Gani I. Mehmeti
NJË VOTË – SA 60 TË TJERA!
Kështu e ka kjo kohë!
Një votë i mba peng 60 të tjera!
Një votë, më e madhe se 60 të tjera.
Më e rëndë se 60 të tjera!
Më e “vlefshme” se 60 të tjera!
Më e “çmuar” se 60 të tjera!
Më e “mençur” se “ 60 të tjera!
Më e “dashur” se 60 të tjera!
Më e “madhe” se 60 të tjera!
Një deputete, më e madhe edhe se Kryeministri, mos të flasim për të tjerët.
Një deputete, mbi kryeministrin!
Një votë, kur hyn si pykë mes tjerave, i çkyen 60 të tjerat dhe i bën pikë e pesë e mbesin të pavlefshme!
Po po. Kjo po shihet qartë: A po mund të kryejnë punë edhe pa një votë;
As të mos mendojnë madje. S’ka, asgjë pa edhe këtë votë. prandaj, ua ka zënë bishtin me derë!
E kur zinet bishti me derë mbetesh aty ku je, nuk të lëshon as të dalësh nëse je brenda e as të hysh, nëse je jashtë. nuk të lëshon as të ecësh më larg. Mbetesh aty ku je, aty ku t’është zënë bsihti me derë!
Një votë u tregon tjerëve se duhet të marrë sekush pjesën e vet, t’ia vë emrin e vet, të jetojë i vetëm. Të gëzohet vetëm, të hajë vetëm, të rrijë vetëm, të fle vetëm – kur nuk ka me kë, të këndojë vetëm, të qajë vetëm, të shkruajë – nëse di – vetëm të kënaqet, vetëm – nëse kësaj i thonë kënaqësi!
Të eci vetëm – nëse ka kah e ku shkon.
Po, e ka komunën e vet. E, kur e ka komunën e vet, nuk bën të përzihet më askush në të. E di vet se ç’bën e si shkon dhe ku e kah shkon.
Për këtë u bë lufta!
Për këtë ranë dëshmorët!
Për këtë u flijuan martirët nga të posalindur e deri përtej 90-vjeçarët.
Të ndahet e të copëtohet Kosova në sa banorë ka! Dhe, secili të marrë hisen e vet në shpinë dhe ta çojë kush ku të dojë!
Dhe, me atë copë të tokës në shpinë, të bredhin të gjithë pjesëtarët e atij etniteti bashkë. Të lodrojnë kah të duan, vetëm jo me shqipatrët.
Po, se për këtë “liri” u luftua, që askush me askë të mos jetojë në Kosovë, secili me pjesën e vet në dorë. Sikur me copën e bukës që e ha njeriu, edhe këtu, secili me copën e vet të tokës le ta kafshojë, le ta ruajë a le ta hajë, por kur ndahet në copa, nuk ndahet që të ruhet, ajo ndahet që të hahet!,
Askush si i vetëm nuk do mund të mbrohet.
Kështu, dje u fol e u miratua asociacioni seerb, sot kërkohet një komunë për të dhënë një votë, nesër na dalin sa vota janë – aq kërkesa…
Dhe, pyes: A quhet integrim ky?
Dhe pyes: Si është ç’integrimi ndryshe?
Si është ndarja ndryshe?
Si bëhet copëtimi i një vendi a shteti ndryshe?
Ku na çon kjo?
Përse bëhet kjo?
Çfarë qëllimi ka kjo?
Ku mbetet shteti?
Për fund:
Më mirë pa votë të tillë e shteti i bashkuar, e territori krejt në një vend, ku të gjithë të bëjnë bashkë e jo të jetojnë të vetmuar, sepse vetmia është – vetmi!
Mirëpo, kjo është krejt pasojë e lakmisë, hajnisë, plaçkitjes, vjedhjes e luftës për pushtet nga partitë tona shqiptare, në këtë rast.
Andaj:
Mblidhni mend o ju të pamend, duajeni shtetin e jo pushtetin, o të çmendur…!
Nuk mjafton vetëm të përkujtohen masakrat serbe. Që të nderohen e përkujtohen të masakruarit, duhet të punohet për shtet, për Bashkim mes vete, jo për armiqësi mes vete e mes partive politike.