ARKIVI:
22 Dhjetor 2024

Një Europë alternative nuk është utopi, zoti Borrel

Shkrime relevante

Angazhimi kundër terrorizmit global , është angazhim për një botë pa fanatizëm dhe dhunë

Lirim Gashi, Prizren ( shqip , gjermanisht, anglisht dhe norvegjisht) ___ Tragjedia e Magdeburgut...

Meritat dhe dobësitë e Kryeministrit Albin Kurti në qeverisje

Halil Geci, Skenderaj Kryeministri Albin Kurti ka demonstruar një qasje të vendosur...

Kot e keni, mërgimtarët nuk do t’ju votojnë!

Florim Zeqa Shtyrjet e njëpasnjëshme të afatit të regjistrimit të mërgatës sonë,...

Epistolari i poetëve Shefqet Dibrani e Agim Spahiu

Shkruan: Adil FETAHU Shefqet Dibrani, “LETRAT E AGIMIT”, letërkëmbim, botoi Shtëpia Botuese...

Shpërndaj

Nga Dr Sadri RAMABAJA, Prishtinë

Bashkimi Europian po përballet me sfida dhe probleme gjithnjë e më të rrezikshme të natyrës sistematike. Lufta në Ukrainë vetëm sa i ka shtuar ato. Por, përballë këtyre ndeshtrashave, Borreli (në emër të Brukselit)  nuk “i lan duart” dot dhe nuk mund ta fshehë lakuriqësinë e tij me “gjethe fiku” serb.

Diplomacia europiane në raport me Kosovën, gjatë gjithë kësaj dekade të gjatë të dialogut  (2011-2022), aplikoi të ashtuquajturën teori të realizmit, që si dikur, fill pas Luftës së Dytë Botërore, sërish, në qarqe të veçanta studjuesish, cilësohet edhe si makiavelizëm I diplomatëve europian. Ky tip i diplomacisë, me të drejtë pohon Roymond Aron,  shihej nga qytetarët e përtej Atlantikut, si diçka tipike e Botës së Vjetër, si shenjë e një korrupsioni.

Lakuriqësia e Borrelit nuk mbulohet dot me “gjethe fiku” serb

Përballja e dy deklaratave  të dy diplomatëve perendimor – asaj të Josep Borrelit në njërën anë me atë të Gabriell Eskobar-it, që kanë të dyja për objekt marrëveshjen e vitit 2013/15 – pra Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, e shpërfaqë më së miri këtë makiavelizëm të Brukselit në raport me Kosovën.

“Themelimi i Asociacionit-Bashkësisë së komunave me shumicë serbe është rënë dakord nga të dy palët, Kosova dhe Serbia, në Marrëveshjen e Brukselit të vitit 2013. Marrëveshja është ratifikuar nga Kuvendi i Kosovës dhe Kosova duhet të përmbushë obligimin ligjor dhe ta zbatojë atë”.

Kjo është deklarata që dha Josep Borrell më 4 gusht.

Si e tillë ajo është në shpërputhje të plotë me logjikën juridike mbi të cilën është ngritur shteti i së drejtës, po aq sa edhe me frymën e filozofisë së BE-së, në emër të së cilës flet Josep Borrel-i.
Kjo deklaratë dëshmon këmbënguljen e një lagjeje të politikës europiane, që duke insistuar për integrimin me çdo kusht të Serbisë në BE, qoftë edhe pa ndarjen e qartë të saj nga Rusia, të dëmtojë Kosovën dhe interesin jetik të saj përmes krijimit të parakushteve për aneksimin e veriut.
Përgjegjia e diplomacisë amerikane ndaj kësaj deklarate erdhi brenda disa orëve. I dërguari i Posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, tha se krijimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe nuk duhet të jetë në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës, dhe të krijojë “shtet brenda shtetit”.
“Ne kemi qenë të qartë se palët janë pajtuar më herët për Asociacionin, prandaj duhet të diskutohet. Megjithatë, Asociacioni nuk duhet të ndërhyjë, nuk duhet të bie në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës, nuk duhet të krijojë probleme në funksionalitetin e Kosovës dhe nuk duhet të jetë shtet brenda një shteti”, deklaroi ai duke i dhënë fund presionit makiavelist të Brukselitndaj Kosovës . [https://www.evropaelire.org, 5 gusht 2022]

Brukseli bën detyrën konform rezolutës së OKB-së (2010) në raport me dialogun që do të duhej t’i shërbente normalizimit të marrëdhënieve mes Kosoëvs dhe Serbisë që prej fillimit të tij – nga 2011-ta.

Por Brukseli nuk i pranon me lehtësi mëkatet e tij në këtë dekadë dialogu, edhe pse të gjithë i dinë ato. Mediat me renome qoftë ato europiane, qoftë edhe ato amerikane me ndikim, por edhe studjues të shumtë, kanë shkruar hapur për to për një kohë të gjatë. Sidomos gjatë viteve 2017-2018, kur dialogu për normalizim rrëshqiti në drejtim të marrëveshjeve për ndarjen e Kosovës. Por, nuk ishin më pak të dëmshme dhe jashtë kornizave të rezolutës së OKB-së as dy marrëveshjet që ndërlidhen me Asociacionin e Komunave me shumicë serbe (2013/2015).  Brukseli e di shumë mirë se në rast të pranimit të gabimeve dhe lëshimeve të tij, në këtë rrafsh, duhet të pranojë edhe përgjegjësinë politike, d.m.th. se do të fillonin të bien edhe “kokat e mëdha”. E fundit në këtë rast do ët duhej të ishte “koka” e J. Borrelit.

Bashkimi Evropian po përballet me sfida dhe probleme gjithnjë e më të rrezikshme të natyrës sistematike. Lufta në Ukrainë vetëm sa i ka shtuar ato. Por, përballë këtyre ndeshtrashave, J.Borreli (në emër të Brukselit)  nuk “i lanë duart” dot dhe nuk mund ta fshehë lakuriqësinë e tij me “gjethe fiku” serb, siç bëri përmes kësaj deklarate tashmë së fundmi, duke pretenduar të imponojë një marrëveshje tejet të dëmshme për Kosovën.

Baza ushtarake ruse në Serbi akt kërcnimi për paqen në rajon

Asociacioni, si i tillë, me prerogativat që u refuzuan nga Gjykata Kushtetuese, nëse do të shfrytëzohej si alibi imponuese, do të ishte thjesht një bombë me sahat. Natyrisht se, Asociacioni me kompetenca ekzekutive (i pa shembullt në nivel europian), si i tillë, nuk do të mund t’i imponohet kësaj qeverie që drejton sot Republikën, sidoqoftë deklarata të kësaj natyre do të krijonin prerogativa për trazira politike me pasoja të paparashikueshme dhe çrregullime të tërë sistemit tonë juridiko-politik.
Por, nëse dështon diplomacia e BE-së, alias Josep Borel-i, nuk do të thotë se ka dështuar diplomacia perndimore. Përkundrazi, diplomacia perendimore, ka kohë që e ka të qartë se, me këtë klasë politike që ka Serbia, integrimi i Serbisë në BE do të sillte veton e Putinit përmes Serbisë në BE. Ky veprim do të ishte vetë ferri dhe fundi i BE-së.

Duke lexuar këtë deklaratë të Borrelit, të krijohet përshtypja se ai nuk merakoset fort as për implikimet që sjell Asociacioni i Komunave me shumicë serbe për të ardhmen e Kosovës, e as për BE-në, në emër të të cilës flet!

Se është kështu, dëshmon heshtja e tij e plotë para kumtit që dha Ambasadori i Rusisë në Serbi, Aleksandër Bocan- Harçenko, në 8 gusht. Njoftimi i tij do të duhej të trajtohej siç trajtohet bomba me sahat, meqë sipas tij “Rusia do të ndërtojë bazën e saj ushtarake në Serbi.”  “Baza është çeshtje e vetë interesave të Rusisë”, shkruante agjencia informative proqeveritare ruse “ura.ru”, duke i dhënë jehonë këtij lajmi.
Pas “Qendrës humanitare” ndërkohë na vije “Baza ushtarake ruse”.
Çfarë alternative i mbetet Europës në raport me Serbinë? Ta bëjë anëtare të BE-së, tok me “Bazën ushtarake ruse”, duke shpresuar se vetëm kështu do ta zbusë ariun polar, apo t’i tregojë që të dyjave – Rusisë dhe Serbisë, kufirin te thana!

Nëse ndërtimi i një baze të re ushtarake të Rusisë në Serbi nuk përbën një akt kërcnimi dhe rreziku ushtarak, një pralajmrim për luftë, atëherë çfarë duhet të bëjë Rusia dhe Serbia që somnabulët në Bruksel dhe ca “idiotë të dobishëm” në Tiranë dhe Prishtinë ta kuptojnë këtë fakt?!

Vuçiqi rikthehet në “Luginën e ujqërve”
Vera e vitit 2022 është për shumëçka mund të stivohet në kronikat e asaj që mund të cilësohet si praglufte, respektivisht  si plot stuhi lufte,  dhe jo vetëm për shkak të luftës së vazhdueshme ruse në Ukrainë. Natën e 1 gushtit, Serbia, de fakto i shpalli luftë Kosovës. Presidenti i saj, me fjalimin e tij të zjarrtë që e përfundonte me thirrjen “Serbia do të fitojë!” i dha sinjalet e para të fillimit të luftës së re shqiptaro-serbe, pas pak më shumë se dy decenie armëpushimi.
Vuçiqi me këtë akt u rikthye plotësisht në terrenin e vet “ në Luginn e ujqëve”, aty ku ndjehet si në shtëpinë e tij. Përmes strukturave “të fjetura” të krimit, që i ka selitur kaherë  atje në “bazën e krimit”, siç e ka shndërruar veriun e Mitrovicës dhe Kosovës,  të cilat i komandoi që të shtinin me armë, dhe solli gjendjen në prag të një konflikti të armatosur.  Tashmë është raportuar nga Ministria e Brendshme se kishim të shtëna në kufi, në drejtim të policisë së Kosoëvs, ishin disa të plagosur dhe disa civil të keqtrajtuar në forma të ndryshme.
Ushtarët serbë në kufirin me Kosovën, siç raportuan mediat europiane, mbanin helmeta të lyer me shkronjën Z, që është tashmë i njohur si simboli i agresionit rus në Ukrainë. Qeveria ruse ka mbështetur publikisht Serbinë.

Por nëse Josep Borrel nuk e ka të qartë, atij duhet t’i bëhet e qartë se, deklarata e Vuçiqit kësaj radhe ka kaluar përtej retorikës së zakonshme serbe.  Fjalimi i tij de fakto ishte në dobi të arsyetimit të marrshit të ushtrisë që po pregaditej të ndodhte në orët në vijim, në rast se nuk do të mirrte paralajmrimin e duhur të NATO-s. Atë që nuk kishte arritur ta konceptonte diplomacia europiane, me kohë e kishin vëë re eksperëtt ushtarak: e përbashkëta e tri zonave të nxehta të këti fillimgushti : e konfliktit të Rusisë kundër Ukrainës, Kinës kundër Tajvanit dhe Serbisë kundër Kosovës, është vet strategjia politike që ndjekin ato në raport me vendet fqinje. Ukraina, Tajvani dhe Kosova nuk njihen të gjitha si shtete sovrane nga fqinjët e tyre të mëdhenj, rrjedhimisht  ato duhet të gëlltiten në çastin më të volitshëm të mundshëm. Prandaj Serbia zvarritë dialogun, tallet me Brukselin dhe koketon me Rusinë dhe Kinën.
Rusia, Kina dhe Serbia udhëhiqen nga revanshistë që duan të rifitojnë territoret e humbura dhe e kanë bërë këtë punë të jetës së tyre; ata mobilizojnë një nacionalizëm agresiv që i atribuon një cilësi të veçantë kombit të vet. Nëse kjo do të ketë sukses vetëm në një nga tre rastet, do të inkurajonte vetëm dy të tjerët dhe ndoshta edhe shumë të tjerë në botë, dëshira e të cilëve për hakmarrje nuk dihet ende. [ https://taz.de/Expansion-von-Russland-China-Serbien/!5870033/]

Shih për këtë, delarata e fundit e Josep Borrelit, në mendje më risolli vizitën e arkidukës Franz Ferdinand në Sarajevë në vitin 1914, tok me atë naivitetin e tij prej xhentëllmeni kalorsiak, që edhe pse i shpëtoi atentatit të parë, i dha mundësi “Dorës së Zezë” serbe ta kryej misionin e saj në atentatin e dytë.
Zoti Borell, nëse nuk doni ta dini, është çështje tjetër, por “Dora e Zezë” edhe sot drejton qeverinë serbe. Asaj po ju afrua një mundësi e dytë për ta ripushtuar qoftë edhe një pjesë të vogël të Kosoëvs, do ta shfrytëzone pa humbur kohë, pa çka se me këtë akt do t’i vinte flakën sërish Ballkanit e ndoshta edhe Europës.
Konceptualisht, gjeopolitika serbe si dje edhe sot ishte dhe mbetet  e lidhur ngushtë me kolonializmin (Kosova ishte për plot 87 vjet koloni e saj) dhe koketimin me imperializmin evropian (Francë  dhe Angli) dhe Rusinë, si nuni i saj real.

I ashtuquajturi proces i “rikthimit të gjeopolitikës” serbe, i cili po zhvillohet kryesisht nga perspektiva e Serbisë, tregon për përpjekjen e Rusisë për ta shfrytëzuar Serbinë për  kalim në akte ofenzive luftarake. Kjo situatë, në këtë rast, do të pretendohej të shfrytëzohej edhe për alarmim të thellë të Perëndimit, duke e paralajmruar për “një fund të frikshëm të rendi botëror liberal.” [Clemens Binder/Saskia Stachowitsch, Arbeitspapier 105 / August 2019]

Ndërkohë me vazhdimin e sulmeve ndaj policisë në veriun e Kosovës nga strukturat e komanduara nga Beogradi, tashmë edhe për Brukselin, është më se e qartë se bëhet fjalë për aksesin gjeostrategjik në territore të rëndësishme të pasura me minerare (Trepça) dhe pasurisë ujore (Ujmani), prej të cilave Serbia nuk pranon lehtë të heqë dorë.
Qëllimi kryesor, më i gjerë luftarak i Serbisë në këtë rast do të ishte shuarja e shtetit të dytë shqiptarë në rajon, përmbysja e rendit politik dhe ushtarak që ka promovuar për dy dekada e radhë Perendimi në rajon bazuar në rendin e prioriteteve.

Veriu është interes jetik për Republikën

Për fatin e mirë të Ballkanit dhe Europës, sidoqoftë,  tashmë pas deklaratës së Gabriel Escobar-it, të  dërguarit amerikan për Ballkanin Perëndimor, që e pasoi atë të Borrelit lidhur me Asociacionin e komunave me shumicë serbe, u vu  në pah fakti se, atë që nuk e ka të qartë diplomacia europiane, duket se e kanë kuptuar me kohë diplomatët amerikan, e rrjedhimisht edhe ushtarakët e lartë të NATO-s.  Kjo edhe ishte arsyeja përse Vuçiqi u paralajmrua ashpër, në rast se do të niste ushtrinë drejt Kosovës.

Deklarata të kësaj natyre, si kjo e J.Borrelit rreth asociacionit të komunave serbe, ka ardhur koha që t’i trajtoj Këshilli i Europës, nëse nuk duan të rrëshqasin tok me Borrelin në batakun e krimit të paralajmruar (Komplizenschaft).

Kambanat bie për ata që kanë vesh.

Secili shtet kujdeset për interesat e veta; Republika e Kosovës po e bën të njejtën punë – po kujdeset për interesat e saj. E veriu i saj është interes jetik për Kosoëvn. Këtë fakt duhet ta kenë të qartë edhe miqtë tanë. Kosova nuk ka alternativë për të ardhmen e saj; ajo i përket Europës. Europa tashmë është fati jonë, por asesi jo edhe fatkeqësia jonë.

Lufta në Ukrainë dëshmoi se përgjatë zhvillimit të saj, ndryshimet në aleancë nuk ndodhin vetvetiu. Ato përgatiten nga udhëheqës që mendojnë mbi baza afatgjata. Ndërhyrja e NATO-s në Kosovë (1999) e dëshmon më së miri këtë fakt.
Lufta në Ukrainë duket se do të jetë e gjatë, rrjedhimisht dobësimi i Rusisë do të jetë gradual, jo i shpejtë. Ndërkaq shpresat e Serbisë për një fitore spektakolare të Rusisë, çdo ditë e më shumë zbehen, bien për tokë. Takimi i radhës në Bruksel do ta dëshmojë këtë edhe më shumë. Luftën e paralajmruar nga neofashisti Aleksandër Vuçiq, si e keqja më e madhe e reprizuar në këtë pjesë të kontinentit, duhet shmangur. Europa mund dhe duhet të çajë para në histori edhe pa Federatën Ruse.

Brukseli duhet ta shmangë këtë Harmagedon. Përndryshe, ajo do të bëhet epiqendra e saj, ndërkaq Gjermania – thelbi i saj”.
Një Evropë alternative nuk është një utopi, zoti Borrel.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu