ARKIVI:
10 Mars 2025

Njoftim për vizitën e Sekretarit Gjeneral të NATO-s në Republikën e Kosovës

Shkrime relevante

Njoftim për vizitën e Sekretarit Gjeneral të NATO-s në Republikën e Kosovës

Prishtinë, më 10 mars 2025 Me datën 10 dhe 11 mars 2025,...

A do t’i bindet “hajvanati” Albin Kurtit?!

Florim Zeqa Duket të jetë plotësisht e vërtetë e hidhur, se shumë...

Shoqëria suedeze la të vdiste Salwan Momika, djegësin e Kuranit

Arnt Jensvoll , Document.no Suedia e nxori në gjyq Salwan Momikën për...

Për 5, 6 e 7 marsin, lavdi!

Murat Koci, Suedi   Post festum Duhet të kem qenë në klasën e 7-të...

Cila është e vërteta për prejardhjen kombëtare të hulumtuesit Atanasije Urosheviqit

Dr. Qazim Namoni , studjues nga Prishtina Sipas burimeve serbe origjina e...

Shpërndaj

Prishtinë, më 10 mars 2025

Me datën 10 dhe 11 mars 2025, në Republikën e Kosovës, do të qëndrojë për vizitë një delegacion i lartë i NATO-s i kryesuar nga sekretari Gjeneral i saj, z. Mark RUTTE.

Policia e Kosovës,  gjatë kësaj vizite, do të kujdeset për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike gjatë kohës së lëvizjes së eskortës dhe kohës së qëndrimit të delegacionit në Republikën e Kosovës.

Për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës sipas itinerarit të lëvizjes si dhe zhvillimin e aktiviteteve sipas agjendës së vizitës,  Policia e Kosovës  do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurtra kohore) të disa segmenteve rrugore (ku pritet të kalojë eskorta) dhe në afërsi të objekteve shtetërore, ku do të ketë riorientim të trafikut në rrugë alternative, andaj Policia e Kosovës kërkon mirëkuptim të plotë nga ana e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu