ARKIVI:
28 Nëntor 2024

Njoftim i Shoqatës për Trashëgimi dhe Krijimtari kulturore të Luginës së Preshevës

Shkrime relevante

Nëse do ta njohësh karakterin e Shqiptarit, jepi pushtet për ta pa se mund të bashkohet edhe me armikun …!

Afrim Caka, Gjakovë A DËSHIRONI TA NJOHËSH KARAKTERIN E SHQIPTARIT, JEPI PUSHTET Ndonëse...

Ragip Muharrem Hoti, simboli i lirisë kombëtare !

Nga: Arif Ejupi RAGIP MUHARREM HOTI, ME HEROIZMIN E TREGUAR DHE GJAKUN...

112 vjet shtet, 111 vjet ndarje për shqiptarët!

Florim Zeqa   Edhe 112 vjetori i pavarësisë së shtetit shqiptar i gjen...

Lamtumirë, koleg i dashur: Pushofsh në paqe Profesor Sami Repishti, emri dhe trashëgëmia yte do të kujtohen përjetë

Nga: Frank Shkreli   Ndërroi jetë Profesor Sami Repishti në moshën 99-vjeçare. Kalimi...

Islami Politik dhe Lëvizjet për Braktisjen e Fesë Islame, nxitën kthimin e Shqiptarëve në Krishterizëm

Nga: Luan Dibrani, Gjermani Përmbledhje informativa njëvjeçare: Në vitin e fundit, lëvizjet që...

Shpërndaj

Preshevë, më 15 korrik 2022

N J O F T I M 

Shoqata për Trashëgimi dhe Krijimtari kulturore e Luginës së Preshevës me seli në Preshevë ka qenë organizatore e Konferencës shkencore, me titull: “VESHJA SHQIPTARE E MEDVEGJËS DHE VISEVE TJERA” në Medvegjë, më 1 e 2 maj 2002, e cila ka pasur Bordin e Konferencës dhe Këshillin organizativ të saj. 

Në konferencë morën pjesë shumë studiues të mirënjohur nga viset shqiptare, shumica e të cilëve janë pjesëmarrës thuajse e të gjitha konferencave shkencore që ka organizuar Shoqata për Trashëgimi  në Preshevë e gjetiu që nga viti 2010. 

Qëllimi i çdo conference shkencore deri më tash ka qenë trajtimi dhe shqyrtimi I temave boshte nga trashëgimia kulturore, historia e tjerë dhe botimi i punimeve të studiuesve në një përmbledhje, libër të veçantë që ka dalur nga konferenca shkencore dhe po me të njëjtin titull edhe në libër. 

Pra, libri i botuar duhet të titullohet: “Veshja shqiptare e Medvegjës dhe viseve tjera”. 

Andaj për këtë libër, me këtë titull dhe me punimet e studiuesve në konferencën shkencore e kuptueshme do t’ishte botues Shoqata për Trashëgimi dhe Krijimtari kulturore në Preshevë, ku me marrëveshje në Medvegjë redaktore e librit duhet t’ishte Prof.Dr. Drita Halimi-Statovci, etnologe më e njohur nga Kosova, recensent i librit duhet t’ishte Prof. Dr. Agron Xhagolli, profesor universitar dhe studiues i njohur i kulturës popullore. 

Këto ishin edhe synimet, objektivat, misioni i Shoqatës nga kjo konferencë në Medvegjë. 

Prandaj, Shoqata për Trashëgimi dhe Krijimtari kulturore në Preshevë duke i pasur parasysh se në librin që do të promovohet, me titull tjetër: “ ETNOSI I MEDVEGJËS DHE VISEVE TË TJERA” ME REDAKTOR DHE RECENSENT QË NUK E KA TË NJOHUR, me përmbajtjen e pa njohur të saj dhe çka përmban ky libër,  Shoqata për Trashëgimi kulturore nuk mund ta marrë rolin e botuesit dhe ta promovoj ate në Tiranë apo dikund tjetër. 

Me këtë promovim, Shoqatës iu ka marrë edhe titulli i botuesit po edhe autorsia e saj, e cila si organizatore që nga dhjetori 2018 e deri më mbledhjen e punimeve deri më 2020 është anashkalur dhe nuk ka pasur konsultime përmbajtësore, por vetëm diktate dhe është vuar para aktit të kryer sikur edhe tash për promovim.  

Preshevë, më 15 korrik 2022

Xhemaledin SALIHU, kryetar                            

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu