Engjëll Gishti, Tiranë
Nje pergjigje per shume miq te mi patriote qe ashtu si Fishta dikur, e quajne sot Europen “lavire qe nuk i do shqiptaret”
Te gjithe ne patriotet shqiptare jemi te mendimit se Shqiperia natyrale eshte minimalisht nga Preveza ne Arte, Mecove, Prilep, Kumanove, Presheve, Nish, Tregu i Ri e me pas zbret ne Tivar. Kjo ishte Shqiperia deri me 1912 e cila u copetua nga Fuqite e Medha. Por sot, mendoj une, ne nuk mund te flasim me as me dufin shume te justifikuar te rilindasve me Fishten ne krye, e as me urrejtjen patologjike qe Enver Hoxha kishte per Perendimin. Te dyja keto epoka kane lene gjurme te thella ne formimin tone; aq sa shpesh nuk na lejojne ta shikojme te verteten ne sy.
Po
Pra une deshiroj t’ju flas per raportin tone me Europen dhe sjelljen e saj ndaj nesh duke u perpjekur te gjejme arsyet e kesaj sjelljeje!
Kur na dhane kufijte e cunguar, normalisht, shume shqiptare mbeten shume te zhgenjyer dhe e shprehen dufin e tyre duke e stare Europen; kjo eshte me se e justifikueshme.
Por besoj se sot ne duhet ti bejme pyetjen vetes: perse na coptoi Europa? Perse ajo ende nuk na do, e arrin derisa te mbaje jo vetem anen e Greqise, por edhe te agresorit serb?
Une mendoj se nuk ka shume vlere te shajme Europen: madje besoj se ka ne shume vlere te shajme veten tone; e mbi te gjitha te gjejme pergjigjet e dy pyetjeve me larte.
Rilindasit tane i kuptuan mire ato pergjigje, por ne sot i kemi haruar sepse shume rilindas na dolen “reaksionare”! Ne kohen e Lidhjes se Prizrenit, Avdyl Frasheri e Mehmet Vrioni bene nje xhiro neper kancelarite europiane ku ata paraqiten deshirat e kombit tone, por pasi ata u paraqiten “si dy muslimane”, askush nuk u dha te drejte. Madje ata paten edhe nje debat te forte me nje sekretar arberesh te Kryeministrit italian, debat qe u zhvillua ne gjuhen tone! As ai arbereshi nuk ishte shume dakord me mendimet e dy muslimaneve tane, imagjino europianet e tjere. Rilindasit tane e kuptuan gabimin e disa dekada me vone, ne krye te delegazione tona do ishte doktor Turtulli, Fishta i madh, apo z. Bumci. Keshtu ishte veshtire per europianet e krishtere te mos degjonin disa kerkesa te disa europianeve te tjere te krishtere qe persekutoheshin. Europa e ndjente per detyre te kujdesej per te krishteret shqiptare, vecanerisht per katoliket. Pati edhe nje projekt i cili deshironte ti conte te gjithe katoliket tane ne Argentine, e keshtu Shqiperia te zhbehej plotesisht (sepse edhe te krishteret ortodosse do beheshin greke). Por ky plan e refuzia e demaskua energjetikisht nga rilindasit tane, te cilet kuptuan qarte rendesine e kesaj pjese te popullsise per mbijetesen e kombit tone.
Ne fakt, (ne ndryshim nga si deklarojne akademiket tane te pergjumur) ne nuk ishim populli i fundit ne Ballkan qe formoi ndergjegjen kombetare: ne ishim populli i pare; edhe pse ishim te fundit qe u cliruam. Por askush prej akademikeve tane nuk e shtron kete teze e nuk e ben pyetjen perse ndodhi keshtu. Pa u zgjatur, do thoja se kur Europa vendosi te shkule me rrenje muslimanizmin nga trojet e saj, shqiptaret (dhe boshnjaket) u shfaqen si nje ciban i huaj qe shkonte ne drejtim te kundert me kete projekt. Keshtu te dy popujt tane, nuk u cliruan dot me kohe, sepse keshtu te prezantuar ata nuk mund te kishin asnje aleat ne Europe.
Kur erdhi viti 1912, aleatet e vegjel ballkanike te Europes, hodhen ne fushebeteje qindramijera ushtare (sipas historiagrafive te tyre Greqia e Serbia nxorren nga 150.000 forca secila, Mali i Zi 35.000 dhe Bulgaria 250.000). Po shqiptaret sa forca nxorren ne kete projekt europian? Ska shifra te sakta, por mendohet nga 150 ne 170.000 forca, por kunder projektit europian sepse shqiptaret ishin ne inkuadruar ne ushtrine turke: shume prej tyre deklaroheshin musliman!
Te nxjerresh gjithe keto forca kunder Europes dhe projektit te saj per rikristianizimin e Europes, e megjithate ajo te mos te te zhduke fare (kur i kishte te gjitha mundesite), eshte nje lloj “bujarie” e europianeve ne ate kohe. Nese e shikon me kujdes, europianet e ruajten Shqiperine e cunguar vetem atje ku % e krishtere ishte e konsiderueshme. Vetem duke e vendosur veten ne karrigen e tjetrit ne mund te kuptojme sjelljen e tyre ndaj nesh!
Po sot cfare kane europianet me ne? – do thote dikush! Ta tha perfaqesuesi europian i zgjerimit (per te cilin ankohej Rama): “une shoh kudo ne Shqiperi zbatimin e sheriatit!”
Mjafton me kaq te dashurit e mi dhe ne ngelemi mbrapa deres se Europes, e te keqperdorur e perbuzur nga europianet! Nuk behesh dot europian me koken ne Arabi e Turqi, ndersa menderen e do ne Europe: jo!
Ne si komb duhet ti therrasim mendjes e te rifitojme identitetin e humbur…. nese duam ta quajme veten europiane!
Perndryshe, te rime e shajme Europen sot, jo vetem qe nuk na ndihmon, por edhe na pengon ne zgjimin tone kombetar!
Një pasqyrim shumë real, mjerisht që në krye të kombit shqiptar gjithmonë qelluan njerëz antikombëtar. Të marrim situatën aktuale në Kosovë, agjeron mësuesi shkon në shkollë, del para nxënësve mësuesja me shami, nxënësit organizojnë protesta me simbolikën e tyre “S’po shkohet në shkollë” dhe askush nuk ua merr parasysh kërkesën e tyre të drejtë. Shteti duhet ta zgjedh ketë probelm në shkollë arsimtari /ja ose hoxha, shkolla duhet të kuptoi rolin e vet e mos bëhet sikur nuk po ndodhë asgjë. Dikush po punon në drejtim të kundërt të shoqërisë.
Nexhmije Mehmetaj