ARKIVI:
24 Dhjetor 2024

Një pyetje shumë me vend e Richard Grenell: Pse Albin Kurti dhe Vjosa Osmani nuk i kanë dënuar sulmet me raketa të Hamasit

Shkrime relevante

Po përsëritet historia! KQZ-ja (s) ka të drejtë!

Prof. Fadil Maloku, sociolog nga Prishtina Në vitin 2013 (si ish anëtarë...

Kontradikta dhe abuzimi politik i Edi Ramës, dëmton rëndë Kosovën dhe Shqipërinë

Nga: Luan Dibrani Kritika ndaj Edi Ramës dhe Pozita e Qeverisë Shqiptare...

Te Nënëlokja e UÇK -së, NËNË STANA!

Nga: Nusret Pllana BRUS - lagjja Peshter Me bashkëluftëtarin tim Ismet Sylejmani, vizituam...

Vuçiq, Albin Kurti nuk është KQZ!

Gani Mehmeti Pas Reagimit ti kryetarit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq me rastin...

Hajgarja e vitit nga Qeveria: pensionistët e diskriminuar mbeten në harresë!

Nga: Zeqir Bekolli, Drenas ___ Qeveria këtë fundvit vendosi të bëjë një tjetër...

Shpërndaj

Richard Grenell, ish-emisari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, ka komentuar mosreagimin dhe për heshtjen e kryeministrit Albin Kurti dhe presidentes Vjosa Osmani për sulmet e Hamasit, në drejtim të Izraelit.

Rreth kësaj Grenell ka reaguar me anë të një postimi në Twitter.

“Pse Albin Kurti dhe Vjosa Osmani nuk kanë dënuar sulmet me raketa të Hamasit?”, ka shkruar Grenell në Twitter.

Përveç Qeverisë, as partitë politike opozitare në Kosovë nuk i kanë dënuar sulmet ajrore të Hamasit në drejtim të shtetit të Izraelit. Për këtë çështje, politika e Kosovës zgjodhi që heshturazi të mos e ndjek rrugën e SHBA-së.

Qeveria e Kosovës, me asnjë instancë të saj, nuk i ka dënuar sulmet e Hamasit – organizatës së shpallur terroriste nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës – kundrejt Izraelit.

Në këtë pikë, institucionet e Kosovës nuk u rreshtuan krah aleatit të tyre të madh, ShBA-së.

Ajo që reagoi dje për këto sulme ishte ish-ambasadorja e Kosovës në ShBA, Vlora Çitaku.

Ajo tha se qeveria duhet që të dënojë sulmet nga Hamasi dhe Hezbollahi.

Ndërsa Amerika, që e ka në listën e saj të zezë grupin ushtarak që e drejton Gazën, vazhdon të jetë në krah të Izraelit.

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka përkrahur Izraelin, në thirrjen e parë telefonike me kryeministrin e këtij shteti Benjamin Netanyahu prej kur ka shpërthyer konflikti.

Biden ka dënuar sulmet me raketa, duke deklaruar “mbështetje të palëkundshme për sigurinë e Izraelit dhe të drejtën legjitime për ta mbrojtur veten”, ka thënë Shtëpia e Bardhë më 12 maj.

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken po ashtu ka folur me presidentin e Autoritetetit palestinez Mahmoud Abbas, një rival i Hamasit në Bregun e pushtuar Perëndimor.

“Pritjet e mia dhe shpresa janë që kjo do të mbyllet herët a vonë, mirëpo Izraeli ka të drejtë të mbrojë veten”, ka thënë Biden pasi ka folur me Netanyahun.

Mbi 100 njerëz janë vrarë në Gaza dhe shtatë të tjerë në Izrael që nga fillimi i luftimeve të hënën. Ministria e Shëndetësisë e Palestinës të enjten njoftoi se numri i palestinezëve të vrarë ka shkuar në 119, përfshirë 27 fëmijë e 11 gra. Deri të enjten janë regjistruar edhe 580 të lënduar.

Në anën tjetër, në Izrael deri më tani janë regjistruar shtatë viktima: gjashtë të vrarë nga sulmet me raketa dhe një ushtar i vrarë nga një raketë anti-tank, që e goditi veturën me të cilën po udhëtonte.

Në një deklaratë të publikuar të premten në mëngjes, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, tha se operacioni i ushtrisë izraelite kundër militantëve palestinezë në Gaza do të vazhdojë aq sa të jetë e nevojshme dhe se Hamasi do të paguajë një çmim të lartë për sulmet me raketa.

_______________

  • Ke shumë të drejtë z.Richard Grenell…, por Albin Kurti kësaj radhe nuk i reagoi as deputetit të partisë së tij, panislamistit Eman Rrahmanit, si dhe disa të tjerëve nga partia, që Dje morën pjesë në një protestë në përkrahje të Palestinës, duke mos dashur ti shohin sulmet terroriste dhe provokimet e HAMAS-it, që vazhdimisht po bëhen me raketat që po hudhen në brendi të shtetit të Izraelit, ku gjithashtu po pësojnë civilë.                                                                                                                                                                                                                                                                               
  • Ai që me apo pa vetëdije sillet si Anti-Amerikan, Anti-Izrael-it apo Anti-Europian, e që ka heshtë apo e ka përkëdhelur gjithnjë Islamizimin e kombit Shqiptar, apo që mbanë qëndrim “neutral” në raste të tilla për hirë të panturqizmit-panislamizmit, ai parasëgjithash është Anti-Shqiptar!

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu