ARKIVI:
20 Dhjetor 2024

Njëzet e pesë vjet më parë Agim Qerkini e nisi meshtarinë në meshën e tij të parë, në Stubëll të Vitisë

Shkrime relevante

Çfarë shkruan talebani dhe mbetja osmane, Enes Limani…!?

Afrim Caka, Gjakovë Bojkotojeni këtë antishqiptar! Thirreni në prokurori. “Bojkoti ndaj këtij islamisti...

Shoqata për trashëgimi kulturore e Luginës së Preshevës, ftesë për konferencën shkencore që do të zhvillohet me 14, 25 e 26 tetor 2025

SHOQATA PËR TRASHËGIMI DHE KRIJIMTARI KULTURORE E LUGINËS SË PRESHEVËS'    FTESË PËR...

Fitorja e Trumpit është “humbja” e Jack Smith

Beqir SINA ___ Janë ligjvënësit republikanë, ata që kanë treguar tashmë se Smith...

Historia e pavdekshme e Marie Shllakut (1922-1946), të resë shkodrane që e dha jetën për AtMëmëdhe

Klajd Kapinova, New York Historia e pavdekshme e vajzës së re shkodrane...

Skandaloze – KMDLNJ e Prishtinës e ka injoruar Enver Hadrin dhe ekipin tonë

Reshat Sahitaj, shkrimtar   * Themeluesit e KMLDNJ 3prill 1983 Këshilli për Mbrojtjen e...

Shpërndaj

Nga: Lekë Mrijaj, Klinë

Meshtarët e Kishës katolike një nga një janë pjesëtarët kryesor e bashkëpunëtorët më të ngushtë të urdhërit të Zotit e Birit të Tij (Shëlbues e themelues i Kishës së Tij) si dhe urdhërit ipeshkvor pa të cilët as Kisha Apostolike e Jezusit në asnjë mënyrë nuk mund të ekzistonte. Është i madh numri i atyre meshtarëve të kishës katolike shqiptare që gjithçka në jetën e tyre kanë sakrifikuar në mbrojtje të Kishës, pra janë ata qe asnjëherë nuk kanë kursyer asgjë nga vetja e tyre për t`i shërbyer me përkushtim Kishës, grigjës, kombit dhe kulturës në përgjithësi.
Pikërisht historia jonë, që nga fillet e saja dhe deri me sot, veq shekullarëve, numëron shumë emra meshtarësh të cilët kanë lënë gjurmë nderi dhe krenarie, në mbrojtje të dinjitetit, fesë dhe kulturës sonë mbarëshqiptare.


Kjo do të thotë (flas nga këndvështrimi im) se në aureolën e pasur të meshtarëve që i kemi ne apo si sivellezër i tyre shpirtëror radhitet edhe dom Agim Qerkini, meshtar i ynë i famullisë ” Zoja e Këshillit të Mirë” në Klinë, i cili më konkretisht të them se mund të cilësohet si njëri nga figurat me një taban e dinjitet të lartë meshtarak, i cili për njëzet e pesë vjet radhazi i ka dhënë dhe e po i jep vijueshmërisht Kishës (së ndërtuar nga Jezusi), katekizmit dhe kulturës sonë mbarëshqiptare, e qe radhitet përkrah figurave me vlera dinjitoze, shpirtërore, kulturologjike të njohura për Dioçezën tonë Prizren-Prishtinë.
Me pranimin e Urdhrit të Shenjtë të Meshtarisë, Dom Agim Qerkini, sot njëzet e pesë vjetë (apo me 3 gusht të vitit 1996) nga duart dhe bekimi i “Bariut të Mirë” imz. Mark Sopit, Ipeshkëv i atëhershëm i Kosovës, i’u dha bekimi për meshtar në Kishën e “Shën Jozefit” në Stubëll, njëkohësisht ashtu sipas traditës së Kishës, ditën e parë të udhëtimit të tij meshtarak e nisi në vendlindje-Stubëll, duke u përkulur para prindërve, prej të cilëve e kërkon bekimin e tyre për të shtegëtuar e përhapur Besimin, Shpresën e Dashurinë në Misionin e tij të Shenjtë, që ky meshtar i deshmuar i denjë edhe e nisi shtegëtimin e jetës së re profetike meshtarake :”Ku Shëlbuesi botës mbarë bëhet një në të e me të, duke i kërkuar gjithë vetveten e Tij për të tjerët”.
Ndërsa një ditë më vonë apo me datën 4 gusht, dom Agimi, kremtoi meshën e parë në vendlindjen e tij, në famullinë e Stubllës, i cili vërtetë është ndjerë në mes emocioneve dhe gëzimit duke bashkëcelebruar meshët me vëllezërit meshtarë të Kishës katolike, njëkohësisht për të ushtruar detyrën tamam me përvujtëri dhe përshpirtëri, duke i bashkuar besimtarët në një familje të vetme, për t’i drejtuar kah Hyji At’ nëpërmjet Jezu Krishtit në Shpirtin Shenjtë.


Kush është dom Agim Qerkini: U lind me 11 nëntor 1971 në Stubëll të Epërme nga prindërit: Pashk Qerkini dhe Monika I. Munishi i cili mësimet e para të fillores i përfundoi në vendlindje ndërsa të mesmen apo dy vitet e para në Seminarin klasik në Shkup, ndërsa dy të tjerat në Seminarin klasik “Paulinum” në Suboticë. Studimet filozofike e teologjike i kreu në Zagreb me 15 korrik 1996 i cili u shugurua xhakon me 25 shkurt 1996 nga Nunci Apostolik në Kroaci, Shkëlqesia e Tij, mons. Giuilio Einaudi ndërsa për meshtar shugurohët në Stubëll gjashtë muaj më vonë apo me 3 gusht 1996, nga imz. Mark Sopi, ipeshkëv i ipeshkvisë së Kosovës i cili edhe menjëherë e nisi jetën pastorale dhe për katër vite me radhë veproi si kapelën apo vikar ndihmës famullitar (i don Franë Sopit) në Kishën ” Zoja e Këshillit të Mirë” në Klinë. Nē vitin 2000 i mundësohet të vazhdoj Fakultetin Teologjik në Lugano të Zvicrës, ku më 15 tetor 2003 mbrojti temën e masterit me titull: “Kisha ndër Shqiptarë dhe reformat liturgjike pas konçilit të dytë të Vatikanit. Pas përfundimit të masterit emërohet rektor në Seminarin “Imzot Lazër Mjeda” në Prizren e më vonë si misionar në “Misioni Katolik Shqiptar ” në Luzern të Zvicrës e që aktualisht nga tetori i vitit të kaluar-2018 kryen detyrën e famullitarit “Zoja e Këshillit të Mirë” në Klinë.
Dom Agimi, është botues kryesor i librit monografik “Misioni Katolik Shqiptar -Katholische Albaner Mission Luzern”. Libër qe përmban në vete materiale të përvjetorëve të ndryshëm të Misionit Katolik Shqiptar në Luzern, të shënuara në secilën periudhë me Akademi rasti, ngjarje që kanë ndodhur në ato kohë sa ishte në misionin e tij në Luzern të Zvicres. Ai, ka të shkruara edhe shumë e shumë analiza koncize të rrafshit kishtar shpirtëror e teologjik si dhe tē natyrave të tjera letrare e historike.


Nuk mburret e as nuk flet asnjëherë në vetën e parë, as për veprimtarinë e tij. Është një meshtar modest dhe i heshtur, ashtu modest e në heshtje mediton dhe interpreton shëmbëlltyrat e Fjalën e Krishtit përmes Ungjijve të Jezusit si në meshë e takime të tjera të katekizmit me shekullarët e njerëzit të komuniteteve tjera. Pikërisht në heshtje e i palodhur ai punon për Lumninë e Madhërinë e Zotit e Birit të Tij, duke i lënë gjurmë Kishës për t’u ndjekur nga besimtarët, figurën e tij prej një Meshtari të mirë e të vërtetë, të Jezu Krishtit.
I dashtuni dom Agim, lus Zotin qe t’i ngjani sa me shume Jezu Krishtit dhe t’i shërbeni me dinjitet e besnikeri Urdhërit të Shënjt të meshtarisë. Gëzuar përvjetori i njëzet e pestë i meshtarisë!

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu