ARKIVI:
27 Dhjetor 2024

Një ligjëratë publike për politikanët kokëbosh …!

Shkrime relevante

Kryeministri merr rolin e gjykatësit!

Florim Zeqa I gjithpushtetshmi i vendit, Kryeministri i cili nuk i respekton...

Serbja Sonja Biserko, zëri i së cilës nuk po dëgjohet nga ndërkombëtarët, “analistët tonë” dhe disave nga opozita e Kosovës

Nga: Gani Mehmeti Biserko: Lista Serbe është përgjegjëse për gjithë situatën në...

Vargje me nismë të mbarë, recension për librin e Bashkim Halilajt, “Gjurmë ecjesh“

Shefqet DIBRANI VARGJE ME NISMË TË MBARË Bashkim Halilaj, “GJURMË ECJESH“, vargje, botoi...

Pabesueshmëria e absurdeve të “BIG BROTHER”

Nga: Lirim Gashi Sara nga Tirana dërgon çdo ditë lutje në qiell,...

Shpërndaj

Lirim Gashi, Prishtinë
MESAZH POLITIKANËVE TANË KOKËBOSHË, QË JANË TURISTË NË PROFESIONET QË NUK I ZOTËROJNË
( kritika ime i dedikohet vetëm politikanëve kokëboshë )
Ndoshta unë jam idiot, që ju jap këshilla dhe informacione gratis përmes shkrimeve të mia në shumë gjuhë dhe zhanre.
Unë thjesht e bëjë këtë për të mirën e juaj dhe për të mirën e popullit dhe shtetit të cilin e përfaqësoni në politikën e brendshme dhe në diplomaci.
Por së paku bëhuni më të mençur se unë ju qe paguheni me lekët e taksapaguesve dhe përdorni këto informacione dhe këshilla për të mirën e juaj, si dhe për të mirën popullit dhe shtetit që e përfaqësoni.
Bëhuni më të mençur se unë ju që jeni zgjedhur me votat e popullit dhe
që paguheni nga tatimet, taksat, doganat dhe kontributet e popullit për t’i përfaqësuar dhe mbrojtur interesat e tij.
Sepse ju edhe ashtu mbani afër vetës këshilltarë që e kalojnë ditën dhe natën nëpër kafenetë e Prishtinës dhe që i paguani me lekët e taksapaguesve për parazitizëm dhe snobizëm.
Pra bëhuni më të mençur se unë badallai që e lodhi gratis trurin dhe shpirtin dhe që e harxhoj tërë kohën, energjinë dhe kreativitetin, për t’ua përkujtuar juve, se cili është misioni juaj i vërtetë.
Misioni dhe betimi juaj i vërtetë kokëboshë të nderuar, është që t’i mbroni në plotni interesat popullit dhe shtetit në politikë, diplomaci, ekonomi, drejtësi, shëndetësi, çështje sociale, arsim, shkencë, kulturë, sport dhe siguri të brendshme e të jashtme.
Ndërsa unë misionin dhe kontributin tim qytetar e kam gjetur në dhënien gratis të informacionve dhe këshillave të vlefshme, në shumë gjuhë dhe zhanre, me shpresën se do t’i lexoni dhe mësoni diçka të re.
E meqë jeni parazitë të trashë në lëkurë dhe tru ju këtë s’po e bëni.
Prandaj po ua thjeshtësoj edhe mesazhin e shkrimit tim paraprak në katër gjuhë, si në vijim.
“Duhet t’i inkurajoni në çdo bisedë bilaterale apo multilaterale politikanët, diplomatët, oficerët e lartë ushtarak dhe ata të sigurimit shtetëror nga Uashingtoni dhe Brukseli që ta shkatërrojnë folenë e ish UDB dhe KGB në Beograd.
Sepse nuk luftohet e keqja duke i sanuar pasojat anësore, por duke ia shkatërruar burimin. Ndërsa burimi i të gjitha të këqijave në Ballkanin Perëndimor është selia apo folea e UDB dhe KGB në Beograd”.
E ju sikur t’i kishit dy gram tru, karakter, nder, moral, korrektësi, respekt, vetrespekt, dashuri, atdhedashuri, integritet, kredibilitet dhe ndërgjegje nuk do të kishit bërë aventura turistike dhe eksperimente në profesionet që nuk i zotëroni as në gjuhën amtare, e lërë ma ne gjuhët e huaja.
Por ju jeni llumi i llumit prandaj ne që ju zgjedhim me votën tonë dhe që ju paguajnë më kontributet tona jetojmë në llum.
Sepse politikën dhe diplomacinë në përgjithësi dhe politiken kadrovike në veçanti e keni shndërruar në llum.
Plus që s’keni lidhje me politikë, diplomaci, ekonomi, financa, arsim, shkencë, kulturë, sport dhe siguri të brendshme e të jashtme.
Sikur të ishit japonezë, ju moti do të ishit kapur dorë për dore dhe do të kishit bërë vetëvrasje, respektivisht harakiri nga turpi.
Sepse për japonezët kodeksi i vërtetë burrëror i nderit dhe moralit është i pacenueshëm po aq sa dinjiteti i njeriut.
Prandaj në momentin e parë që një gazetar dëshmon se nuk i përmbahen kodeksit të lartpërshkruar, japonezët e dënojnë vetveten nga turpi me vetëvrasje apo harakiri.
Mirëpo ju për fatin tonë të keq jeni shqiptarë, prandaj gojën e keni të stëmbushur me atdhedashuri dhe moral, por në vepër jeni skajshmërisht të paturpshëm dhe qyqarë.
I kërkoj ndjesë atyre politikanëve, që nuk i takojnë kësaj kategorie parazitesh mercenarë dhe gllabërues.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu