ARKIVI:
25 Shkurt 2025

Një përgjigje e Eshref Ymerit rreth një komenti të Paul Tedeschinit

Shkrime relevante

Vështrim për librin e Qerim Litës rreth dëshmive të terrorit komunist kundër shqiptarëve

Nail Draga, Ulqin Qerim Lita, TERRORI KOMUNIST(1981-1991), Konica, Shkup, 2023 Trajtimi i raportëve...

Lideri i Hamasit shpreh keqardhjen për sulmin e 7 tetorit

Palestinezët ulen pranë një zjarri përpara ndërtesave të shkatërruara në Jabalia...

Për gazetarinë e munguar kritike dhe për antikombëtarët e FYROM-it, atje ku pothuajse gjysma e shqiptarëve deklarohen “turq” e gjysma tjetër “mysliman”!

Nga: Aurel Desarioti ___ Është fakt që vetë shqiptarët indiferentë dhe mediat amatore-armiqësore-antikombëtare...

Shkencëtarët kapin aktivitetin e trurit në fund të jetës që mund të provojë se njerëzit kanë shpirt

Përktheu: Pirro Prifti, Tiranë LEXO MË SHUMË: Regjistrimi i trurit të njeriut...

Si nuk e bëmë qeverinë deri tash…?!

Xun Çetta, Zvicër Sa e sa prita dhe durova, tutje nuk mund...

Shpërndaj

Nga: Eshref Ymeri

Përgjigje e Eshref Ymerit dhënë Paul Tedeschinit në një koment rreth shkrimit të tij : “Shakaja serioze e Presidentes Vjosa Osmani”

I nderuar Paul,
Ideja juaj është shumë e drejtë, por problemi është se kush ta kërkojë krijimin e Asociacionit shqiptar, po në territorin shqiptar, që ndodhet nën pushtimin e Serbisë? Të vdekurit? Se politikanët shqiptarë janë të vdekur e të pakallur. Ndërkombëtarët, të cilët janë rreshtuar në anën e Serbisë fashiste, janë të bindur se shqiptarët do të tërhiqen dhe do të lejojnë krijimin e Asociacionit varrmihës për Republikën e Dardanisë. Pse? Sepse Evropa i vlerëson shqiptarët si mendjelehtë.
Ju me siguri që e keni lexuar një informacion, të botuar para disa vjetësh në internet lidhur me luftën e Ushtrisë Kombëtare Çlirimtare në Maqedoni në vitin 2001. Në atë informacion thuhet:
“Dihet… se asokohe, në Shkup, kishte shkuar Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, admirali Gregori Xhonson dhe i kishte bindur autoritetet e Qeverisë së Shkupit se nuk mund ta fitonin luftën kundër shqiptarëve, por mund ta ruanin shtetin e tyre, nëse do të nënshkruanin një marrëveshje, e cila do t’i joshte shqiptarët mendjelehtë dhe do të ruhej status quoja edhe për një kohë të gjatë në këtë shtet të krijuar si Republikë jugosllave në vitin 1945” (Citohet sipas: Agim Qeriqi. “I robëruari nuk ka çka humb në luftë,
përveç këmishës së zezë të robërisë”. Faqja e internetit “Radio Kosova e Lirë”. 21 tetor 2012).
Pra, i nderuar Paul, shqiptarëve, siç e dini shumë mirë, tradicionalisht, që nga Pallazgoiliria, e keqja u ka ardhur dhe vazhdon t’u vijë nga vetja. Në fundin e viteve ’90, kur Serbia fashiste, para fillimit të bombardimeve të NATO-s, po kryente krime të përbindshme në Dardani, Shqipëria, në veri të vendit, siç më ka rrëfyer koloneli Dilaver Goxhaj, kishte të dislokuara 400 tanke, por nuk futi në Dardani as edhe një tank të vetëm për të ndihmuar vëllezërit tanë dardanë.
Ju uroj çdo të mirë e mbarësi në familjen tuaj.
Eshref Ymeri
Kaliforni, 19 korrrik 2024

____

Paul Tedeschini Te falem nders Eshref per skjarimin.
Nga kjo po me vjen nji idè: Pse te mos kerkohet atehere nji” Asociacion” edhe ne territorin e Serbise per tokat e banume nga popullsi shqiptare?
Ky asht Parimi i Reciprocitetit pra Drejtesia vlene per te gjithe njilloj e jo vetem per njenen pale.

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. Zoti Eshref,
    Në esencë pajtohem me shkrimin Tuaj, sikur ta citonit drejt autorësinë e “I robëruari nuk ka çka humb në luftë,
    përveç këmishës së zezë të robërisë”. Në vend se të shkruani siç edhe është Ahmet Qeriqi, veprimtari me përvojë në shërbim të popullit, Ju, me siguri pa dashje shkruani se teksti (titulli i tij) është i shkruar nga Agim Qeriqi.
    Këtë e bëra jo për të të kundërshtua, por për hirë të lexuesve të http://www.drini.us, që vërtetë nuk janë pak.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu