Në foto: Musine Kokalari në sallën e gjyqit, Tiranë, qershor 1946!

Sheradin Berisha, Prizren
* Sa herë Musine Kokalarin e kujtoj Enver Hoxhën e mallkoj!
“Nuk kam nevojë që të jem komuniste për ta dashur vendin tim! Unë e dua vendin tim edhe pse nuk jam komuniste.” – Musine Kokalari, në gjyq – 1946.
Musine Kokalari ishte intelektuale dhe atdhetare e shquar. Ka lindur me 10 shkurt 1917 në Adana të Turqisë Jugore, në një familje gjirokastrite. Në vitin 1920 familja e saj u kthye në Shqipëri. Fillimisht u vendosën në Gjirokastër dhe atje kreu shkollën fillore.
Në vitin 1930 familja Kokalari do të vendosej në Tiranë ku e kreu shkollën e mesme (1937), ndërsa studimet universitare i mbaroj në Romë (1941).
Ka shkruar 3 libra:
1. Seç më thotë nëna plakë (1939);
2. Reth vatrës (1944);
3. Sa u tund jeta (1945).
Së bashku me Mit’hat Aranitin dhe miq të tjerë, themeloi më 1943 Partinë Socialdemokrate.
Për shkak të bindjeve socialdemokrate – pushteti komunist – familjen Kokalari e trajtonte si ‘armike të popullit’.
Më 12.11.1944 regjimi komunist i pushkaton pa gjyq dy vëllezërit e saj, Muntaz e Vesim Kokalari!
Katër ditë më vonë (më 16 nëntor) arrestohet edhe Musinja, e cila mbahet 17 ditë në burg.
Në fund të vitit 1945 ajo themelon grupin e parë opozitar: “Bashkimi Demokratik Shqiptar”.
Më 23 janar 1946 arrestohet për herë të dytë dhe gjyqi ‘në emër të popullit’ në verë të atij viti e denon me 20 vjet burg.
Në sallën e gjyqit Musinja zëshëm deklaron:
“Nuk kam nevojë që të jem komuniste për ta dashur vendin tim! Unë e dua vendin tim edhe pse nuk jam komuniste. Unë e dua progresin e tij. Edhe pse ju keni fituar luftën, edhe pse ju keni fituar zgjedhjet, ju nuk mund ti persekutoni ata që kanë mendime të ndryshme politike nga ato tuajat. Unë mendoj ndryshe nga ju, por unë e dua vendin tim. Ju po më dënoni për idetë e mia. Unë nuk kërkoj falje, sepse unë nuk kam bërë asnjë faj!”
Musinja i ka mbajtur 18 vjet burg të rëndë në burgun e Burrelit! Pastaj vitet tjera të jetës i kalon e internuar në Rrëshen. Punoi si fshesare edhe 11 vjet të tjera në mes tullave, llaçit dhe betonit.
Në vitin 1981, e dërmuar nga vuajtjet dhe punët e rënda u sëmurë nga kanceri, dhe më 13 gusht 1983 u shua nga jeta në dhomën e saj të internimit në Rrëshen!
Më 1991 familjarët e saj e zhvarrosën, dhe tani e ka varrin në Shish – Tufinë.
Qoftë i paharruar kujtimi dhe lavdia për Musine Kokalarin!
Musine Kokalari, si e vrau Enver Hoxha opozitën | ABC News Albania
Se mos ishte vetem Musina e denuar e pushkatuar nga dora vrasese e satrapit komunist, Hoxha.Me qindra,me mijera e pesuan si ajo .Emri i saj duhet te skalitet ne Universitete, rruge qytetesh.E jo vetem ne Gjirokaster.Kjo ishte femra e imancipuar, e shkolluar,qe kuptonte se kush ishin komunistet e kush ishin demokratet e vertete, pasardhesit Europa e sotme.Nuk mjafton urretja ndaj Hitlerit shqiptar .E urren populli 80-90 % dhe cfare ? Ne librat shkollore shkruhet se ka cliruar Shqiperine dhe tmerret e vrasjet ,varferine e izolimin ne heshtje .Nuk mjafton vetem urretja.
Plotësisht ka të drejtë Rita, s’ është e vetme Musine Kokollar e as Lirie Gega ekemi të gjallë mësusen e Tropojes Rukije Ramen se çfarë ka përjetuar ajo e familja e saj, është edhe filmi dokumentar rrëfimet e saja. Fatkeqësia jonë kombëtare që ende sot e kësaj dite kemi adhurues të ish sistemit dhe udhëheqëesve që kanë drejtuar dhunë e diktatur ndaj popullit në përgjithësi e ndaj kundërshtarëve në veçanti, si në Kosovë dhe në Shqipëri që shkojnë këtyre gjurmëve dhe jetësojnë të njejtat veprime kur munden që ato t’ i fshehin në emër të çlirimit e si çlirimtar dhe në emërin e lirisë..! Prandaj jemi këtu ku jemi me një Kosovë me shumë parti të ndarë e të përçarë mes veti shqiptarët për pozita e për pushtet dhe një Shqipëri që edhe pas 100 vitesh shtet që i thot veti ndoshta edhe pakëz ma zi se Kosova, sepse qeveria e Shqipëris e shkelmon Kosovën dhe e përqafon Serbinë tue i krijue kushte dhe hapësirë ta sjell ate në Detrat shqiptare përmes mashtrimit të madh BALLKANIN E HAPUR. Edhe pushtetarët shqiptarë që i thon vetit në Shqipëri, për vizitat e pushtetarëve çetnikve Serb kërkonin nga këngëtarja Z. Çelaj me sa më kujtohet të këndon e të argëton çetnikun Vuk Drashkoviqin, e cila kundërshtoj dhe ua dha përgjegjen shqipfolësve të Kuvendit të Shqipërisë, Tash kryeministri i Shqipërisë i dekoron me çelsa të artë të njejtit dhe i pret ryetarët e pushtetarët e Serbisë i buzqeshur dhe plotë entuziazem, ndërsa kretaren e Kosovës e kryeministrin nëse përcillen me vemendje pritjet dhe mënyra e sjelljes së Edi Rames, vërehet në çdo moment urrejtja dhe përbuzja si edhe fjalimet e tija ngacmuese e përçmuese në çdo drejtim, kush shef e kush kupton e kundërta ndodh me Aleksander Vuçiçin e shkiet tjerë, tani ka mbetur vetem ti dekoron me rradhë dhe ti shpall hero kombëtar siç kanë bërë pas LDB-re ushëheqësit komunist të Shqipërisë që i kanë dekuror me urdhëra dhe heronjë e ndër ta kryeçetnikun Aleksander Rankoviqin …!