ARKIVI:
21 Dhjetor 2024

Një Komb e një Besim, a është e mundshme?

Shkrime relevante

Ago Agaj, “Kosovari nga Vlora”, në 30 vjetorin e kalimit në amshim

Dr. Ago Agaj, bashkpuntor politik i çeshtjes kombëtare dhe mik i...

Dje, pasdite, në Gjenevë të Zvicrës, u varros Aktori ynë i njohur Adem Muji

Arif Ejupi Me 21.12.2024 Më 16 dhjetor të këtij viti pas keqësimit të...

Çfarë shkruan Enes Limani, talebani dhe mbetja e njohur osmane…!?

Afrim Caka, Gjakovë Bojkotojeni këtë antishqiptar! Thirreni në prokurori. “Bojkoti ndaj këtij islamisti...

Shoqata për trashëgimi kulturore e Luginës së Preshevës, ftesë për konferencën shkencore që do të zhvillohet me 14, 25 e 26 tetor 2025

SHOQATA PËR TRASHËGIMI DHE KRIJIMTARI KULTURORE E LUGINËS SË PRESHEVËS'    FTESË PËR...

Fitorja e Trumpit është “humbja” e Jack Smith

Beqir SINA ___ Janë ligjvënësit republikanë, ata që kanë treguar tashmë se Smith...

Shpërndaj

Sami S. Shatri. Prishtinë
___
Me datën 01 korrik, 2022, duke kaluar kah katedralja në Prishtinë, pashë derën e kishës të hapur, lakova rrugën dhe hyra brenda. Në hyrje kishte qenë një djalosh i ri, e pyeta: a mund ta vizitoi katedralen dhe të bëj fotografi me celularë, po mu përgjigj, pa problem.
Binin në sy njerëz që kishin filluar të hynë në amfiteatrin e katedrales, sigurisht kishte ndonjë rit fetarë ose ndonjë takim.
(Sa për sqarim, unë jam besimtarë i devotshëm por aspak fetarë, pra e besoi shumë krijuesin-ZOTIN, por në parim konsideroi se të gjitha fetë janë të sajuara nga njeriu (kuptohet nga njerëz të mençur, ndoshta edhe me ndërhyrje jasht-tokësore), sepse po të ishte feja e deleguar nga Zoti, cilado qoftë, ai do ta zgjedhte ma të mirën e tjerat do t’i shuante. E di që do ketë polemika të shumta rreth kësaj bindje, por ky shkrim nuk e trajton këtë problem, është fjala për diçka krejt tjetër).
Në secilin objekt fetarë, pa përjashtim, mua më intereson shumë kombëtarja, pra sa është Kombi i përfaqsuar në atë objekt.
Në oborrin e katedrales, përballë hyrjes, qëndron busti i Ibrahim Rugovës, misionar i paqes (ashtu shkruan në bust). E pyeta djaloshin që më shoqëronte: a dini ndonjë rast në botë ku në oborrin e kishës të jetë një autoritet me emrin musliman. Qeshi pak dhe tha, nuk kam përgjigje, deri tash askush nuk e ka bërë këtë pyetje, më premtoi që do ta pyes Z.Dom L.Gjergji dhe do ma jap përgjigjen e duhur.
Duke shetitur rreth amfiteatrit, më ra në sy, shqiponja dykrenare e gdhendur nga druri dhe e skalitur bukur me një yll 6 cepësh në ballore të amfiteatrit që i’a shtonte hijeshinë katedrales dhe i jepte karakter plotësisht shqiptar.
Poashtu binin në sy karrikat e amfiteatrit të katedrales, të gjitha e kishin të gdhendur bukur, sqepin e shqiponjës dykrenare dhe dy shkronja NT (Nëna Terezë).
Në anën e majtë nga dera e hyrjes, në mur qëndronte statuja e Nënës Terezë, me dy fëmijë të vegjël për dore. Në anët tjera të amfiteatrit kishte piktura kishtare për të cilat djaloshi nuk dinte t’i shpjegonte por më tregoi cilen ditë mund të shkoi dhe të marrë shpjegime nga ciceroni për secilen afreskë.
Kur dola nga katedralja në drejtim të rrugës, lart në murin e katedrales qëndronte figura e Gjergj Kastriotit-Skenderbeut, me helmeten e tij të veçantë dhe me shiqim nga rruga për Elektrokosovë, sikur donte t’ju thoshte diçka politikanëve tanë që ishin në qeverisje tash e 20 vjet, fat i madh që ishte pa shpatë …
Djaloshi që më shoqëronte më tha, katedralja ende nuk ka përfunduar, janë edhe dy kate që janë të pa rregulluara, pritet të kompletohet së shpejti.
Nga e gjithë kjo formova një koncept në mendjen time:
Tri figura shqiptare në gjirin e katedrales:
– Gjergj Kastrioti: hero Kombëtar dhe figurë me dimensione botërore;
– Nëna Terezë: e shenjtruar nga Vatikani, përsonalitet që ju kanë përkulë presidentët e Shteteve ma të fuqishme të botës;
– Ibrahim Rugova: njeri intelektual dhe misionarë i paqes;
– Në ballë të krejt këtyre: Shqiponja dykrenare
Si përfundim:
Pashë me sytë e mi, Katedralja në Prishtinë frymon shqip dhe ajo ka një mesazh shumë të qartë: reflektimin te pala tjetër, se ne mund të besojmë shqip, si një Komb i pandarë, me një gjuhë të bukur shqipe, ndër ma të vjetrat në planet, me një flamur me shqiponjen dykrenare, poashtu ndër ma të bukurin në botë.
Nga ana tjetër, duke ecur drejt rrugës, përballë Post-telekomit më ra në sy maketi i projektit të xhamisë i ekspozuar skaj rrugës. Projekt i mrekullueshëm dukej.
Shtrohet pyetja: a ish dashtë që në oborrin e xhamisë të instalohet busti i një figure të shquar Kombëtare, Nënës Terezë apo i njeriut të urtë e patriotë (për mua njeri i shenjtë), Anton Çetta!
Pra topi ka kaluar në fushën e Medreses, ata duhet reflektuar nëse vërtetë janë në shërbim të Kombit, duhet në oborrin e xhamisë ta vendosin një figurë të shquar kombëtare, siç është Anton Çetta ose Nëna Terezë, në brendësi të xhamisë duhet patjetër të jetë Flamuri Kombëtar dhe figura e heroit Kombëtar, Skenderbeut.
Në qoftëse do ndodhte kjo mrekulli, do jetë një hap i madh drejt formulës: Një Komb, një gjuhë, një flamur, një gjak, një besim. Kjo do ta forconte Shqipërinë e bashkuar dhe do realizohej ëndrra e çdo dëshmori e martiri nga viti 1443 e deri më sot.
Ndërsa unë, po betohem, nëse ndodh kjo mrekulli, do jem vizitorë edhe i xhamisë edhe i katedrales dhe do lutem vetëm SHQIP, herë në njërën e herë në tjetren.
Ne mund të bëhemi si Izraeli, kemi shumë ngjajshmëri historike dhe koha e kërkon këtë nga NE!
Rrnoftë besimi gjithëshqiptarë në Shqipërinë e bashkuar!
07.07.2022
Prishtinë, 01h15’

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu