ARKIVI:
23 Shkurt 2025

Një libër krejt i veçant nga Sinan Kastrati, pjesëmarrësit aktiv të demonstratave të vitit 1981, së shpejti në duart e lexuesve

Shkrime relevante

Fatmir Limaj thyen akullin: Një hap i guximshëm që sfidon opozitën dhe i hap rrugë bashkëpunimit për Kosovën 

  Nga: Luan Dibrani   Në një periudhë të tensionuar dhe të pasigurt...

Gëzim Marku, Zemra Shqiptare: Intervistë ekskluzive me publicistin Frank Shkreli – Komunizmi në Shqipëri

E shtune, 22.02.2025, 01:00 PM INTERVISTË ME GAZETARIN DHE PUBLICISTIN SHQIPTARO-AMERIKAN FRANK...

Më e bukura hakmarrje është të ndërtosh jetën tënde pa ta, të tregosh se tradhtia e tyre nuk të ka thyer…!

Halil Geci, Skenderaj ___ TRADHTIA: PLAGË QË S’SHËROHET KURRË ___ Kur të tradhëtojnë është sikur...

Afrim Caka për “fshatarizmat” dhe poshtërsitë anti-Kosovë të Lutfi Hazirit

Afrim Caka, Gjakovë “LYTFI HAZIRI E RESPEKTOVE KRRIҪIN E XHELATIT DHE KISHE...

Kështu përshkruhet Trump: – mediat ruse brohorasin

Vizatimi: Marvin Halleraker / Aftenposten Eksperti thekson se mediat ruse nuk kanë...

Shpërndaj

Se shpejti lexuesit ne Kosove do te kene ne duar nje liber te vecante me titull 25 vjet Perpjekje per Kosoven republike, te autorit te njohur nga shkrimet e tij ne shtyp, Sinan Kastrati.
Shume eshte shkruar per demostratat e pranveres 1981 ne Kosove, por veshtire te shkruhet me kaq ndershmeri, thjeshte e natyrshmem sa Sinan Kastrati pjesemarres aktiv ne ato demostrata. Sinani ka treguar nuk ka thene dhe duke mos patur elemente mburrje e fryrje, duke qene thellesisht i ndershem e i drejte, i guximshem e trim, tregimin e tij lexuesi nuk e le ne mes.
Nje njeri qe nuk e ka jetuar ate pranvere zgjimi te shqiptareve ne 1981 mbushet po ta lexoje tregimin e Sinan Kastratit. Sinani e paraqet ne 3D ate kohe po te flasim me termat e sotme.
Mahnites eshte tregimi i Sinan Kastratit per jeten e fatin e te riut shqiptar ne ushtrine jugosllave, per denimet, dyshimet, poshtrimet, kurthet qe ua benin ushtareve shqiptare.
Vjedhja e shulit te pushkes qe ua benin shqiptareve eshte e jashtezakonshme si metode per te denuar shqiptare. Aty sheh jeten me gjithe ngjyrat, sheh ushtarin por dhe oficerin shqiptar ne mbijetese ne armaten jugosllave.
Sinan Kastrati në ushtrinë ish-jugosllave…
Ne librin voluminoz te Sinan Kastratit e sheh te vertetuar ate qe nuk iu la vendi askund shume shqiptareve te Kosoves dhe pa deshire shume prej tyre moren udhet e botes dhe mbijetuan. Sheh me krenari se si shqiptaret e Kosoves neper bote e ruajten gjuhen shqipe dhe ua percollen femijeve duke e fole ne familje por dhe duke mesuar ne shkolla shqipe.
Sinan Kastrati ka ndertuar portrete te fisme per mjaft figura te ndritura te kultures e qendreses shqiptare si Anton Cetta etj si dhe ka bere polemika e debate elegante pasi ai e beson ate qe thote.
Dhe e fundit qe do te thoja ne kete njoftim modest veshtire te kete tregime e pershkrime kaq te ndershme per burgjet ne Kosove per demostruesit shqiptare, per veglat shqiptare ne sherbim te makines serbe te dhunes.
Sinan Kastrati deshmon nje te vertete tjeter me kete liber, shqiptari i Kosoves, intelektuali i Kosoves kudo qe te jete nuk e harron Kosoven e jeton Kosoven me gjithe fuqine e shpirtit.
Mund të jetë një imazh i teksti

K O M E N T E

8 KOMENTE

  1. Më mbetet përvec leximit të librit të ri me autor z. Sinan K. të përcjell. dhe urimet e mija të përzemërta !!! Fotografia me qeleshen ( kështu quhet tek ne ) , plisin , me emblemën e flamurit tonë kombëtar më sjell ndër mend gjeneratën e tim eti , ata nacionalistë ,atdhetarë që Kosovën e quanin tokë të Shqipërisë .( vitet 1943 — 1944 ) Dhe pse historikisht kjo qeleshe , ky plis u përdhos ,u shkel me këmbë e u zëvendësua për dekada me simbolin bolshevik sot të cliruar nga makthii terrorist komunist jetojmë të lirë me idealin e asaj gjenerate patriotësh me dëshirën e plotësimin e amanetit të tyre ,për bashkimin e trojeve të ndara padrejtësisht në vitet 1913 , më 1944 . Ky është qëllimi dhe ideali im që dhe po nuk e pashë këtë bashkim në kët dynja e sigurtë që do t^a shijoj e do të më lumturoj në botën tjetër ! Përgëzime e suksese patriotit Sinan Kastrati !!! Nga Rita .

  2. Oj Rite, oj malesore, paq fat ne jete, shendet e te mira!
    Per plisin:
    Nje daje e kishte vendosur shqiponjen ne foton time se une jam handikap. Nje ish koleg me thomte:
    -Sinan, nuk ka shprese se ti do ta medosh kompjuterin shqip…
    Fotot e mis nuk ia kam dergua por editori i ka zgjedhur nga arkiva e Drinit.
    Vit te mbare!
    Te fala!

    • Falënderimet i përkasin gjeneratës së Shaban P. , Abaz Kupit , Partisë së Ballit Kombëtar , së Ilegalitetit që në programin e tyre kishin bashkimin e Kosovës me Shqipërinë qysh në ditën e parë të formimit të partisë më 1942 -43. Kështu që gaboheni miku Sinan kur më falënderoni. E po gabimet janë njerëzore e kur bëhen pa qëllim të keq falen . Gjithmonë më pëlqejnë vazhdimi i temës së komentit , kundërshtimet , mospajtimet ,vërejtjet e jo etika , sjellja e kulturuar . Kuptomë drejt .

  3. Daja ka bo mirë e ka tregu zgjuarsi . Por unë në koment shkruaj më shumë e shtyrë pikërisht nga shqiponja dy krenare e pak rëndësi ka skenimi . Falënderimet i përkasin dajës . Mirë u dëgjofshim !!!

  4. Artikulli mbi librin e Sinan Kastratit është një homazh i fuqishëm për një kapitull të rëndësishëm të historisë së Kosovës dhe një reflektim i ndershëm mbi sakrificat dhe përpjekjet e popullit shqiptar në kërkim të lirisë dhe dinjitetit. Libri “25 vjet Përpjekje për Kosovën Republikë” jo vetëm që dokumenton ngjarjet e vitit 1981 dhe pasojat e tyre, por edhe ofron një pasqyrë të thellë të jetës së shqiptarëve nën regjimin jugosllav.
    Ajo që e bën veprën të veçantë, sipas artikullit, është ndershmëria dhe natyrshmëria me të cilën autori rrëfen përvojat e tij të përjetuara në burgjet serbo-sllave. Përshkrimi i detajuar i vuajtjeve të shqiptarëve në ushtrinë jugosllave, metodat poshtëruese dhe kurthet e ngritura për ta, si dhe trajtimi i jetës në burgjet e sllave, janë shembuj të guximit dhe të ndershmërisë së tij intelektuale. Kastrati jo vetëm që e ruan objektivitetin, por edhe nderon ata që kontribuuan për kulturën dhe qëndresën shqiptare.
    Përveç dëshmive historike, libri duket se përçon një mesazh të fuqishëm e frymëzues për brezat e ardhshëm, që tregon se si shqiptarët, pavarësisht presioneve dhe sfidave, ia dolën të mbijetojnë dhe të përçojnë trashëgiminë e tyre kulturore.
    Kjo vepër mund të konsiderohet një thesar për lexuesit e interesuar për historinë e Kosovës dhe për një këndvështrim të sinqertë mbi përpjekjet e popullit shqiptar për liri. Autori Sinan Kastrati duket se ka ndërtuar një urë mes të kaluarës dhe të ardhmes, duke i kujtuar shqiptarëve se kujtesa historike është një armë e fuqishme në mbrojtjen e identitetit dhe aspiratave të tyre kombëtare.

  5. Nexhmije, faleminderit per keto fjale. Vertete me pekqeu vleresimi yt sepse kur nje autor vleresohet nga Rita, Nexhmija, Arta, Alberti e ndonje tjeter, ne kete rast une, ndihem i nderuar.
    Hasan Mekuli qe ishte edhe profesori yt, na thonte:
    Nje rigjisor i mire, nje drame te jo te mire kur te luhet ne skene, e bene te shikueshme .
    Prandaj, per mua ti dhe Rita, jeni si regjisori i mire.
    Faleminderit e naten!

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu