ARKIVI:
23 Dhjetor 2024

Një sulm rus kundër Ukrainës mund të jetë i pashmangshëm

Shkrime relevante

Histori për Xhenkiz Khanin dhe sulmin e tij ndaj qytetit të Buharasë, në Uzbekistanin e sotëm

Agim Vuniqi, New York Kur komandanti mongol Xhenkiz Khan sulmoi qytetin e...

Zëri i ndërgjegjës kombëtare thërret për ndryshim!

Shqiptarë të Plavës dikur..., para se pasardhësit e tyre të bëheshin...

Ja si mund të duket Anglia e bukur, e së ardhmes…!

Jorgo Mandili 21 dhjetor 2024 ___ Britania ishte përpara të gjitha vendeve perëndimore në...

Si i dëboi UÇK-ja hoxhëllarët dhe predikuesit e fesë islame nga frontet e luftës

Luan Dibrani, Gjermani ___ Gjatë periudhës së luftës në Kosovë, Ushtria Çlirimtare e...

Shpërndaj

Nga Aurel Dasareti

Situata aktuale në lidhje me Ukrainën është jashtëzakonisht serioze dhe Rusia deri më tani nuk ka treguar gatishmëri për të marrë pjesë në negociata reale. Vëllai im – i cili është më i mençur se unë – më tha një herë: “Rusia e Putin-it është një kleptokraci siç është Shqipëria e Edvinit”.
***
Ish-agjenti i KGB-së, Vladimir Putin, është nën presion për të forcuar kontrollin e tij autoritar në Rusi. Një shkëndijë e vogël mund të ndezë një shpërthim, sipas një eksperti.
Zhvillimi i një regjimi autoritar nën Putinin është përshpejtuar gjatë vitit të kaluar. Ajo ka kontribuar gjithashtu në rritjen e tensioneve të Rusisë përgjatë kufirit me Ukrainën.
Putin është shtyrë në një qoshe. Por është e rëndësishme të theksohet se nuk jemi ne, Perëndimi dhe NATO, që e kanë shtyrë atë atje. Jo, është natyra dhe struktura e regjimit që nuk u reformua në vitet 1990. Tani e shohim duke u shembur sepse shoqëria po zgjohet.
Brenda perandorisë së tij, ai qëndron i fortë, nuk ka asnjë sfidues të pushtetit sot. Ai ka bë një ndryshim në Kushtetutë që do të thotë se ai nuk është më i detyruar nga ndonjë afat i menjëhershëm kohor.
Putin sundon përmes oligarkëve të tij dhe ai duhet t’u japë atyre atë që u nevojitet në mënyrë që ata ta mbështesin atë në mënyrë që ai të ruajë pushtetin.
Kleptokraci – në të cilën presidenti (në Rusi) dhe një grup i vogël nga më të afërmit e tij i grabitën pjesën më të madhe të resurseve të vendit.
Rusia është një diktaturë e egër ku korrupsioni përshkon gjithçka. Ilustrim: Para Kupës së Botës, u vendos që të përmirësohen rrugët kryesore në Moskë. Ndër të tjera, të gjitha trotuaret duhej të rinovoheshin – asfalti nuk mjaftonte dhe trotuaret ishin bërë me gurë të shtrenjtë, të përcaktuar nga autoritetet lokale. Një kompani e re mori detyrën.
Nuk duhet të jetë çudi për askënd që pronarja e kompanisë ishte gruaja e kryetarit të bashkisë.
Çështja është se Rusia nuk është e motivuar nga motive racionale të politikës së jashtme. Qëllimi i car Putinit është të ruajë pushtetin dhe ai po bën gjithçka që mundet për ta mbajtur atë. Nëse është në dobi të motiveve të tij egoiste dhe personale për të pushtuar Ukrainën, atëherë ai e bën. Nëse jo, atëherë ai nuk e bën.
Së dyti, do të thosha se meqenëse nuk ka argumente racionale për të sulmuar Ukrainën, bota paqedashëse do ta quante Putinin Hitlerin e sotëm nëse e bën këtë. Një sulm, i cili duhet të supozojmë se do të rezultojë në mijëra njerëz të vrarë, nuk ka qëllim tjetër veçse të ndihmojë vetë Putinin të mbetet në pushtet. Një sulm i tillë mund të filloj vetëm nga një person jashtëzakonisht i keq.
Kështu që shpresoj të heqim qafe ligësinë e politikës së fuqisë së madhe …
Ukrainasit dëshirojnë të jenë si evropianët. Rusët ende ëndërrojnë të jenë të MËDHENJË.
Ata janë vetëm 147 milionë, kundrejt Evropës duke përfshirë Ukrainën është rreth 800 milionë. Të gjitha vendet e ish-Evropës Lindore kanë pasur një rritje të prosperitetit që kur u kthyen drejtë perëndimit.
Mendësia sovjetike është ende e përhapur në Rusi. Ukrainasit thonë se pa trashëgiminë sovjetike nuk do të kishin korrupsion.
Ata po përpiqen të transformohen në një sistem ligjor perëndimor.
Rusët sundojnë si më parë. Vetëm.
Putini duhet të sigurojë marrëveshje tregtare si Kina me vendet e Evropës Perëndimore dhe të kalojë të gjithë personelin ushtarak në prodhimin konkurrues të mallrave dhe shërbimeve.
Atëherë, me kalimin e kohës, NATO gradualisht mund të shpërbëhet përfundimisht.
Lufta për grabitjen e territoreve të huaja është po aq e modës së vjetër sa sistemi sovjetik.
Ukraina nuk përbën asnjë rrezik ushtarak për Rusinë. Nuk ka arsye logjike pse Rusia duhet të mendojë se mund të vendosë në Ukrainë. Putini po vepron si një ngacmues i ligë kundër fqinjit të tij – duke përhapur e për të ngulitur idetë e parullat (propagandat) politike në pakicat ruse të Ukrainës për separatizëm dhe duke i mbështetur ata ushtarakisht.
Ukraina është një vend i pavarur – nuk duhet trajtuar si një pjesë në lojën e askujt, por duhet respektuar për atë që është. Unë shoh se pothuajse të gjitha mediat e shtetit amë (të komanduara nga i stërzgjaturi) dhe “analistët” shqipfolës, përfshirë shqiptarë të rëndomtë por dashamirë e nostalgjik të UDB-së jugosllave (serbo-sllave), rusofilët servil e bastard shqipfolës po mbrojnë veprimet e Rusisë. Është krejtësisht e pakuptueshme që dikush në një vend të vogël siç është shteti amë Shqipëria, nuk e kupton se sa vështirë i ka punët Ukraina, por konsiderojnë se Rusia ka të drejtë të eci përpara, të pushtoj, masakroj e kolonizoj të tjerët ashtu sipas dëshirës, siç ia do qejfi.
Vendet Lindore të NATO-s u pushtuan për dekada nga sovjetikët / Rusia dhe u shtypën nga një regjim brutal – përfshirë Ukrainën. Tani ish-pushtuesi shpreh zemërimin se po kërkojnë siguri nga të tjerët, konkretisht nga NATO. Perandoria Sovjetike ishte një regjim i rremë, i tmerrshëm dhe i kushtëzuar ushtarakisht – dhe të gjithë anëtarët e saj ishin aty kundër vullnetit të vet. Detyroheshin. Që këta tani duan të mbrohen kundër Rusisë është plotësisht e kuptueshme. Megjithatë, kjo nuk i jep Putin-it asnjë të drejtë të kërcënojë fqinjët e tij.
Çdo vend dhe popull duhet të vendosë se cilën rrugë duhet të ndjekë vendi përkatës. NJERËZIT në Ukrainë duan një orientim Perëndimor. Rusia nuk duhet të ketë kurrë fuqinë për të vendosur se çfarë mendojnë NJERËZIT në vendet e tjera. Nëse Putin pushton Ukrainën, atëherë Perëndimi duhet t’i kthejë shpinën Rusisë në çdo mënyrë dhe të mbështesë popullin ukrainas.
Rusia po mobilizon një forcë pushtuese prej 150,000 trupash rreth një vendi me kërcënimin e pushtimit. Përveç kësaj, ata duan të vendosin për të ardhmen e vendit, Ukrainës pra, pa pyetur njerëzit që jetojnë atje (popullin ukrainas) se çfarë duan vetë ata.
Mendoj se ka filluar të vrapohet shumë pas Putin-it. Ai thjesht dëshiron njërën pas tjetrës atë që është e huaj dhe nuk i takon. Dhe nëse ai në thelb ka vendosur për luftën, atëherë lufta do të vijë. I takon atij dhe vetëm atij të marrë pasojat. Atëherë ai do të jetë shumë i vetëm edhe për veten e tij. Asnjë vend perëndimor nuk do të ketë asnjë lidhje me të, asgjë. Mendoj se kemi qenë shumë të sjellshëm me nazistin pasi ai mori Krimenë. Sanksionet janë ndalur dhe ai nuk ka mësuar asgjë.
Ai mendon si Hitleri, që provoi dorën e tij në Poloni dhe rajonet e Sudetit dhe mendoi se ushtria e tij ishte më e mira në botë dhe veçanërisht kundër një Evrope të çarmatosur. Neville Chamberlain, ish-kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar nga viti 1937 deri në vitin 1940, pati një përpjekje të keqe për paqe me bisedimet që nuk çuan asgjë përpara. Macron ka folur me Putin-in, por 150,000 ushtarët janë ende në kufi.
Putin po bën të njëjtën gjë tani si Hitleri para vitit 1940. Dhe cila do të jetë gjëja e radhës (problemi radhës) që do të sjellë Putin-i dhe çfarë do t’i mbetet atëherë për të mos përdorur forcat e tij.
Po aq mirë për t’u përballur fort tani – nëse ai është i interesuar për luftë, ai mund ta arrijë atë tani. Nëse i dorëzohemi tani kërkesave të tij, herën tjetër do të ketë kërkesa më të mëdha.
Putini i vendos të gjithë kundër të gjithëve. Ditët e fundit është parë që Franca ka ndërmjetësuar, pastaj në Moskë ka udhëtuar edhe Olaf Scholz. Deklarata e Olaf Scholz nuk është e mirë, pasi ai beson se Ukraina nuk do të bëhet anëtare e NATO-s. Këtë nuk e vendos Gjermania. Është Ukraina ajo që do të vendosë se me kë duan të bëjnë aleancë.
Gjermania, sipas disa eksperteve të çështjes, po pikturon rastin e saj, dhe ky është gazi. Gazsjellësi ekzistues është mbytur sërish dhe Gjermania kërkon hapjen e një të riu përmes Detit Baltik.
Ne shohim se Gjermania nuk do të ndihmojë me armë. Gjermania punon për vete brenda BE-së dhe NATO-s. Këtë do ta shohim edhe më shumë nëse Rusia hyn në Ukrainë.
***
Dyshoj se rusët e zakonshëm duan luftë tani, shumica e tyre nuk kanë as bukë për të ngrënë. Ata kanë më shumë probleme tjera se sa duhet për të kaluar jetën e përditshme. Shumë familje prej tyre jetojnë bashkë, 2-3 familje në një apartament të shkatërruar, dhe shumë prej tyre nga varfëria detyrohen të kenë disa punë për të mbijetuar …

_____

  • Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu