritën e diellit! Mos e pafsh agimin e nesërm! Mbetsh vetëm! Mbetsh pa emër! T’u thaftë fara! U bëfsh memec! Mbetsh vetëm dhe i varfër! Të përpiftë gjarpri! Të asgjësoftë gjarpri! Të djegtë dielli! T’u bëftë sheqeri i hidhur! Mbetsh pa gojë! Mbetsh pa bukë e kripë! Të marrtë djalli! Të mallkoftë Zoti për gënjeshtrat e tua! Të dhentë Zoti atë që më dha mua!  T’i ktheftë deti kockat! T’u rrittë bari mbi kocka! Të zëntë tërbimi! Mos të pafsha bojën! U bëfsh i zi më sy të bardhë! U bëfsh pluhur e hi! Bëftë Zoti të të bien sytë dhe të mbetshin dy vrima në fytyrë! U bësh memec nga goja! Qofsh i mallkuar! Urinofsh gjak dhe zift! Të përpifshin morrat! Të trettë plaga e hapur! Të djegtë zjarri! Të marrtë uji! Të djegshin flakët! Qëndrofsh ulur në varr njëqind vjet dhe mos lëvizsh dot! Mos u martofsh! T’u zëntë fryma, të ngrënshmin krimbat, të vrafshin bretkosat! Mos t’u zëntë më emri në  gojë! U endesh i verbër nëpër rrugë! Mos e pafsh as diellin, as ditën! Zënç ndryshk! Të goditshin rrufe e vetëtima! Vdeksh çdo ditë! U zhytsh në llum! T’u bëftë fytyra e zezë! Mos paç pasardhës! Të fryftë uji! Lëpifsh hirin! U bëfsh gur! T’u bëftë zemra gur! Vdeksh në errësirë! Të humbtë shpirti! Të përpiftë errësira! Mos u ngopsh kurrë! Tu rrokullisftë kufoma nëpër rrugë! T’u ktheftë mbarësia në gjëmë! U tërheqsh zvarrë përtokë! U bëfsh memec! U bëfsh shurdh! Mbetsh pa gjë! T’u thafshin rrënjët! T’u prishtë qumështi i nënës! Të dalshin kockat mbi dhe! Të vrafshin ujqërit! Të përpifshin krimbat! Mos paç as shpirt as kthetra! Mos të paftë shpirt i gjallë! Mos e pafsh shtëpinë tende! Mbetsh pa shpirt! Paç kripën, por jo bukën! U nemitsh dy herë! U bëfsh prej guri dhe druri! T’u bëftë zemra gur! Të këndoftë qyqja mbi bokë! T’u zbardhshin sytë! Të vraftë e mira! Mos t’u dëgjoftë zëri! Të shurroftë thithëlopa në trup! Të zëntë gjumi dhe mos u zgjofsh më! Të vrafshin lotët e mi! T’u shofshin yjet! U endesh nëpër rrugë! Folsh me gishtërinj! Paç pleqëri të zezë! Edhe duke shkuar deri në Detin e bardhë, apo Detin e zi, mos pafsh as hair as fat! T’u bëftë gjuha memece, të zëntë zjarrmia dhe të djegtë gjuha! Të ndjektë mjerimi. (G errësim! Ndonjë rrezatim! Ndonjë kallëzim! Ndonjë kall…! 

Gjithsej 114 mallkime! 

Të njehme, të matura, e çmatura aq shumë! 

 (Dikur e diku, në Francën e vetmisë së madhe!) 

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu