ARKIVI:
26 Dhjetor 2024

Një letër që ma paska shkruar intelektuali i njohur Eshref Ymeri, që ia vlenë të bëhet publike dhe të lexohet nga të tjerët

Shkrime relevante

Vargje me nismë të mbarë, recension për librin e Bashkim Halilajt, “Gjurmë ecjesh“

Shefqet DIBRANI VARGJE ME NISMË TË MBARË Bashkim Halilaj, “GJURMË ECJESH“, vargje, botoi...

Pabesueshmëria e absurdeve të “BIG BROTHER”

Nga: Lirim Gashi Sara nga Tirana dërgon çdo ditë lutje në qiell,...

Doli nga shtypi libri MALL E DASHURI PËR ATDHE i autorit Florim Zeqa

Sot, nga Shtëpia Botuese “Libri im” në Pejë doli nga shtypi...

Shpërndaj

Në foto: Gjergj – Bajram Kabashi

Intelektuali i njohur shqiptar që jeton në Kaliforni, Eshref Ymeri, më paska shkruar një letër interne pasi e ka lexuar shkrimin tim të djeshëm Synimet e pandalshme për ta asimiluar kombin shqiptar në pjesë të “umet mysliman”, më të zeza se preokupimet me terroristët shqipfolës islamik – DRINI.us

Duke i respektuar mendimet e tij aq domethënëse për publikun, e shoh të arsyeshme që letrën e tij interne ta bëjë të njohur për opinionin publik, pasi konsideroj që mendimet e tilla në dukje të një personi të zhgënjyer me sjelljet tona, përkundrazi mund të na ndihmojnë që të bëhemi më të fortë dhe më të përgjegjshëm ndaj vetës.

Ja letra e Profesorit Eshref Ymeri;

I nderuar Gjergj,

       Lexova atë analizën tuaj pë islamizimin e shqiptarëve. Më bëri shumë përshtypje ai citati i Çubrilloviçit për nxitjen e islamizimit të shqiptarëve. Ju lutem të ma dërgoni atë citat se, nga pakujdesia, m’u fshi gjithë materiali nga kompjuteri.

       Islamizimi, ore bir i Dardanisë, është pasojë e karakterit të shpërfytyruar të shqiptarëve, e mungesës së vetëdijes kombëtare, e frymës së mercenarizmit, e servilizmit të pështirë para të huajve. Ato pamjet e iftarit nëpër rrugë, janë skena të turpshme që na nxijnë faqen para botës perëndimore.

Duhet pranuar haptazi se është e turpshme për ne si komb, si pellazgo-iliro-shqiptarë, banorë rrënjës në Gadishullin e Ilirisë, që i lejuam vetes të bëhemi pre e tribuve ardhacake sllave, të cilat na rrëmbyen trojet, na masakruan dhe na poshtëruan për shekuj me radhë. Ky është një turp që nuk e ngre as dheu, aq qielli. Në vitin 1850 shqiptarët, në këtë gadishull, kishin një popullsi prej 1 milion e 600 mijë banorë, serbët – 600 mijë dhe grekët – 1 milion e 200 mijë. Pra, ne kishim një popullsi gati sa dyfishi i serbëve dhe grekëve, të marrë së bashku. Megjithatë, kemi qenë trima dhe të pabesë për të vrarë vetëm njëri-tjetrin, kurse serbogrekëve u kemi rruar bishtin. Turp, një mijë herë turp e faqja e zezë për ne!

       Me siguri që e keni lexuar, por ju lutem, rilexojeni në internet materialin me titullin në vijim:

 Mesazhi i ambasadorit Donald Lu:

 Shqiptarët popull shumë i çuditshëm

Faqja e internetit e gazetës “Dielli”

01 qershor 2016

       Shpresoj që edhe materialin e mëposhtëm e keni lexuar, por ia vlen ta rilexoni në internet me këtë titull:

 “Pa ikur ne të tre, s’ka shpëtim Shqipëria”

– Si përsëritet historia 100 vjet më vonë”.

Faqja e internetit e gazetës “Shqiptarja.com”.

21 shtator 2022).

Pë dijeninë tuaj, gazetari dhe shkrimtari Shefqet Meko, gjatë një bisede telefonike që kam pasur me të dy vjet më parë nga Minnesota, më pati rrëfyer ngjarjen në vijim:

Gazetari italian Frencesco Picolo (1954) pati ardhur për një vizitë në Shqipëri në vitin 1993. Lidhja e gazetarëve pati caktuar si shoqërues të tij pikërisht gazetarin Shefqet Meko. Një ditë, kur ishin duke ngrënë drekë, gazetari Frencesco Picolo ja si i qe shprehur shoqëruesit të vet:

       “Para se të vendosja të vija për vizitë këtu, pata lexuar shumë për të kaluarën historike të vendit tuaj. Nga gjithçka që pata mundësi të lexoj, arrita në përfundimin se e kaluara juaj, me përjashtim të periudhës së Pirros së Epirit dhe të Skënderbeut, është një histori e turpshme”.

Prandaj, duke njohur formimin tuaj si një intelektual me vetëdije të lartë kombëtare, ju rekomandoj miqësisht që të shikoni shëndetin dhe mirëqenien e familjes suaj, sepse orteku i kolerës së islamizimit është i fuqishëm dhe nuk ka forcë që ta ndalojë. Kombi shqiptar po shkon drejt shpërbërjes. Kjo për arsye se shqiptarët, siç e ka pasë theksuar gazeta amerikane NY Times e datës 21 maj 1911, “… s’mund ta rrokin ende idenë e shtetit”, një vlerësim ky tepër objektiv edhe në ditët tona.

Ju uroj shëndet dhe mbarësi në jetën e familjes suaj.

Eshref Ymeri

Kaliforni, 27 prill 2024

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu