Katër ditë pas krimit të gjenocidit që forcat e armatosura të Serbisë kryen më 28 shkurt dhe 1 mars të vitit 1998 në fshatrat Likoshan dhe Qirez të Komunës së Skenderajt duke vrarë 24 civilë shqiptarë, projekti serb për gjenocidin ndaj shqiptarëve të Kosovës vazhdoi në Prekaz.
Qëllimin gjenocidar të sulmit mbi Prekaz e nxjerr në shesh edhe Ratomir Taniq, përfaqësues i ekipit serb të asaj kohe që zhvillonte negociata me Kosovën. Bëhet fjalë për një politikan serb që deklaron haptas se “kishte qëndrim tejet negativ ndaj shqiptarëve, sepse ata paraqesin problem të caktuar për interesat kombëtare të Serbisë” dhe për të cilin “UÇK-ja është organizatë terroriste”.
Në intervistën dhënë Radio Evropës së lirë më 7 mars 2001, të titulluar “Po! Ekzistonte plani për spastrimin etnik të Kosovës”, ai thotë:
“Forcat tona të sigurisë nuk bënë aspak luftë kundër terroristëve. Ata luftën e bënë kundër popullatës civile. Kështu filloi konflikti etnik në mars të vitit 1998. Në vend të arrestimit të vëllezërve Jashari dhe të tjerëve, forcat tona sulmuan shtëpitë ku jetonin ata dhe masakruan gratë, fëmijët dhe anëtarët e tjerë të familjes. Në vend që të kufizoheshin aksionet në caqet e caktuara, u sulmuan edhe fqinjët e tyre… Sigurisht që kjo provokoi revoltën e popullit shqiptar, siç do të provokonte revoltën e cilitdo popull në botë.
Sllobodan Millosheviqi e dinte se kjo do të provokonte kryengritjen e popullit shqiptar dhe e bëri vetëm e vetëm që të kishte mundësi të arsyetohej se kishim të bënim me një revoltë! Millosheviqi dhe Shainoviqi vepronin në atë mënyrë që ‘lufta kundër terrorizmit’ të kthehej në luftë kundër fshatrave dhe civilëve shqiptarë. Dhe kështu të dëboheshin këta njerëz nga Kosova, t’u merreshin dokumentet dhe t’i fshinin nga evidenca. Më vonë, në rast se imponohej t’i kthenim të dëbuarit do të pohonim se janë shqiptarë nga Shqipëria.”
Mirëpo rezistenca e jashtëzakonshme treditore që i bëri FAMILJA JASHARI nga Prekazi i Poshtëm makinerisë luftarake të Serbisë i dha karakter legjendar historisë sonë moderne dhe, në të njëjtën kohë, nxori përpara opinionit publik ndërkombëtar përmasat e planit përbindësh që kishte hartuar shteti serb kundër shqiptarëve të Kosovës. Dhe pikërisht për këtë arsye Përfaqësuesi i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara për Kosovë, z. Bernard Kushner deklaroi në Odën e Familjes Jashari: Pas asaj që ndodhin në Prekaz bota reagoi dhe nëse do të ekzistonte Çmimi Nobel për liri, ajo do t’i takonte Familjes Jashari!
Sot përkujtojmë me krenari 25 VJETORIN E EPOPESË SË UÇK-SË dhe me dhembje të madhe për të gjithë të rënët në këtë ÇEREK SHEKULLI NGA GJENOCIDI NË PREKAZ!
Lista e të vrarëve në aktin gjenocidar në Prekaz të Poshtëm të Skënderajt
më 5 – 7 mars 1998
Lista e të vrarëve në aktin gjenocidar në Prekaz të Poshtëm të Skënderajt më 5 – 7 mars 1998
Nr. | Emri dhe Mbiemri | Datëlinjdja | Data e vrasjes |
Mosha |
1. | Blerim Z. Jashari | 12.12.1992 | 05.03.1998 | 5 |
2. | Blerina H. Jashari | 21.11.1991 | 07.03.1998 | 6 |
3. | Fatime H. Jashari | 27.04.1989 | 07.03.1998 | 8 |
4. | Bujar Z. Jashari | 10.10.1987 | 05.03.1998 | 10 |
5. | Blerim H. Jashari | 08.10.1985 | 07.03.1998 | 12 |
6. | Kushtrim A. Jashari | 26.03.1985 | 07.03.1998 | 12 |
7. | Igball R. Jashari | 25.02.1985 | 07.03.1998 | 13 |
8. | Lirije H. Jashari | 13.10.1983 | 07.03.1998 | 14 |
9. | Valdete R. Jashari | 27.07.1983 | 07.03.1998 | 14 |
10. | Avdullah Z. Jashari | 27.05.1982 | 05.03.1998 | 15 |
11. | Besim H. Jashari | 01.12.1981 | 07.03.1998 | 16 |
12. | Igballe R. Jashari | 02.09.1981 | 07.03.1998 | 16 |
13. | Afete H. Jashari | 16.08.1980 | 07.03.1998 | 17 |
14. | Ajvaz K. Jashari | 02.07.1980 | 05.03.1998 | 17 |
15. | Fitim A. Jashari | 09.05.1980 | 07.03.1998 | 17 |
16. | Hanife Z. Jashari | 01.01.1981 | 05.03.1998 | 17 |
17. | Smajl Xh. Bazaj | 30.03.1980 | 05.03.1998 | 17 |
18. | Hidajete R. Jashari | 16.10.1979 | 07.03.1998 | 18 |
19. | Murtez Z. Jashari | 05.03.1979 | 05.03.1998 | 19 |
20. | Fatime Xh. Bazaj | 28.02.1978 | 06.03.1998 | 20 |
21. | Selvete H. Jashari | 03.04.1977 | 07.03.1998 | 20 |
22. | Sabrije Z. Jashari | 01.01.1976 | 05.03.1998 | 22 |
23. | Ukshin Q. Jashari | 19.02.1976 | 06.03.1998 | 22 |
24. | Ramiz S. Jashari | 13.08.1974 | 06.03.1998 | 23 |
25. | Shahin Q. Jashari | 19.08.1973 | 06.03.1998 | 24 |
26. | Fatime S. Jashari | 01.01.1970 | 06.03.1998 | 28 |
27. | Hajzer Z. Jashari | 15.04.1969 | 05.03.1998 | 28 |
28. | Nazmi Z. Jashari | 14.11.1967 | 05.03.1998 | 30 |
29. | Faik T. Jashari | 15.07.1964 | 07.03.1998 | 33 |
30. | Elfije S. Jashari | 01.01.1963 | 06.03.1998 | 35 |
31. | Halil B. Jashari | 15.06.1960 | 05.03.1998 | 37 |
32. | Hamdi S. Jashari | 01.08.1960 | 06.03.1998 | 37 |
33. | Adile B. Jashari | 10.03.1959 | 05.03.1998 | 38 |
34. | Hajrije Z. Jashari | 04.04.1957 | 06.03.1998 | 40 |
35. | Adem Sh. Jashari | 28.11.1955 | 07.03.1998 | 42 |
36. | Beqir B. Jashari | 30.03.1955 | 05.03.1998 | 42 |
37. | Feride R. Jashari | 16.03.1954 | 07.03.1998 | 43 |
38. | Bahtije M. Jashari | 08.10.1953 | 05.03.1998 | 44 |
39. | Kajtaz M. Jashari | 14.10.1953 | 05.03.1998 | 44 |
40. | Sherif B. Jashari | 10.11.1951 | 07.03.1998 | 46 |
41. | Smajl A. Jashari | 29.09.1951 | 05.03.1998 | 46 |
42. | Hamëz Sh. Jashari | 19.02.1950 | 07.03.1998 | 48 |
43. | Qazim O. Jashari | 20.04.1948 | 05.03.1998 | 49 |
44. | Zarife B. Jashari | 07.09.1948 | 07.03.1998 | 49 |
45. | Osman Sh. Geci | 06.06.1943 | 07.03.1998 | 54 |
46. | Salë Sh. Jashari | 10.04.1943 | 05.03.1998 | 54 |
47. | Mihrije F. Jashari | 05.12.1942 | 05.03.1998 | 55 |
48. | Qerim H. Jashari | 09.10.1942 | 06.03.1998 | 55 |
49. | Elheme U. Jashari | 18.08.1938 | 05.03.1998 | 59 |
50. | Afije A. Jashari | 06.10.1937 | 06.03.1998 | 60 |
51. | Ali R. Jashari | 13.07.1937 | 07.03.1998 | 60 |
52. | Halit I. Jashari | 15.09.1934 | 05.03.1998 | 63 |
53. | Hamit H. Jashari | 10.10.1934 | 06.03.1998 | 63 |
54. | Isak F. Halili | 20.01.1934 | 07.03.1998 | 64 |
55. | Sinan R. Jashari | 10.12.1933 | 07.03.1998 | 64 |
56. | Sadik H. Jashari | 10.12.1932 | 06.03.1998 | 65 |
57. | Shaban M. Jashari | 02.04.1924 | 07.03.1998 | 73 |
58. | Zahide Sh. Jashari | 25.01.1924 | 07.03.1998 | 74 |
59. | Hamide A. Jashari | 04.02.1913 | 05.03.1998 | 85 |