ARKIVI:
24 Dhjetor 2024

Non grata -Berisha – ok, -po ata që justifikojnë Berishën??

Shkrime relevante

Po përsëritet historia! KQZ-ja (s) ka të drejtë!

Prof. Fadil Maloku, sociolog nga Prishtina Në vitin 2013 (si ish anëtarë...

Kontradikta dhe abuzimi politik i Edi Ramës, dëmton rëndë Kosovën dhe Shqipërinë

Nga: Luan Dibrani Kritika ndaj Edi Ramës dhe Pozita e Qeverisë Shqiptare...

Te Nënëlokja e UÇK -së, NËNË STANA!

Nga: Nusret Pllana BRUS - lagjja Peshter Me bashkëluftëtarin tim Ismet Sylejmani, vizituam...

Vuçiq, Albin Kurti nuk është KQZ!

Gani Mehmeti Pas Reagimit ti kryetarit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq me rastin...

Hajgarja e vitit nga Qeveria: pensionistët e diskriminuar mbeten në harresë!

Nga: Zeqir Bekolli, Drenas ___ Qeveria këtë fundvit vendosi të bëjë një tjetër...

Shpërndaj

Pirro Prifti, Tiranë

Rrënjët e të keqes në Shqipëri janë të thella dhe më negativja është se janë të trashëgueshme. Menjëherë pas deklaratës së Sekretarit të shtetit amerikan Anthony Blinken për shpalljen non gratta të familjes Berisha .. `sepse ka minuar demokracinë në Shqipëri, dhe se gjatë ushtrimit të detyrës është përfshirë në afera korruptive dhe se ka pasuruar aleatët e tij politikë`.

Ashtu si parashikohej për të mbrojtur dhe justifikuar Berishën dolën dhe do të vazhdojnë të dalin menjëherë disa analistë që mendohet se mund të jenë të paguar dhe të korruptuar nga kjo familje, të cilët po I dalin zot duke e justifikuar Berishën me disa foto të dala me Presidentët Bush I jati dhe I biri, duke harruar se fotot e bëra janë bazuar në marëdhëniet institucionale shtetërore dhe jo për shkak se Bush-ët sot përfaqësojnë politikën e  SHBA. Duhet ditur se I korruptuar dhe minues I demokracisë nuk lind por bëhesh , me kalimin e kohës dhe për shkak të mentalitetit që ka udhehqësi, në këtë rast personi në fjalë ka mbetur një intelektual katundar me të tëra paragjykimet fshatareske dhe paranojat e dëshirës për të mbajtur pushtetin deri në pafundësi…

Na kanë dalë ca anal-istë të llojit të veçantë frutor dhe  si dhe disa të tjerë të cilët për të justifikuar nderet korruptive të bëra nga personi non gratta, do vazhdojnë ta mbrojnë, ta justifikojnë e ta glorifikojnë (sigurisht sipas pagesës), por edhe politikanë të rracës opozitare të tipit kanceroz,  që drejtojnë opozitën  e lodhur dhe të këputur të sotme, të cilët megjithse e shohin se çpo ndodh, megjithse e kuptojnë se përpjekjet e tyre për të nxirë, dhe ndotur Shqipërinë me mashtrimet dhe paranojat e tyre, megjithse ka dhe gazetarë të keq-politizuar të cilët për tu dalë nami nuk e kanë patur për gjë të mos kenë as integritet madje dhe as shkollën përkatëse, megjithëse shumica e tv-ve jo kombëtare vazhdojnë të vjellin vrer nëprmjet rubrikave me opinionistë të tipit `zorraxhinj`, vazhdojnë të ndjekin  rrugën e mbajtjes gjallë të konfliktit, sherrit, dhe anti-shqiptarizmi të shprehur nëpërmjet mos dashjes së integrimit të Shqipërisë në BE, dhe duke vazhduar rrugën e shqiponjës me dy Krena , ku njëri krye shikon Perëndimin dhe tjetri Lindjen, pa u kujtuar se ky konflikt I tanishëm 30 vjeçar i trashëguar nga diktatura  , madje edhe më tej që pas 28 nëntorit të largët të pavarësisëtë 1912, duhej të ishtë shmangur më në fund.

Sidoqoftë, më në fund pas shumë vitesh aleati ynë më besnik SHBA e kuptoi se kush qënkesh rrënja e të keqes në Shqipëri, se kush na qënkesh pasuesi dhe acaruesi i `luftës së klasave`  së diktaturës në formën e mbajtjes së pushtetit me vjedhje të votave të tipit stalinian,  u  kuptua se kush na qënkesh  nxitësi dhe `themelonjësi i korruspionit`, nëpërmjet thirrjes së krijimit të klasës së pasur që na mungokërkesh në Shqipëri, zbatuesi (së bashku me ish-a të tjerë të kupolës së PPSH që mbijetuan në demokraci) i ligjit 7501,  u kuptua se kush shkaktoi një rrëmujë të padëgjuar mbi ligjëshmërinë e pronave në Shqipëri gjatë këtyre 30 viteve,  u kuptua se kush  shkaktoi rënien e shtetit të brishtë demokratik në Shqipëri në `97, dhe rrëmujat e vazhduara në `98, shkeljet e vazhdueshme  të marëveshjeve me SHBA, ngjarjet e Gërdecit, dhe të 2011, etj, etj.

Sot nën ndikimin e personit non-gratta, janë ngritur `institucione mediatike` të mashtrimit e të fake news, për të justifikuar humbjet, dështimet, mungesën e programeve dhe projekteve reale që duhet të bëjë Opozita  për të bërë rotacionin e pushtetit egzekutiv dhe legjislativ, të cilat nuk e lenë qytetarin dhe fshatarin rehat, nuk e lenë Shqipërinë rehat, nuk i lenë institucionet ndërkombëtare rehat për të treguar se sa e keqe është qeverisja që punon aktualisht, dhe se sa e mirë na qënkërkesh opozita që braktis parlamentin, që nxit së bashku me Presidentin e dalë nga binarët- përpjekjet për destabilizim të vëndit, për revolta e prerje veshës e duarsh, që fërkojnë duart sa herë BE vendos kushte të reja për anëtarsim, që ngazëlleht kur vettingu pengohet, dhe së fundi , kur humbet zgjedhjet bën çmos që të vërtetojnë se u bë `massakër zgjedhore`, duke mos dashur të kuptojnë se populli nuk i do batakçinjtë, zorraxhinjtë, e servilët e të gjitha llojeve, por përkrah ata që punojnë.

Shpresojmë që me nxjerrjen non gratta të Demonit të Demokracisë , Shqipërisa të  marrë frymë lirisht dhe të integrohet në BE, që Shqipëria të hapë sa më shumë vënde pune e me rroga dinjitoze në mënyrë që njerëzit të mos largohen nga vëndi, që Shqipëria të lulëzojë dhe njerëzit të shpëtojnë nga makthet e urrejtjes dhe të llumit mediatik që po u a bën jetën ferr popullit. Shpresojmë gjithashtu që Opozita të votojë një lider që të mos ketë lidhje demoniake me të kaluarën.

priftipirro2017@gmail.com

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu