ARKIVI:
14 Mars 2025

Nocionet: ”e djathta”, “e majta”, “qendra…”; janë rrëshqitëse në Shqipëri, ku kam kaluar vite e kohë nga 1992 deri më 1999

Shkrime relevante

Faik Konica në 150 – vjetorin e lindjes, aktualiteti i fjalëve të tij përball realitetit të sotëm politik ndër shqiptarët!

Faik Konica: Një intelektual i përmasave evropiane Nga Frank Shkreli Boston, 15 Mars,...

Doarsa Kica Xhelili: Politikane e dyfishtë, bredharake dhe manipulatore e procesit politik në Kosovë

Shkruan: Rrezart Kalaja Kosova ka kaluar një periudhë të vështirë për të...

Si në Shqipëri edhe në Kosovë Dita e Verëzes-Verës, Festë e Traditës Shqiptare

Nga Behlul Jashari  ___ PRISHTINË, Mars 2025/ Dita e Verëzës, si Dita e...

Kosova dëshmoj demokraci të konsoliduar zgjedhore

Nail Draga, Ulqin Përfundimisht pas një  maratone  të numërimit sipas të dhënave...

Shpërndaj

Albert: Fatkeqesisht Shqiperia nuk ka udhëheqës të mirë. Për mendimin tim as Saliu nuk është më i mirë se Rama. Ai ka shume mëkate, njëri ndër mëkatet më të mëdha është se ai e shkatërroi të djathtën. Ne Shqiperi nuk ka të djathte. Ne PD ka shumë njerëz të ish sigurimit komunist.

Nga: Diana Rexhepi, gazetare, Zagreb

  • Përgjigje për personin me nofkën albert.

Shumë është rrëshqitës kuptimi dhe kategorizimi i nocioneve: ” e djathta” , “e majta”, “qendra…”. Shume vite dhe shumë kohë kam kalu në Shqipëri nga 1992-1999. Nuk eksiston ndonjë vijë politike, e madhe apo pak më e vogël, populliste apo jo aq e ekspozume e kohës e që nuk kam qenë me ta. Nuk ishin vija aq te qarta – djathtë, e majtë, qendër …

Me stafin e Pjetër Arbnorit isha 0-24, dhe me ata të Berishës si dhe me vet Berishën. Sepse kuptohet që Kosova ishte në qendër të vëmendjes. Ne këtu në Kroaci përgatiteshim për Luftën, sikurse që kam shkru shumë herë, e me Bekim Berisha Abei me shume seriozitet. Dhe me radhë kuptohet që pika mbështetëse strategjike i kërkova në Shqipni. Kuptohet. Më kujtohet që isha gazetare e parë që kam hy në Ministri të Mbrojtjes të Republikës së Shqipërisë… Diku në mes të vitit 1992. Te vet ministri i mbrojtjes. Prita kur hyna në zyrë te tij, që kanë me qenë harta përfundi atij xhami në tavolinë të vjetër, nga koha italiane …!

Tavolinë e drunit, e stilizuar.

Por… por përfundi xhamit nuk ishin harta me pika apo shigjeta strategjike, po ishte fotografia e Miss Shqipnia e Valbona Selimllari!

Kështu quhej ajo nëse se kam harruar mbiemrin e saj.

Dhe disa poezi që i kishte shkruar ministri!

Pastaj erdhën edhe disa gjenaralë tjerë, të gjithë me lexojshin poezi të veta!?…

Në një moment…, që nuk kam për ta harruar kurrë ministri e nxori faculetën e bardhë, asi klasike që ua hekurosin gratë burrave para se të shkojnë në punë; e nxori ai ministri aso faculete dhe ia nisi me qajtë…?!

Nga shpirti filloi të qante e dëneste për femijët kroatë, të vramë bestialisht nga serbët në Vukovar, në nëntor 1991!

Aty kuptova gjendjen … E kuptova që s’ka asgjë nga këso Ministrie e Mbrojtjes të Shqipërisë… Përfundi tavolinës “i fshiva duartë”. Simbolikisht, me domethëien: Kurgjë prej juve! Dhe kërkova kërkova… kërkova tutje, tutje, tutje. Berisha dhe Arbnori, sidomos stafi i Arbnorit ishin në detaje të informum e të angazhum reth çështjes së Kosovës. Dhe deri dikund edhe stafi dhe rojat e Mbretit Leka Zogu, të cilin e prita një orë dhe iu thash rojave të armatosura përreth të oborrit të shtëpisë mbretnore ku rrinte ai, thash që nuk lëvizi nga këtu derisa nuk më pranon në bisedë Leka Zogu.

E zgjuan nga gjumi dhe ai u taku me mue. U çudita sa ishte i gjatë si dhe se si e fliste  rrjedhshëm Gjuhën Shqipe. Aq rrjedhshëm e fliste megjithëse sapo kishte ardhë në Shqipni kah mesi i të nëntëdhjetave. E fliste shqipen njëmijë herë ma mirë dhe ma rrjedhshëm se une. Më pëlqej shumë që në roje kishte djemtë nga Çamëria, nga Kosova, nga Maqedonia Perëndimore, nga jugu e veriu i Shqipërisë, nga Presheva.

Atë ndjenjë krenarie që pata kur i pashë gjithë ata djemë bashkë aty… Disi ndjenjë e vërtetë dinjitoze ti shihje së bashku, e të barabartë, nuk mundem me përshkrue… Nuk përshkruhet asi ndjenje përveç me lot … lot…lot. Të kthehem të stafi i Berishes dhe Arbnorit. Nuk kam pa persona aq kompetent në Shqiperi, e për çështje të Kosovës aq të angazhum sikurse që ishte stafi i Berishës dhe Arbnorit.

Me orë, me ditë me netë e analizojshim situatën deri në imtësi. Dhe bënin plane. Këtu nuk mundem t’i them haptas çka dhe si jemi përgaditë për ngjarjet që do të pasojnë në Kosovë, por kjo ishte diçka çka i përngjante përgaditjes strategjike, gjeostrategjike, analizave dhe me skenarë të mundshme të fillimit të Luftës në Kosovë të themi më mirë të Mbrojtjes së Kosovës nga serbët. Luftës për të cilën Bekim Berisha dhe une, edha ata, e dinim se NUK MUND TI SHMANGEMI.

Kur ndodhi rrëimi i Berishës me skenar të Amerikanëve, po e përsëris: Me Skenar Të Amerikanëve, e kuptuam në gjithë atë rrëmujë dhe kaos dhe ushtimë të krismave të armëve nëpër Tiranë…, e kuptuam që të gjitha përgaditjet për mbrojtjen e Kosovës, mbrenda 48 orëve, pra MRENDA 48 orëve, ranë në ujë.

Dhe të mledhur sëbashku në një shtëpi…, shumë persona nga stafi i Arbnorit dhe atij të Berishës, disave prej nesh e kuptuam që Fuqi të Mëdha, Amerika, NUK DO që Shqipëria të përzihet në Luftën e Kosovës, në Luftën Mbrojtëse të Kosovës, e sidomos mbas disa deklaratave të Sali Berishës që Shqipëria si shtet do të reagoi nëse në Kosovë do të jetë e cënuar popullata civile nga invazioni i Serbisë.

E kur dëgjova në radio udhëzimet e ambasadës së SHBA në Tiranë për qytetarët e vet, shtetasve të SHBA që të qëndronin nëpër shtëpia, rezidenca etj., e që do të evakuoheshin nga njerëz kompetentë /lexo: CIA dhe ushtarë të armatosur), atëhere mu dridhën këmbët pasi e kuptova qartë se Sali Berisha është fundos. Qëllimisht. Nga amerikanët.

Atëhere një zotëri emrin e të cilit nuk do ta tregoj këtu, person me pozitë të lartë në shtetin shqiptar, më 28 shkurt 1997., me një dëshpërim dhe një shikim të zymtë, më tha: “Këtu mbaron çdo gjë. Për rrafsh një vit do të fillon Lufta në Kosovë”.

E ajo filloi me 5 mars në vitin 1998., në Prekaz. Pra, mbrenda një viti.

Kisha mujt të përshkruj këtu edhe shumë detaje të tjera, takimin e Bekim Berisha Abei me Sali Berishen dhe bisedën e tyre, por… do te ndalem këtu.

Do të ndalem …

Ndoshta më gjerësisht do të rrëfej një herë tjetër, në një tregim tjetër.

Ndoshta …!?

________

  • Më gjerësisht për temën gazetareja Diana Rexhepi do të shkuaj në ditët e ardhshme. 

K O M E N T E

7 KOMENTE

  1. Duke e pare qe sundimit komunist po i vie fundi, udheheqesi komunist i BRSS Gorbacov hartoi nje plan te detajuar me objektivin qe komunistet te mos e leshojne pushtetin. Do te shpikeshin “disidentet” te cilet me vone do te udheheqnin me vendin. Ne Shqiperi ky disident ishte komunisti i meparshem, Sali Berisha.
    “Dokumentin e Katovices” e ka nxjerre ne drite Servet Pellumbi.
    https://albaniaplus.com/plani-katovica-nano-dhe-berisha-ne-krye-te-pluralizmit/
    Kosoven pas lufte e shkaterruan komandantet e luftes te inkuadruar ne parti politike. Shqiperine pas diktatures e shkaterroi komunisti Sali i veshur me petkun e demokratit.

    • Me fal “Albert”,
      Se pari ti duhet te keshe personalitet e kurroje civile dhe te dalish me emen e mbiemen.
      Nji ANONIM pa kurrajo civile nuk ka te drejte te japin opinione, sepse kete gja e kena provu mbi shpinden tone per nji gjyse shekulli te diktatures komuniste ku ne te ashtuquejtunat “FLETE RRUFE” alla kineze delte dikush ANONIM dhe te bante shpifje publikisht me nji cope leter te njitun ne mur dhe te merrte ne qafe jeten tande dhe te familjes. Dhe ma e keqja ishte se i kritikuemi ishte i detyruem ti jepte pergjigje anonimit. Ne rastin e kundert e psonte keqas.
      Kjo nuk asht gja tjeter veçse ME HJEDHE GURIN E ME MSHEH DOREN.
      KURR MOS U KETHEFT MA AJO KOHE E ZEZE, te cilen ti po na e fute ne kete Gazete te vertet Demokratike.

      • Z. Tedeschini!
        Ta them te verteten, cuditem pak me kembengulesine tende per te dalur me emer e me mbiemer. Te besh komente si anonim nuk eshte mekat. Mekat eshte nese komentet behen duke fyer dhe duke denigruar te tjeret. Une me komentin tim askend nuk e fyeva. Eshte nje mendim i imi i cili edhe mund te mos jete i drejte, por ti, z. Tedeschini, sigurisht qe e di se askush nuk mund te ja mohoje tjetrit ta paraqese nje opinion te vetin. Te jesh i sigurte qe as ti nuk do te jesh ai i cili ma ndalon kete gje, pavaresisht qe pa te drejte bene analogjine e komentit tim me “flete rrufete” e diktatorit.
        Edhe une uroj qe kurre te mos kthehet ajo kohe e zeze sepse ajo kohe i kushtoi teper shtrenjte edhe prindit tim.

  2. Ishkomunisti Sali Berisha asht ma i vogli ishkomunist qe po e zhgatrron populli shqiptar. Te tjert ishkomunista qe sundojne sot ne Shqipni, jane trashigimtart direkt te udheheqjes komuniste, jane bijte o nipat e antarve te Byrose Politike si Fatos Nano etj qe sollen nipin e antarit te Byrose Politike (toske) Spiro Koleka.Lexo shkrimin ma poshte:
    ( Lidhja e Kristaq Ramës me vajzën e Spiro Kolekës… (A është Edvini i biri?)
    https://drini.us/lidhja-e-kristaq-rames-me-vajzen-e-spiro-kolekes-a-eshte-edvini-i-biri/ )

    Ishkomunisti i vockel Sali Berisha na promtoi publikisht ne Shkoder se do ta qoje Shqipnine ne Europe. E ne fakt hapi i pare i tij ishte Futja, ME KOKE TE VET pa pyet kerkend, e Shqipnise ne Konferencen e Vendeve Islamike me te gjitha rrjedhojat e saje negative qe e pasuen.

    Ishkomunisti Sali Berisha ishte nji fshatar nga Viçidoli i Tropojes ku njeriu qe kishte lexu nji liber (vetem nji liber) ishte hoxha i fshatit, i cili kishte kulture te kundert me kulturen europiane dhe shqiptare.
    Mandej kete fshatar me rrajet e hoxhes e mori Enver Hoxha (edhe ky nip hoxhe) dhe e futi ne shkollat e komunizmit te cilat ishin te kunderta me kulturen europiane.
    Pra ky soj “intelektuali” me baza islamike dhe mbishartesa komuniste na erdhi ne Teatrin e Shkodres na dha LEKSIONE se çka asht DEMOKRACIA EUROPIANE dhe na premtoi neve, shkodranve, se do te na qonte ne Europe. Na dha mesime demokratike pikrisht neve shkodranve qe na persekutoi komunizmi pikrisht se kishim KULTURE EUROPIANE.

    Edhe ne debatin publik, qe un personalisht pata me ishkomunistin SaliBerisha, ai nuk dijti me na e spjegu se me ç’fare rruge do te na qonte ne Europe.
    Ky takim me “demokratin” Sali Berisha me dha shtytjen e madhe qe te marr nji vize ne ambasaden italiane dhe te vij me gjithe familjen me banu ne Itali (EUROPE). Un erdha vete ne Europe. Per kete un ia dij per nder Sali Berishes per tane jeten.

  3. Sot e qeverise popullin shqiptar ne Shqipni nipi i antarit te byrose politike te diktatorit Enver Hoxhes shokut Spro Kolekes kryeministri Edi Rama, i cili bashkohet me sebt kundra shqiptarve te Kosoves. Te njajten gja qe bani edhe Enver Hoxha me emistarin e tij komisarin e brigadave partizane te Shqipnise ne Kosove Ramis Alia ( e ama martu ne Bosnje me nji bosnjak. Kur i viç burri bosnjak erdhi dhe lindi Ramis Aline ne Shkoder)
    Edi Rama e ka kethy shqipnine ne nji VILAJET NEOTURK-OSMAN te diktatorit islamik Erdogan neoturko-osman.
    Ai po zhgatrron çdo gja te mirefillte shqiptare. Lista asht shume giate. Po na fute si gjuhe zyrtare turqishten dhe paguen (me paret e turku) Akademine shqiptare e Shkencave per me shkru nji histori te rè te Shqipnise ku edhe ketu do te mohohet lufta heroike pese shekullore e shqiptarve per çlirimin nga “vllai” turk osman.
    Ne Shqipni po futen metodat e TALEBANVE- studentave te Kuranit. Kleri musliman vepron si talebant me garte muslimane neper medreset e ndryshme…..
    Ne Shkoder myftiu Muhamed Sytari mban publikisht STEMEN E TURQISE OSMANE ne fasaden e xhamise se Parruces (lexo shkrimin ma poshte:

    Kërkesë e përsëritur: Hiqeni vulën e Sulltanit nga Xhamia e Parrucës në Shkodër !
    https://drini.us/kerkese-e-perseritur-hiqeni-vulen-e-sulltanit-nga-xhamia-e-parruces-ne-shkoder/

    Per keto gjana duhen ba komentet. DEMI KAPET PREJ KREJE E JO PER BISHTI.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu