ARKIVI:
21 Dhjetor 2024

Një çerek shekulli nga gjenocidi në Kosovë – ndize një qiri për viktima e gjenocidit

Shkrime relevante

Këshillë për të krishterët në Kosovë…!

Agim Bajrami  Qëlimi i të gjithëve neve që civilizmin e krishterë e...

Klasë politike më të pafytyrë dhe pakarakter se ne shqiptarët, në Europë nuk ka askush !

Driton Statovci Kur po i lexoj reagimet e politikanëve tonë për sulmin...

Ago Agaj, “Kosovari nga Vlora”, në 30 vjetorin e kalimit në amshim

Dr. Ago Agaj, bashkpuntor politik i çeshtjes kombëtare dhe mik i...

Shpërndaj

Me rastin e Ditës së Përkujtimit të Gjenocidit në Kosovë, Qendra „Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur“ fton të gjithë shqiptarët që më 15 janar 2024 duke filluar nga ora 19:30, të bëjnë ndezjen e qirinjve në shenjë përkujtimi për viktimat e gjenocidit në Kosovë.
Të përkujtojmë se viti 2024 shënon një çerek shekulli i gjenocidit mbi shqiptarët e Kosovës, të cilin e kanë zbatuar forcat serbe gjatë luftës së fundit.
Siç kemi bërë thirrje edhe më herët, shfrytëzojmë rastin që edhe njëherë të ftojmë institucionet qendrore e lokale të Kosovës, partitë politike, organizatat joqeveritare e të gjithë qytetarët, që këtë çerekshekull të gjenocidit mbi popullin tonë ta shënojmë në mënyrë sa më të dinjitetshme, duke treguar përgjegjësi të lartë shtetërore e qytetare.
Më 15 janar, pikërisht në ditën që Kuvendi i Kosovës e ka caktuar si ditën e përkujtimit të viktimave të gjenocidit, në sheshin „Skënderbeu“ në Prishtinë, aktivistët e Qendrës “Gjenocidi në Kosovë – Plagë eHapur” do të bëjnë ndezjen e qirinjve. Ftohen qytetarët e Prishtinës që të bashkëngjiten në këtë aktivitet.
Qytetarët e qyteteve tjera, me vetiniciativë mund ta bëjnë ndezjen e qirinjve në sheshet kryesore të qyteteve dhe të fshatrave të tyre.
Organizimi me vetiniciativë edhe i qytetarëve në qytetet jashtë kufijve të Kosovës është i mirëseardhur, andaj ftojmë të gjithë shqiptarët kudo që janë të bëjnë nderimin e viktimave të gjenocidit pikërisht më 15 janar 2024 nga ora 19:30.
Ata që nuk kanë mundësi të dalin në shesh, këtë ta bëjnë në ballkonet apo dritaret e tyre.
Po ashtu, ftojmë të gjithë shqiptarët anekënd botës që në ora 19:30, sipas kohës së tyre lokale, ta bëjnë ndezjen e qirinjve në ballkone e dritare në nderim të viktimave të gjenocidit në Kosovë.
Ftojmë gjithashtu organizatat joqeveritare, veçanërisht ato që në fokus të aktivitetit të tyre e kanë çështjen e viktimave të luftës që të bashkëngjiten në këtë aktivitet përkujtimi.
Përkujtimi i viktimave të Gjenocidit në Kosovë është më e pakta që ne duhet të bëjmë në rrugëtimin për ngadhënjimin e drejtësisë dhe ndëshkimin e krimit!
Me respekt për të gjitha viktimat e gjenocidit në Kosovë dhe për familjarët e tyre.

Gjenevë, 9 janar 2024
Qendra „Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. …Flasim (pordhin), shkruajne, bertasin dhe ulurojne- perdite- kunder genodicit ( nuk ka term gjeonocid, por, vetem genocid, etnocid, indocid, suicid, urbanocid, kulturocod, ekocid etj:)-ndersa Kosova dhe krejt shqiptaret e mbeshtesin genocidin, etnocidin, urbanocidin, kulturocidin dhe ekocidin e cicfiteve kunder palestinezeve!

    Perrrala me tupan.

    Populli kay thene dikur se kijameti ( katasrtofa) vjen <ate dite kur e marrin e padituri dhe i ligu laypsin dhe pushtetin ner dore, tuci ose frikacaku pushken ne krah, apo revolen ne brez, dhe gabeli kuleten ose portofolion ne xhep.

    Kaq.

    Vec grahni ju te "mencurit, te merituarit dhe trimat e pafjetur" te kombit dhe atdheut, he Zoti u vrafte dhe marofte!

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu