ARKIVI:
23 Dhjetor 2024

Një përshëndetje, një falenderim e mirënjohe, mësuesve   

Shkrime relevante

Zëri i ndërgjegjës kombëtare thërret për ndryshim!

Shqiptarë të Plavës dikur..., para se pasardhësit e tyre të bëheshin...

Ja si mund të duket Anglia e bukur, e së ardhmes…!

Jorgo Mandili 21 dhjetor 2024 ___ Britania ishte përpara të gjitha vendeve perëndimore në...

Si i dëboi UÇK-ja hoxhëllarët dhe predikuesit e fesë islame nga frontet e luftës

Luan Dibrani, Gjermani ___ Gjatë periudhës së luftës në Kosovë, Ushtria Çlirimtare e...

Interesat kombëtare të Kosovës, marrëdhëniet ndërkombëtare dhe konteksti më i gjerë gjeopolitik

Agim Vuniqi, New York ___ Roli i Shqipërisë dhe deklaratat e kryeministrit Rama Fjala...

Shpërndaj

Fotografi me mësuesit e parë, nxënësit e kl 7 – të shkollës fillore ”Emin Duraku” në Malisheve, 1963/1964: Hysen Molliqaj, Ibrahim Dobruna, Mifail Ahmeti dhe drejtori, Halil Alidema, ish i burgosur politik me Ukshin Hotin e Ekrem Kryeziun …

Sinan Kastrati, Suedi

Vazhdon nga numri i djeshëm ”Një kujtim për mësuesit …”, 6 mars 2023  

Të gjithë mësueseve dhe mësuesve shqiptarë, gëzuar 7 marsi! 

Kur mësuesi veteran flet për luftëtarin veteran, djalin dëshmor!  

”Përshëndetje mësuesi Sinan, 

shpresoj që eni mirë ju dhe familja juaj. Sot është 7 marsi, festa e mësuesit. Deshta të të uroj ditën e mësuesit sepse keni qenë dhe do të mbeteni mësuesi i cili më mësua, këshillua dhe ndihmua 0në mësime.  

URIME FESTA E 7 MARSIT!💐 

Nxënesja juaj Elma 🌹 

“Një libër, një stilolaps, një fëmijë dhe një mësues mund të ndryshojnë botën.”   

Urime dita e Mësuesit -7 Marsi, ku përulemi para sakrificës dhe mundit të mësimdhënësve tanë! 

  1. NI.

Janë 2 nga disa letra urimi që mora sot nga ish nxënës, kolegë dhe të afërm, Po i publikoj 2 nga to. Njëra nga ish nxënësja ime e gjimnazit, Elma dhe tjetra, ,nga ish shoku i studimeve, Nexhat Ibrahimi, nga Prizreni, mësues muzike  

Edhe unë në këtë shkrim do ti kujtoj me mall 2 mësues e 2 drejtor shkollash: 

Rexhep Mërturin, mësues që punuam në vitin shkollor 1979/1980, 

Hazir Morinën, mësuesin e parë nga Drenoci dhe  

Halil Alidemën e Qerim Gashin, drejtorët e parë në shkollën “Emin5 Duraku” në Malishevë. 

Hazir Morina e Halil Alidema kanë vdekur kurse Rexhepi jeton në Klinë e Qerimi, në Prishtinë si pensionistë  

Letër nga Suedi ish kolegut të punës, mësuesit Rexhep Mërturit. 

Rreth shkrimit: ”Rrëfimi ekskluziv i babait të dëshmorit Ilir Mërturi – Ëndrrën e të birit që tani po e realizon nipi”, Bota Sot, e premte, 14 tetor 2016 

I nderuari Rexhep Merturi! 

Kanë kaluar më shumë se 36 vjet kur punonim bashkë, më 1979, 1980. Punonim si mësues në fshatin Panorc. Nuk e kishim të lehtë asnjëri, as unë e as ti por ti e kishe më të vështirë se unë dhe të gjithë ne të tjerët që punonim si mësues në Panorc, më vështirë se edhe Halim Kadria, puntori ndihmë sepse ti udhëtoje për çdo ditë prej fshatit tënd deri në Klinë pastaj prej Kline deri në Sferkë të Gashit me autobus dhe përsëri prej Sferkës ecje këmbë, disa orë orë, dy drejtimet, më shumë se 10 orë në ditë, vetëm rrugë për me e mbajtur gjallë familjën, e me e rrit, me e shkollua dhe edukua ILIRIN se si duhet e mbrohet Atdheu-Kosova.   

Prandaj të quajta veteran edhe pse, i nderuari Rexhep kjo fjalë është keqpërdor shumë dhe e kam të vështirë ta përdor aty ku e ka vendin, “VETERANI”: me ”këngëtarë veteranë” … e tash edhe me ”veteranët e luftës”. Po ti Rexhep je vërtet VETERAN I ARSIMIT sepse gjatë punës tënde si mësuese, gjatë gjithë ditës më shumë ke qenë pa bukë e i lodhur gjatë ditës e udhës së gjatë, më shumë se gjysmën e natës dhe ditës ke EC, siq thonë plakat e pleqt ”err e terr” udhtoje këmbë, pa i parë fëmijët e tu. 

Këtu, nuk dua të harroj por dua ti falenderoj familjet e Haxhi Muratit, Maxhun e Qerim Hajrullahit, Rexhep Sylës… nga Rudi, ish lagje e Panorcit pastaj Man Halilin, Hisen Dergutin, Islam Brahimin, Latif Reshitin e shumë familje të tjera nga Panorci, Rudi e Garaqeva të cilët na binin e na thirrnin në darka e na binin dreka…në shkollë. 

Rexhep, kur dëgjova se është vrarë Iliri, djali yt i madh më erdhi shumë keq e mu dhimte ti. Iliri, mendoja unë është djali i vetëm i yti por ti kishe edhe djem të tjerë, Zotit shyqyr. 

Rexhep, kur ishim te ti, në konakun tënd më 1979, pas Festivalit Folklorik në shtepinë e kulturës ”Jehona e Dukagjinit”, erdhëm natën, në fshatin Gjurgjevik i Madh (apo i Vogël). Atje na priti plaku, baba i juaj, mixha Sinan dhe… djali Iliri ”I Vogël”. Ne ishim shumë mësues mysafirë që ti kishe dëshirë ta bëjmë një natë te ti, të bëjmë pak llafe e ta ham një darkë: Erdhëm Unë, Dalipi, Bilalli, Istrefi, Halili, Hilmiu … 

Ishte natë që nuk e harroj kurrë. 

Po mundohëm me ”e gjet” Ilirin e Vogël në odën tënde të madhe por nuk mundem me e mbajt mend, ku ishte ulur ILIRI I VOGËL apo kishte fjetur? 

Iliri u vra në prit për mos me vdekur KURRË, për LIRINË e Kosovës. 

Ajo që më preku Rexhep për Ilirin, qysh është e mundur që Ilirit me i pri ”komandant” një ”komandant” analfabet, sikurse në përrallat për kafshë kur gomari i prin devesë. 

Kështu më tha djali i juaj, vëllai i Ilirit, më i vogël se Iliri që kishte qenë në dyqan kur isha unë, Bilall Rudi, ish koleg pune e Avni Heli me të pa ty për Ilirin. 

As ty nuk të pash, sepse ti kishe qenë në Shqipëri e … djali juaj vazhdoj të më tregoj për ”trimërinë” e ”heroizmat” e ”komandant Magjupit”, ”udhëheqësin” e Ilirit. 

Rexhep, unë e ndërpreva, nuk munda me e durua …. 

Si është e mundur Rexhep që Ilirit e Ilirëve me iu pri të tjerët ….? 

Sinan Kastrati, Suedi  

Hazir Morina, mësuesi që nuk harrohet kurrë! 

Në shenjë nderimi e respekti e kujtim për mësuesin tim të parë  

Një mësues e dy drejtorë që punuan në vitet më të vështira e kur ne kishim më së shumti nevojë, në Malishevë e rrethinë, krahina e Llapushës 

Po e filloj me mësuesin tim të parë, mësuesin e klasës së parë, Hazir Morina. 

Ky ”kujtim”, si kujtim të cilin e kisha mendua që ta shkruaja sa ishte gjallë mësuesi im, por s`qenka thënë nga Zoti, sepse ii vdiq por te unë, ai ka lënë kujtime të paharrueshëm, mbresa të pashlyeshme, kujtime që nuk ka si të quhën ndryshe pos, si kujtime për mësuesin më të mirë e më të dashur që dha shumë për neve e nuk mori asgjë, përveç dashurisë sonë, nga ish nxënësit, ish mësuesit dhe ish arsimdashësit e asaj kohe e të fshatrave tona, Turjakës, Bublit, Damanekit, Lubizhdës e Mirushës, aty ku unë e njoha, aty ku unë e pash, për herë të parë për disa ditë. 

Po nga kush kishte dashur mësuesi Hazir, nga kush ka prit fjalë të mira, fjalë të ngrohta e mirënjohje më të madhe se sa nga nxënësit që ai i ka mësuar dhe edukuar? 

Po kush është ai i cili mund të flet për mësuesin më mirë se nxënësi? 

-Askush! 

Këtë e meriton ti, mësuesi Hazir dhe ju mësues të tjerë, si mësuesi Hazir! 

Kisha vendosur të shkruaj për mësuesin tim të parë, Hazir Morina nga ish Vll. Drenofci (Drenoci i Malishevës), e për drejtorin e parë, të dytë e të tretë* (1) dhe një tjetër që jeton në SHBA. 

Por një foto të cilën ma dërgoi daja im Fejzë Binak Morina* (2), me Halil Alidemën, tash i ndjerë më detyroj që ta ndërroj mendjen e të shkruaj edhe për dy të tjerë, të dytë, drejtorë shkolle. 

Po e filloi me të parin, me mësuesin e parë. 

Hazir (Amrush) Morina u lind dhe vdiq në katundin Drenoc (1936-2017), tash komuna e Malishevës. Punoi si mëues gjithë jetën nëpër fshatrat e katundet e komunës së Rahovecit, Malishevës e … të Klinës sepse ato kishin më shumë nevojë për mësues e pedagogë të vyeshëm. 

O mësuesi im i parë, ti ke ke qenë ai i cili më ke marr në ngrykë kur erdha për herë të parë në shkollë dhe më ke përqafua. Për mua nuk ka pasur g`zim më të madh se sa me përqafua një mësues, dhe jo vetëm mësues por ti ishe edhe prind e pedagog i mirë, i shkëlqyeshëm e njeri i pa hile. 

Mesuesi im, kurrë nuk ta bëje ”hallall” që më the:  

-Sinan, ti je i vogël, shko në sh`pi e hajde vitin tjetër! 

Pra nuk pata fatin me qenë nxënësi i yt, gjatë gjithë vitit shkollor por vetëm një apo 2 ditë të shtatorit të vitit 1961, 1962. 

Po ajo ditë ishte dita më e gjatë në jetën time sepse ishte dita e parë e shkollës. Ishte hera e parë që shihja e kisha para meje një mësues me rroba të reja e të hishme që veç kisha dëgjuar kur flitej “Ish vesh si m`sus” por nuk kisha parë mësues si ti e me rroba të hishme si tuat.  

Atëherë nuk kishim televizor bile nuk kishim as pasqyre të vogla që ti krehnim flokët e të dukeshim sa më të mirë para vajzave që edhe ato ishin edhe më të “marrshme”e të ndrojtura se na djemt. 

Për këto dhe të tjera, nuk do të harroj të shkruaj në kujtimet e mia, nëse më jep Zoti ymer, o mësuesi im i parë, o mësuesi Hazir. 

Herën e fundit, mësuesi im i dashur, të pash para dyerve të shtëpisë. 

Kishe dalur para dyerve të oborrit e unë vija nga Vërmica që rruga më ra se nuk e kisha njet me hy atyre udhëve të paudhë (edhe për Vërmicën do të flas. Do të flas për Rrahim Kastratin e Qerim Gashin) e shkoja të Demush Krasniqi, djali i Mulla Asmani, hoxhë i njohur e familje e ndershme që edhe ai kishte qenë nxënës yti. Dhe Dema më tregoi se ti ke ”vdekur”. Po ti nuk ke vdekur. Ti jeton në zemrat e në kujtesën tonë e nuk ka regjim as ky që e kemi sot që mund ta shlyej kujtesën e kujtimet që kemi a kam unë për ty. 

Më shikoje, sikur doje të thoshe: 

-Jo, nuk të kam harrua! 

– Nuk ke ku shkon pa u ndalur pakëz, më the! 

Po ti o mësuesi im, ishe edhe mik shtëpie, të njihnim edhe kur vije te Baca Azem, mësuesi tjetër, veteran, kusheriri im i afërm. 

Po kësaj radhe kishe dalur, sigurisht për të pritur miq e musafirë. 

Kur më pe, më thirre në zë dhe më bëre shumë rigja që të hyje brenda. 

Nuk të dëgjova ashtu sikur ti që nuk më ”dëgjove” mua e dëshirat e mia, që ti të ishe mësuesi im e jo tjetër kush. Mendove se isha i vogël dhe vërtetë isha i vogël me trup ama isha fëmi por a e po më beson tash se nuk isha i vogël, as atherë? Sepse të kuptova ty. 

E unë? 

Unë isha një djalë i vogël, i veshur me tesha të vjetra e plot harrna por, me siguri të pastra. 

Të pastër e të kthjelltë e kisha edhe mendjen 

Të pash edhe disa herë të tjera. 

Pushofsh i qetë o Hazir Morina, mësuesi im më i mirë e më i dashur! 

 

* (1) Drejtori i parë, i dytë … e të tretët. Në Shkol. Fillore “Emin Duraku” në Malishevë drejtor i parë, sa më kujtohët mua ka qenë Qerim Gashi, pastaj Halil Alidema etj. Të tjerët nuk kanë qenë shumë të rëndësishjëm ndërsa Zv. derjtor ishte Vesel Krasniqi, ishe Sekretar i Sekrtariatit për Punë të Brendshme në Prizren. U dallua për të keq, pas Demostratave të vitit 1981. Ai, ka punua si Zv. drejtor ndërsa gruaja e ti, Zelihja ka punuar si mësuese. 

Jeton në SHBA (tash ka vdekur. 

* (2) Fejzë Binak Binak Morina është nga Astrazubi (Astrazupi). Ai ka punua si puntor i SPB-së në Rahovec por ka ndihmua të përndjekurit dhe nëse ka dëgjua nga eprorët e vetë se dikush ka me u kontrollua, ai ka shkua natën vetë ose ka gjet ndonjë njeri që të heq materjalet propagandistike nëse ka sepse ka me u kontrollua nga policia e Rahovecit, siq quheshin ata kohë, librat, fletushkat, gazetat, këngët e tjera.  

Kujtime për Halil Alidemën 

Filimisht pakëz për Fejzë Binak Morina 

Meritë për këtë foto të Halilt që po e publikoj unë, ish nxënësi i Halil Alidemës, për herë të parë, ia dedikoj dajës Fejzë i cili, siq e thash edhe dje, kur punonte si puntor, daktilograf në SPB-në e Rahovecit, i ka ndihmua shume të rinj që të mos bijnë në dorën e UDB-ës Jugosllave duke i informuar sa herë që i ka ndie eprorërt e vetë se ku do të shkojnë me kontrollua, me bastis apo me e burgos ndonjë të ri. Prandaj, është e ngjashme puna e dajës për Halilin sikurse studjuesit e Skënderbeut që e lidhin emrin e Barletit me emrin e Gjergj Kastriotit. 

Pra, dua ta falenderoj një ish nxënës të Halil Alidemës, Fejzë Binak Morina i cili para pakë ditëve ma dërgoi një letër në Inboxin tim dhe më pyeste për Adem Kastratin, vëllain tim më të madh. Ai e kishte ruajt një fotografi, kur ishte nxënës i klasës së shtatë në shkollën fillore “Emin Duraku” në Malishevë, nxënës i së cilës kishin qenë bashkë me vëllain tim, Ademin. Daja Fejzë thjesht dëshironte që t`ja dërgoj Ademit fotografinë. Dhe filloj të më pyes se ku është Ademi. Daja Fejzë më shkruante: 

”Sinan edhe nje pyetje a din diçka për Adem Ukën (emri i babës) të klasës së 7-të. Po kam dëshirë me ia përcjellë se e kam një fotografi. Është fotografi e krejt klasës, me sa di unë. Aty është edhe Halil Alidema se ka qenë drejtor në at kohë”.  

Në pyetrjen time se a e lexove shkrimin … për Halil Alidemësn që e kisha dërgua, daja filloi të më ankohet për gjendjen e vështirë në Kosoove: 

”E more Sinan ne këtu jemi në Kosovë që hala na ndalet rryma ka tri katër herë në ditë ose kur te ju teket atyne dhe për ate ende si kam lexuar dhe kompletuar por jam duke u mundua qe ti renditi dhe posa ti lexoj do të lajmërohe me një koment të shkurtër” 

Por më në fund Daja Fejzë më tregoi:  

-Halili Alidema ëshë i katërti, nga e djathta, në këmbë. 

Në rendin më poshtë, në mes është mësuesi Ibrahim Dobruna bashkë më vëllain tim, Ademin, dorën ia ka qit në krah apo rreth qafës. Të dytë luanin futbol shumë mirë apo ishin më të mirët në shkollë dhe përgjithësisht në komunën e Malishevës. Në të njëjtin rend, fillojmë nga lartë, i dyti nga e djathta është mësuesi i historisë, Mifail Ahmeti.  

Falenderoj Fejzë Binak Morinën, dajë imi nga Astrazupi i cili ma dërgoj një foto të Halil Alidemës, si drejtor i shkollës fillore ”Emin Duraku” të Malishevës së Llapushës, në vitin shkollor 1963/64 (Nuk ishte i sigurtë cili vit shkollor ka qenë) bashkë me klasën e shtatë dhe dy mësues të tjerë, Mifailin dhe Ibrahimin, gjeneratës së parë të fillores apo siq i thonim ne atherë, gjimnaz, klasa e pestë deri në klasën e tetë. 

Halil Alidema            

Kush është Halil Alidema? 

Halil Alidema (15 mars 1936 – 19 mars 1996) u lind në një familje të madhe patriarkale e patriotike, nga e ëma Mirzadja dhe babai Bexheti në një fshat të Kosovës të quajtur Pozheran (komunë e Vitisë – fshat në magjistralen Ferizaj-Gjilan). Ishte i martuar me Teuta Kryeziun dhe së bashku lindën 3 fëmijë, 1 djalë – Atdheun dhe 2 vajza – Linditën dhe Yllkën të cilët për momentin jetojnë jashtë vendit dhe ndjehen shumë krenarë për prindërit (“heronjtë”) që patën. 

U lindi në Pozheran, Kosovë e vdiq në Tiranë, në Shqipëri. Ndoshta nuk është e tepërt të thuhët, se ishte magjistër i historisë, jurist, politikan. Pra e donte historinë, drejtësinë dhe nuk dëshironte të mirret me politikë por ishte e pamundshme për kohën kur jetoi e punoi, nëse një intelektual i madh, një njeri i ndershëm siq ishte Halili të mos angazhohej edhe në politikë sepse vetëm “politika” vendoste fatin tonë. 

Dhe u muar me politikë Halili. U angazhua me mish e me shpirt, bashkë me profesorët, politikanët, artistët deri sa ra në sy të pushtetit dhe të pushtuesit dhe ”iu ndal aktiviteti” drejtorit tim të parë, Heroit të ardhshëm të Kosovës. 

”Mirëpo, këto suksese të Halilit, u ranë shpejt në sy punëtorëve të UDB-së jugosllave moniste. Halili përcillej në çdo hap, ndaj me ndikimin dhe përkrahjen e shokut të shkollës Qerim Gashit, për t’i ikur përcjelljes së udbashëve, bashkë me Teutën, më 1962 u punësuan në shkollën 8-vjeçare të Malishevës, aso kohe komunë në vete. 

Malisheva është qyteza në midis të Kosovës, në mes të qendrave më të mëdha si Peja, Gjakova, Prizreni e Prishtina dhe me gjatësi të njëjtë në km, afësrsisht i kanë 50-70 km. largësi nga Malisheva. 

Halili e Teuta kudo që punuan, edukuan dhe arsimuan nxënësit dhe popullin, duke zhvilluar një veprimtare edukativo-arsimore të fuqishme, ngjallën dashurinë e ndjenjën atdhedashëse e arsimdashëse. Prandaj si të këtillë mund ti emërtojmë me plot të drejtë “Mësues të merituar të popullit”. (Këto të dhëna i kam marr nga interneti, në rrjetet sociale e në Wikipendia. Kerkoj falje nga autori ose autorët nëse nuk jam besnik por për shkak të natyrës së shkrimit, nuk mund ta paraqes gjithë literaturën e shfrytëzuar, burimin dhe të dhënat). 

Halilin, e njoha për së dyti, kur i fillova studimet në Letërsi, më 1975/1976, aty ku ai punonte në administratën e fakultetit, jo me ”studentë” e në procesin mësimor si ligjërues sepse ia kishte frikën pushteti pushtues dhe edhe aty nuk donte ta lente. 

Për Halil Alidemën që punon në Fakultetin Filozofik më treguan Demë Mahmuataj, Demë Fetaj e Demë Ibërdemaj të tretë puntorë të administratës së Fakultetit Filozofik dhe të tretë nga rrethi i Pejës, burra se jo mahi. 

Shkova menjëherë dhe hyra në zyrën e tij që nuk ngjante në zyre të një institucioni kaq të madh siq ishte Fakulteti Filozofik por ishte si një kotec i pulave në mese të sallës së ish bibliotekës dhe koridorit kryesor që e lidhte dekanatin me sallat e mësimit dhe degën e sllavistikës. 

Halili më përshëndeti si burrat duke ma shtrënguar dorën bukur fortë e unë i kisha duart e buta, si të nuseve të shehrit. Isha edhe i papuntorë sa i përket punëve fizike të shtëpisë. Ato i kryenin vëllezërit më të mëdhenj se unë Zeqa, ndjesë pastë, Ademi e Baca Lahë. 

Kur i tregova Halilit se jam nxënësi yt por që kurë nuk kam folur me ty, sepse ti si drejtor kishe punë më të mëdha, me hapjen e shkollave shqipe edhe në rrethin tonë, në fillim ai i fshiu sytë dhe më shikoi më mirë.  

-Hiç mos më kqyr se kurrë nuk më ke ”parë” e as nuk ke folur me mua! Ndërsa flisja, atij i shkonin lotët e ia lagnin ftyrën e ti të rruar, të pastër e të ndershme. I dashuri drejtor, ti luaje edhe futboll, bashkë me vëllain tim, Adem Ukën, Nuredini, Ismetin e … nxënësit e tu. (atherë shumica e nxënësve quheshim dhe njiheshim më tepër me emrin e Babës, pra Adem Uka, por edhe Kastrati. 

Dhe kut ti luaje futboll, si përfaqësues i shkollës kundër shkollave të Banjës, Carrallukës, Arllatit dhe të Kijevës ne nxënësit kënaqeshim dhe vetëm rrihnim shuplaka e ta përnnednim emrin, jo Halili por shoki drejtor. 

Halili ka qenë hendbollisti më i mirë i Kosovës, si normalist i Prishtinës. 

Po, më kurrë nuk të pash o drejtori i m i parë, rreze drite bëftë Zoti mbi ty siq bëre ti për neve, nxënësit tu, shkollën tonë e rrethin tonë të Llapushës, vendit më të bukur por më të prapambetur në Kosovë në të gjitha regjimet e në të gjitha sistemet. 

Për Halilin më kishin folur folur edhe disa studentë të degës filozofi-sociologjisë që vinin te unë, Shemsi Reqica, Enver Zhinipotoku, Hamdi Sopa, tash i ndjerë, Fehmi e Shukri Ibrahimi por edhe Sabri Alidema, kusheri i Halilit.         

Po ”ndahem” nga Ti i dashuri Halil për me e vazhdua më vonë por më së pari do të flas edhe pakëz për Qerim Gashin, ish shokun tënd të studimeve. 

Mësuesi Hazir Morina nga Drenoci i Malishevës

Qerim Gashi i Vërmicës, burrë ”i heshtur” por i pathyeshëm dhe shumë i vendosur 

Qerim Gashi, kush është ky burrë? 

Për Qerim Gashin dua të flas shkurt. Nuk dua të shfrytëzoj kurrfarë literature e as të dhëna nga rrjetet sociale e interneti, përveç një fotografi të fshatit Vërmicë që e gjeta në faqen e Fshatit Vërmicë. 

Dua të shkruaj për Qerimin, qysh unë e njoh dhe qysh flitej nga profesorët tanë të kohës për Qerimin, si politikan e udheqës në vendet e punës më të ndieshme që kishte punua Qerim Gashi, siq ishte Komiteti Komunal e LK-së dhe ai Punëve të Brendshme në qytete të ndryshme të Kosovës, që aso kohe ”pasuli zihej ka ni kokerr”, thuhej në popull, detyra këto që i kreu me nder Qerimi.  

Nuk di asgjë për jetën e Qerimit. Nuk di as kur ka lindur e as për prindërit e Qerimit. Thuhët se prindërit i ka pasur të varfër, pra ishte i një familje shumë të varfër por të ndershme. 

Po kjo nuk është temë e interesimit tim. Qerimi pat mundësi të pasurohej, si këta të tashit sepse kishte mundësi e pushtet më shumë e besa edhe forcë e autoritet sa krejt këta të sodit, pdk-ja, aak-ja, nisma, vetëvendosja, e ldk-ucat, liderët e tyre. 

Qerimi, ishte drejtori i parë i Shkollës Fillore në Malishevë (nuk jam i sigurtë 100% ). e cila quhej ”Emin Duraku”. Edhe kjo shkollë fillore, sikurse edhe Komuna e Malishevës nuk patën patën fat të mirë. Më parë shkolla fillore ishte në Dragobil por kur u hap komuna, për herë të parë, fillimi i viteve të 1960-ta, edhe shkolla, e bashkë me te, dhe emërtimi, ”Emin Duraku”, nga katundi Dragobil, kaloi në Malishevë. Paralele të ndara të Malishevës ishin shkollat e fshatrave përreth, shkolla katër klasëshe. Nuk kishte shkolla të plota tetëklasëse përveç në Banjë, Arllat, Carrallukë dhe në Kijevë. Edhe shkolla e Lubizhdës, aty ku unë isha nxënës e mësoja, ishte paralele e ndarë e shhkollës së Malishevës, me drejtor Qerim Gashin. 

Pas Qerimit, Halil Alidema bëhet drejtor shkolle në Malishevë e kështu me radhë deri në vitin 1970/1971 kur edhe shkolla “Migjeni” në Lubizhdë u ”pavarësua”, sikurse Kosova ”e hashimave”, sepse doli gjenerata e parë e nxënësve. Në gjeneratën e parë isha edhe unë, Jakup (Bali) Kastrati, ish kryetari i LDK-së dhe i Komunës së Malishevës, Dr. Fatmir Krasniqi, i ndjerë, i vrarë nga forcat policore e ushtarake më 1999 në Fushë Kosovë etj. 

Këto shënime nuk duhët të mirren si të qind për qinta, kur flitet për hapjen e shkollave dhe të atyre që ishin, pasi që nuk kam shfrytëzua arkivat e shkollave e as të komunës së Malishevës. Flas ato që i di dhe ma merr mendja se nuk më tradhton kujtesa e as koha e gjatë. 

Po edhe për këtë do të flas e shkruaj më vonë. 

Po dua të shtoj se si gjeneratë e parë, shkolla ku unë mësoja, në Lubizhdë, fshat fqinj me Turjakë, e qendër lokaliteti, kishte vetëm një paralete me afro 22 nxënës. Prej tyre ishin vetëm tri vajza: Sanije Zogaj, Lumnije Krasniqi dhe një nga Mirusha, Mejremi, Lema? 

Tjetër gjë që meriton të kujtohet e nuk duhët harruar për vitet 1960-1970 është se çdo 25 Maj, shkollat e rrethit të Llapushës, me qendër në Malishevë, të gjithë nxënësit me mësuesit dhe me parulla ”Rrnoft shoku Tito”, “Rrnoft 25 Maji”, “Rrnoft …. e rrnoft”!, shkonim në Malishevë, për ditëndjen e Titos. 

Aty mbaheshin fjalime nga politikanët, organizoheshin lojëra në futboll, volejboll e hendboll. Ishin të detyruar edhe fshatarët më gra me ardhur në Malishevë…. Edhe nëse kishin punë, ato duhej lëne. 

Por për ne fëmijëve, nxënësve të klasëve të ulta, deri në klasën e katërt ishte edhe gëzim i madh sepse shiheshim me të tjerët, nga shkollat e fshatrat tjera që nga Arllati, Kijeva, e deri te Sferka e Gashit, Rahoveci, Banja, Bellanica e Bllaca etj. 

Mblidhin lule e iu dërgonim mësuesve dhe gjatë gjithë rrugës shkonim në rresht duke kënduar këngë ”patriotike” e ”marshe” për partizanët e për Titon, Kardelin e … e me fotografitë e Titos, Kardelit e të Rankoviqit ecnim krenarë, rrugës së Jugosllavisë socialiste. 

Ishte gëzim sepse shihemi me nxënës të shkollave e katundeve tjera dhe nuk kishim gëzime tjera. 

E tash po dal, përseri te Qerimi 

Qerim Gashi, si drejtor shkolle 

Mjafton që ta shihnin Qerimin në rrugë mësuesit apo në oborr të shkollës e tja “mathnin”. Iknin si prej ”dreqit”. Ai ishte si bukla *) kur iu hynë minjëve por i përpiktë, i ndershëm dhe puntorë, ishta ai. 

Kjo do të thotë se Qerimi dëshironte një shkollë ku do të ketë RREGULL, e jo ”diciplinë” e ”tutë”. 

Kur rrihte zilja e shkollës e fillonte mësimi, nuk guxonte as miza me u nie (dëgjua) në koridor të shkollës, në brendësi të saj e as në oborr. 

Këtu duhetë thënë se Qerimi ishte i autoritetshëm. Ai nuk fliste, vetëm shikonte por shikimi i tij të ”vriste”. 

Më vonë Qerimi bëhet Sekretar i Komitetit Komunal të LK-së në komunën e Malishevës (te Rahoveci). 

Thuhët në popull se Qerimi e ”prishi” Komunën e Malishevës. Nëse është e vërtetë, ashtu siq thuhët, mirë ia ka bërë. Por këto janë vetëm spekulime, ”fjalë të qarrshisë” 

Ishin vitet e egra, vitet 1962.1964 e në administratën e komunës së Malishevës pëveç serbobo-sllavëve punonin edhe disa vegla apo më mirë me thënë, masha të serbëve që e ndihmonin pa vetëdije e ia zgjatnin jetën sistemit jugosllav. Ata ishin pa asnjë ditë shkolle. Nuk dua ti them emrat e tyre, sepse disa nga ta, ende janë ”gjallë”. 

Ajo anë i njeh dhe e din për kend është fjala. 

Por Qerimi, më vonë u emërua Sekretar i Komitetit Komunal të LK-së në Klinë … Edhe në Klinë punoi si duhët. Mandej e dërguan Qerimin si Sekretar të Sekretariatit për Punë të Brendshme në Prizren. 

Si e njoha unë Qerimin dhe si më ndihmoi mua QerimGashi e Halil Alidemën dhe Hysen Molliqajn, mësues nga Lluka e Epërme e Deçanit? 

Qysh i iu muar Qerimi doganierëve, pa i pyet librat e Eqrem Qabejt dhe i solli vetë në Hotelin Bozhur? 

Isha nxënës i klasës së katërt në Gjimnazin ”Luigj Gurakuqi” në Klinë, paraelja e ndarë në Kijevë, vitin shkollor 1974/75, si maturant, gjenerata e dytë. 

Drejtor i gjimnazit ishte Frrok Gojani kurse përgjegjës i gjimnazit në Kijevë, ishte Ismajl Gashi nga Kijeva, tash i vdekur, ndjesë pastë! 

Pasi na e mbyllën politikanët shqiptarë të Rahovecit gjimnazin në Malishevë, Hasan Sharku, Halil Bugari etj. gjenerata e parë, unë u detyrova që ti vazhdoj sttudimet në gjimnazin e Kijevës, jo nga dëshira por s`kisha mundësi tjera. Thjesht, nuk kishte para Baba Ukë që të vazhdoj shkollën në ndonjë qendër a qytet si Prizreni, Prishtina. Isha i varfër por nuk jepesha. 

Udhtimi në të dy drejtimet, Turjakë-Kijevë, ishte 5 orë të plota këmbë. Gjithë ditën isha pa bukë, prej mëngjesit deri në mbrëmje kur kthehesha në në Turjakë plus koha e mësimit. 

Në gjimnazin e Kijevës më pritën shumë mirë, nxënësit dhe mësuesit. Dua të them pa modesti, isha nxënësi më i mirë i shkollës në lëndët e Letërsisë të Historisë dhe Kulturës. 

Kisha lexua, ndoshta më tepër se vetë mësuesit që na ligjeronin. Edhe këtë e them nga modestia por edhe kjo është e vërtetë.  

Unë pata edhe një fat tjetër në Kijevë, për mësues të Letërsisë e pata Tafil Kelmendin … një gjuhtarr i mirë, më vonë profesor fakulteti, por edhe nxënësit e tjerë ishin shumë të mirë. 

Nuk e harroj Ismajl Krasniqin, Rifatin, Maliqin Fatmir Krasniqin, Hakiun, Qakën, Naxhinë por edhe Asllan Krasniqin, mësues historie, Xhaferin e Bali Malokun … Bedri Morinën e shumë e shumë të tjerë që do ti kujtoj, në kujtimet e mia të mëvonshme. 

Unë me një grup të rinjësh kishim vendosur me shkua në Shqipëri e prej andej të këthehemi të ”armatosur” në Kosovë, sikurse hashimat, jakup krasniqat … e xhavit halitat me uçk-në e lpk-istëve, më 1997, 98 e 99 dhe me ushtrinë e tashme të pdk-së së hashimit. 

Vendin dhe kohën ku donim me u takua për në Shqipëri me shokët ilegalë e lamë të Ura e Terzive (?), te Erenikut, ish kazermat e ushtrisë jugosllave në Gjakovë më 20 apo 22 tetor 1974. Pra isha maturant i gjimnazit në Kijevë, viti 1974. 

Prej shokëve të klasës se do të shkoja ilegalishte në Shqipëri e dinte vetëm Ismajl Krasniqi, është gjallë nga Caraviki e Rifati, ka vdekur dhe Bajram Selman Kastrati nga Damaneki, jeton e punon në Prishtinë si libërshitës. 

Unë dola dhe prita, prita e prita por ata nuk erdhën dhe unë u nisa i vetëm, sepse kështu edhe ishim marrë vesh. Edhe emrat e tyre nuk do ti tregoj për shkaqe krejt private. 

Një natë përpara shkova Gjakovë. Aty fjeta te vëllai i madh, baca Lah i cili jetonte në Gakovë që nga viti 1972. Shkova dhe i takova edhe Familjen e Qerkezëve, sepse kisha besim e dëshirë me i pa: (Ni)Mon Qerkezin, Halimin (I vrarë me të katër djemtë), Bashkimin, Kasimin … pra Familjen Qerkezi në Gjakovë, shkova te dugaja e tyre e rrobaqepësisë që ishte ballë për ballë me Teqen e Madhe dhe ish SPB-në e Gjakovës. 

Mani e kuptoi se për ku jam nisur, edhe pse unë nuk i tregova e as qëllimin pse shkoja. 

Pas një jave martohej vëllai im Ademi por ne ishim marrë vesh me shokë me shkua në Shqipëri dhe unë e mbajta fjalën por jo ata. 

Binte shi e fryente erë e fortë por unë nuk ndalesha. Vazhdoja rrugën por edhe frikëohesha se mos po më zënë në kufi ushtarët jugosllavë apo policia që shpesh shkonin me qen andej. 

Kisha vendosur mos me u ndalur edhe nëse bije në pritë. Në gjepin e palltos e kisha shkruajtur nje letër me emrin, emrin e babes dhe adresën që nëse vritem me e ditur kush jam. Nuk mora me vete kurrfarë karte identiteti. 

Në Shqipëri, shkova por atje e gjeta ”dimër”. Pas një qëndrimi 30 ditësh, një puntor i Sigurimit erdhi e më tha: 

-Kastrati, ti je kuadër i fortë. Me urdhër të shokut Enver e të Partisë duhët të kthehesh në Kosovë e atje të punosh e të kontribuosh e të …! 

Dhe më kthyen për në Kosovë, në karrakollën e Qafë Prushit. 

Në Qafë Prush ishte një ndërtesë e vogël doganore që nuk ishte ”doganë legale” për ”turistë” por shërbente vetëm për kamionë me mallra, për bartjen e xehes së kromit në Devë.  

Në Kufi, në anën e Kosovës, më priti Zeqa një ish UDBASH nga SPB-ja e Gjakovës, bashkë me Laz Himën, doganier … Rrugës deri në Gjakovë, Zeqa më ra disa herë me grushta e pastaj më dërguan në SPB-në e Prizrenit. Po edhe unë nuk rrija rehat. Para hundëve të tyre pija duhan “Partizan” Shqipërie. 

Në Prizren, në ndërtesën e policisë ku tash rrinë ulur Nexhmi Krasniqi më priti i famshmi Ramqe dhe Vesel Krasniqi i Vll. Drenofcit (Drenoc i Malishevës dhe ish zëvendës drejtori i shkollës në Malishevë). Ramqe më rrehi at natë disa herë dhe përsëri policët me dërgonin në Qelitë e Policisë. Qelitë, ishin dhoma të vogla, një me dy metra. Ishin edhe WC-e. Aty nuk kishte nevojë për WC-e, nëse kishe nevojë, nuk kishe nevoje me thirrë policët. 

Më lenin që të mërdhijë e pastaj më merrnin në pyetje. Më bënin presion e luftë psikologjike që të tregoj qëllimin e shkuarjes time në Shqipëri, k`thimit në Kosovë dhe ”amanetin” e porositë që më kishin dhënë Shqipëria e Enverit dhe mos kisha ndonjë grup apo organizatë që isha i rekrutuar. 

Pak para mëngjesit, më dërguan në burgun e Prizrenit. Burgu ishte i ngjitur me ndërtesën e SPB-së dhe Gjykatën Komunale, aty ku është edhe sot. 

Edhe në burg, një gardian i katundit Pataqanit, deri sa më mbylli në dhomën e burgut, mi dha disa flakaresha ftyrës e në krye. 

Atëherë ishte e ”lejueshme” me i rreh të burgosurit në burg e në hetuesi, agjentët e policisë e gardianët e burgut. 

Tash nuk e di por e di që hashimi, sabit geci e disa të tjerë, hiç më keq nuk i kanë lënë të kidnapuarit e të burgosurit më 1998 e 1999. 

Pasi ndejta edhe 30 ditë në burg në Prizren, u ”lirova”. 

***

Menxi që pritësha të shkoj në gjimnaz, në Kijevë. 

Por g`zimi mu tha në buzë. Përgjegjesi i gjimnazit, Smajl Gashi më tha:  

-Jeni përjashtua dhe bëni mirë që mos të vini më në shkollë se i helmoni nxënësit me ide të Enver Hoxhës të Partisë së Punës! 

Edhe Smajli, edhe pse u bëmë miq më vonë ka qenë shumë i shtirë dhe ka pas diciplinë në shkollë, si përgjegjës i gjimnazit. 

Thuhët se nxënësit kur e kanë parë njëherë në TV-e, i kamë shymë cigaret në cergë *), në odë të burrave duke menduar se janë para Smajl Gashit.  

Më vonë kur ia thoja këto, Smajli quditej e ”knaqej tuj kesh”. 

Pasi më thanë se nuk jam më nuk jam nxënës shkolle, u ktheva te shtëpia e rash përmbys në odë dhe fillova të qajtë me zë! Babëgjyshi, Imer Seferi ishte gjallë dhe kur më pa i erdhi keq e më tha:  

-Qou he buure e mos u ban i lig, si fmia! Shko rrihi profesort e hajde ruaj dhetë! Shqyr Zotit e i kemi 80 copa dhenë (dele) e 15 ballica (Buall-ica) e nuk kem nevojë për shkollë….! 

Ishte fundi i dhjetorit 1974, natë e Bajramit.  

Të hënën e parë, pas Bajramit shkova në Klinë, te Qerim Gashi, Sekertar i Komitetit Komunal të LK-së. 

Komiteti Komunal i Lidhjës së Komunistëve ishte vendos në katin e dytë të shtëpisë së kulturës, ”Jehona e Dukagjinit” në Klinë. 

Zyra e Qerimit kishte qenë e fundit, krahu i djathtë. Dritarja e zyrës shikonte në lindje të qytezës buzë Drinit të Bardhë. Nje¨pamje e panoramë mahnitëse. 

U ngjita lartë dhe për fat, dera e zyrës së Qerimit kishte qenë e hapur. Kur më pa Qerimi, edhe pse nuk më njihte më tha:  

-Hajde, hynë! 

U ula dhe ia tregova hallin e ia ”kajta dertin tim” 

”Më kanë përjashtua … nga shkolla …”!  

Pasi mi tregoj ”dy mesele” për Shqipërinë, Qerimi më tha:  

-Shko e thuaj Smajl Gashit, më ka thënë Qerim Gashi ”Në Qershor, (1975) me hy në provime private, pa pagesë. Sinanin, pranojeni në provime të klasëse së katërt dhe le të hynë me e mbrojte edhe temën e dipomës por mos shko në shkollë!” Unë i thash:  

-Shoku sekretar, ma jep me shkrim se ndoshta nuk më beson Smajl Gashi!  

-Shko e thuaj kështu, qysh të thash unë! 

Kjo ishte krejt biseda e ime me Qerim Gashin, me të cilin kurrë nuk kam ndejtur e as nuk jam takuar. 

Shumë herë kam mendua të shkruaj për Qerim Gashin por rasti i Halil Alidemës, të cilin e ka ndihmua dhe e ka mbrojtur Qerimi më shtyri të flas edhe unë, për ndihmën që ma ka bërë mua Qerimi e unë nuk ia kam harrua. 

(Më vonë do të tregoj edhe një punë të ndershme e të guximshem që rrallë kush ka mund ta bëjë përveç Qerim Gashit.) 

Në qershor të vitit 1975, koha kur mbaron viti shkollor, hyra në provime dhe diplomova me sukeses të shkëlqyeshëm por dhëndërri, Bali Maloku, kolegu i im i ardhshëm që erdhi pas Tafil Kelmendit, ma dha notën 3 (tresh) në gjuhë shqipe. Nuk e di pse ? Nxënësit, shokët e klasës, edhe ata u habitën e më thanë:  

-Se i kam ndihmua të tjerët në provime e unë isha vlerësue me notë më të vogël. Të tjerët më thanë se ishte një Klan: Xhafer Maloku, Baliu, Smajl Gashi dhe … Asllan Krasniqi, kundër ”të huajve” … Bedri Morinës, nga Loxha e Pejës, profesorit të filozofisë që mua më nderonte shumë …një tjetrit nga Belegu, mësues gjeografie etj. 

Edhe këto mund të jenë vetëm spekulime. 

***

Dhe erdha në Prishtinë për studime të mëtutjeshme, erdha me i njoft burrat e burrave të shkencës së Albanalogjisë, Idriz Ajetin, Besim Bokshin, Murat Blakun, Hasan Mekulin, Gani Lubotenin, Ali Hadrin, Anton Çettën etj. etj. 

***

Po dal përsëri te Qerim Gashi dhe po e tregoj ngjarjen të cilën na e tregoi profesori i Univerzitetit, dega e Letërsisë Shqipe, në Prishtinë, Gani Lubeteni, profesor i Teorisë së Letërsisë, ngjarje për guximin e trimrinë që kishte tregua e askush nuk kishte guxua ta bënte, përveç Qerimi Gashit. 

Ishte viti shkollor 1977/1978. Univerziteti i Pishtinës vlonte. Dega e Letërsisë Shqipe dallohej nga të tjerat, si motra por aty ishte qendra ku mësohej shkenca Albanalogjike, Letërsia, Kultura, Tradita dhe Historia Shqiptare. Pra ishte e natyrshme që djemt e qikat më të të zgjedhura studjonin Letërsinë, Gjuhën dhe Historinë Shqiptare për arësyet që i përmenda, 

Në Fakultetini Folozofik, kishin ardhur nje grup profesorësh nga Univerziteti i Tiranës, nga Shqipëria. Nuk më kujtohen tash kush ishin pasi që nuk na lanë me hy brenda me arsyetimin se nuk ka vend dhe ligjerata është për studentë të shkallës së tretë, puntorë shkencorë të Institutit Albanologjik dhe profesorë të Univerzitetit, dega e Letërisë dhe e Gjuhës Shqipe. 

Unë, me disa studentë të Letërsisë, Nuhi Syla- Bublaki, Muhamet Mahmutaj, Ismet Tahiraj, Shkurte Kuqi (Drita), Ali Lajçi, Haki Berisha, Rexhep Sadiku, Mustafë Aliu …. … e shumë të tjerë filluam të bëjmë zhurmë, protestonim nëpër koridorin e Katedrës sonë, Katedrës së Letërsisë. Dikush kishte lajmërua në Dekanat se studentët e Letërsisë po protestojnë brenda fakultetit. 

Dikush kishte lajmërua dekanatin dhe me të shpejtë ka ardhur Gani Lubeteni dhe nuk ka lut që të hyjme në një salle e të bisedojmë. 

Ganiu ishte njeri i sjellshëm, i kulturuar dhe gëzonte një respekt e kishte autoritet te studentët. 

Tash në detaje nuk më kujtohen se kush nga studentët kemi folur por fjalët e profesor Ganiut nuk i harroj.     

A i filloj bisedën ngadalë e duke na shikuar neve, se si po reagojmë, e shihte ”intersimin” tonë që me të vërtetë harruam pse kishim hyrë aty. Pra na ”mashroi” me sjellje të mirë e gjuhë të ëmbël e të butë. 

Dhe e filloi dalë nga dalë: 

-”… Erdhi profesor Eqrem Qabej në Prishtinë. Mua më caktuan ta shoqëroj profesorin, tha profesor Ganiu dhe pasi shkuam në Hotelin Bozhur, profesori Qabej më tha:  

-Gani, mi kanë marrë të gjitha librat në Doganë, në kufirin e atëheshëm Jugosllavi-Shqipëri, në Vërmicë të Zhurit. Kam pasur disa libra që sa kanë dalur nga botimi dhe kisha mendua tu jap kolegëve të mi …. më tha profesor Qabej ….” përfundoi Gani Luboteni. 

-Unë, vazhdoi më pas Gani Luboteni, kërkova falje nga profesor Qabej dhe delegacioni që ai i printe dhe u largova me të shpejt nga vendi ku ishim të ulut me delegacionin e profesorëve nga Shqipëria. 

E thirra në telefon Qerim Gashin dhe i tregova ato që më tha profesori i madh, profesor Qabej, më i madhi i më të mëdhenjëve dhe i të gjitha kohrave. Qerimi s`kishte kurrfarë dyshimi se çka i kishte thënë profesor Qabej Ganiut. Qerimi ishte Sekretar i Sekretaritatit për Punëve të Brendshme në Prizren. Ai ”kthjellë e vranë” në Prizren, thuhej në popull. 

Qerimi kishte qenë student i profesor Ganiut prandaj nuk kishte nevojë për lutje e sqarime të mëtejme. Kur dëgjon, Qerimi, shkon me makinë e  

M3e shoferin personal në Vërmicë të Zhurit dhe pa i pyetur fare doganierët iu merr librat e ia bjen në Prishtinë Gani Lubotenit. 

Librat mi dha mua thot propfesor Ganiu. 

Arësyet nuk po i shpjegoj pse Qerimi nuk hyri në hotel te profesorët e UP-së. Ishte kohë e e keqe por më e keqe ishte në Shqipëri sepse po ta merrnin vesh se njeriu më i madhë i policisë së Prizrenit, kishte intervenua, për profesorët nga Shqipëria kish kris kjameti. 

Kur ia dhash librat profesori Qabejt, i erdh qehrja, e përfundoj profesor Gani Luboteni ngjarjen. 

Edhe unë, këtu po e perfundoj me shpresë se së shpejti do ta vazhdoj edhe më shumë ngjarje e për shumë njerëz, burra por edhe “burra” të ligj. 

E pra kush mundët me i harrua këta BURRA si Halil Alidema, Qerim Gashi e Hazir Morina? 

*) Bukël 

I f.sh.zool. – Kafshë e vogël mishngrënëse e familjes së kunadhes, me trup të hollë e të shkathët, me qime të murrme pak si të kuqërreme sipër e të bardha në bark; nuselalë, bishtafurkë. Lëkurë bukle. 

U ka hyrë bukla u ka ardhur njeriu që duhej dhe i ka kapur një e nga një në faj, ua ka zbuluar fajet. 

*) CERGË f. 

  1. Qilim ose mbulesë e ashpër që është punuar zakonisht me lesh dhie. Cergë e dhirtë. Shtroj cergën. Hedh një cergë. Mbuloj me cergë.
  2. Pëlhurë merimange. Cergë merimange. End cergën. Zë cerga. Fshij cergat.
  3. Cipë e hollë; pëlhurë e hollë, tis. Cergë e mëndafshtë.
  4. kryes. Rrecka të vjetra, rroba të grisura e të bëra zhele, lecka. Vishej me ca cerga. Mori cergat në krahë. Mblodhi cergat. U bë fare cergë. Flak (hedh) si një cergë.
  5. vjet. Shatorre e bërë me cohë a me velenxa të ashpra; tendë. Cerga e stanit.

Ngre (prish) cergën. 

* Cergë e re njeri që sapo ka krijuar familje më vete. Zuri cergë (brumë) shih te ZË. Iu be cergë i zuri derën tjetrit, ndenji për një kohë të gjatë tek tjetri pa dëshirën e tij; iu ngjit, iu qep. I kanë vënë (i kanë zënë) cergë sytë nuk e sheh qartë gjendjen rreth e rrotull, është verbuar. 

Vazhdon 

 7 mars 2023, Malmö 

sinan.kastrati@hotmail.com 

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu