ARKIVI:
23 Dhjetor 2024

“Njeriu i ri” i organeve të Sigurimit të Shtetit

Shkrime relevante

Zëri i ndërgjegjës kombëtare thërret për ndryshim!

Shqiptarë të Plavës dikur..., para se pasardhësit e tyre të bëheshin...

Ja si mund të duket Anglia e bukur, e së ardhmes…!

Jorgo Mandili 21 dhjetor 2024 ___ Britania ishte përpara të gjitha vendeve perëndimore në...

Si i dëboi UÇK-ja hoxhëllarët dhe predikuesit e fesë islame nga frontet e luftës

Luan Dibrani, Gjermani ___ Gjatë periudhës së luftës në Kosovë, Ushtria Çlirimtare e...

Interesat kombëtare të Kosovës, marrëdhëniet ndërkombëtare dhe konteksti më i gjerë gjeopolitik

Agim Vuniqi, New York ___ Roli i Shqipërisë dhe deklaratat e kryeministrit Rama Fjala...

Shpërndaj

Ervina Toptani, shkrimtare, Tiranë
_________
“Njeriu i ri” arritja madhore e diktaturës komuniste, merr vlerën më të thellë e të fuqishme si pjesë thelbësore e organeve të Sigurimit të Shtetit, për ruatjen dhe forcimin e pushtetit, duke demostruar edhe vlerat e tij praktike e shpirtërore në luftën e vazhdueshme ndaj “armiqve”, zakonisht imagjinarë ose të komanduar, ku ai ishte i pamëshirshëm. Ai bënte thashetheme, fyente, shpifte, spiunonte, torturonte dhe vriste. Ishte i gatshëm të bënte gjithçka për t`i shërbyer partisë.
Në thelbin e tij, “njeriu i ri” në krahasim me shqiptarin që ka jetuar në shekuj në trevat e veta historike, nuk është më intelektual, nuk është më i edukuar, i studiuar, i ndershëm apo atdhetar. Ai shndërrohet në “njeri me sjellje komuniste”, në një qenie që zbaton verbërisht programin që i jepet nga partia e tij. Urdhrat që ai merrte nga partia duhet t`i çonte deri në fund pa u shqetësuar aspak për parimet e tij morale, edukatën familjare e gjithçka që e rrethon. Mbi të gjitha rëndësi ka “ideja revolucionare” dhe “lufta e klasave”, pjesmarrja në klasën e re të proletariatit, demostrimi i besnikërisë ndaj autoritetit të partisë dhe udhëheqësit të saj, duke mos u ndalur para asgjëje deri në shkatërrimin e armikut të radhës së pushtetit ku shumë shpesh viktimë ishte ai vetë.
Njëriu i ri ishte një servil i paturpshëm ndaj autoriteteve duke humbur tërësisht origjinalitetin tek vetja, fliste me gjuhën e sekretarit të parë të partisë, apo përdorte gjestet e tij. Njeriu me sjellje komuniste ishte shndërruar në njeri pa fytyrë e qëndrim të tijin. Ai fliste me gjuhën e idhullit të tij të cilit i servilosej gjithë kohën, e dëgjonte, shikonte, e kuptonte vetëm me shqisat e tij.
“Njeriu i vjetër” i Shqipërisë historike shekullore, ai që kishte arritur t`i mbijetonte shekujve të errët të mesjetës, periudhës osmane, që arriti të konservojë gjuhën e vet të lashtë, zakonet e traditat e veta të paprekura në shekuj, që ia doli ta bënte Shqipërinë të pavurur në mes vështirësish të pafundme, duhet të ndryshohej pasi ai mbarte vlera të dëmshme në sytë e diktaturës komuniste. Shqiptari i vërtetë duhej depersonalizuar!
Dashuria për Zotin, për pronën, kërkesa e natyrshme për të ruajtur personalitetin, respektin, individualitetin e vetvlerësimin ishin jo më të lejueshme për sistemin diktatorial pasi shqiptari duhet të kthehej në një lloj “sfungjeri” që të thithte lëngun që i jepej, të bëhej “ujë” që të merrte formën e enës ku hidhej. Ndërsa alter-egoja e tij “njeriu i ri” i komunizmit do të sundonte shoqërinë e re të krijuar nga partia-shtet, në shërbim të lavdisë së saj dhe të klasës së vet.
* * *
Katia Katarova, një zonjë ruse që pranoi të japë dëshminë e saj për periudhën që ajo e jetoi komunizmin bolshevik në Rusi tregon në lot:
“Babai im u pushkatua duke u cilësuar si armik i regjimit. Ne ishim fshatarë të thjeshtë, jetonim në një shtëpi të vjetër në kushte mjaft të vështira. Ishim 3 fëmijë, një ndër të cilët i paralizuar. Unë isha 5 vjeç kur më pushkatuan babain, im vëlla 7 e tjetri 9 vjeç. Im vëlla, që nuk ecte prej vitesh ishte fëmija më i ëmbël në botë. Na donte shumë fort ne dy më të vegjëlve. Por pas pushkatimit të babait ne mbetëm në kushte varfërie ekstreme. Nëna hante një vakt një herë në dy ditë. Ne fëmijët një vakt në ditë, çorbë me barishte e një copë bukë misri, të gatuar me miell të mykur. Nëna vendosi, në kushte tepër të rënduara që të mos i jepte më ushqim vëllait të paralizuar. Vendosi ta dënojë me vdekje për të na shpëtuar ne dy fëmijëve të shëndetshëm, për aq sa mund të quheshim ende të shëndetshëm. Vëllai me lot në sy thërriste “bukë nënë, të lutem, mos më ler të vdes urie”, por nëna kthehej me kurriz nga ai e me lotët që nuk i përmbante na ushqente ne dy më të vegjëlve. Pas 3 ditësh vëllai ndërroi jetë. Pas dy muajsh ndërroi jetë dhe nëna ime, pas 5 muajsh edhe vëllai tjetër. Mbeta vetëm unë prej familjes tonë me 5 anëtarë. Komunisti që spiunoi tim atë dhe e çoi në pushkatim, përfitoi një rrogë të plotë mujore. Ai ishte djali i xhaxhait të babait tim”.
Njeriun e ri të komunizmit unë sot e kam parë në të gjitha fytyrat e tij. Njoh dhjetra e qindra prej tyre, përpos shumicës së politikanëve që na kanë udhëhequr e vazhdojnë, në 32 vitet e tranzicionit politik.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu