ARKIVI:
23 Dhjetor 2024

Njohuri themelore që duhet t’i dinë shqiptarët në vigjilje të festave të 28 nëntorit GËZUAR 28 NËNTORIN 1443 / 1912

Shkrime relevante

Zëri i ndërgjegjës kombëtare thërret për ndryshim!

Shqiptarë të Plavës dikur..., para se pasardhësit e tyre të bëheshin...

Ja si mund të duket Anglia e bukur, e së ardhmes…!

Jorgo Mandili 21 dhjetor 2024 ___ Britania ishte përpara të gjitha vendeve perëndimore në...

Si i dëboi UÇK-ja hoxhëllarët dhe predikuesit e fesë islame nga frontet e luftës

Luan Dibrani, Gjermani ___ Gjatë periudhës së luftës në Kosovë, Ushtria Çlirimtare e...

Interesat kombëtare të Kosovës, marrëdhëniet ndërkombëtare dhe konteksti më i gjerë gjeopolitik

Agim Vuniqi, New York ___ Roli i Shqipërisë dhe deklaratat e kryeministrit Rama Fjala...

Shpërndaj

Nga: Sheradin Berisha
🇦🇱🤝🇦🇱
Jemi në prag të dy festave mbarëkombëtare:
1 – 28 Nëntorin 1443 kur Heroi ynë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu ngriti Flamurit arbëror në Krujë dhe
2 – 28 Nëntorin 1912, kur Kuvendi mbarëkombëtar në Vlorë shpalli Shqipërinë e pavarur në kufijtë e saj etnik, në 121 329 km².
DITA E FLAMURIT
– 581 vjet më parë, më 28 nëntor 1443, Heroi ynë Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu në prani të popullit krutanë (arbërve të Krujës) ngriti flamurin e Lirisë (atë të Kastriotëve) mbi muret e Kështjellës në Krujë. Nga të dhënat shkrimore të Marin Barletit, Skënderbeu me këtë rast iu drejtua krutanëve me fjalët lapidare: “Armët nuk ua solla unë, por ju gjeta të armatosur! Lirinë e pashë se e keni kudo: në kraharor, në ballë, në shpatat e në ushtat tuaja”.
Rrjedhimisht 28 Nëntori 1443 është Dita e Flamurit tonë kombëtar.
DITA E PAVARËSISË
– 469 vjet më vonë, saktësisht më 28 Nëntor 1912 në Kuvendin mbarëkombëtar të Vlorës, delegatët e Katër Vilajeteve Shqiptare (Vilajeti i Kosovës, Manastirit, Janinës dhe i Shkodrës) shpallën Pavarësinë e Shqipërisë në kufijtë etnik, në 121 329 km². Në këtë ditë historike Kryetari i Kuvendit Ismail Qemali për të madhështuar këtë akt të pavarësisë, në ballkonin e shtëpisë ku u mbajt Kuvendi, ngriti Flamurin e Gjergj Kastriotit Skënderbeut, si simbol kombëtar të shqiptarëve.
Dhe në këtë kuptim pa ngatërrim, 28 Nëntori 1912 është Dita e Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë në kufijtë e saj etnik, e jo Dita e Flamurit!
KATËR VILAJETET SHQIPTARE NË PRAG TË SHPALLJES SË PAVARËSISË
Sipas vjetarit statistikor të Ministrisë së Financave të Perandorisë Osmane, situata demografike e vilajeteve shqiptare për vitet 1910 – 1911 paraqitet kështu:
1.Vilajeti i Shkodrës kishte një sipërfaqe prej 12.991 km2 dhe 233.965 banorë. Dendësia e popullsise ishte 18 banorë për km².
2.Vilajeti i Kosovës kishte një sipërfaqe prej 44.192 km2 dhe 1.243.501 banorë. Dendësia e popullsisë ishte 28 banorë për km².
3. Vilajeti i Manastirit kishte një sipërfaqe prej 44.136 km2 dhe 880.000 banorë. Dendësia e popullsisë ishte 20 banorë për km².
4. Vilajeti i Janinës kishte një sipërfaqe prej 20.000 km2 dhe 537.199 banorë. Dendësia e popullsisë ishte 27 banorë për km².
Kosova dhe Janina hynin në vilajetet me dendësi popullsie të madhe në Perandorinë Osmane. Ndërsa të gjitha vilajetet shqiptare kishin një sipërfaqe prej 121.319 km² dhe një popullsi prej 2.894.719 banorësh.
Nga kjo shifër duhet zbritur një përqindje të popullsive të përkatësive etnike tjera. Por e sigurtë se shqiptarët kalonin shifrën e 2 milionshit. (Burimi: Hasan Bello – Sa ishte sipërfaqja dhe popullsia e vilajeteve shqiptare në vitet 1910-1911?)
KRYEFESTA JONË KOMBËTARE
Në çdo nëntor, shqiptarët në gjeografinë etnike dhe të kudondodhur në botë, trupin, shpirtin dhe mendjen e kanë të përqendruar te Kryefesta Kombëtare. Atje ku ka filluar numërimi i këtyre 112 viteve, më 28 Nëntor 1912, në këtë ditë pikënisjeje për Pavarësinë e Shqipërisë në kufijtë e saj Etnik, në 121 329 km².
E quaj pikënisje për pavarësi, për faktin sepse nuk u bë Shqipëria e 28 nëntorit 1912! U copëtua në Konferencën e Londrës, në korrik 1913, duke e njohur një Shqipëri të gjymtuar në vetëm 28.748 km². Prandaj të punojmë për Shqipërinë e 28 nëntorit 1912!
GËZUAR 🇦🇱🤝🇦🇱
________
P.S: Në Kosovë më 28 nëntor janë edhe dy festa të rëndësishme (1) ditëlindja e K-ndantit të UÇK-së, Adem Jashari dhe (2) dalja publike e UÇK-së në varrimin e mësuesit Halit Geci në fshatin Llaushë të Skenderajt.

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. I respektuari Shemadin Berisha!

    Në portalin DRINI.us – të cilin e udhëheq i respektuari Gjergj Kabshi, e lexova shkrimin e juaj me kujdes dhe vëmendje.

    Ju shkruani, përveç tjerash edhe këtë, po citoj:

    1). “…më 28 nëntor 1443, Heroi ynë Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu në prani të popullit krutanë (arbërve të Krujës) ngriti flamurin e Lirisë (atë të Kastriotëve) mbi muret e Kështjellës në Krujë. Skënderbeu me këtë rast iu drejtua krutanëve me fjalët lapidare: “Armët nuk ua solla unë, por ju gjeta të armatosur! Lirinë e pashë se e keni kudo: në kraharor, në ballë, në shpatat e në ushtat tuaja”.
    *
    Unë e kam mësuar së përveç këtyre fjalëve, Gjergj Kastrioti-Skenderbeu, ua ka thënë edhe këto fjalë: “Tash t’i lidhim duer e gishta, e t’i lamë xhamia e kisha…”
    *
    Ju – poashtu shkruani, po citoj:

    2.) “Dhe në këtë kuptim pa ngatërrim, 28 Nëntori 1912 është Dita e Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë në kufijtë e saj etnik, e jo Dita e Flamurit!
    *
    Më sa kam lexuar unë, më 28 nëntor 1912, në Vlorë, Ismail Qemali (Kryetar i Qevris¨), pas SHPALLJËSË PAVARËSISË, iu ka drejtua Nikollë Kaçorrit (Nënkryetar i Qeverisë) me këta fjaalë:
    “Nikollë, pasi e shpallëm PAVARËSINË, merre Flamurin e delni ne ballkon me shokë dhe ngritne Flamurin!” Nikollë Kaçorri e ka marrë Flamurin dhe me shokë ka dal në ballkon me Flamur në dorë, kur kanë dasht me ngrrit Flamurin, shokt’ i kanë thanë Nikollës: “Qysh na me ngrit Flamuriin e përplot Vlora
    me ushtri E gjndarmëri turke,E shka bojm na!” Imzot Nikollë Kaçorri ju ka thanë shokëve fjalët e famhme: “Ma mirë po vdesin sot e me nder, se me vdekë nesër e pa nder’!”
    Prandaj, në Vlorë, më 28 nëntor 1912 është shpall PAVARËSIA E SHQIPNISË dhe është NGRIT FLAMURI KUQ E ZI.

    me respekt
    Ismet M. Hasani, Suedi

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu