ARKIVI:
23 Dhjetor 2024

N’Mitrovicë rrehi teli, Kangjallozin nuk e preu Neferi!

Shkrime relevante

Zëri i ndërgjegjës kombëtare thërret për ndryshim!

Shqiptarë të Plavës dikur..., para se pasardhësit e tyre të bëheshin...

Ja si mund të duket Anglia e bukur, e së ardhmes…!

Jorgo Mandili 21 dhjetor 2024 ___ Britania ishte përpara të gjitha vendeve perëndimore në...

Si i dëboi UÇK-ja hoxhëllarët dhe predikuesit e fesë islame nga frontet e luftës

Luan Dibrani, Gjermani ___ Gjatë periudhës së luftës në Kosovë, Ushtria Çlirimtare e...

Interesat kombëtare të Kosovës, marrëdhëniet ndërkombëtare dhe konteksti më i gjerë gjeopolitik

Agim Vuniqi, New York ___ Roli i Shqipërisë dhe deklaratat e kryeministrit Rama Fjala...

Shpërndaj

Florim Zeqa 

Gjëja më e lehtë për ta kthyer vëmendjen e mediave e një gazetari apo analisti, është pozicionimi në krahun e pushtetarëve apo e kundërta, duke kritikuar opozitarët. Mjafton një shprehje banale apo sharje primitive ndaj një krahu të caktuar politik për të nxitur reagimin e qytetarëve.

Kthimi i “Neferit” duarbosh nga veriu

Asnjëherë nuk e kam pëlqyer dhe as preferuar një qasje të tillë. Me qindra herë i kam pushtuar ballinat e gazetave të shkruara duke e thënë të vërtetën lakuriqe ashtu siq është e jo e asnjëherë të kamufluar me të pavërteta.

Thënja e të vërtetës nga një gazetarë apo analist në kohën kur gënjeshtra dhe mashtrimi janë bërë standard i jetës, për të mos thënë vepër heroike, është e vështirë dhe tepër sfiduese, për arsye se menjëherë të vërsulen me sharje, fyerje dhe kërcënime militantët dhe sekserët partiakë si nga ana e pushtetit ashtu dhe opozitës.

Nuk është hera e parë që shkojmë në veri dhe tërhiqemi! Pas çdo tërheqje nga veriu e kemi pësuar nga një humbje të radhës. Mirëpo kjo e fundit siq duket do të jetë më e rënda në këto 24 vjetët e fundit.

Shumë mbështetës të pushtetit besuan fuqishëm se Albin Kurti do ta çlirojë veriun dhe do ta bashkojë Mitrovicën, mirëpo edhe kësaj radhe, “N’Mitrovicë na rrehi teli por Kangjallozin nuk e preu Neferi” dhe Mitrovica bashkë me veriun mbeten të ndara dhe të kontrolluara nga Serbia!

“Neferi” (Albin Kurti) sikurse herave të tjera, edhe kësaj radhe po na u kthehet duarthatë me kokën ulur para “Kangjallozit” të Miskovit!

Mbrojtja e maçokut nga sulmi i miut

Jam i vetëdijshëm se edhe pas këtij shkrimi do të përballem me kritika të ashpra, ndoshta edhe me ofendime e këcënime pse nuk i thura lavde “Neferit”. Nuk i thura lavde sepse kryeministri ynë u dorëzua në momentin që pranoj për të shkuar në zgjedhje të reja duke shkelur mbi kryetarët e rinj të sapozgjedhur.

Jo vetëm unë, të gjithë u zhgënjyen me veprimet avantureske të kryeminsitrit tonë, i cili na i përkeqësoi marrëdhënjet të gjithë miqtë pa përjashtim duke ua rrezikuar jetën policëve dhe gazetarëve, por jo vetëm atyre, e rrezikoj edhe jetën e ushtarëve të KFOR-it.

Barrikadimi dhe mbrojtja e ushtarëve të KFOR-it me rrethoja të hekurta dhe tela me gjëmba nga një grusht serbësh në veri, sa e dhimbshme është po aq edhe qesharake.

Kjo situate i ngjet “mbrojtjes së maçokut nga sulmi i miut”!

Kjo situatë paradoksale është shkaktuar nga dy faktorë; nga veprimet avantureske dhe të pa koordinuara të kryeministrit Kurti në njërën anë dhe të veprimeve destabilizuese të Serbisë së Vuçiçit në anën tjetër.

Gjunjëzimi i KFOR-it apo Aleancës më të fuqishme ushtarake në botë, NATO-s, forcës së sigurisë së shtetit tonë nga serbët lokal në veri, na ka vënë në lajthitje të gjithëve. Mund të ketë progres, paqe dhe stabilitet të shkurtër politik, por jo zgjidhje dhe siguri afatgjate në Kosovë derisa bashkësia ndërkombëtare mos ta ndëshkojë “Kangjallozin” para “Neferit”.

https://www.youtube.com/watch?v=-9lAaid-7kQ

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu