ARKIVI:
17 Nëntor 2024

Nje libër i ri nga kleriku i shquar i komunitetit shqiptaro amerikanë Dom Anton Kçira

Shkrime relevante

Broçkullat e Albin Kurtit, trimërim për neootomanët…!

Belisar Jezerci, historian ____ Deklaratat e kryeministrit Kurti në medrese "Alauddin" në Prishtinë,...

O Stano, zëdhënësi i Serbisë, Kosovës nuk ka çka t’i duhet integrimi europian “me Serbi” brenda saj!

Gani I. Memeti Zëdhënësi i BE-së ka thënë se çështja e institucioneve...

Lirim Mhehmetaj dhe fjalori i tij trashaman…!

Afrim Caka, Gjakovë ___ …SE MOS E KA PARË DIKUSH TË JETË SKUQUR...

Popesku, turpi bije mbi ata që në shtëpinë e vet i sulmojnë mysafirët…!

Gani I. Mehmeti Në minutat shtesë, tifozët vendas nisën thirrjet raciste, me...

Shpërndaj

Klajd Kapinova, New Zork

Së shpejti, këto ditë del në qarkullim nga Shtëpia Botuese dhe shtypur me kujdes nga Shtypshkronja “VOLAJ”, Shkodër, 2021, libri: “Kujtime dhe përjetime”, me autor dom Anton Kçirën.
Falënderojmë nga zemra mikun tim të dashtun dhe të hershëm shkodran Martin Volaj dhe stafin e tij të mrekullueshëm për shtypjen me cilësi të librit në fjalë.


Me anën e këtij libri autobiografik: “Kujtime dhe përjetime” (Michigan, 2021), me autor dom Anton Kçirën, lexuesi njihet me detaje të tjera interesante nga jeta e familjes Kçira, me tradita të moçme etnike shqiptare në rrjedhat plot tallaze të historisë dhe veprimtarinë e pasur baritore të meshtarit tonë këtu, i cili, gjithë jetën e tij ia përkushtoi për 5 dekada dhe sot për trinomin: Fe-Atdhe-Përparim, duke qenë një gurë i çmuar në historinë e lavdishme të Kishës Katolike Shqiptare në vendlindje dhe diasporë.
Jeta e tij plot peripeci, nuk kaloi lehtë pa lënë gjurmë të thella në kujtesën e tij. Ai veshë me krenari rrobat e meshtarit dhe vendos kuletin e bardhë, duke u betuar para elterit të shenjtë dhe Zotit, se do ti shërbej grigjës së tij, gjatë gjithë jetës, premtim të cilin e mbajti me nder dhe besnikëri deri në ditët tona. Babai i dom Antonit i dha një bekim të veçantë birit të tij, tashmë të veshur si meshtar katolik i Krishtit.
Nga fletët e ditarit me kujtime dhe përjetime zbulohet se jeta e tij ishte një udhë e vështirë si një kalvar sprove kristiane, të cilën falë Zotit e kaloi me shumë sukses deri në ditët tona, ku edhe pse ka dalë në pension vazhdon pa pushim t’u shërbej besimtarëve katolik në SHBA.
Kur sheh sot rezultatin e madh pozitiv të përmbushjes së misionit shpirtëror dhe atdhetar, del në pah përkushtimi i tij i vijueshëm për popullin dhe Zotin.
Kjo është një histori e vërtetë e mbijetesës plot lavdi në rrugën e gjatë plot mundime.
Kisha shqiptare e shën Palit dhe shën Pjetrit në Rochester Hills, e ndërtuar para 20 vitesh me nismën e meshtarit të palodhur dhe të pamposhtur dom Anton Kçira, e cila me të drejtë mund të thuhet se është vepra e tij dhe e besimtarëve.

Gjatë gjithë jetës meshtarake, ai takohet me antikomunistin shën papa Gjon Pali II, papa Franceskun I, kardinalët shqiptarë, amerikanë dhe europianë, arqipeshkëv, ipeshkëv dhe meshtarë të kombeve të ndryshme, njohje me senatorë dhe kongresmenë amerikanë, major të shtetit të madh industrial të Michigan-it, ku ai kaloi pjesën më të madhe të jetës së tij si bari shpirtëror dhe lider i shquar i komunitetit shqiptaro amerikanë.
Për 52 vjet me radhë, dom Anton Kçira larg Atdheut, po kontribuon pa ndërprerë dhe pa u lodhur për fenë dhe besimtarët e tij, që fati e jeta e vështirë në vendlindje i bëri të emigrojnë në SHBA.
Të gjithë kombet e qytetëruara në botë, i përjetësojnë figura e tilla si dom Anton Kçira, duke i renditur me nderim dhe respekt në xherdanin e yjeve të pashuara, në Panteonin e Nderit Kombëtar.
“Mund të them, se imzot Kçira, është një burrë i madh e trim. Është një njeri i feshëm e i atdheshëm, pra fetar dhe atdhetar i madh. Imzot Kçira, me jetën dhe veprën e tij, e vazhdon traditën e hershme shqiptare të Pal Engjëllit, Buzukut, Budit, Bardhit, Bogdanit, Gjeçovit, Imzot Nikë Prelës e shumë e shumë burrave të famshëm të kombit tonë. Ai është gjithnjë njeri i pajtimit dhe forcimit të besimit në Zotin. Ai është njeri i madh i kombit tonë. Ndihem krenar, që e kam mik dhe krah të fortë mbështetës në punët e Kosovës, vendit tonë të shtrenjtë.” – Dr. Ibrahim Rugova, President i Kosovës

Klajd Kapinova, editor i revistës kulturore Jeta Katolike, New York

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu