ARKIVI:
13 Shkurt 2025

Një episod shumë domethënës, ndodhur gjatë LANÇ-it 

Shkrime relevante

Një episod shumë domethënës, ndodhur gjatë LANÇ-it 

Nga Dilaver Goxhaj, Tiranë   Në vitin 2021 ka dalë në botim  libri...

Agim Aliçkaj emrohet drejtor ekzekutiv i Ligës Qytetare Shqiptare – Amerikane

EMËRIMI I AGIM ALIÇKAJ SI DREJTOR EKZEKUTIV I LIGËS QYTETARE SHQIPTARE...

Rreziku historik për Kosovën dhe rajonin!

Prof. Fadil Maloku, Prishtinë 1. Deklaratat e Trumpit për ndarjen e Ukrainës...

Zelenski, tash: Nuk do të pranojë marrëveshje pa pjesëmarrje në bisedime

Volodymyr Zelensky është presidenti i Ukrainës dhe Donald Trump është presidenti...

Shpërndaj

Nga Dilaver Goxhaj, Tiranë  

Në vitin 2021 ka dalë në botim  libri “Historia e shqiptarëve gjatë shekullit të XX”,vëllimi V, botimAkademia e Studimeve Albanologjike. Instituti i Historisë (Tiranë), Për këtë botim kanë punuan për disa vite 46 studiues nga Tirana, Prishtina, Tetova dhe diaspora. Këto ditë ma dhuroi librin një miku im. U befasova kur konstatova se, midis të tjerave, këmbëngulet se Luftën Anatifashiste Nacionalçlirimtare (LANÇ) ka qenë më së shumti “luftë civile”.  U interesova dhe gjeta në internet, se në inaugurimin e këtij botimi pat marrë pjesë edhe presidenti Bajram Begaj, i cili, midis të tjerave ka thënë: “Kaluam një nga periudhat më të errëta, ku u deformua jo vetëm historia, por edhe vet shpirti i shqiptarëve. At Zef Pllumbi shkroi dikur në librin “Rrno vetëm për me tregue” se ne nuk duhet ta harrojmë çka nddhi, as ta minimizojmë, duke relativizuar të keqen. Ne duhet të sigurohemi që ajo e kaluar të mos përsëritet më, prandaj kujtesa është me mjaft rëndësi”. (“ZERI”, OCTOBER 30, 2023 https://zeri.info/kultura/512141) 

Por, në këtë reagim nuk kam ndërmend të flas për përmbajtjen e këtij botimi. Por, meqenëse ky botim e trajton LANÇ-in “luftë civile”, të cilën indirekt e miraton edhe Presisenti Bajram Begaj, po sjell një episod, i ndodhur gjatë periudhës së LANÇ-it, i pasqyruar në ditarin e Heroit të Popullit Hekuran Pobrati, i cili është një prej 8 partizanëve të  parë, të çetës së Kurveleshit, krijuar më 1 peill 1942, me komisar Mustafa matohiti dhe komandant Bexhet Mema.  

* * * 

“18 dhjetor 1942. …Po ktheheshim me Mustafanë (Matohii, D.G.) nga Nivica për në Lekdush. Vijonte të binte borë, e cila e ka shtruar mbi një pëllëmbë trashësi. Kur arrijmë në hyrje të fshatit Progonat kish errësuar. Mustafai më thotë:  

  • Hekuran, nuk do shkojmë në Lekduash pa kthyer me parë te   

Milorët. Po u kthye ky fis me partinë tonë, që të nesërmen do kthehet i gjithë Progonati.” Dhe trokiti te porta. Doli Alushi. Nje djalë që u është afruar të tridhjetave. Porsa na pa me kapele me yll të kuq, na tha: “Lutem, largohuni. Nuk kam punë me ju të kuqtë!” – dhe na e mbylli portën. 

Nuk na la kohë as të ndëronim dy fjalë. Heshtëm, ngaqë nuk e prisnim  

këtë sjellje arrogante.  

  • – Nuk do ikim – m’u kthye mua Mustafai – Do qëndrojmë gjithë natën, dersa  

ta bindim këtë familje! 

  • – Mustafa, po bie borë… Ty po vjell dhe gjak. (ngaqë Mustafa Matohiti vuante  

nga tuberkulozi, D.G.)  

  • Shqipëria mbi të gjitha, Hekuran. Këtu do të rimë deri në mëngjes. 

Nuk kundërshtova më. 

Gjat gjithë natës e kaluam duke  bërë paripato para portës së avllisë që mos të na ngrinin këmbët. 

Agoi. U hap porta. Ishte Alushi. Po përgatitej të nxirrte bagëtitë. I dolëm përpara. Ai u befasua, dhe ngriu. 

  • Këtu ju? Gjithë natën?! Mos u ka lënë mëndja? Jini në vete?…Futuni  

brenda, futuni  dhe merrni një zjarr… O, ç’më turpëruat! 

Hymë në guzhinë. Mëma e tij pranë zjarrit, te oxhaku, po gatuante trahana. Kur hymë ne ajo u befasua. U ngrit në këmbë dhe iu drejtua Mustafait: 

  • Ç’ka ngjarë , Mustafa, që erdhe që me natë? – ngaqë nuk e priste që të  

vinte kush për vizitë aq herët. 

  • Le, nëno, le, se e kam fajin unë. – i tha i biri. 
  • Si, si?! Ç’ka bërë vaki? – ndërsa ne na ftoi të uleshim. 
  • Këta erdhën që prëmë. . . por unë u mbylla portën dhe…. U habita që  

nuk kishin ikur. Tani që desha të nxirrja dhitë, i gjeta te porta… 

  • Si, si! I ke lënë gjithë natën jashtë?! S’të vjen turp, s’të vjen! 

U ul edhe ajo. Na pyeti se pse kishim dashur ta takonim. Ndërkohë që Mustafai fliste, duke  shpjeguar për rëndësinë e luftës që po organizonte Partia Komunite, ajo hera-herës e hidhte shikimin nga i biri, për të parë reagimet e tij… Në një moment, kur Mustafai ndërpreu fjalën, ajo i tha të birit:  

  • Nxiru nga një raki djeme!  

Në kohën që na erdhi gota e rakisë, nënua e Alushit u ngrit në këmbë dhe iu drejtua të birit: 

  • Biri im! E dëgjove Mustafanë? Këta e duan Shqipërinë. Që nesër të  

dalësh partizan. Për bagëtitë do kujdesem vetë. More vesh?” 

  *     *    * 

Një grua malësore, në thellësi të maleve në Kurvelesh të Labërisë, e një moshe rreth të pesëdhjetave. Analfabete. E pa dalë kurrë nga Kurveleshi. Ajo, duke pare idealizmin dhe sakrificën e dy luftëtarëve partizanë, nuk kishte më nevojë  për propagandë, dhe urdhëroi djalin e vetëm të rrëmbënte pushkën për Shqipërinë. 

Ndërsa sot, pas 80 vjetësh, historianët tanë na thonë se Lufta Nacionalçlirimtare  ka qenë Luftë Civile. Kam bindjen, se këta 46 historianët tanë, me në krye presidentin Begaj, kur ta lexojnë këtë pjesë ditari partizan, ka gjasa t’i grisin diplomat, ne mos i mbuloftë turpi.   

Me 12 Shkurt 2025 

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu