ARKIVI:
26 Dhjetor 2024

Një apel i huqur totalisht, por jo rastësisht

Shkrime relevante

Kryeministri merr rolin e gjykatësit!

Florim Zeqa I gjithpushtetshmi i vendit, Kryeministri i cili nuk i respekton...

Serbja Sonja Biserko, zëri i së cilës nuk po dëgjohet nga ndërkombëtarët, “analistët tonë” dhe disave nga opozita e Kosovës

Nga: Gani Mehmeti Biserko: Lista Serbe është përgjegjëse për gjithë situatën në...

Vargje me nismë të mbarë, recension për librin e Bashkim Halilajt, “Gjurmë ecjesh“

Shefqet DIBRANI VARGJE ME NISMË TË MBARË Bashkim Halilaj, “GJURMË ECJESH“, vargje, botoi...

Pabesueshmëria e absurdeve të “BIG BROTHER”

Nga: Lirim Gashi Sara nga Tirana dërgon çdo ditë lutje në qiell,...

Shpërndaj

Ramadan Veliu
“Është e qartë që më mirë kështu së bashku, …sesa ashtu siç kemi qëndruar… pa ditur për njëri-tjetrin, me luftëra në mes.” ka thënë Rama!!!!…
“…pa ditur për njëri-tjetrin…”?!… o Zot thua se në luftërat e fundit kane luftuar me teledirigjues dy civilizime te panjohura mes vete, të thuash nga dy planete te largeta ne kozmosin e erret dhe të pafund! …Nuk e dini që lufta u bë mu pse ata njiheshin tepër mirë mes vete?!… Aq mirë njiheshin dhe aq të afërt ishin me njëri-tjetrin sa flisnin të njejtën gjuhë, kishin mbaruar shkolla të njejta, kishin studjuar në universitete të njejta, kishin shërbyer dhe shërbenin në ushtrinë e njejtë, kishin luajtur e ishin zbavitur në fusha të njejta, kishin simpatizuar dhe kishin festuar bashkë fitoret e ekipeve te njejta… kishin mbi 7 dekada bashkjetesë në të njejtin shtet, në të njejtën republikë, në të njejtin qytet, në të njejtën lagje… por kur shpërtheu çmenduria e quajtur LUFTË… ballë për ballë kunder njëri-tjetrit ishin gjendur edhe vellezer te dy prinderve të njejtë, njëri me boshnjaket e tjetri me serbet, njëri me kroatet tjetri me serbet, madje edhe qiftet e martuar kane ndodhur te pozicionohen ne anë te kunderta të luftes. …Pra afërsia dhe njohja mes njerezve, nuk e shmang rrezikun e luftës. Bile nga pervoja jugosllave dhe sovjetike, popujt sa me te aferm të jenë, duken aq më të rrezikuar nga lufta. Luftërat nuk janë rezultat i mosnjohjes së njerëzve, as i mungesës së dashurisë mes njerëzve te rendomt, por janë rezultat i mendjeve të sëmuara të elitave politike, kishtare e ushtarake. Ato mendje të çoroditura, më parë me vite te tera, per çdo dite ndeznin urrejtje te skajshme në gazeta, radio e televizione, ashtu që një ditë vëllezerit, miqët, fqinjët, bashkëvendasit e nje shteti u gëdhinë si armiq të përbetuar. Nje propogandë e tillë e paskrupull, agresive ishte aq e sofistikuar dhe kembngulëse derisa njerëzit per nje moment i ktheu në bisha… serbi Dushko Tadiqi e mbyti ne menyren me mizore boshnjakun ish profesorin e tij te matematikes, i cili i kishte huazuar Dushkos 40’000 DM, per te hapur nje restoran, te cilat para jo vetem qe nuk i ktheu kurrë, por mikun dhe profesorin e tij e torturoi Dushko duke e thyer ne kurriz qe t’i kafshonte gjenitaliet e veta. Pra aq afër njeri-tjetrit ishin, por afersia bëhet e kobshme kur shteti drejtohet nga monstra me pamje njeriu…. Ato mendje të semura qe mbollen urrejtje patologjike mes popujve qe njiheshin shume mire mes vete, janë ende në pushtet ne Serbinë e sotme. Pikërisht mu me ata qe njekohesisht janë edhe kriminelë, si Vuçiqi, Daçiqi, Vulini e shume te tjere rreth tyre, ju me
ta po ndertoni ne ajër kulla të “miqësise” e të “paqës”.
Poooor t’u drejtohesh sot nga Beogradi popujve sllav sivellezer ne ish Jugosllavi, te cilet u bashkuan në një shtet me deshirë, por të cilet u ndane të pergjakur, ku shume te aferm te tyre me dhjetra mija u vrane ne menyrat me mizore, duke perfunduar shume sosh ne varreza masive dhe në të njejten kohe t’u adresosh shqiptarëve fatkeq, qe u detyruan me dhunë e terror të vazhdueshëm të jetojne ne nje shtet aq të urrejtur, sepse nuk kishin asgje te perbashket me të tjerët, as gjuhen, as kulturën, as ëndrrat; pas atij kalvari të tmerrshēm, t’u thuash që këta më mirë duhet të njihen me njërin, se sa te luftojne, është nonsens i madh. Jo per shkakun se keta popuj, nuk kanë nevojë për bashkjetesë paqesore, por ështe nonsens, për shkakun se përgjegjësinë e luftes po e hudh ne nje adresë krejtësisht gabuar, ndoshta per ta mbrojtur përgjegjësin e vërtet, mikun tënd të çmuar dhe shtetin në të cilin je dashuruar marrezisht Serbinë.. Lufta nuk ndodhi ngaqë ata nuk njiheshin me njeri tjetrin, por ngaqë ishte një projekt i Serbisë se madhe, të ciliën luftë Millosheviqi e paralajmeroi me 28 qershor 1989 në Gazimestan, ne tubimin me 1 milon pjesëmarresish serbë. Ne vend se ti drejtoheni atij mikut tend, ish ministrit te propogandes ne kohe lufte, ne kohën kur kasapoheshin brutalisht gra e femije te panumert, që të mos gaboj sërish të projektojnë vrasje të popujve e gjenocide, i cili edhe tani po na dergon kercenime “vdekjepeuse” (“naš odgovor biče ubitačan”), ju me kot derdellisni nga Beogradi, duke shperndarë në eter apele drejtuar popujve të viktimizuar, per afrim me popullin serb, qe sot udhehiqet nga e njejta konjukturë fashiste e radikal-shoviniste, pergjegjese per krime te panumërta ne luftërat e fundit.
Ballkani i Hapur duke pasur në qendër një Serbi të padenacifikuar, me serbë të papenduar, me nje klase politike e dalur nga lufta gjenocidale, e pandërgjegjësuar per krimet e tmerrshme dhe me një Shqipëri satelite përulësisht e bindur dhe sherbetore e verbër e interesave serbe, është kulmi papërgjegjësisë historike të klases politike shqiptare, eshte amnisti kriminale e krimeve gjatë gjithe historise se pergjakshme shqiptaro-serbe. Për më tepër është tradheti e interssave strategjike te shqiptareve nga vet shteti shqiptar, i cili duke mos pasur kurrfar strategjie të vet kombetare, bën argatin e strategjise së armikut shekullor duke dobësuar dhe defaktorizuar kombin shqiptar ne dobi te serbve.

 

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu