ARKIVI:
24 Dhjetor 2024

Një përjetim i hidhur që nuk ëmbëlsohet dot

Shkrime relevante

Po përsëritet historia! KQZ-ja (s) ka të drejtë!

Prof. Fadil Maloku, sociolog nga Prishtina Në vitin 2013 (si ish anëtarë...

Kontradikta dhe abuzimi politik i Edi Ramës, dëmton rëndë Kosovën dhe Shqipërinë

Nga: Luan Dibrani Kritika ndaj Edi Ramës dhe Pozita e Qeverisë Shqiptare...

Te Nënëlokja e UÇK -së, NËNË STANA!

Nga: Nusret Pllana BRUS - lagjja Peshter Me bashkëluftëtarin tim Ismet Sylejmani, vizituam...

Vuçiq, Albin Kurti nuk është KQZ!

Gani Mehmeti Pas Reagimit ti kryetarit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq me rastin...

Hajgarja e vitit nga Qeveria: pensionistët e diskriminuar mbeten në harresë!

Nga: Zeqir Bekolli, Drenas ___ Qeveria këtë fundvit vendosi të bëjë një tjetër...

Shpërndaj

Uk Bardhi, Shkodër

(nga Ulku Bardh) 

Ese 

Një varrë që ka zënë kore, por nuk thahet, dhemb njësoj sikur ishte e hapur..! 

Si gjithmonë, tranzicionet kur ndodhin ato shkaktojnë tektonizëm social dhe kapital,..zatën kështu ndodhi edhe te ne. Këtu, në Ballkanin e trazuar, nuk është toka e trazuar nga tërmetet që ndodhin, por është mentaliteti i banorëve të tij i trazuar madje edhe i harbuar që rri gjithnë në stres. Këtu, periudha e tranzicionit zgjati shumë dhe u bë pa transparencën e duhur… duke u mbajtur peng i klaneve mafioze të cilat klane i kishin shtrirë këmbët e oktapodit (tetëkëmbëshit) gjithandej në aparatin shtetëror, ata kontrollonin ekonominë, gjyqësorin, pushtetin lokal, nëntokën urbane… bankat….dhe, shumë sfera tjera jetike për popullin ishin në duart e përgjakura të “klanit pronto”….që shfaqej edhe aty ku e kur nuk e prisje ti, tamam sikurse një fantazmë, papritmas, që del nga toka si vullkan e bie nga qielli si një rrufe!  

Lulëzuan bizniset e zeza, gufoi ekonomia e tregut të murmë, u formuan madje u lejuan të regjishtrohen kompani të dyshimta dhe shoqata “në emër të bamirësisë”, që kryen veprime shumë të dëmshme për shtetin dhe popullin që jeton këtu, misionarë të huaj veshur me petkun e engjëllit, që në dritë të buzëqeshnin a në errësirë të ngjeshnin…! Kapitali dhe paraja u koncentruan në duart e disa individëve të cilët përmes rrjetit të marimangës; noter-përmbarues-gjyqtar-pushtetar…i shumëfishuan paratë duke i marrë si kredi nga banka me kamata bankare dhe duke ua dhënë, “hua”, me fajde dhjetëfishe hallexhinjve madje dhe biznismenëve të vegjël dhe atyre të mesëm… gjithmonë të realizuar me sukses këtë marifet përmes mashave të tyre të cilët për një përqindje të caktuar për shërbimin që u bënin, oligarkëve pronarë të sistemeve piramidale,… sepse mashat jetonin bashkë e ndodheshin mes popullit veç, ata mund ta dinin gjendjen e atij individi të njohur apo të panjohur për momentin, gjë që nuk kishte aspak rëndësi për atë që e kapte karemin e peshkut fatkeq… me pasoja të pandreqshme për fagjorët, duke i lënë kështu edhe pa kapitain e trashëguar, pa atë të fituar vetë me djersën e ballit, pa shtëpi, pa banesë, pa lokal të pronës familjare….madje dhe të zhytur edhe në borxhe që rriteshin me hapin e progresiont matematik dhe bëhej xhindi përbindësh…. Shtrohet pyetja, a jemi të denjë ne për të menaxhuar me shtet dhe popull…, a jemi të denjë ne për liderë e udhëheqës apo jemi shndërruar në ushunjëz(shushunjë, silikë…) që thith gjakun e tjetrit,… babëzi që zhvat pasurinë e tjetrit, mbllaçitës që ha si dorë e zgjatur e misionit të tradhëtisë, vazalë të përjargur të armiqve tanë, për çka ?!…As vetë nuk e dimë se për çka dhe pse jemi në këtë gjendje si rend-pushtet dhe përse jemi në këtë hall si rend individual e social, pra si burim njerëzor..!? 

Por, jeta e ka kështu, dikush ngrihet mbi humbjen e tjetrit…, shkel mbi kufoma e nuk përlyhet, dhe dikush e përballon humbjen por me pasoja për ekonominë familjare e personale si dhe me pasoja psikologjike madje dhe psikike si në planin personal si në atë familjar megjithatë mbetet apo ngrihet në këmbë për të filluar nga e para e mbara. Por ama ka dikush që s’e përballon dot atë, pas shkatërrimit ekonomik pason ai psikik dhe përfundon me prishje të mendjes dhe humbje të familjes, oh, sa keq, shumë keq! Por haku i huaj që mbështetet te drejtësia hyjnore edhe pse vonon por nuk harron, dhe vetë zullumi e zë zullumqarin…por kur dhe si? Atë vetë apo shkon e del deri te brezi i tretë..?!? Më rrëqethet trupi tek ia dëgjoj rrëfimin e zymtë një shokut tim, të cilit dhimbja e shpirtit i lexohet në sytë e tij bojë qielli, herë-herë i vërehet dhe pika e lotit që do ta tradhëtonte por burrëria e tij prej malsori s’e lë të bie faqeve të burrit, duke e shtyrë atë për të buzqesur a buzëqeshja ia kthen prapë pikën e lotit pusit të thellë të zemëbardhësë së tij, ashtu siç vërehen mjegullat e zeza në qiellin e kthjellët që e mbanë shiun e tërbuar, rrënimë,… por është Dielli ai që ua vë frerin atyre…Ndonëse, ky miku im, është asket i mendimit të hollë filozofik por, edhe atë e kapi rrota e mullirit të prishur pra, ç’e do,  kjo është jeta të cilën ne vazhdojmë për ta jetuar me të mirat dhe të këqijat e saja..?!  

..?!  

-Sikurse te shumë të tjerë, totë ai, edhe pasuria ime materiale dhe intelektuale e trashëguar nga të parët e mi si dhe ajo e fituar nga vetë unë, duke e mbledhur, për afër 40 vjetë, ”si kamba qelbin”,… m’u zhbë,..edhe atë, për një kohë të shkurtër… sepse m’u zhvat nga hileqarë, ngatrestarë e fajdexhinj të shpirtit të lënduar, që u treguan skajshmërisht të paskrupullt…që nuk ditën të thuan boll më se e mjelëm këtë njeri të cilit edhe shpirtin po t’ia kërkosh, veç për fjalën e dhënë, ai ta jep pa i bërë pët qerpiku…!? Duke më lanë kështu në qiell të hapur, në kulm të dimrit. 

Por edhe nga shokë që u dhash bukë kur kishin e kur s’ patën e që prapëseprapë më prenë në besë, në të shumtën e rasteve, atëherë kur unë kisha nevojë për besatarë, ashtu siç ka nevojë syri për dritën..!  

Më prenë në besë në darka solemne, të shtruara hyjnisht me dorën time, me bardhësinë e zemrës së vrarë dhe çiltërsinë e shpirtit të lënduar…!?  

Dhe, çuditërisht por kuptueshëm, mua, pranë më mbeti besnike vetëm familja ime e ngushtë dhe, të cilët, për hir të së vërtetës, me thënë se kanë marrë rrugën e duhur të jetës. Gjithsesi se, edhe librat e mi,… më përkrahin pa mëdyshje, por të pafatët, akoma rrinë në terr e s’dalin dot në dritë të botimit sepse paratë, që mund t’i nxirrnin nga ky burg i kohës se “shokëve” shkuan te fajdexhinjtë e pashpirtë, te këta mjeranë, që kuptimin e emrit libër e shohin si një diçka(pengesë) që atyre ua ndal tagjinë dhe ujemin?! 

Dhe, unë, nuk dua të largohem, nga kjo botë e rrenave dhe marifeteve, i ngulfatur nga gajlja e borxhit mbi borxh, me zhgënjimin tim, malcues, nga shoqëria moderne,  që është e bëshme në trup porse është tejet e zbrazët në shpirt, sa për të mos thënë e pashpirt..!!!  

Ah… nuk më lë vertikalja ime të dorëzohem… tamam si ai që vdes për fjalën e thënë dhe ngrihet nga varri po për fjalën e dhënë. Ndonse më kanë përla baticat dhe zbaticat e një deti të çartun në dallgë të mëdha më duhet të bëhem zgalem, për vetveten dhe familjen time, dashtë e pa dashtë…! 

Atje…, matanë bregut, në një kodër shullani, po reflekton një rasë guri, shkëlqimi i saj në dritën e diellit ma tregon rrugën se kah duhet për të dalur prej këtij deti që të lagë, e të shkojë atje në përqafim e ngrohtë të tokës së thatë, pa makar, edhe si ujem i saj..! 

Dhe tani, me keqardhje të thellë për popullin tim që është në këtë gjendje, por edhe për të dy shtetet e mia sepse, shteti si term nuk ka faj, ai është kuptimor dhe nuk bën keq por, është politika e keqe si dhe menaxhimi shumë i keq i atyre që udhëheqin me shtetin, në fakt, ata disponojnë me pasurinë e shtetit-Atdhe, me popullin dhe vlerat e të mirave materiale e intelektuale të tij. I zhgënjyer, skajshmërisht, tani po e kuptoj qartë përse shumë të rinj…dhe jo vetëm,…këndej e andej Drinit, po e lënë Kosovën dhe Shqipërinë por dhe vendet tjera ku jetojnë shqiptarë dhe ia mësynë perëndimit, së pari për të shpëtuar nga ferri i këtushëm,…e pastaj pse jo, dhe për të ndërtuar një jetë më të mirë e një të ardhme më të bardhë për ata vetë dhe familjen e tyre…! 

 © Ulku 

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu